Lidhur me një shkrim të Huffingtonit grek për Paktin Detar

February 10, 2018 18:53

Lidhur me një shkrim të Huffingtonit grek për Paktin Detar

Nga Myslim Pasha

Prej mediumeve greke, prestigjiozja “Huffingtonpost” kumton se marrëveshja midis të dy vendeve është realizuar. Po mbështetemi tek publikimi i një mediumi të specializuar për probleme energjetike, e i cituar nga revista Huffingtonpost .

Sipas saj është arritur një marrëveshje e re. Vetëm kaq do të duhet që të mos besosh asnjë informacion tjetër që vjen më poshtë. Marrëveshjet kanë standardet e tyre ligjore shtetërore diplomatike dhe të kornizave të së Drejtës Detare Ndërkombëtare.

Brenda tyre funksionojnë.

Në Shqipëri nuk ka një vendim të Qeverisë, nuk ka një Plotfuqi të presidentit, nuk ka një grup negociator të miratuar.

Askund!

Opinioni është njohur dhe ka pasur ndjeshmëri të ndryshme për këto arritje diplomatike, por që në përgjithësi emëruesi i përbashkët i arritur në Kretë dhe Korçë është, se ka një pranim që Negociatat do të fillojnë. Ka një konfirmim se është folur për parime , metoda, standarde të Ligjit të Detit, për një rinisje në rindarje të këtyre hapësirave.

Artikulli i cituar duket se i është përafruar asaj çështje nga më të ndjeshmet dhe nga më të debatueshmet që lidhet me Hapësirat Ekonomike Ekskluzive të të dy vendeve.

Kjo hapësirë është në Otranto dhe mediumi i cituar më sipër, i specializuar për probleme Energjetike shtrin interesin e tij në Blloqet e Hulumtimeve detare të Hidrokarbureve, të cilët ndodhen në Veriperëndim të Arkipelagut të Korfuzit.

Të bën përshtypje një siguri informative që përcillet nga kjo revistë, që të dy palët kanë rënë në përkim me njëra-tjetrën se “është përdorur një teknologji e gabuar”.

Sipas një hulumtimi ligjor fare të përciptë, e gjithë kjo që është thënë, nuk qëndron, duket se ka një panjohje të këtillë,  shumë larg  njohurive për Ligjin e Detit sa i përket argumentit gati të sajuar lidhur me llogaritjen “e distancave nga gjiret detare” çka është i pavërtetë nga realiteti hapësinor detar në fjalë.

E gjithë hapësira detare që i është nënshtruar ndarjes nga qendra e Ngushticës së Otrantos e deri në gjirin e Ftelias nuk e ka defektin nga distancat prej gjireve detare, mbasi Shqipëria në Paktin e rrëzuar tanimë e ka pasur humbjen fatale të saj në Hapësirat Ekonomike Ekskluzive në Otranto.

Sa i përket “gjireve” atëbotë, të dy palët kanë rënë në përkim me njëra-tjetrën se Gjiri i Sarandës “përjashtohet nga termi Gji i Mbyllur” sepse nuk i plotëson kushtet gjeometrike.

Me ato çka janë përcjellë nga të dy palët nga Ministri i Jashtëm Grek Kotzias dhe Kryeministri i Shqipërisë nuk është thënë kurrkund se është arritur një marrëveshje Përfundimtare.

Përcaktimi i HEE është në fakt Nyja Gordiane…që nuk është zgjidhur e që do të dojë shumë përgatitje për negociata të reja. HEE ndodhet vetëm në Otranto midis tre shteteve Itali, Greqi, Shqipëri. Kjo zonë duhet të përfytyrohet tej Deteve Territorial të cilët janë pranuar tanimë nga Greqia dhe Shqipëria, duke u mbështetur në (UNCLOS-Montago Bay)

Për të sqaruar gjithë opinionin shqiptar, sipas Ligjit të Detit, të dy vendet kanë pranuar, tanimë (12 milje detare = 22,22 km ) si Det Territorial i cili ka të njëjtin status ashtu si dhe Haëpësira Tokësore në Integritetin Territorial. Pra aq Det sa merr Karaburuni Kontinental aq merr edhe Othonoi ishullor.

Ky Det Territorial  është pranuar i barabartë për hapësira tokësore aq shumë të ndryshme në sipërfaqe. Kësilloj  kemi mbëritur tek HEE që përkon me:  “Contingnues Zone=Det i Zonës Vijimore ,12 milje= 22, 22 km) Për këtë zonë bëhet fjalë që duhet ndarë sipas parimit “Equitable Solution = Zgjidhje e Drejtë dhe e Ndershme”

Në Kretë dhe Korçë, palët Diplomatike siç duket kanë bërë qasjet parimore dhe për këto është folur. Kjo është një arritje. Nëse pala greke ka pranuar se “përcaktimi i HEE ka qënë i gabuar” kjo sërish përcillet tek opinioni i të dy palëve si një rezultat tjetër me shumë rëndësi.

Në artikullin e cituar më sipër, kumtohet edhe një panjohje e madhe terminologjike e ligjore e së Drejtës Detare, të cilën ne po e  quajmë edhe “nonsense” se “Gjiret e brendshme duhet të konsiderohen si të mbyllura, për të aplikuar dispozitat e ligjit të Detit”.

Një terminologji e tillë nuk është dëgjuar nga zëdhënësit e gjersotëm diplomatikë, e kjo është vetëm një lajthitje e tymnajë së cilës nuk duhet t’i kushtohet rëndësi sepse del nga sajesat e gazetës në fjalë.

I po së njëjtës natyrë të pasaktë e të pambështetur në standarde ligjore është po ashtulloj informacion i rremë sipas të cilit “Shqipëria ka hequr dorë nga Pretendimet dhe ankesat në lidhje me shelfin kontinental të Othonoit dhe Erikoussas (Shelf Kontinental është  masa dhe shtresa e Dheut Kontinental që shtrihet poshtë ujrave detarë, e vijon prej buzës së ujit në fillim  me cektësi… Ky është një shtratdet)  çka kuptohet se është shtrati i Detit në HEE të Otrantos.

Ja dhe lajthitja tjetër: Erikoussa nuk ka HEE, sepse Kanali i Korfuzit është i tëri Det Territorial midis të dy vendeve dhe largësia është më e vogël se 24 milje detare…

Nëse pala shqiptare paska hequr dorë nga Shtrat Deti i këtushëm, kuptohet se ka hequr dorë  edhe nga pretendimet e HEE gjë e cila nuk është thënë nga askush.

Revista Huffingtonpost, pas kësaj vjen tek kryefjala e hulumtimeve të saj: Energjia dhe Hidrokarburet që gjenden në këtë HEE, e për këto ajo sjell pozicionimet e blloqeve Gjeologjikë naftë/gazmbajtës, “1’ dhe “2” në veri të detit Jon, të tenderuara nga Qeveria greke që në korrik të vitit 2015. Blloku ‘2’ është tenderuar nga TOTAL-HEP-EDISON.

Këtu pra është interesi.

Fundmbyllja e mediumit të cituar më sipër është përcjellja e një “happy end” mrekullues se çështja detare midis Shqipërisë dhe Greqisë  qenka mbyllur një herë e përgjithmonë.

Që është e pavërtetë!

 

February 10, 2018 18:53
Komento

27 Komente

  1. demo February 10, 19:27

    FLM.edhe njehere z. Pashai,,dmth.edhe Rama tradhtoi?
    Nuk do ta lejojme te shkeli ner rrugen e tradhtise.

    Reply to this comment
  2. shpatar February 10, 19:32

    I nderuar Thano .Mos vazhdo ti botosh ose te marresh te verteta keto qe thot Koloneli i” Zi” .Bej nje krehje mbi te gjitha ato qe ka nxjerr nga goja ky hero i “Detit”. Si eshte e mundur qe me llogjiken e vet ky her ngre e her rrezon veten e tij .
    Jam shprehur e pa ja perseris. Te gjitha ato qe jan deklaruar kohet e fundit per rinegocimin e marveshjes famkeqe jan ne interesin e vendit tone .Dekjarata e fundit qe grekrit pranojne se eshte perdorur medoda jo e sakt ne 2009 eshte shume e vertet .Pra tek shpallja e gjireve te mbyllur . Duke u pranuar keto te tjerat jane te zgjiodhura dhe nuk do me lajthitje si keto te Kolonelit te “Zi”.
    E kam duartrokitur dhe perkrahur ne llumin e komentimeve ndaj tij por ky nuk paska kuptuar se cfare duhet te beje .Te mbylli gojen se po e bastardon ate fitore qe mori ne 2009 qe denoncoj tradhetin .Jam shprehur qe dicka ka ndodhur me Kolonelin . Te jet friksuar se kjo dosje do te kaloje ne filtrin e gjykimit dhe nuk preferon qe te jet deshmimtari i pare ? Mos ka mbushur breket nga ndonje kercenim ? Nuk arrij te hyje ne koken e tij qe eshte trubulluar .
    Nuk desha ta rendoj kaq shume por as nuk mund te rri pa denoncuar gabimet qe ka bere ne 3 daljet e fundit mbi alibine e re te ndarjes se detit .Nuk ja vlen ti perseris ato qe kam then po te jeni te bindur se marveshja e re do ti kthej dinjitetin jo vetem shtetit shqiptare por gjithe atyre qe me shqetsim u ngriten kunder marveshjes se 2009 .
    Kolonel . Jam gati kur te duash e ku te duash te ballafaqohemi bashk mbi kete ceshtje qe ju nuk e konsideroni te drejte rinegocimin .Nuk flas ne hava por me dokumente e fakte kokeforte per kete ceshtje .

    Reply to this comment
    • Niku February 10, 20:47

      Une nuk jam dakort qe koloneli ta diskutoje me ty sepse behem xheloz. Ai duhet ta diskutoje me mua!!! Lerini budallelleqet. Ceshtja eshte serioze sepse u nderlikua nga politikanet “pa fe dhe imam”. Zgjidhja eshte e thjeshte: te krijohet grupi i specialisteve te mirefillte si Myslim Pasha, Ksenofon Krisafi dhe kryetari I grupit ne marreveshjen me Italine. Keta te percaktojne kufirin nga pala shqiptare dhe te perballen me specialistet greke. Keshtu qe paksohen spekulantet dhe delenxhijte dhe marreveshje nenshkruhet ne rast se do te jene dakort me palen shqiptare.

      Reply to this comment
      • mirel February 11, 01:05

        Patjeter. Mos u bej xheloz fare. Grupi do ngrihet qe neser sipas porosive te tua. Pse nuk fole me pare qe te dinte qeveria cte bente me kete ceshtje.

        Reply to this comment
        • Niku February 12, 15:35

          Mirel, Shqiperia eshte edhe e imja, prandaj kam te drejte qe te shpreh mendimet. Varet pastaj nga patriotizmi dhe inteligjenca e shtetareve qe te marrim parasysh mendimet e mija apo te tuat. Sa per komemtuesin “Ylli” duket qe eshte fyell, sepse pa e ditur se kush jam me quan fshatar. Fshatar mund ti thote Berishes, se ai dihet qe ka qene me dhite, por jo mua qe edhe stergjyshi im e ka varrin ne qytet.

          Reply to this comment
    • Ylli February 11, 09:05

      Mblidhu me Kolonelin o Fshatar ,merrni dhe Izet Haxhine si deshmitar dhe formoni Trojken Katundare te Shpetimit te Detit.
      Ju lutem mos beni naivin dhe te habiturin ! Ju e dinit qe ky njeri qe urrejtja juaj patollogjike kunder Berishes ,e pagezoi hero ,po mashtronte dhe manipulonte.
      Ky kapi rastin .Beri ca para ,e bete dhe hero ,gelltitet me uri injoranti cfaredolloj plehre qe ky nxirrte nga goja ,dhe tani shkruan traplleqe vetejustifikuese.Por ju jeni mesuar te shaj Berishen ne cdo tre rreshta ,kete nuk ja falni dot Kolonelit.
      Mos u merzit Shpatar ,nje bie qindra ngrihe.
      I doli boja Kolonelit ,por ne sfond po duket nje Hero i Ri…..Izet Haxhia.
      Vej bast Shpatar qe diten qe do nenshkruhet pakti (me fal por ju dhe idhtaret e Myslymit do rrini si muti se keshtu jau u kerkon Partia) ,Izet Haxhia do jape 10 intervista ne dite.
      Dhe ju te edukuar me pakacollek qe ne djep dhe te rritur me gjirin e mashtrimit do harroni Detin ,Kushtetuesen ,Kolonelin dhe do eksitoheni me jashteqitjet e Izetit.
      Nuk e keni per here te pare….mos bej si e ngushte ,thojne knej na lagja ime.

      Reply to this comment
    • ganiu February 11, 13:37

      Shpatari ti thua se je gati të diskutosh me Peshën në publik për çështjen e kufirit detar?
      Si shpjegohet që del me pseudonim dhe jo me emrin tënd të vërtet?
      Ku qëndron yçkla?

      Reply to this comment
  3. Arberia February 10, 20:08

    shpatar, kerko ballafaqim me emer dhe jo me pseudonim. Prof. dr. Myslim Pashaj ka dale me emre e mbiemer ne kete artikull. E dyta, mos fyej se e tregon veten qe je i pa edukuar si qytetar per t’u marre ne konsiderate.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 February 12, 07:59

      shumë e drejtë
      shpatar lali,emër për emër!përse mungon tëndi??
      në do të bësh diskutim me pseudonim,ke vënd boll,të përgjigjet apo jo!?
      punë e pashait!
      në do diskutim të pastër dhe të hapur atëherë vëri emrin tënd pas pseudonimit!kështu që dhe pashai ta dijë se me kë ka të bëjë!!
      sepse pas shpatarit mund të fshihet që nga më psikopati deri tek gjeniu!!
      unë personalisht po të isha në vëndin e pashait nuk do të nxirrja asnjëherë gurët nga pusi!!bile as që do të hidhja dh ebudallanë pas tyre!!thjeshtë nuk do të më interesonte fati i budallait apo gurit të tij!!
      por po të kish të bëja me një njeri profesionist do ta bëja diskutimin pa pikë problemi!!
      kështu shpataro ribotoje shkrimin tënd me pseudonim dhe emër e mbiemër!!
      po ta bësh këtë?!
      topi i mbetet në fushë pashait!!
      tash për tash të ka mbetur ty në dorë!!ndoshta dh ei çpuar fare!!

      Reply to this comment
  4. Bostonian February 10, 20:20

    Huffington post nuk eshte edhe nuk ka qene ndonjehere prestigjiose, keshtu mos u lodh kot duke e marre seriozish.
    Eshte nje blogging site kaq

    Reply to this comment
  5. qwerty February 10, 20:31

    flm patriotit Myslym Pasha per qartesimin e publikut shqiptar ndaj mashtrimeve te medias dhe te politikave te bizneseve te medhaja.

    Reply to this comment
  6. qytetari February 10, 21:07

    Pronarja e Huffington post eshte nje putane e plakur greke prandaj nuk eshte burim I besueshem.

    Reply to this comment
  7. Aleksander Thana February 10, 21:28

    Ariana Haffington eshte greke, me nje aksent te shemtuar, tipik grek. Nje intrigante e grindavece, sic jane shumica e rraces se saj. Humbje kohe te merresh me te.

    Reply to this comment
  8. Mark U.K February 10, 21:35

    Falenderoj ket pasha qe po i del ne mbrojtje tokave shqiptare.Perpiqet sikur te ishte shqipar.

    Reply to this comment
    • romeo February 11, 03:32

      O Mark UK!
      Ai nuk eshte pasha turk,por pasha shqiptar qe te ka bere koken ty duke patur te t’eme per dashnore!
      Me respekt per babain biologjik!

      Reply to this comment
    • Kafsha Mark Ujk February 11, 08:27

      Hiqu ore idjot , se shtaze si ty , nuk llogariten per njerez , pa lere pastaj te te merren ne konsiderate lehjet e tyre !

      Reply to this comment
  9. Shqiperia eshte e jona Greqia eshte e Janulles February 10, 21:38

    Problemi me qeverine eshte mungesa skandaloze transparences se saj me popullin qe nuk mund te interpretohet ndryshe vecse si frike nga opinioni publik shqiptar.
    Integriteti territorial dhe siguria kombetare jane 100 here me te rendesishme ose pafundesisht te rendesishme se sa kercenimet karagjozare per veton greke (?!?!?!?).
    Asnje tradheti kombetare nuk mund te kaloje sot ne dshekullin 21.
    Cdo vendim antishqiptar i qeverise do te deshtoje me turp e dota zhvleresoje atdhetaria jone.

    Reply to this comment
  10. Arberi February 10, 21:52

    Z Myslim Pasha ka meriten e padiskutueshme per rrezimin e marreveshjes se vitit 2009, por tani duket qe tani edhe ky nuk eshte ne pozitat e duhura.

    Opinionit po i serviret nje mjegullnaje, me versione te ndryshme, se nuk paska marreveshje perfundimtare, por ka marreveshje ne parime, pra te rrime te qete se nuk qenka vendosur ende asgje qe bie ndesh me interesat e vendit tone !

    Me kete mjegull po shtyhen muajt por kur dy kryeministrat ballkanas te nenshkruajne ne prill, ne Tirane, marreveshjen midis dy shteteve, kjo do te thote qe te vihemi para faktit te kryer !
    Patjeter qe drafti i marreveshjes qe do firmoset duhet te jete teresisht transparent qe perpara nenshkrimit, perndryshe asnjera pale nuk do e kete per turp te perdore kodra pas bregu si argumente, se marreveshja e nenshkruar (e faktit te kryer) qenka e ndershme.

    Reply to this comment
  11. mirel February 11, 01:20

    Myslum Mavri Pasha eshte kthyer ne nje plak matuf qe ka hall se cfare shkruajne amerika, dhe nuk ka hall se cfare nuk thote qeveria e Ramutit qe nuk ka nxjerr asnje detaj per menyren e ndarjes.
    Per ligjin nderkombetar. Per menyren si u nda kufiri ne 1913en. Pse qeveria greke kurre nuk u ankua deri sa vdiq Enver Hoxha?
    Nhe vije mesi ketu, e nje atje..u bene 12 milje, por Moisiu thote qe kurre nuk mund te jete ceshtja e 12 miljeve sepse shtetet jane perbri.
    Pra shtohey erresira dhe mungesa e informacionit eshte skandaloze deri ne shkallen me te denueshme.
    Nuk ka Pasha qe ta justifikoje.
    Pasha Myslumi teorizon qe ne paskemi qene te pushtuar nga Greqia tere keto vite nebaze te nje mareveshje qe ka qene nul nga Kushtetuesja.
    Dmtj sipas Ligjit te Shtetit Shqiptar mareveshja ka qene e pavlere, e pazbatueshme.
    Nderkohe pas marrjes se pushtetit ngrihet Ramuti dhe thote qe mareveshja eshte zbatuar dhe ka ndenjur ne heshtje te plote per pushtimin territorial te Shqiperise nga Greqia. Kjo e para perben nhe akt te rrezikshem tradhetie. Sepse Ramuti nuk i bindet qeverise greke, por Ligjit Kushtetues te Shqiperise
    Pra, dyfish Ramuti sfidon rendin Kushtetues dhe sillet si pronar e ben pazare me tokat ne Jug si dhe me detin, duke iu njohur grekerve te drejtabi mareveshjen e Berishes, qe ne fakt eshte nul.
    Kete kontradite te forte madhore Ramuti nuk mund ta sqaroje duke vene Pashen apo qeverine dhe mediat greke qe te shkruajne sa e mire qenka kjo mareveshje per shqiptaret.
    Vazhdon e rendon tradhetine me shume.
    Dhe aq me keq kur brn pazare dhe me fshatrat ne Jug, ku greket kane hedhur sinoret per Vorio Epirin.
    Vetem plumbi ne balle i vjen hak kesaj pune.
    Tradhetare te ndyre.

    Reply to this comment
  12. Asllani February 11, 11:34

    Per gjykimin tim mareveshje nuk eshte arritur per keto aresye;
    Qeveria aktuale duke patur eksperiencen e hidhur te qeverise se meparshme qe cdo gje do te behet publike heret a vone nuk eshte aq naive te bjere ne gracke dhe te kete kunder popullin.
    Tjetra ,jane bere vetem bisedime ne nivel politike pa qene te pranishem eksperte te fushes.
    Qeveria eshte e ndergjegjeshme se pas saj qe kjo mareveshje te mare formen vendimtare duhet te kaloje dhe nga presidenti dhe po te jete nevoja dhe ne gjykaten kushtetuese.
    Persa i perket deklarimit ne se eshte e vertete se pala greke ka pranuar se mareveshja e pare ka qene e gabuar une e shikoje me skeptizem.Qeveria Greke eshte e ndergjegjshme se ajo mareveshje eshte e vdekur ndaj nuk ka me shprese te rikthehet por nuk duhet te jem naiv qe kete e bene se i ka ardhur keq qe ajo mareveshje ka qene ne dem te saj se deri dje insistonte qe ajo te zbatohej.Vete si ajo historia e dhelpres me rrushin.
    Persa i perket deklaratave greke apo gazetave pa patur asnje informacion se ke kane lobues jane deklarata politike si ushqim per popullun grek per ti ngrohur duke pare dhe njefare nacionalizmi te verber qe ekziston atje dhe endrren ne sirtar qe kane ata per vorio-epirin.
    Persa i perket protestave qe organizohen mire bejne se keshtu sensibilizojne me shume ata qe do te kene ne dore fatin e mareveshjes por vetem mos te marin ngjyra politike se pastaj humbasin vleren dhe nuk do te kene mbeshtetje masive.

    Reply to this comment
  13. Kris 1 February 11, 13:05

    Myslimi Pashai flet kete rradhe per detin por jo per dovletin me lajme nga Athina por jo nga sulltani jone me citjane dhe vezir Bushati.Prit o Pasha te te vije fermani dhe mos degjo armiqte e padishaut

    Reply to this comment
  14. info analitike February 11, 14:25

    Hall te madh e ka zene te shkretin Mazllem tani qe me keto daljet e humbi “kuroren” e atdhetarit qe shpejtuan ti vendosin trimat si Tahorri. Tani qe Mazllemi nuk di c’shkruan po behet qesharak ne keto perpjekjte per te korrigjuar idiotlleqet qe na serviri kohet e fundit. Shoku Mazllem nje pietje kisha une: perse doemos genjen Huffington Post? Po sikur te genjeje Raama me Bushatin? Pastaj nuk eshte ndonje qamet i madh me tere serine e genjeshtrave qe kane koleksionuar qekur moren pushtetin kjo vecse i ve kapak e i nxjerr cullak. Ta perseris, nese keta trimat atdhetare do te ksihin luftuar me atdhetarizem perse po negociojne fshehurazi, kujt i tremben? Mos e ver kot doren ne zjarr per keta mashtruesit rilindjote o Mazllem se do te te digjet e do te te percellohet e nuk do te mjaftojne as faqet e Dites per te korrigjuar veten.

    Reply to this comment
  15. Onkezmi February 12, 03:29

    Asnje nga ne nuk merr vesh nga kjo pune,dhe te gjithe dirigjone mendimet e tyre,jo shkencerisht,por ne bindjet partiake.Le te presim dhe te shpresojme se dy Prof. Dr.Pasha dhe juristi Krisafi,jane me prane te vertetes.Koha eshte realiteti me i mire…

    Reply to this comment
  16. anticensurë25642654 February 12, 07:51

    ma merr mëndja se të gjithë ne duam që të jemi në paqe me të gjithë fqinjët tanë!
    meqënëse pushtetarët tanë të “lavdishëm”gjithnjë për një pjesë të popullsisë, bënë mënçurinë të çvleftësojnë kufijt e vendosur,njëherë e një kohë,atëherë duhet të ketë një ri vendosje të tyre!!pra të kemi bisedime me palët që janë në lojë!!
    deri më sot kemi pasur disa marrveshje diku të drejta e diku aspak të drejta!bile humbëse në mënyrë të tmerrshme!!
    deri më sot kemi parë firmosje marrveshjesh,por aspak debat para firmosjes së tyre!!kanë qënë persona të përveçëm dhe specialistë që kanë ngritur zërin për humbjet kolosale që kemi pësuar!!
    normalisht nëse zhvillon temën e dipllomës në universitet dueht ta mbrosh atë përpara një grupi “kundërshtar”,oponent!!
    dhe kemi të bëjmë vetëm me një dipllomë universitare,të një personi privat!!këtu kemi të bëjmë me një shtet,me kufijt e tij,me vendosje me moskëthim pas,me humbje ose fitim të jashtëzakonshëm financiar!?
    çfar bëhet??merren nja dy persona,deri tashti me njohuri të mangëta,vendosin gjithçka brënda një jave dhe në fund firmoset!!dhe më e keqja është se firmoset duke çuar buzët vesh më vesh!!sikur të kishe përfituar tërë botën dhe jo sikur të kishe dhënë një pasuri të tërë!!
    zoti pashaj thotë “Opinioni është njohur dhe ka pasur ndjeshmëri të ndryshme për këto arritje diplomatike,”gjë që nuk është e vërtetë!!opinioni është njohur për vendime përfundimtare dhe i janë fshehur bisedimet!!
    u njoh për vendimin e qeverisë për hapjen e varrezave të pakufizuara,si një rufe në qiell të pastër!dy ditë më vonë me dhënjen e nënshtetësisë për një person që nga shumica e popullit shqiptar konsiderohet armik!
    u njoh me rifillimin e bisedimeve,thuhet se janë përfundar në marrveshje,nga paralajmërimet e komentuesve,dhe nga mosbesimi që ka opozita ultra nasionalishte greke ndaj qeverisë së saj!!
    por aspak,bile akoma, apo fshihet pas sofizmave dhe logorisë,nga qeveria shiptare!!
    kjo marrveshje,këto bisedime nuk duhen lejuar nga ne,POPULLI,të zhvillohen pa PASUR NJË TRASPARENCË TOTALE!!
    nuk duhen lejuar pa pasur një oponencë të shoqëirsë civile,bile duhet të ketë dhe një grup specialistësh të huaj!!këta të fundit pavarsisht se kushtojnë,duhet të angazhohen në këtë ndarje kufiri!ndarje që duhet të jetë në tërë kuptimin e fjalës E DREJTË!!dhe jo vetë “e drejtë”pas të vjelit,për të mashtruar popullin!!

    Reply to this comment
  17. stefan cole vlora February 13, 01:06

    Ky deri dje fliste per detin.Sot na doli edhe specialist,jurist i te drejtes nderkombetare. Po ik ore plak matuf se e nxorre edhe ti fytyren e vertete o militant i pandreqshem.Po ju dhe soji juaj keni partine perpara Shqiperise dhe kete gje e keni deklaruar vete haptazi. Kush te beson ty more i mjere?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*