Marrëveshja me FMN ‘tundon’ opozitën që të rikthehet në Kuvend

March 31, 2014 19:02

Marrëveshja me FMN  ‘tundon’ opozitën që të rikthehet në Kuvend

Opozita pritet të rikthehet në Parlament. Marrëveshja e qeverisë me Fondin Monetar Ndërkombëtar që do të diskutohet të enjten në rend dite ka qenë arsyeja që  ka ‘tunduar’ Partinë Demokratike që të jetë e pranishme në Parlament.

Sipas kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e marrëveshja e qeverisë me FMN është një auto-demaskim në përmasa të mëdha i falsitetit dhe gënjeshtrave të saj elektorale dhe paselektorale për ekonominë.

Kreu i opozitës tha se “ne kemi për detyrë ta ndalojmë këtë bishtim dhe do ta bëjmë këtë duke nisur nga e enjtja në Kuvend dhe duke e shtrirë anembanë vendit”.

“Kjo është beteja jetike për mbarë shqiptarët që nis dhe do të vazhdojë pa ndalim”, deklaroi kreu i PD, Lulzim Basha.

Sipas Partisë Demokratike të dhënat zyrtare tregojnë shifra alarmante për ekonominë përsa i përket mbledhjes së të ardhurave.

***

Nga ana tjetër Partia Socialiste reagoi ndaj deklaratave të opozitës, se shifrat e ekonomisë në vend janë alarmante. Në një deklaratë për mediat, përfaqësuesi i PS, Ervin Bushati akuzoi Partinë Demokratike se ishte ajo, që gjatë 8 viteve në pushtet, e futi vendin në krizën më të thellë ekonomike.

“Edhe sot dëgjuam nga Partia Demokratike të njëjtin refren, se ekonomia nuk po ecën në drejtimin e duhur. Ata që për tetë vjet qeverisën duke e zhytur ekonominë në krizë janë përgjegjësit, ndaj dhe të fundit që duhet të flasin”, deklaroi Bushati.

Sipas tij, krerët e opozitës përpiqen të mbjellin pasiguri duke thëne çdo ditë të pavërteta, ndërkohë që realiteti është ndryshe.

“Është e vërtetë që qeveria e Partia Demokratike e futi ekonominë në krizë, por qeveria e re po jep siguri për rritje ekonomike. Taksa e ndershme ka rritur rrogat për 97% të shqiptarëve. Është hequr taksa e biznesit të vogël dhe është ulur tatimi për fitimin e biznesit të vogël. Ndërsa biznesi i madh po ndjen një klimë të re partneriteti me qeverinë”, theksoi Bushati.

Më tej ai ka theksuar se, pas tetë vjet qëndrimi në vend numëro, procesi i legalizimeve ka filluar, me qeverinë e majtë që ka mbajtur një tjetër premtim të rëndësishëm.

 

March 31, 2014 19:02
Komento

4 Komente

  1. shefi March 31, 20:02

    perfaqesuesi i PS ervin bushati akuzoi partine demokratike se eshte ajo qe gjate 8 viteve ne pushtet e futi vendin ne krize te thelle? cfare masash keni mare ju zoti bushati per te gjetur fajtoret? kush jane emrat e ketyre njerezve dhe kush eshte denuar per kete? perse duhet te meret borxh nga FMN kur shume bukur mund tu sekuestrohen ketyre njerezve parate qe kane vjedhur? kur ju te dilni dhe te flisni duke kthyer pergjigje ketyre pyetjeve atehere do te thote se po punoni, sepse deri me tani jeni mare vetem me konstatime.

    Reply to this comment
    • Edi April 1, 09:22

      Shume e sakte. Pergjegjesit dueht te marrin ate qe meritojne: burg dhe demshperblim ndaj taksapaguesit.

      Ka plot mangesi dhe neglizhenca qe na kane sjelle vetem deme, qe gjithone i bie t’i paguajme ne. Gjemb ne kembe nuk u hyn ketyre si djathtas, majtas, LSI, etj.

      Reply to this comment
  2. andrea April 1, 07:42

    E si mund te rrine pa shkuar ne parlament? Duhet te kontrolljne nga afer nese ka akoma te
    <>, nga ku mund te xhvasin ndonje thele te majme….

    Reply to this comment
  3. hosteni April 1, 11:37

    bushati kujton se do rrije edhe ai 8 vjet ne pozite,,,,,,,,,,,harron qe koha iken edhe premtimet e bera nga edi jane 0,1 % duke e krahasuar me kohen e shpellarit eshte 1 arritje per qeverine e bushatit,,,,,,,,,,,,,!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*