Marrëveshja me Greqinë/ Beqir Meta: Nuk është reciproke. Duka: Jo disa vendvarrime…

January 27, 2018 20:28

Marrëveshja me Greqinë/ Beqir Meta: Nuk është reciproke. Duka: Jo disa vendvarrime…

Historiani Beqir Meta ka folur për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Greqisë për varrezat e ushtarëve grekë.

Sipas tij nuk po ndiqet asnjë parim reciprok për këto varre të ushtarëve grek që Greqia i paraqet si çështje humane, nuk është se grekët po kërkojnë t’i marrin në Greqi, por kërkojnë që t’i bëjnë qendra pelegrinazhi në Shqipëri.

“Kjo shkakton problem tek shqiptaret pasi kjo mund te stimuloj një vale nacionaliste duke pasur parasysh propagandën greke. Ndërkohë nga ana tjetër nuk shohim qe te hiqet ligji i luftës. Pra nuk po ndiqet asnjë parim human reciprok. Ne e dimë qe ne Çamëri qe sot është territor grek ka jetuar një popullsi shqiptare dhe ku u kryen krime dhe masakra te shumta ku rreth 2 mije vetë u vranë dhe nuk kane asnjë varr dhe Greqia nuk lejon asnjë varr dhe nuk lejon pasardhësit e tyre që të shkojnë të vizitojnë varret e tyre‘, tha Meta.

Ndërsa historiania Valentina Duka ka theksuar se e ka të vështirë se sa është ruajtur kjo marrëdhënie, pasi nuk e di se çfarë është diskutuar në Korçë.

“Ata ushtarë që janë vrarë në atë luftë të ashpër italo-greke në tokën shqiptare duhen respektuar. Ata ishin viktima të një lufte të ashpër të lindur nga fashizmi dhe që ushtria greke iu përgjigj në ofensiv në territoret shqiptare prandaj dhjetëra e mijëra viktima grekë dhe italian ndodhen në malet, në fushat edh në luginat lumore të Shqipërisë.

Ata ushtarë janë vrarë në luftë dhe ata duhet të kenë një varr, sigurisht ishin të gjitha opsionet edhe ai italian që eshtrat e atyre ushtarëve mund të ishin tërhequr në vendet respektive, siç i morën italianët edhe grekët mund t’i kishin marrë në vendin e tyre, por ne kemi eksperienca që ne kemi varre dhe në Shqipëri.

Siç kemi të ushtarëve francezë të rënë gjatë Luftës së Parë Botërore, siç kemi varrezat e parkut të liqenit të ushtarëve gjermanë, prandaj nuk e shoh ndonjë çudi të madhe që në Shqipëri të ketë një varre për këta ushtarë që ranë për Greqinë në territorin shqiptar“, tha Duka.(TemA TV)

January 27, 2018 20:28
Komento

7 Komente

  1. Izeti January 27, 20:56

    Keta.te dy jane mender historiane. Sa poshte kemi rene si komb. Turp,,,,,

    Reply to this comment
    • Arkivisti Ferit January 28, 14:20

      Epo kjo pune. Jane historiane dhe komentojne politikisht dhe emocionalisht, por aspak shkencerisht si studiues qe pretendojne se jane. Jane zero me xhufka.

      Reply to this comment
  2. Dodona mbi Tomorr January 27, 21:02

    Tashti u zgjuat ju Duket e Metet!Po j marreveshja e detit me Greqine e ndersjellte ishte?Si nuk e hapet gojen atehere?Tashti gjerat po thuhen para se te neneshkruhen , po behen te njohura : atehere u bne fakt i kryer pastaj u, muar vesh c’kishte ndodhur.

    Reply to this comment
  3. Dodona mbi Tomorr January 27, 21:03

    Tashti u zgjuat ju Duket e Metet!Po j marreveshja e detit me Greqine e ndersjellte ishte?Si nuk e hapet gojen atehere?Tashti gjerat po thuhen para se te neneshkruhen , po behen te njohura : atehere u bene fakt i kryer pastaj u, muar vesh c’kishte ndodhur.

    Reply to this comment
  4. Gjon Leka January 27, 21:51

    Mjerë ne e mjerë vatani, të mbetur në duart e këtij lloj historiani. Këta hanë bukën e Shqipërisë dhe bëjnë duvanë e Greqisë! Flasin sikur Shqipëria dhe Greqia të jenë në muaj mjalti e sikur historia midis tyre të ishte shuar. Na mbyti fukarallëku e madkarallëku. Fajin e kemi vetë. Ô balo, të hëngërt tënja, se e ke të keq en brëna!

    Reply to this comment
  5. Pellazgos January 28, 21:10

    O Izet.
    Mire do ishte qe mos te quheshe Izet,te kishe nje Bese me “Kastriotin” tend,te quheshe Epirote sic e deklaronte veten e Tij si Prijesi i Epirit.
    Por qe te kesh “frike” apo turp te respektosh “veten” kjo eshte me e pakta hipokriz
    Ne vend qe te thuash qe te respektojne te tjeret si shtet qe nga 1912ta ty po thua sa “poshte” kemi rene.
    Mjere ne me ju qe e konsideroni veten “pasarrdhes” te Ilyreve,Epiroteve.
    Camet myslimane ne Thesproti ose kane qene Epirote Orthodhoks dhe jane kthyer me dhune myslimane nga Osmanet ose jane Osmanllinje te ardhur,ndryshe a mund te na shpjegosh ty “historian” zoti Meta?
    Camet e vetequajture keshtu del qe kane qene shtetas Osmane dhe nuk kane asgje te perbashket me “shqiperine”.
    Shteti shqipetare eshte i krijuar ne nje zone me civilizim dhe identitet Greke nga Fuqite perendimore dhe si i tille ka misione te tjera pervec Identitetetit dhe historise se Tij.

    Reply to this comment
  6. Dhimbia e madhe Popull January 29, 02:57

    Me vjen keq qe ne kete problem shume te qarte, njeri i bie gozhdes tjetri Patkoit. Prere duhet thene.Skane pune greket me voreza ne shqiperi. Ata gjithnje kane ardhur si pushtues ne trojet tona. Ndiese atyre te reneve se ushtare kane qene, po duhet t’u prehen eshterat ne atdheun e tyre. Pushtuesve,nuk behet nderime!
    Ne ato vende duhet vendosur pllakata dokumentare po.qe historia te flase per ato luftera grabitqare nga te dy ato ushteri. Gjjykoni drejt, zoterinj historiane.

    Dhimbie e madhe popull.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*