Marrëveshja Maqedoni-Greqi, Mogherini: Ditë historike!

June 17, 2018 18:49

Marrëveshja Maqedoni-Greqi, Mogherini: Ditë historike!

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini e ka cilësuar marrëveshjen për emrin e ri të Maqedonisë si “një ditë historike për të dyja vendet”, por edhe për Bashkimin Europian dhe Ballkanin.

Si pjesëmarrëse në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, ajo tha se shumë njerëz ishin skeptikë rreth arritjes së saj.

Ndryshe nga skeptikët, kryeministrat dhe ministrat e Jashtëm të Maqedonisë, sikurse shprehet ajo, kanë punuar me përkushtim për t’ia arritur kësaj dite.

“Të dyja palët na bënë krenarë, ne, europianëve me fito-fito zgjidhjen që ata nënshkruan. Shpresoj se kjo do të jetë një frymëzim për shumë njerëz në rajon që të marrin hapa të guximshëm, si dhe për të gjithë Evropën. Kjo marrëveshje i ka treguar Europës dhe botës se çdo problem mund të zgjidhet përmes dialogut dhe lidershipit”, tha Mogherini.

Ajo shtoi se Bashkimi Europian do t’i qëndrojë “mbi kokë” zbatimit të marrëveshjes.

s.a/dita

June 17, 2018 18:49
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*