“Marrëveshja Maqedoni-Greqi, hap i madh për gjithë Ballkanin”

June 19, 2018 11:39

“Marrëveshja Maqedoni-Greqi, hap i madh për gjithë Ballkanin”

Analisti politik, Daniel Server, ka vlerësuar se marrëveshja mes Maqedonisë dhe Greqisë nuk mund të shihet si një hap i madh vetëm përkundrejt dy vendeve në fjalë, pasi edhe Ballkani mund të përftojë mjaft të mira.

Server tha se nëse marrëveshja kalon në dy parlamentet dhe në referendumin në Maqedoni, “kjo do ta përmirësojë stabilitetin dhe do ta bëjë rajonin më atraktiv për investitorët e huaj”.

Ai theksoi se mbeten edhe dy çështje të rëndësishme sa i takon luftës dhe paqes së Ballkanit.

  • Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës
  • Përpjekjet që të krijohet shtet funksional në Bosnje.

Daniel Server është profesor në universitetin ”Xhon Hopkins” në Uashington.

Ai është ish-përfaqësuesi amerikan në Bosnje në rolin e ndërmjetësuesit ndërmjet kroatëve dhe boshnjakëve në bisedimet për Marrëveshjen Paqësore të Dejtonit.

s.a/dita

June 19, 2018 11:39
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*