Marrëveshja me Greqinë, Bushati: Ka rezistencë politike nga të dyja anët

July 10, 2018 15:07

Marrëveshja me Greqinë, Bushati: Ka rezistencë politike nga të dyja anët

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka folur nga Londa për takimin mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij grek Alexis Tsipras.

Ai theksoi se ky takim është një mundësi e artë, për të përcaktuar linjat e drejtimit që duhen dhënë në procesin e marrëveshjes për kufirin detar.

“Ne kemi bërë hapa të qëndrueshëm përpara përsa i përket bisedimeve për një marrëveshje të re për kufizimin e zonave detare; një marrëveshje e re që do të udhëhiqet nga parimet e të drejtës ndërkombëtare publike, në fushën e detit, por mbi të gjitha një marrëveshje e re e cila do të ishte e drejtë dhe e zbatueshme për dy vendet tona.

Nuk është një proces i lehtë, ka rezistencë politike në të dyja anët, qoftë në Shqipëri ashtu dhe në Greqi, por besojmë se me vendosmëri dhe vullnet politik të qartë ne në një të ardhme të afërt do të kemi produktet konkrete, qoftë për këtë marrëveshje ashtu dhe për pjesën tjetër që përbëjnë elementët e paketës që ne po diskutojmë me Greqinë”, tha Bushati.

Ai vijoi të thoshte se ajo çka përbën rëndësi në të tashmen është cilësia e punës së grupeve dhe e vetë procesit.

“Është folur shpesh për afate, u përcaktua pranvera, fillimi i verës, vera, vjeshta…Afatet janë shumë të rëndësishme sepse janë një mundësi për të mbajtur të motivuar ekipet respektive që punojnë dita ditës për të gjitha marrëveshjet që janë në tryezë, por është më e rëndësishme në këtë moment që flasim, cilësia e punës dhe cilësia e këtij procesi.”

Bushati e përmbylli duke thënë se nuk duhet humbur kohë në këtë proces, pasi po flitet për një problematikë mbi 70-vjeçare, e cila është e stërnjohur tashmë.

s.a/dita

July 10, 2018 15:07
Komento

3 Komente

  1. Doni i Qetë July 10, 16:48

    Sa i pavlerë duket njeriu kur detyrohet të thotë ‘fluturon gomari’ vetëm se ashtu i thotë shefi që është kërriç gomari! Po mirë Greqia, se ka probleme me Maqedoninë e do të mbylli ato më parë, po ne ku e gjetëm rezistencën politike? Pse s’e kemi pranuar asnjëherë më parë, po e nxjerrim tani si así nën mëngë?! Dhe me tej, afatet qenkan me rëndësi, po më shumë na intereson cilësia e bisedimeve. Kujt do t’ia mbushi mendjen me këto dacibao ky karagjozi? Pse mundohen ta justifikojnë çdo gjë, aq sa katandisen mjeranë të pështirë?! Marrëveshjen nga mot e nënshkruajnë këta, mundësisht pas zgjedhjeve, se u di trapi!

    Reply to this comment
  2. cuf dabjoni July 10, 18:08

    Kaq e turpeshme eshte kjo “marreveshje” qe nuk na I shpjegon kush, veçse me rrafje uji ne havan.
    Do te mjaftonte nje Harte e zones, me vijen e derisotme, Vijen “Berisha” dhe kete “Rama”. Krahas tyre dhe normat nderkombetare me nje qendrim kritik.
    Deri me sot nder te tjera sherri me greket ka sfond fetar dhe besoj dhe me nxites me pagese, por ne se rezulton qe keni shitur interest shqiptare ky sherr do jete I perjetshem dhe “I qendrueshem”.

    Reply to this comment
    • KORÇARI July 10, 20:32

      Llogjike që s’del gjë në shesh, as nga Grekët pasi këta tanët mund të kenë lënë në fuqi marrëveshjen e SHPELLARIT SALI, DHE BYTHSHKALLMUARIT LULUSH. Megjithëse për Bushatin kam rrespekt , sepse është njeri i shkolluar dhe DIPLLOMAT NË GJITHË KUPTIMIN E FJALËS, megjithatë besoj se kësaj rradhe e KA DHJERË MUHABETIN.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*