“Pyesni këta tanët, jo Kotzias-in. Ai ushqen grekët me kocka”

February 24, 2018 18:56

“Pyesni këta tanët, jo Kotzias-in. Ai ushqen grekët me kocka”

Historiani i njohur Pëllumb Xhufi deklaron se marrëveshja e re e detit që Shqipëria po negocion me Greqinë do të jetë më e mirë se ajo e vitit 2009.

Në studion e emisionit “Kjo javë me Nisida Tufa” Xhufi tha se nuk i duhet kushtuar rëndësi atyre që shkruajnë mediat greke për marrëveshjen, madje nuk duhen marrë seriozisht as deklaratat e ministrit të tyre të jashtëm.

Sipas historianit, Kotzias është i detyruar të “ushqejë” opinionin publik atje me ndonjë “kockë”.

Nga marrëveshja e parë Shqipëria u dëmtua. Përsa i përket parimit të 12 miljeve e ka thënë edhe gjeneral Gerveni, kryenegociatori që Kotzias ia tha edhe publikut grek, do të mund të zbatohet aty ku ka det të hapur. Pra të marrim ne 12 milje, të marrë dhe Greqia. Por, jo në kanalin e Korfuzit. Aty besoj do zbatohet një tjetër parim.

Duhet të kuptojmë që Kotzias ka të bëjë me një opinion publik, një përbindësh, pasi kështu e ka edukuar politika greke, që të jetë agresiv. E patë çfarë bënë për çështjen e emrit të Maqedonisë? Ato që thotë ai për opinionin grek nuk duhen marrë si të vërteta.

Ai herë pas here i hedh opinionit ndonjë “kockë” për të ngrënë, por se si qëndron e vërteta e marrëveshjes duhen pyetur këta tanët këtu”,- tha Xhufi në emision.

s.a/dita

February 24, 2018 18:56
Komento

14 Komente

  1. Bukur formuluar February 24, 19:02

    per qent grek ,
    mbetet nji nder kenaqsit me te medha
    loja me kockat .

    Reply to this comment
  2. Ylli February 24, 19:08

    Tani po citoni Gervenin ??? Hahahahaha……Qeni u kthye te te vjelltat e tija ,thuhet ne Bibel.
    Cka keni peshtyre 9 vjet ,po i lepini keto 9 jave.
    Mashtrues dhe Palaco !

    Reply to this comment
  3. Claus February 24, 19:15

    Plotesisht dakord me konstatimin e prof. Pellumb Xhufit.
    Kotzias po mundohet te genjeje opinionin publik grek per humbjen me te madhe historike qe ka patur ndonjehere Greqia, dhe te paren me te madhen padyshim, me Shqiperine.
    Gjenialiteti i Kryeministrit shqiptar, zotit Edi Rama, aftesia dhe superioriteti i ekipit negociator shqiptar ndaj atij grek, si ne numer ashtu dhe ne cilesi, eshte arsye e kesaj fitoreje te jashtezakonshme juridike,politike dhe gjeostrategjike te Shqiperise.
    Aq e vertete eshte kjo, sa profesori i nderuar dhe i respektuar , historiani yne i madh, zoti Pellumb Xhufi, nuk e quan te arsyeshme te vere ne dyshim kete fitore dhe meriten e zotit Rama per te, e aq me pak te mundohet te shpjegoje reagimet e shqiptareve ndaj kryeministrit te tyre.
    Perkundrazi, historiani yne i nderuar, e quan te arsyeshme qe te t’u hape syte shqiptareve ne lidhje me raportet mes qeverise greke dhe qytetareve greke !
    Dhe, ka te drejte. Ka shume te drejte.
    Ata qe e kane gabim, jane ata qe genjejne shqiptaret, gjoja per nafte dhe gaz ne Jon… .me ne krye kryegenjeshtarin Sali Berisha, qe cdo dite vetem keto fjale i kane mbetur ne goje : gaz, nafte, nafte, gaz…!

    Reply to this comment
    • K. M. Tusi February 24, 21:36

      Nuk ka as te humbur e as te fituar! Thjesht secili merr ate qe i takon sipas rregullave nderkombetare!

      Reply to this comment
      • Niko Shpiragu February 24, 23:23

        Kjo eshte e drejte Z. Tusi. Ne qofte se nje marreveshje eshte e drejte nuk do te kete me kontestime nga asnje pale. Qeveria aktuale greke mendoj se eshte me dinjitozja e te gjitha qeverive te mepareshme greke. Ne te vertete ata e kane shume te veshtire te arrijne nje marreveshje serioze pa te humbur dhe fitues sepse greket jane mesuar te fitojne sidomos me shqiptaret. Opozita greke ben shume presion se ajo kerkon me shume per Greqine se ajo arriti ate marreveshjen e blere me para te vitit 2009. Nje mareveshje e denje nuk pritet mire nga ata sepse parate qe paguan Salen e Bashen shkojne kot. Ata kane te drejte te kerkojne parate e paguara, por duhet t’ja kerkojne atyre qe iua dhane dhe jo te bejne presion mbi ministrin e tyre te jashtem ose kryeministrin. Duhet ta kishin menduar me pare kete para se ti jepnin parate. Edhe une mendoj ashtu sic mendon profesori qe kjo marreveshje do te jete e mire, por kete here eshte e veshtire per tu arritur sepse pala shqiptare do ta zvarritin ate per shkakun e presidentit hajdut Like Floriri qe punon se bashku me Berishen kundra interesave te Shqiperise. Kjo eshte shume me teper serioze se sa mendohet. E vetmja zgjidhje me batakcinjte eshte t’i largosh ata. Mazhoranca duhet te shkarkoje urgjentisht presidentin hajdut dhe tradhetar dhe ta zevendesoj me nje njeri tjeter me integritet qe te vere perpara se gjithash drejtesine dhe jo interesat e tij dhe te klaneve armiqesore te vendit. Ne se mazhoranca nuk e ben kete, kjo do te thote se ajo luan lojra dhe eshte njesoj si ata qe ishin me para ne pushtet. Ne se mazhoranca mendon pozitivisht, por kreu i saj hesht dhe rri pasiv, atehere ajo duhet ta zevendesoj ate me nje tjeter qe e meriton besimin e popullit. Kjo marreveshje eshte guri i proves.

        Reply to this comment
  4. ed.! February 24, 19:54

    Kocias ,
    duket ti ket varur gjithe shpresat e tij ,
    mbi suxsesin e bisedimeve me palen Shqiptare ,
    ke Presidenti muta !
    Si i thot ishMinistres se Jashteme Greke ,e cila
    i mburret para gjithe Greqise ,se ajo dhe qeverria e saj
    i rrembeu Shqiperise 350 km teritor detare ?
    Se “Presidenti Shqiperise ,s’i ka dhen akoma plotfuqishmerine Pushtetit Shqiptare ….LOOOL !
    Janullatos i ka ngop si qift mutin me cizme dhe
    shpresojne qe muti presidnet ,te mbaje anen e Grekut
    kunder Shqiperise .
    Historia Shqiptare eshte e mbushur me Tradhetare .

    Reply to this comment
  5. info analitike February 24, 21:24

    Ku bazohet Xhufi per te qene kaq i sigurt ne mendimin e tij? Ka ndonje draft marreveshje? Di ndonje gje konkrete qe ne te tjeret nuk dime apo e ka nga dashuria per partine dhe per veten. Nese Kotzias i ushqen greket me kocka, Bushati po i ushqen shiptaret me perralla.

    Reply to this comment
  6. MH February 24, 21:30

    Asht tmerr i jashtzakonshem te ndjekesh intervistat e analisteve gazetar.
    Nuk lene njeri tjetrin te shprehin mendimet.Tregohen kavalier.Nderpritesit te fjales i cili kerkon.ju lutem me lini te flas mos ma nderpritni fjalen.Nderpreresi me shume gjentiles i thot:Urdhero fol.Posa merr fjalen ia kepute kundershtimeve.Rastesisht ndjeka nji interviste Ku gazetari Çanit jep nji parashikim:Luftë në Ballkan? Deklarata e fortë e Çanit: Diçka e tmerrshme po vjen..
    Kam mbet pa mend per nji fare gazetarit Arian Curri.Ky mund te jete i sukseseshem.Por me cfare pashe me krijoj nji neveri aspak te kendeshme po teper te neveriteshme.Nuk linte njeri ta merrte fjalen edhe pse i thonin na le te flasim.Dhe posa i thoshte urdhero e fol.Pune sekondash nderhynte qe te dalin e tija dhe nuk linte njeri te flasin.E ne Vecanti gazetarin Çipa.
    Me durim te jashtzakoshem arrita ta ndjek deri ne fund.Vetem e vetem per titullin e deklaruar nga gazetari Çani.
    Dhe perfundova me konkluzionin:Intervistat duhen te behen ne vecanti vetem e vetem me nji gazetar dore per dore.
    Aty nuk behet fjale per te arrit ne konkluzionin e temes per cfare e si po ndodhe lufta.Po per semundjen se kush asht ma i zoti ma parashikuesi,se kush i thithe ceshtjet ma me aftesi dhe jep verdiktin dhe nuk lejon nji te dyte kushdoqofte ta marrin fjalen e ta coje mendimin deri ne fund.
    Ky Curri,jo gazetar po nji prototip i grindavecit te pa shoq.E perishe dhe e catrafiloj komplet intervisten per te dominue zelli i tije qe ne po marrim ujin dhe rane ndersa greku po merr naften.Jo vetem kaq.Po zotenonte dhe nji gjuhe te dyte Greqishten.Dhe do vashdonte te mesonte dhe nji tjeter e me radhe derisa te vdesin te gjtiha gjuhet.Pra nji kaliber qe shet e jargitet i neveritshem deri ne palc.I thoshte te tjerve se cfare gjuhesh flitet ne popull.I kundershtonte se aty flitesh Englisht,gjuhet perendimore.Po ngulte kembe si mushka qe flitesh rusisht e disa gjuhe te tjera te lindjes.Nuk rrinte rehat mbi ate karrige sikur te kishte gozhda e jo thumba.Kur ne fakt karriget ishin teper komode e te barabarta per te gjithe njesoj.

    Reply to this comment
  7. dashamires February 25, 13:02

    Artistet e deshtuar behen kritike arti.
    Politikanet e deshtuar Xhuf+Milo nuk behen dot historiane.

    Reply to this comment
  8. A.D February 25, 14:14

    Pse Kotzias genjeka greket? Se po ben nje marrveshje detare ne dem te tyre e ne favor te Shqiperise? Pse Kotzias qenka kaq shqiptaromadh sa mashtroka greket? Pse ju hapka barku kaq shume per nje marrveshje qe nuk i pelqen grekeve, por eshte ne favor te Shqiperise? O Xhufo, keto brrockullat tua vetem militantet socialiste mund ti pertypin, por te tjeret aha, nuk i hane. Jane aq bajate sa dhe qesharake.

    Reply to this comment
  9. GJINOJA February 25, 14:45

    Ky “historiani i njohur”, Pëllumb Xhufi, që është i njohur vetëm se është i majtë, duke u shërbyer të tijve, thotë se marrëveshja e tanishme është më e mirë se e para. Por, a do të thotë se, në qoftë se është më e mirë se e para, është vërtetë e mirë dhe e drejtë? Këtë ndruhet ta thotë historiani i njohur.

    Reply to this comment
  10. Kris 1 February 25, 17:07

    Nje me nje jemi me greket.Ata kane shume anije por ne kemi me shume gjenerale deti.Situata eshte ne favorin tone.Meqenese mishin Kotzias e hedh ne shqiperi dhe kockat ne Athine duhet ta shpallim Hero i detit.

    Reply to this comment
  11. kRIST February 25, 18:42

    Zoti Xhufi,Kocias,te pakten i dha nje kocke (thoni ju,por ndofta eshte nje cope mish,qe natyrisht ,do kete edhe kocke ),grekeve,ndersa Ditmiri,yne nuk ka thene asgje,bile e perforcon edhe Rama heshtjen e tij,qe nuk kemi bere akoma,ate qe ne fakt eshte e bere,por nuk thone se si eshte bere.Gjuha e Xhufit,tregon se ai paska dijeni,per ate qe na paskan bere,apo qe na paskan ndermend te na e thone,mbasi tja thone edhe atyre qe nuk interesohen fare.Dhe perfundimisht,edhe Xhufi,njelloj si Ditmiri,nuk thote ,asgje me cfare na shkruan ne Dita.Por ama jam i sigurte,se kur te na e thone shtypi dhe mbare greqia,do te na i thote edhe Xhufi (Por mbasi t’i kete perseritur Ditmiri,fjalet e Rames.).

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*