Marrëveshja favorizon opozitën dhe penalizon të majtën!

May 23, 2017 10:52

Marrëveshja favorizon opozitën dhe penalizon të majtën!

 

Me marrëveshjen e arritur,
Lulit i ka ardhur dita,
se ndënë siglën e tij,
do futet gjithë opozita.

Se Luli është budalla,
tani asnjë s’mund ta thotë,
se kampi i opozitës,
nuk do humbasë asnjë votë.

Ndërsa për partitë e majta,
keq kulaçi u gatua,
mijëra vota do humbasin,
do të shkojnë në përrua!

Të gjitha partitë e majta,
shumë keq do penalizohen,
gjithë ato që quhen bishta,
për vota s’do numurohen.

Asnjë s’do ndihmojë formula,
keq do shkruhet historia,
shumë do humbi socialistja,
dhe më shumë LSI-ja!.

Socialistja e pushtetit,
që katër vjet dot s’i mbushi,
të paktën nja shtatmijë vota,
do humbasi dhe nga Blushi!.

Ndryshe do të ishte puna,
me LSI kualicion,
po Petriti-si Petriti,
Ramës i bëri presion!.

Sëbashku me Tim Idrizin,
nuk i matën fjalët mirë,
Ramës i bënë presion,
në kohën më té véshtirë!

Ndaj shkuan punët kështu,
ndaj kështu u vu qeleshja,
pa presionin e Vasilit,
ndryshe do të qe marrveshja!.

Njëzet e pesë Qershori,
do jetë e vështirë si ditë,
Rama po s’fitoi i vetëm,
do të shkoi në opozitë!.

May 23, 2017 10:52
Komento

13 Komente

  1. rapsodi popullor May 23, 12:02

    Por mos na u merzit mor shoku Duk,
    Se kjo “e majta”, po le njerez pa buk,
    Ja, ka 4 vjet ne qeveri, ne pushtet
    me 88 deputete, me hyqem si di vet,
    me gjithe bashkite, me gjithcka ne dore,
    e ka “kenaqur” mire kete popull te gjore,
    ja ka ulur breket si asnjehere tjeter
    duke na kujtuar Komunizmin e vjeter
    ku ishe der dje ti shoku Arben?
    qe nuk e ke pa kete pushtet legen?
    Ku e sheh “te majten” ti mor lanet?
    keta “te majte” miliarder komplet!
    Me “pasuri nga gruaja” te gjithe njesoj,
    hajdute me damke, katran me boj.
    Kjo “e majta” jote qe ti Duk ke hall,
    Popullit po i sjell mendjen verdall,
    mesuesi anglishtes drejtonte Ekonomi,
    Mrika striptiste Komandante ne ushtri,
    Nji maloke drejtonte Arsimin ketu,
    Shendetesine, nje Beqo mendje Hu,
    E mbi ta te gjithe, Edi Rama i Pare,
    Qe do ta beje popullin-Te haje dhe Bar.
    Ne ke mall per Barin, Rama ta garanton,
    po nuk theu qafen sa nuk eshte von.

    Reply to this comment
    • Realisti May 23, 15:24

      Eo eeee, se e ndriten ata para ktyre dhe qe pretendojne te vijne prape ne pushtet ! Te gjithe ju qe ankoheni nga kjo qeveri, jeni ata tipat parazite e dembele te kohes se Berishes, qe ishit mesuar, vetem me cu dy gishtat ose me vu nje beze te partise ne xham makines e mos me punu,mos me pagu drita e taksa, po harrojeni ate kohe, se nuk vjen sa te jete jeta. Sorry, parazit !

      Reply to this comment
      • " 1984 " May 23, 22:19

        ti do jesh realist vetem kur shikon veten ne pasqyre dhe thua “sa torollak qe eshte ky perballe meje ”
        nejse , kur iken ndonjeher nga pushteti ata te qeverise tjeter qe nuk do ti ?? kur iku koha e Berishes apo vete Berisha ??
        kete na e spjegon dot ti dhe gjithe ju rrrrrrrrrrrrrrrilindasit ??

        Reply to this comment
    • korçari May 24, 09:55

      Z.Duka sikur “ke harruar” te permendesh Like floririn pasi ti e di se Petrit Vasili merr leje tek Likja dhe per te berre pipin apo te ka sponsorizuar dhe doemos nuk te ben dora te shkruash te verteten,por mos u merzit pasi çdo gje e ka nje çmim besoj se ky tendi ka qene i kenaqshem

      Reply to this comment
    • Beni May 24, 12:32

      Per cilen te majte ke fjalen o duk??? Se me edi mashtruesin ne krye te ps nuk ka me ps. Dhe kush ia paska fajin per percarjen qe vete ai e mbolli me marreveshjen me.lulin e salen???

      Reply to this comment
    • Labce May 24, 12:37

      Beno, po pse sakteson se kush e gatoi kulacin keq? Jot’eme? Apo edi? Po thuaje pra qe e beri edi me duart e veta se do qe ta kete gjithe pushtetin per vete. Mire hoqi lsi po partit e tjera aleate per ca arsye si afroi? Sepse seshte i majte, eshte tradhetar dhe jo vetem qe i shiti te maktet te sala dhe luli dhe likja por tani kerkon edhe ta kete gjithe pushtetin per vete.

      Reply to this comment
  2. tomsojeri May 23, 14:56

    Si ta quajm i dashur poet ??? Tragjedi ,tradheti cburreri ,shkerdhatesi , ??????? Po doli opozit te shkoj atje ne gop te semes e as atje ka vend, bashk me ata qe i krefen e krefin bishtin !Ke ndegjuar ti ndonjeher qe Amerika ti jap dor e emer cfardo lloj pjelle qe quhet e majt pavaresisht se kush e perfaqeson ?? Nese del opozit ateher esht telendia me e madhe,turpi me i madh dhe e dhjera me e madhe qe i behet ktij populli qe ushqehet e ritet vetem me tradhti, e sdua te vazhdoj me tutje, por ti le per te fundit her fjalet mbas 25 Qershorit !……”Skeni par gje akoma” thosh ky e tjetri dje, “do ket surpriza” Yttt fole radioaktive antishqiptare kelyshesh Djalli ,fara me e keqe e ter historis ,……….

    Reply to this comment
  3. Tano May 23, 16:55

    Shume bukur rapsodi popullor.

    Reply to this comment
  4. info analitike May 23, 18:01

    Ka te drejte bejtexhiu, fajin e ka LSI dhe PDIU jo partia meme. Te keqen e mendjes te keqen! Ketij po qe i thone kamikaz.

    Reply to this comment
  5. anticensurë25642654 May 24, 09:56

    o beno o patrioti tim,lab si unë!!
    më duket se po zë vëndin që kishte braçja para 13ës!?
    më duket se po lëshon ndonjë kritikë,ndoshta është shfryrje e dufit,dhe më pas rifillon me proagandën në krah të palloshit të tironës?!
    njeriu zhgënjehet shpesh në jetë,por këto 26 vitet e fundit janë aq të shumta sa vështirë se përballohen!!e kam fjalën për vete!!
    po bie posht beno!!më vjen keq për ty!!

    Reply to this comment
  6. tomsojeri May 24, 13:21

    me gjith respektin anticensur, se lab jemi shoh ,por kjo natyr e jon,kurr ne histori nuk i beri keq ktij kombi e kurr nuk e tradhetoi ! I ndjejm ashtu sic duken e i themi sic i ndjejm e kjo nuk ul aspak kte njeri te madh qe flet me dhimbjen e zhgenjimin ton ! Ska gje makar te jemi ne gabim por si mundet tu besosh ksaj tufe banditesh,tju japesh edhe pushtet e te mendosh se do ket vetting ? Na luajten ne tepsi ata ,kta dhe ky palloshi me duket e spo dim kujt tju besojm ma tani ! Un shof nje “uturak” ku te ter aty shkarkojn ate mut (me fal per banalitetin) . Jemi corjentu e spo dallojm dot ngjyra ma ! Kam frik se ktij 27 vjecari do i shtohet edhe nje 4 vjecar tjeter e do “mbyllet me nder” kjo pun ne kuriz te ktij mender populli……

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 May 24, 15:57

      tomo
      jam dakord me ty se natyra e egër e labit,si e përshkruan në mënyrë të përsosur aristidh kola,i ndan gjërat shpejt e shpejt!!natyrë gjuetari,por që dhe bën gabime!!një nga ato është kjo që unë po i përmënd ben dukës!!
      kohë më parë në një sherr idiot që pata i thash personit me të cilin e pata atë sherr”mos u mundo të mbrosh dikë para meje”!!arsyeja është se në rastet kur unë e kam për zëmër personin!?duhet të rrjedhë shumë ujë i trubullt për të më turbulluar mua!!
      kjo për ben dukën!!
      sa për 4 vjeçarin pas 27tëve nuk jam dakord!!
      kështu kanë kaluar 4 vjeçarët,tomo,njëri pas tjetrit!dhe do të na duhet të shpresojmë në 4 të tjerat pas atyre 31tave,dhe 4 të tjera pas atyre të 35stave!!
      tomo unë nuk kam kohë të pres dhe 4 vite pa vdekjes,prandaj atë që kam e them tashti!
      thjesht që të mos humb rastin dhe për të mos më zënë fytin,për të mos më mbytur!!
      sot nga beni nuk duhet të bëhet thirrje për të fituar ajo që beni e quan të majtë(nuk egziston),por duhet bërë thirrje për të dënuar politikën!atë politikë që na ka dënuar me rrjepje 27 vjeçare!!
      votë të bardhë tomo,VOTË TË BARDHË!
      meriton politika e jonë,sido që ta ketë emrin, e majtë a e djathë,e lartme a e poshtme,e pasme a e parë!!

      Reply to this comment
  7. kris 1 May 24, 17:08

    Rama shikon uturak dhe i duket tepsi

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*