Bushati flet për paktin me Greqinë: Do kemi marrëveshjen që dëshirojmë

March 20, 2018 14:17

Bushati flet për paktin me Greqinë: Do kemi marrëveshjen që dëshirojmë

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati ka komentuar sot vendimin e Presidentit Ilir Meta i cili i dha atij autorizimin dhe plotfuqishmërinë për negociatat me Greqinë. Për ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, autorizimi i dhënë nga presidenti Ilir Meta sjell një fazë të re të marrëdhënieve me Greqinë, teksa tha se do të vijohet me plotfuqishmërinë sa më shpejt.

Prononcimi i plotë i ministrit Bushati:

Presidenti dha dje autorizimin për vazhdimin e negociatave me Greqinë. A mund të na zbuloni konkretisht çfarë përmban ky autorizim, dhe si do të vijojë ky proces në prill?

-Presidenti i Republikës ka dhënë autorizimin që më krijon mua mundësinë si ministër i Jashtëm në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit plotfuqishmëri për fillimin e bisedimeve me Greqinë me synimin për të arritur një marrëveshje të re përsa i përket delimitimit të zonave detare. Natyrisht që pa humbur kohë ne do të procedojmë me plotfuqishmërinë dhe shpresojmë shumë që për pak ditë apo javë të bëjmë dhe raundin e parë të diskutimeve teknike me palën greke, bazuar mbi një proces pune voluminoz dhe një punë parapërgatitore që ka ndodhur gjatë katër viteve. Jemi shumë të vendosur për të shkuar drejt një marrëveshje sa më të drejtë, sa më të ndershme për të mos përsëritur asnjë nga gabimet e 2009, dhe natyrisht për të respektuar normat ndërkombëtare, të aplikueshme dhe detyrueshme për Shqipërinë dhe Greqinë, vendimmarrjen e gjykatës Kushtetuese, e cila ofron një blueprint për atë se çfarë nuk duhet të bëjmë duke pasur parasysh praktikën e hidhur të 2009. Legjislacionin e brendshëm shqiptar, dhe ne besojmë dhe jemi të motivuar për të shkuar drejt një marrëveshjeje, e cila do të jetë një marrëveshje e drejtë, e ndershme, më e mirë nuk diskutohet se marrëveshja e 2009 dhe në fund të ditës urojmë që të kemi një marrëveshje që do të jetë e zbatueshme, sepse siç vërteton praktika është e rëndësishme që përmes një procesi të ndershëm të shkojmë drejt një marrëveshje që është e zbatueshme për të dyja palët, dhe të dyja palët duhet të dalin nga ky proces me ndjesinë që kanë negociuar një marrëveshje të drejtë për ta.

Zoti ministër, kishte klauzola kushtëzuese autorizimi i presidentit?

– Autorizimi i presidentit është i bazuar në legjislacionin shqiptar. Natyrisht gjatë kësaj periudhe kohore kemi pasur konsultime, komunikime dhe ndërveprime me Presidentin e Republikës dhe institucione të tjera. Për të gjitha çështjet që Presidenti i Republikës ka shtruar, tani ka një material shtesë voluminoz dhe falë këtij ndërveprimi, që është një material mjaft i mirë orientues për grupin negociator.

Zoti ministër, sa parashikohet të zgjasin negociatat?

– E rëndësishme është që në planin teknik këto negociata po fillojnë dhe Shqipëria po shkon drejt një marrëveshjeje të re, besoj se kjo është mjaft e rëndësishme duke pasur parasysh qëndrimet e palëve gjatë këtyre viteve, praktikën e 2009 që u hodh poshtë nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Kohëzgjatja e negociatave ka një rëndësi të dorës së dytë. Për ne rëndësi të dorës së parë ka produkti që do të dalë nga këto negociata duke pasur parasysh faktin se gjatë këtyre katër viteve kemi bërë një punë përgatitore, jemi konsultuar me ekspertizën e huaj, praktikën ndërkombëtare, vendimmarrjen e gjykatës kushtetuese për ta respektuar atë në përputhje me të drejtën vendase dhe kemi bërë disa bisedime eksploratore me palën greke. Nuk është se palët hyjnë në këto negociata me shumë të panjohura, dihet se ku janë defektet dhe çfarë duhet të përmirësojmë. Ne besojmë që pas këtij procesi të kemi atë marrëveshje që dëshirojmë.

Duket një atmosferë e re në marrëdhëniet me Greqinë zoti Ministër? Çfarë produkti do të sjellë takimi i kryeministrit Rama me Cipras në Tiranë, në muajin prill?

-Natyrisht që takimi në nivelin e kryeministrave janë të dobishme, dihet që kryeministrat kanë peshën kryesore politike përmes mandatimit që i bëjnë ekipeve respektive nga ministrat e jashtëm. Në fund të ditës çojnë përpara të gjithë procesin që ka rreth dy vite që ka nisur dhe ne shpresojmë që në radhë të parë të shtojmë produktet në marrëdhëniet mes dy vendeve tona dhe këto produkte më pas të konkretizohen përmes marrëveshjeve konkrete që mbështeten nga ana e dy kryeministrave. Shumë e rëndësishme që krahas çështjes së vulës apostile të vijojmë diskutimin dhe pak javë të kemi një tjetër produkt, siç është njohja e ndërsjelltë e patentave, sepse do të çlironte energji pozitive në marrëdhëniet mes dy vendeve tona dhe natyrisht që do të vijojnë dhe me çështje të tjera të paketës për të cilën ka një mirëkuptim për mënyrën se si duhet të veprohet, në mënyrë që në fund të këtij procesi qytetarët shqiptarë dhe ata grekë të kenë mundësi të prekin efektet praktike të kësaj faze të re të marrëdhënieve./tch

o.j/dita

March 20, 2018 14:17
Komento

7 Komente

  1. valentina March 20, 15:45

    Jo ore jo ate qe deshiron ti dhe partia juaj,por ate qe i perket Shqiperise me te drejten e zotit,perfundimi kur te permbyllet plotesisht do merni dhe miratimin nga Shqipetaret.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 March 20, 16:03

      a kujto se po të pjerdh kush mi valentina ty si shqiptare??
      këta e bënë pazarin me liken dhe shif kur të bëhen bashkë!!
      kjo puna e detit dhe e asaj që nuk e përmëndin si këta dhe gazekarët që si pyesin fare”“zgjerimi i detyrimeve për zonat minoritare,”
      se pala shqiptare është zotuar të zgjerojë si zonat minoritare, por edhe mënyrën e përcaktimin e statusit të zonës minoritare.”,”kuotave të punësimit në administratë, por edhe me përfaqësimin e tyre politik, si në nivel lokal, edhe me atë qendror.”,do të shkojë si e kanë parashikuar gërkët!
      këta janë vetëm masha e fazës së dytë të sulmit gërk!!këta janë kuislingët e rinj,oj val!!

      Reply to this comment
  2. info analitike March 20, 15:51

    E mbyllet pazarin me Liken? O burra tani shitni c’tu dale perpara!

    Reply to this comment
  3. JO varezave greke en Dragot March 20, 17:42

    Ne qofte se lejoni vareza greke ne kete marreveshje juve beheni bashkefirmetare te marrveshjes tradhetare qe nenshkroi Sali Berisha per te lejuar vareza greke ne token e shenjte shqiptare qe e kane lare me gjak te paret tane (duke perfshire gjakun e 200 hormoviteve te pafajshem qeTHERREN greket mua aty prane varezave qe doni tu jepni grekeve.
    Po ta beni kete kjo eshte nje tradheti kombetare dhe mallkimi i popullit tuaj do t’ju zeje sot e brez bas brezi.

    Reply to this comment
  4. JO varezave greke en Dragot March 20, 17:44

    Ne qofte se lejoni vareza greke ne kete marreveshje juve beheni bashkefirmetare te marrveshjes tradhetare qe nenshkroi Sali Berisha per te lejuar vareza greke ne token e shenjte shqiptare qe e kane lare me gjak te paret tane (duke perfshire gjakun e 200 hormoviteve te pafajshem qeTHERREN greket mua aty prane varezave qe doni tu jepni grekeve.
    Une nuk besoj ta beni kete, por ;po ta beni kjo do te ishte nje tradheti kombetare dhe mallkimi i popullit tuaj do t’ju zeje sot e brez bas brezi.

    Reply to this comment
  5. valentina March 20, 18:38

    Targa me Nr 25642654.AL .Jam shume dakord se keta politikane qe vetem te tille nuk qene dhe jane prej 27 vitesh nuk pjerdhin as per ty e as per mua dhe pjesen derrmuese te popullit te thjeshte dhe te ndershem,por kjo nuk do te thote qe ne te heshtim dhe te dorezohemi para ketyre maskarejve, ju mendoni se duke heshtur ndaj ketyre ndyresirave keta gjakpiresa si me magji nuk do vazhdojne te grabisin,vrasin,shesin vendin tek te huajt per karriken e pushtetit?keshtu qe per momentin e vetmja menyre per te shprehur pakenaqesite ndaj bandave qe kane drejtuar dhe drejtojne Shqiperine jane dhe keto komente deri kur te vije ora per tu ngritur kunder ketyre ndyresirave politikane ti dhe une e shume te tjere Shqipetare te ndershem te mos qendrojme pas tastjeres se kompjuterit por ti japim ate qe kane merituar prej kohesh,cdo qytetare i ketij vendi vec atyre qe kane shitur shpirtin dhe nderin per pak te mira materiale qe fatmiresisht jane nje pjese e vogel,Shqipetaret e dine fare mire se te gjithe politikanet majtas dhe djathtas qe jo vetem jane pjese e ketij skenari te peshtire mashtrimesh qe me ane te pushteteve krijuan skema dhe ligje per te grabitur dhe pervetesuar pasurite kombetare dhe private saqe te ben te mendosh se do kish qene me mire qe trazirat e 97_es te kishin vazhduar deri ne pastrimin e plote te ketyre te degjeneruareve politikane,A nuk do ishte e drejte qe Shqipetaret te huazonin parullen e popullit Ukrainas kunder shtetareve te tyre ku shpreheshin, ju na sollet korrupsionin, ne populli ju sjellim Revolucionin?

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 March 21, 07:56

      ” ju mendoni se duke heshtur ndaj ketyre ndyresirave keta gjakpiresa si me magji nuk do vazhdojne te grabisin,vrasin,shesin vendin tek te huajt per karriken e pushtetit?”
      vali mi copa e mishit që qeke xef kot!!
      nuk e kisha me të ofendu ty moj trutharë,por thjesht për të të thënë se kjo mënyrë si flet ti me, “kur te permbyllet plotesisht do merni dhe miratimin nga Shqipetaret.”,sllogane prej fushtash elektorale nuk i pjerdh kush!!
      mi debile kam tre muaj që shkruaj për ditë për këtë temë!është mirel dhe unë që nuk po rreshtim së foluri!!
      popullin si e kupton ti e pamë në demostratën sensibilizuese para kryeministrisë!!5 veta gjithësej!!populli,ti bashkë me të tjetër,jeni tuj fluturu me presh,sepse mendoni se ditën e fundit mund ta rregulloni punën,sepse “pa pyt popullin,nuk bohet gjo”!!
      e ke parasysh shpullën që hate kalamoni kur e çonin me mbush ujë me shtamë??
      po ta kujtoj shpejt e shpejt.
      baba i fuste ka nji shpull djelit sa herë e niste me shtamë për të mbush ujë në burim duke i thënë “ki kujdes se mos e thy shtamën”!një ditë e thy shtamën dhe ti tmerruar,për atë që mund të pësonte, kthehet në shpi e i thot babës “rrëshkita dhe mu thy shtama”.”shko e merr tjetrën për ta mbushur” i thotë baba!djali e pyt”po pse o bab,pa e thy më ke dhënë shpulla,sot nuk më jep asnjë?”.baba ja kthen-“duhet të kishe kujdes para se të thyhej,tashti ska vlerë,mor bir!çishte për të ndodhur ndodhi”!
      kjo mi val trëndelina!!
      lëre ’97ën!!
      nuk ngrihet kush!!populli nuk mësoi nga ’97,mi shpirt!!
      populli ka frikë nga ’97!!ka frikë ta përsërisë ’97ën!!
      ndryshe nga ajo që unë kujtova,se ne kemi guximin të kapim dhe armët për të mbrojtur të drejtat tona,ne e vërtetuam se ’97 nuk ishte gjë tjetër veçse në çmënduri shqiptare!asgjë më tepër!!
      populli nuk frymëzohet nga ’97a!!!
      POPULLI KA FRIKË NGA përsëritja e ’97ës!!!
      të kishte BOLE ky popull!?
      nuk do të kishte këndeza majë plehut si rama e berisha!!
      lëri populizmat e mutit,për politikanët!!
      ata i përdorin për të tallur hajdarin me njerëz si ti!!
      “ne populli ju sjellim Revolucionin?”
      ndryshe nga ukrainasit,ne nuk kemi bole për të dalë e për ti paralajmëruar këta pisat tanë!!
      val lëre fantazinë,por më shumë,lëre budallallëkun për diku tjetër!!
      pordhë syfyri si këto të tuat ka 9 vjet e gjysëm që lexoj!!kur vjen dita!?
      ju nuk egzistoni!!
      virtualizimi juaj RESETohet!!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*