“Marrëveshja me Iranin s’është ideale, por do ta mbrojmë atë”

May 16, 2018 17:48

“Marrëveshja me Iranin s’është ideale, por do ta mbrojmë atë”

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se mënyra më e mirë për të trajtuar shqetësimin ndërkombëtar në lidhje me rolin e Iranit në rajon dhe programit të raketave balistike është duke mbrojtur marrëveshjen bërthamore të 2015-s, edhe pas largimit të Shteteve të Bashkuara nga ajo.

Fuqitë europiane u zotuan të mbajnë gjallë marrëveshjen bërthamore të 2015-s edhe pa SHBA-të, dhe pranuan se do të angazhohen në garantimin e kërkesave të Teheranit.

“Kjo marrëveshje është çdo gjë tjetër përveç ideales, por Irani, sipas të gjithë dijenisë së autoriteteve ndërkombëtare, po respekton angazhimet e ndërmarra në marrëveshje” shtoi kancelarja gjermane.

Javën e kaluar, presidenti amerikan braktisi paktin të cilin e quan “marrëveshjen më të keqe të historisë” dhe rivendosi sanksionet ekonomike ndaj Iranit.

Në përgjigje të vendimit të Trump, Teherani deklaroi se kombi iranian do t’i rezistojë komploteve të SHBA-së.

s.a/dita

 

May 16, 2018 17:48
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*