Marrëveshja e detit, Gerveni: Nuk mund të zbatohet distanca 12 milje

January 30, 2018 20:43

Marrëveshja e detit, Gerveni: Nuk mund të zbatohet distanca 12 milje

Kristaq Gerveni, një nga anëtarët e grupit negociator të marrëveshjes së vitit 2009 me Greqinë thotë se nuk ka sens deklarata e Kotzias për zgjerim të hapësirës detare me 12 milje, kur në disa pjesë largësia mes dy vendeve është më e vogël. Në një prononcim për Televizionin Klan, ai sqaron se si duhet të veprohet në të tilla raste.

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias ka deklaruar se pala shqiptare ka pranuar zgjerimin e zonës bregdetare kombëtare greke, në 12 milje. Çfarë do të thotë teknikisht 12 milje?

Baza ligjore për ndarjen e hapësirës ujore mes dy shteteve është Konventa Mbi të Drejtën e Detit. Në bazë të kësaj Konvente, çdo shtet mund të deklarojë deri në 12 milje detare. Mund të deklarojë, 3, 6, 12, por jo më shumë se 12. Në rastin e pozicionit gjeografik që ka Shqipëria me Greqinë, nuk mund të zbatohet kjo distancë, 12 milje. Distanca 12 milje mund të zbatohet në ujërat detare që janë në det të hapur. Në kanalin e Korfuzit bie fjala, që është më pak se dy milje detare, sqaroj që 1 milje është 1 852 metra, pra më pak se 2 kilometra, dhe aty ku Kanali i Korfuzit është më pak se 2 milje, nuk ka sens dhe tingëllon qesharake që të merret tani dhe do zgjerohet 12 milje detare. Në këto raste zbatohet vetëm neni 15 i kësaj Konvente, që thotë se për vendet që janë përballë njëri-tjetrit dhe nuk ka hapësirë të mjaftueshme për të pasur mbi 12 milje, pra nuk janë më shumë se 24 milje larg njëri-tjetrit, atëherë hapësira ujore ndahet mes për mes. Dhe në marrëveshjen e 2009-ës, ne kemi zbatuar rigorozisht barazdistancën. Ne nuk mund të pengojnë një shtet që të mos deklarojë ujërat territoriale deri në 12 milje”.

Zoti Gerveni, a i ndryshon ky përcaktim koordinatat e arritura në marrëveshjen e 2009-ës?

“Nuk ndikon fare. Unë pres që dhe negociatat që do të zhvillohen, do të jenë pak a shumë plus minus, në ato rezultate. Ajo zhurmë e madhe që u bë, që janë falur 300 kilometra, do të shuhet shumë shpejt dhe do të shikohen se është zbatuar rigorozisht Ligji Ndërkombëtar i Detit. Dhe unë shpresoj shumë që edhe në negociata e reja që do të bëhen, ai ligj do të respektohet dhe Shqipëria të mos humbasë asnjë metër katror”. e.k/dita

January 30, 2018 20:43
Komento

18 Komente

  1. mirir i cerricut January 30, 20:50

    Nuk e keni futur ne burg kete bajge ?

    Reply to this comment
    • korçari January 31, 10:34

      Z Gerveni jeni fytyra tipike e nje karrieristi ku kombi nuk eshte ne fjalorin tuaj ,beni pjese ne kolonen e 5-te dhe i jeni bashkuar bandes se Esat Toptanit,Zogut,Berrishes,Bashes,megjithese mbani graden e admiralit per tradhetine qe keni bere ndaj vendi tuaj.Mallkimi i ketij populli do t’ju ndjeke gjithe jeten tuaj te qelbur me gjithe pasuesit tuaj .PLEHRE.

      Reply to this comment
    • janullatus January 31, 10:59

      hahahahah o injorant deti….. po prandaj keni deshtu me marreveshjen e 2009, po 1 milje eshte 1.609344 Km

      Reply to this comment
    • Timi January 31, 16:48

      Ky ja fut kot. Nje milje eshte 1,609 metra. Nese do te zbatohej matematika e Gervenit duhet ti japim toke Greqise. Keta jane kaq injorante sa qe nuk mund te gjene as ne internet masen e konvertimit te miljeve ne metra. Ja pse ky dhe shoket e tij ju dhane deting grekerve. Injorante te plote!

      Reply to this comment
    • Timi January 31, 16:52

      E paskemi sulmuar kot. Milja nautike eshte e barabarte me 1,852 metra kundrejt asaj tokesore qe eshte 1,609.34 metra. Paska te drejte ne kete rast z. Gerveni.

      Reply to this comment
  2. meti January 30, 21:01

    ORE KICOOOOOO PO NUK DO MEND TI SE CIKIN E NBRON JO.NUK JE TI NE ANEN E SHQIPERISE JO KICO…..

    Reply to this comment
  3. Jimi January 30, 21:04

    O kristaq po ti per ate marveshje u bere K/admiral ndryshe do te kishe ngelur ne forcat detare pa shkuar edhe perfaqsues ne NATO

    Reply to this comment
  4. GR January 30, 21:08

    1 milje na qenka 1852 metra?????
    Mos ka qene ky budallek kriteri i rrezimit te mareveshjes nga Gjykata Kushtetuese hahaha

    Reply to this comment
  5. Laveri January 30, 21:15

    Kete Kristaqken tone, e ka bekuar me kohe Janulla ne daulle

    Reply to this comment
  6. Nje peshtyrje në fytyren e Edi Ramës January 30, 21:46

    Edhe pse pretendon ta sqarosh me mire problemin , te qetsosh shqiptaret , se nuk do te humbasin as nje meter det , nga ky qe kemi pasur deri tani , perseri ti ,mbetesh ai kellire qe ke qene , si bashkeautor i formulimit te marreveshjes tradhetare antikombetare qe bete ne kohen e bajraktarit te Vicidolit . Ndaj , nuk po thua asgje te re , por perserit qendrimin e vendosur antishqiptar . Me e keqja eshte se ti idjot , mban mbi supe edhe spaletat e ushtarakut te larte , qe … , detyre kryesore ka mbrojtjen e teresise territoriale te atdheut ! Njerez si ti , meritojne te vihen ne litar , bashke me Saliun dhe me kete idjotin tjeter k/minister, qe mburrej se e ankimoi ne Gjyk.Kushtetuese dhe e rrezoi menxyren e firmosur prej Saliut !

    Reply to this comment
  7. Niku January 30, 22:02

    Ore eshte ne terezi ky “specialist” ? Nje milje eshte 1850 metra!!! Ku e gjete kete konvertim? Nje milje eshte 1609.34 metra, futuni ne internet se e keni gati.

    Reply to this comment
  8. Shpatar January 30, 22:36

    Kristaq.Ti ske te drejte te ngaterrohesh me me ket bajge qe gatove.Ato qe thua tani skan me vlere.Edin specialistet se cnenkupton kerkesa e pales greke.Lexo komentin tim ku sqaroje z.Kryemadhi qe akuzon se falem 12 milje det.Te fala .

    Reply to this comment
  9. Shturmani January 30, 23:13

    Per ata qe e heqin veten kopetent.Ka dy madhesi per milin . Mili d etar 1852 m dhe mili i artilerise 1650 m.
    Ndersa Kristaqi nuk eshte minoritar.Eshte me orgjine vllahe dhe nje nga oficerat me te pergatiur te F
    L.D

    Reply to this comment
    • Niku January 31, 04:05

      Ke te drejte per miljet detare, por jo per toksoret qe eshte 1609 metra. Po keshtu qe nuk e ke te sakte qe eshte nje nga oficeret me te pergatitur. Ai e pati shansit ta tregonte veten dhe e katranosi si mos me keq. Marreveshja e Berishes ishte nje turp qe asnjeri nuk duhet ta mbroje, ne rast se ka pak respekt per vetveten.

      Reply to this comment
  10. Nik January 30, 23:34

    Akoma s’i ka hequr spaletat (“gradat”) Osman Gazepi?!
    Nik

    Reply to this comment
  11. anticensurë25642654 January 31, 10:40

    tradhëtar me damkë dhe i pa ndreqshëm!!
    kuptohet që nuk është folur për kanalin e korfuzit,por për ato vënde ku 12 miljet jane të mundëshme!!
    nuk them kur janë të mundëshme 24 e më tepër,por kur janë 12 milje për gërkun dhe 3 për shqipërinë!!këtë pisllëk po e bën qeveria e sotme!!
    ti ke hapur rrugën or pusht!!

    Reply to this comment
  12. Drejtesia do te behet,duan apo nuke duan mijte e kenateve dhe avoketerit e ligesise. January 31, 15:49

    Ky paloushtarrak pergjegjes per tradheti kombetare sot duhej te isht ne burg dhe jo te vazhoje te ciceroje si gjeli siper plehut Gerveni berishataqis.Mjaft eshte MJAFT.Kolonel Myslim Pashaj eshte nje nga inxhinjeret me te mire te topografise shqiptare,dhe si i tille ai me dokumenta,harta e matje profesjonale e vertetoje kete gje para Gjykates Kushtetuese e cila pasi e pa dhe e vertetoje nje studim te tille e VENDOSI ne SHUMICE ta rrezoje vendimin qeverise tradhetare,pa perfillur presjonin e bandave korruptve-kriminale-mafjoze e imorale te berishovicit me shoke e shoqe te PD-seLSI-se e PS-se ne hije.Dhe kete e ka te qarte romovici nuke ka force te perdhose nje vendim te Gjykates Kushtetuese te mbeshtetur ne fakte e ligje nderkombetare,se pazari i piset do ti jape nje fund te turpshem dhe pa kthim,qofte ramovicerve, ditmirvicerve qe vijne nga e kaluara e tyre e pemjerre,qofe dhe ketije Osman Gazepi-gerveniovici te graduar nga jashteqitja e kombit.Dhe se fundi Shqiperia nuke ka targin te fale siperfaqe detare me rezerva te medha nafte e gazi,c’do pazare i ndyre nga fuqia e pushteteve do te marre nga populli ndeshkimin e duhur.Dhe kete e vertetoje si fillim Sovrani me bojkotin e ne shumice te zgjedhjeve te fundit parlamentare qe ne teresi politiken shqiptare e norri te dhere,por “krenare”.Duan apo nuke duan tradhettaret e kombit,Drejtesia do te behet se e ka kerkuar me force SOVRANI,USA dhe BE.Besoni e binduni,nje here te vetme ne jete qe Zoti t’u meshiroje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*