Marrëveshja e turpit të Ballit Kombëtar

May 17, 2019 13:50

Marrëveshja e turpit të Ballit Kombëtar

Hysen Tabaku

Me pushtimin në7 prill 1939 Italia fashiste nuk i shkaktoi Shqipërisë vetëm humbjen e pavarësisë kombëtare. Ajo i krijoi asaj edhe rrezikun e zhdukjes së shqiptarëve si komb. Kjo për arsye të planit që kishte Musolini për ta italianizuar Shqipërinë nëpërmjet kolonizimit të saj me banorë italianë.

Mjafton të kujtojmë se deri në fund të vitit 1939, pra brenda tetë muajve të parë të pushtimit ishin vendosur në Shqipëri rreth 52 mijë banorë italianë, pa llogaritur repartet ushtarake. Vetëkuptohet se kolonizimi po të vazhdonte me këtë ritëm, brenda disa dhjetëvjeçarësh Shqipëria do ta humbiste fytyrën e saj etnike.

Rrezikun e kolonizimit italian të Shqipërisë kolaboracionistët nuk e zinin në gojë. Ata mburreshin se Roma dhe Berlini do t’i ndihmonin shqiptarët për bashkimin e Shqipërisë së paraluftës me trojet e saj etnike, me Kosovën dhe me Çamërinë. Me këtë premtim, qeveritarët kolaboracionistë e solidarizuan Shqipërinë e pushtuar me bllokun agresiv nazifashist.

Solidarizimin ata e konkretizuan me dekretin nr. 194 nënshkruar më 9 qershor 1940 nga Viktor Emanueli III, botuar në “Gazeta Zyrtare”, nr. 93, Tiranë, 10 qershor 1940. Në bazë të këtij dekreti, Shqipëria do të ishte automatikisht në luftë me çdo shtet me të cilin Italia fashiste do të ishte në konflikt të armatosur. Në mbështetje të këtij dekreti, Qeveria kuislinge e Tiranës, në solidaritet të detyruar me Italinë fashiste, i shpalli luftë pa asnjë motiv më 10 qershor 1940 Anglisë dhe Francës, më 28 tetor 1940 Greqisë, më 6 prill 1941 Jugosllavisë, më 22 qershor 1941 Bashkimit Sovjetik dhe më 7 dhjetor 1941, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë  PKSh-ja, që ditën e themelimit, hoqi dorë nga programi i saj politik me karakter ideologjik: nga organizimi i revolucionit socialist dhe nga vendosja e diktaturës së proletariatit. Me porosi të Kominternit, ajo vuri në themel të programit të saj të ri luftën patriotike pa kompromis, për të çliruar atdheun nga okupatori fashist italian, për të rimëkëmbur pavarësinë kombëtare të mohuar dhe për të vendosur në Shqipëri demokracinë popullore. Lëvizja e armatosur antifashiste solli në arenën ndërkombëtare një rezultat të rëndësishëm për Shqipërinë.

Në dhjetorin e vitit 1942 ministrat e Jashtëm të tre Fuqive të Mëdha të koalicionit antifashist

– C. Hull, A. Eden, V. Molotov – deklaruan se e çmonin rezistencën e armatosur të shqiptarëve dhe e njihnin pavarësinë kombëtare të Shqipërisë.

Siç dihet, njëri prej tyre, A. Eden shfaqi më 17 dhjetor 1942 rezervë në lidhje me kufijtë e Shqipërisë, të cilat theksoi ai, do të rishikoheshin pas luftës. Rezerva kishte lidhje me premtimet që Britania e Madhe i kishte dhënë Greqisë për të aneksuar viset e Shqipërisë jugore, të ashtuquajturin “Epir i Veriut”. Po kështu veproi edhe në Koferencën e paqës të Paris 1946, por ishte Gjeneral Kolo. Enver Hoxha, që u dogji letrat në Konferencën e Parisit.

Rezerva që mbajti ministri i Jashtëm britanik A. Eden në lidhje me kufijtë e Shqipërisë qe një rrezik i paparashikuar për lëvizjen kombëtare shqiptare. Kjo për arsye se kufijtë e Shqipërisë të vendosura përfundimisht nga Fuqitë e Mëdha më 1913 dhe të sanksionuara nga Lidhja e Kombeve më 1921, tani papritur do të rishikoheshin në dobi të kërkesave territoriale greke.

Qarqet nacionaliste greke kërkesat e tyre territoriale i justifikonin duke e akuzuar Shqipërinë si fuqi agresore për luftën që qeveria kuislinge e Tiranës e detyruar nga Roma fashiste, i shpalli Greqisë më 1940.

Pas konferences së Pezës  çetat partizane u shtuan si numër  dhe  me luftëtarë.Me luftën e tyre  u krijuan  zona të lira  në thellësi të vendit, si në Pezë, Skrapar, Kurvelesh, Çermenikë, Martanesh, Opar e Mallakastër dhe filloi të ngrihen e të funksionojnë këshillat NAÇLTë gjiths këto e ngritën prestigjin e Frontit NAÇL  brenda vendit.

Këto suksese  shqetësuan qarqet  nacionaliste,  që qëndronin  ende në pritmëri.Për të mos mbetur mbrapa,disa personalitete të këtyre qarqeve,kryesisht intelektual dhe element antizogist, formuan në Tiranë, në nëntor 1942, një organizatë kladestine me emrin “Balli Kombëtar.”Në krye të kësaj Organizate me prirje nacionaliste antikomuniste dhe anti Zogiste u vu Mit’hat Frashëri. Krahas tij, në Komitetin Qëndror të“Ballit Kombëtar“bënin pjesë si ish-ministri kolboracionistë i Drejtësisë në qeverin e Mustafa Krujës,Hasan Dosti,Ali Këlcyra,Kol Tromara,KoçoMuka

– Kristo  Frashëri do të shkruante se: … “Të tjerë politikanë që ishin mbajtur gjer atëherë si burra më të mirë (fjala është për anëtarët e Balli Kombëtar), u kthyen me këmishën e zezë (si kolaboracionistë fashistë) dhe kërkonin t’i mbushnin mendjen gjithkujt se pushtimi i huaj ishte çlirim.

Sipas dokumenteve, Balli Kombëtar  kishte hyrë në rrugën e një tradhtie kombëtare para Mukjes. (Dokumentet arkivorë sot vërtetojnë, se dhe në këtë periudhë Balli Kombëtar ka bërë marrëveshje me Shtabin Qendror të Ushtrisë italiane për të bashkëpunuar në luftë kundër LANÇ. Ata, me anë të kësaj rruge do të mundeshin të siguronin marrjen e pushtetit pas kapitullimit të Italisë .Që në janar 1943, krerët e Ballit Kombëtar i siguronin  autoritetet italiane se gjithë veprimtaria e tyre  drejtohej kundër“komunistëve”dhe veçanërisht kundër “çetave komuniste”për t’i shkatërruar ato dhe për“të vendosur qetësinë  në mbretëri”.  (AQSh,shkresa e komandës milic.fashiste drejtuar mëkëmbësit nr.129/13/6,16janar 1943).

Mirpo fashistët italian nuk donin vetëm sigurim me  gojë nga Balli Kombëtar.Këto  sigurime  i kërkonin  me shkrim, donin tu jepnin atyre karakter zyrtar, dhe veç kësaj, u  nevojitesh  prova për të vërtetuar se veprimtaria  ballis të drejtohej kundër Luftës Nacionalçlirimtare dhe Frontit Nacionalçlirimtar, ( pra Partisë Komuniste) dhe jo kundër Italisë.

Në janar 1943 kryetari i organizatës së ballit  kombëtar  në Pogradec, Xhavit bej Starova lidhi me komandantin e përgjithshëm italiantë sigurimit puplik, gjeneral Xaninin, një marr- veshje  me anën e së cilës  tradhëtari  merrte  përsipër  të  krijonte  një grup “vullnetarësh” prej  200 vetësh  për luftë kundër çetave  partizane,  sidomos  kundër Çetës  partizane  të Mokrës, të  drejtuar  nga Reshit Çollaku. Më 5 janarë1943, Xhavit bej Starova do të shkruante :”Porsa  u ktheva  në   Pogradec,- i raportova   Xaninit- fillova nga puna, sipas marrveshjes së kryer në Tiranë.”(AQSh.Letër Xhavit Starovës drejtuarXaninit,5 janar 1943).

Ndërsa më 17shkurt 1943, në Fierë,u  nënshkrua  një marrveshje  me italianët  nga  gjashtë krerët kryesor të Balli Kombëtar,midis të cilëve Bektash Cakrrani, Eqerem Peshkëpia, Qazim Selfo dhe të dy komandantët Italianë kolonel Kualia(Eneriko)dhe kapiten Pietro (Pepe).Në të është shkruar:Të mbledhur së bashku  në Fier në kazermën  e KK. MM para komandantit të sektorit, kolonel Kualia Eneriko, pohojmë në mënyrë solemne, duke  dhënë  fjalën  e nderit  për  të  mbajtur barrën  e poshtëshënuar:

1-Të mos u japim përkrahje e ndihmë në asnjë mënyrë veprimeve të rebelëve (partizanëve).

2-Të marrim armët në rast se do të sulmohemi  nga rebelët pasi do t’ u jetë njoftuar atyre  se nuk do të jepet përkrahje e ndihmë.

3-Të  shpartallojmë  rebelët kur janë  grupe të vogla, pa pasur  nevojë  të kërkojmë  ndihmë  prej ushtrisë.

4-Të  qëndrojmë me  armë kundër grupeve të mëdha  të rebelëve, duke  vënë  në dijeni  me të  shpejtë autoritetin  ushtarak  dhe  nëpërmjet tij  komandantin  e sektorit  të Fierit , që  ky  të  mund të japë  ndihmë.

5-të arrestohen e të kallëzohen  shpejt rebelët që eventualisht do të  veçohen e do  të vijnë në  cilindo fshat e shtëpi në Mallakastër. 6-Të  mblidhet  pa përjashtim  e t’i jepet  autoriteti  ushtarak  çdo lajm për çdo  lëvizje  të rebelëve.

7-Të jemi gjithmonë gati në çdo rrethanë për të bashkëpunuar dhe për të ndihmuar  ushtrinë në rastë nevoje.

8-Të  njoftohen  brenda 15 ditëve, duke filluar  që nesër, emrat e fshatrave që nuk veprojnë t’u binden këtyre  detyrave. ”(Protokolli  ndodhet  në AQSh Fondi254,dosja 170 . fleta  1; 17 shkurt 1943).

Komanda eprore  e Karabinierisë , lidhur me këtë  marrëveshje  e njoftonte  mëkëmbësin italian, se Bektash Cakrani  me shokë“kanë shkuar vullnetarishtë në Fier te komandanti i sektorit Eneriko Kualia”

Por bashkëpunimi i drejtpërdrejtë i Ballit Kombëtar me  me pushtuesit u kurorëzua  me një “Protokoll nderi” .

Marrëveshje e bërë midis Ali Këlcyra dhe Nuredin Vlora anëtarë të KQ të Balli Kombëtar, që përmes ndërmjetësimit të kryemisnistrit të asaj kohe Maliq Bushati, kryen bisedime me kryekomandanin italian të forcave pushtuese në Shqipëri Renzo Dalmazo. Marrëveshje u  nënshkrua  më 15 mars 1943, nga Ali Këlcyra  e Nuredin Vlora, në emër të Komiteti Qëndror të Ballit Kombëtar dhe nga RencoDalmaco,në emër të komandës eprore të trupave pushtuese italiane.

Që  u quajt  Protokolli Dalmaco-Këlcyra.

Me anën e këtij dokumenti ballistët merrnin përsipër detyrimet si vijojnë:

1-Ne sigurojmë, duke marrë  çdo përgjegjësi, shkëlqesën Dalmaco, komandant eprorë i fuqive të armatosura të Shqipërisë se asnjë  lëvizje  kryengritëse  me karakter  të  përgjithshëm nuk do të ngjajë në Shqipërinë Jugore….

2-Ne  japim fjalën  tonë  të nderit  se  do të përdorim  gjithë  ndikimin  tonë  për të ndaluar sulmet  dhe aktet  e sabotimit  që mund  të  kryheshin eventualishtë nga elementë  armiq.

3-Ne e ndjejmë veten të detyruar të zhvillojmë  propagandën  e duhur për të ndaluar dezertimet e reja të ushtarëve, për  të inkurajuar rekrutime të reja në ushtri dhe për të siguruar  që dezertorët  të kthehen  sa më shpejt  ndër reparte  operative.” Para nënshkri- mit  të protokollit u zhvilluan bisedime  prej disa ditësh  midis  krerëve  të Ballit Kombëtar  dhe autoriteteve  italiane të pushtimit, u bënë pritje e përcjellje  zyrtare , me pjesëmarrjen  e Kryeministrit  Maliq Bushati e të ministrave të tij.

Në pritjen që dha  Kryetari i qeverisë M. Bushati, për gjeneral Dalmacon, më 6 mars  dhe në pritje  që dha Dalmacoja  për M.Bushatin, pas tre ditësh, qenë të pranishëm  katër  anëtar  të Komitetit Qëndror të Ballit , me Ali Këlcyrën në krye.

Maliq Bushati nuk e fshihte qenien si antar i Ballit, për të cilën ishte  në dijeni  të plotë edhe Jakomani.Krerët e ballistë nisën një fushatë  të gjërë  kundër Partisë  Komuniste, kundër reparteve partizane dhe kundër  luftës  së tyre të armatosur.Pushtuesit italian ishin  sidom- os të kënaqur  me veprimtarinë  sabotuese, antipopullore  dhe antikomuniste të Ali Këlcyrës në Gjirokastër, të Safet Butkës në Kolonjë, të Abaz Ermenjit në Tomorricë etj.Me porosi të spiunazhit italian një veprimtari  të gjërë përçarëse  zhvillonte  Safet Butka.Qysh  në shkurt  1943 SIM-i (shërbimi i spiunazhit  ushtarak italian ) i Korçës , njoftonte  qendrën  e vet në Tiranë  se “Çeta e Safet Butkës merr direktiva  nga qeveria” dhe  zhvillon propaga- ndë kundër  komunizmit (LANÇ-it) për të bindur popullin  të heq dorë  nga  kjo lëvizje”.

Balli Kombëtar hyri që në shtator 1943 në kompromis me ushtritë hitleriane. Për më tepër, gjatë dimrit 1943-1944 repartet balliste bashkëpunuan haptas me ushtritë hitleriane në operacionin ndëshkimor që ato ndërmorën kundër ushtrive nacionalçlirimtare.

Mit’hat Frashëri,në emërtë partisë Balli Kombëtar që kryesonte,i drejtohet Partisë Nacionaliste greketë Napoleon Zervës për një marrëveshje,që ta ndihmonte përKosovën e Dibrën dhe të  krijonte Shqipërinë etnike pa Çamëri, ate’ ta falte. Gjithashtu Afishohej edhe ideja e krijimit të Konfederatës Greko-Shqiptaro-Turke, ku“do të ruhet sovraniteti i palëve”,por në rast lufte, “komanda epërgjithshme ushtarake ngelet në dorë të Greqisë”. Ndërkohë që të njëjtën gjë e ka bërë me partinë nacionaliste jugosllave të Mihajlloviçit,që të ndihmonte për Çamëri dhe të krijonte Shqipërinë etnike pa Kosovën. Kulisat midis Mit’hat Frashërit, Mihajlloviçit e Napoleon Zervës binin ndesh me aspiratat e lirisë të popujve jugosllavë, grek dhe atij shqiptar dhe ushqenin ndjenjat shoviniste.

May 17, 2019 13:50
Komento

17 Komente

  1. Jam Shqiptar May 17, 15:21

    Mjaftojne dy fjale ne kete artikull qe percaktojne Ballin Kombetar si antikomunist dhe mbeshtetes te Shqiperise etnike per t’i nderuar burrat qe e kryesuan kete organizate.
    Po te ndiqej strategjia e Ballit Kombetar, Shqiperia pas luftes do rifitonte te drejtat territoriale te Shqiperise se madhe dhe populli shqiptar do shpetonte nga pushtimi komunist qe vrau e persekutoi patriotet, intelektualet e pjesen me te mire dhe elitare te kombit duke e futur vendin ne nje izolim nga bota dhe diktature 50 vjecare.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 May 17, 16:38

      Jam Shqiptar
      ti je me të vërtet shqiptar,ta besoj,por më mirë do të të shkonte si pseudonim Jam Gomar!!
      bo bo çfar llogjike!!

      Reply to this comment
      • Gjethi May 17, 18:03

        Sinjore Censure
        Çfar palo-llogjike ke ti?! Me siguri ate qe edukonte Dushna mugosha dhe Miladin Popoviçi.
        Megjithate tani eshte viti 2019 dhe ky autor muzhik shkruan perrlla per muzhike pensioniste si ty. Kaloni kohen keshtu, eshte me mire. Dhe mos harroni edhe ate zagarin e dhomes se zjarrit te Enver Hoxhes qe i thone me perkedheli shpellari Sali Berisha.

        Reply to this comment
      • Leonard May 17, 20:28

        Jo gomar po koqe gomari i thuaj. Ai duket qe eshte shpellar shqipfoles.

        Reply to this comment
      • Malsori May 29, 00:33

        Sa bukur ja ke thënë, të lumtë mëndja, goja dhe pena qe e ke shkruar.

        Reply to this comment
    • antifashisti May 17, 17:45

      @ Jam Sh…,
      Sipas komentit qe ke bere, tregon qarte se je QYLS, dmth. nje pasardhes Ballist tipik sahanlepires i Nazi-Fashizmit.
      VF-LP

      Reply to this comment
    • hoxha arben May 19, 20:18

      Te ardhmen e Shqiperise dhe vendeve te tjera te rajonit edhe me pare edhe tani i percaktojne fuqite e medha boterore sipas interesave te tyre gjeostrategjike

      Reply to this comment
    • Ermal berati May 29, 00:18

      Nga e nxjerr kete konkluzion se ne keto dokumenta del se bali ka qene organizate koloborcioniste.

      Reply to this comment
  2. kevin May 17, 16:28

    Vemjet komuniste

    Reply to this comment
  3. antifashisti May 17, 17:52

    @ Jam Sh…, (renacak je)
    Sipas komentit qe ke bere, tregon qarte se je QYLS, dmth. nje pasardhes Ballist tipik sahanlepires i Nazi-Fashizmit.

    VF-LP

    Reply to this comment
  4. TIRONA May 17, 20:32

    Je mut jo shqiptar, italia kishte plan te sillte mbi 6 milion italiane kolonizatore ,do te shuhej emeri i shqiptarit,do te ishte vetem skllav.

    Reply to this comment
  5. demo May 18, 00:03

    Perendia nuk t`i jep te gjitha.
    Kur nuk te jep kulture dhe inteligjence,te jep me shumice maskarallek dhe paturpesi per te genjyer..Edhe autorin e kesaj permbledhje te historise se PPSH e ka bere dallkauk,qe nuk e ka marre vesh akoma se Italine fashiste e priten me pushke zogiste,nacionaliste pa parti,qe ne Durres u printe Abas Kupi.Nje gje kane te perbashket:Asnje prej tyre ishte komunist.
    Akti me i turpshem i tradhtise gjate luftes dyte bot,.ishte themelimi i partise komuniste nga dy bandite serbo-malazexz,vetem per te ndezur ne shqiperi vllavrasjen,qe Kosova dhe Maqedonia t`i riktheheshin Serbise.

    Reply to this comment
  6. demo May 18, 08:18

    Jam shqiptar,pershendetje!Ke thene ne pak fjale ate qe menxyra e zeze e enverizmit nuk deshiron ta degjoje.
    Balli kombetar ishin baballaret e Kombit,Ata qe formuan shtetin shqiptar me Ismail Qemalin..Balli kombetar punoi per nje Shqiperi Evropiane,me angloamerikanet,jo me serbet,greket ,ruset,armiqte tradicionale te popullit shqiptar, me te cilet e lidhi enver hoxha.

    Reply to this comment
  7. MH May 18, 12:35

    Jam Shqiptar!

    Ti qe je shqiptare,po te kishe nji cike mend ne rrashte te kres se qenke byk me tru.Sot,mbas 70 e kusur vitesh nuk duhet te shpertheshe me kaq naivitet sikur dicka joshe e din.Sepse mbi historine jane dhane aq shume mendime dhe vlersime sa ti me cfare deklaron tregon veten nji rrote gomar ballisti pa kandar.E mos i thuej ma vetes qe jam shqiptare.Ma shume sec je shqipkar.

    Reply to this comment
  8. Lili May 21, 23:55

    Deshtet s’deshtet ne boten shqiptare ka komuniste e antikomuniste. Edhe Shqiperia me nje kemb qofte komuniste,qofte balliste apo zogiste,nuk mundet me eç! Pra duhet te punohet qe te eçim me dy kemb ,o njereze per hir te gjeneratave qe vin. Pra duhet te punohet qe komunistet te pranojne disa gjera Edhe ballistozogiste disa gjera…
    Mjaft me me lufta te kota qe vetem vazhdojne percarje dhimbje e regress per shoqerine shqiptare.

    Reply to this comment
  9. Anti FB May 22, 14:20

    Rruga e ndershme e ballit do ishte te luftonte kunder okupimit-fashizmit dhe nazimit.Me vone te bente popullin per vehte dhe te merrte pushtetin. duke shmangur ne te njejten kohe vendosjen e komunizmit ne Shqiperi. Po pse se beri kete? Le te pergjigjen komentuesit qe mbrojne ballin dhe bashkepunetoret e okupimit fashist. Do kishin shpetuar nga diktatura komuniste e Enverit ne te njejten kohe nuk do ishim ne keto situatat e sotme ku nuk po merret vesh kur ky popull do gjeje qetesi e prosperitet.

    Reply to this comment
    • Krojet Tona May 26, 01:57

      NE REVOLUCIONARËT DHE REVOLUCIONARET,
      DO TË ISHIM SHUMË TË PAKËNAQUR;
      -NËSE HORRAT DHE HORRET POLITKË,
      DHE JO POLITIKË, (ME NDER JUSH),-TË DHJE-TOKRACICË, KAPITALISTE, DO TA DONIN DHE NDERONIN, GJENIUN, ENVER!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*