“Marrëveshja me Lulin mban pak erë, nuk ka drejtësi po nuk u fut Saliu dhe Luli brenda”

May 23, 2017 09:09

“Marrëveshja me Lulin mban pak erë, nuk ka drejtësi po nuk u fut Saliu dhe Luli brenda”

Kryeministri Edi Rama është vendosur në shënjestër të ndjekësve të tij në “Facebook” që pas miratimit të vettingut nuk duken dhe aq të kënaqur.

Ata e kanë kritikuar kryeministrin për emrat që do të jenë në komisionet e vettingut, duke kërkuar edhe burg për ish-kryeministrin Sali Berisha. Ndërkaq edhe pse në orët e vona të natës Rama i është përgjigjur duke u shpjeguar se çfarë do të sjellë vettingu.

Ndërsa një prej komentuesve i shkruan se reforma në drejtësi do zbatohet tek ndonjë fshatar i shkretë, duke shkruar se kësaj i thonë pi raki Skrapari, e shpëlaje me dhallë, Rama i kërkon të mos e kthejë në muhabet rakije.

Ndersa nje komentues tjeter shkruan se kjo marrveshje mban ere dhe se drejtesia ne Shqiperi nuk mund te vihet po nuk u denuan Berisha dhe Basha.

REPLIKAT
Komentues 1: Politika i nderuar Zoti Kryeminister ka nje emer qe kultura ime nuk mund ta shprehi, po qe jam i sigurt qe ju e kuptoni, per arsyen se ju kam besuar aq shume si nje qytetare qe e do drejtesine do mundohem t’ju besoj, po ajo marreveshja me Lulin me bie pak ere (qofsha i gabuar)…nuk ka drejtësi ne Shqipëri po nuk u fut Saliu dhe Luli brenda.

Edi Rama: Artan, kulturën tende nuk e njoh dhe nuk e di sa e gjere është, por di te te them qe sot duhet te jesh një shqiptar i gëzuar për çka ka ndodhur, ndërsa dyert e burgjeve mor mik as i hapin e as i mbyllin partitë me marrëveshjet e tyre ne demokraci, po DREJTESIA! Dhe DREJTESIA qe s’pyet për partitë, lind me VETINGUN! Kështu qe mbase ky është një kontribut modest ne kulturën tende dhe sa për politiken, politika është një force negative kur përdoret për qëllime te këqija dhe një force pozitive e pazëvendësueshme kur përdoret për qëllime te mira! Natën Artan

Komentues 2: PD e ka votuar vettingun qe ne 22 korrik 2016 kur u miratuan ndryshimet kushtetuese. Sot u miratuan anëtarët e opozitës ne komisionet parlamentare “ad hoc”, te cilët me pas do zgjedhin sipas nje formule kushtetuese qe kerkon shume kohe, anetaret e Komisionit te Pavarur te Kualifikimit (12 anetare), dy Komisioneret Publike dhe Kolegjin e Apelimit (6 anetare), te cilët pasi te miratohen serish nga parlamenti ne seance plenare me 3/5, dhe pasi te sistemohen me zyra do nisin kontrollin e figurës së gjyqtarëve që do të zgjasë si procedurë kushtetuese deri në 9 vjet….

Edi Rama: Ervin Karamuco nese ky eshte teater sic thua zotrote, te siguroj qe fejsbuku nuk te bën regjizor dhe do te duhet te pranonim qe vete Bashkimi Europian është nje teater, por fatmiresisht nuk jemi te detyruar as ta mendojme e jo me ta pranojme kete, sepse e dine mire vendet qe kane kaluar nga rruga e kesaj reforme te thelle se vetem teater s’eshte kjo pune! Sa për 9 vjetet qe s’di ku i ke gjetur ti, po mbase e ke nga futbolli si numër, mos u mërzit se do llafosemi pas 9 muajsh bashke prape✌️

Komentues 3: D.m.th kjo marrëveshja paska qene qe Saliu ti shpëtojë drejtësisë pa te votoje vetingun.?!!! Nc, nc, nc, nc…….. Dhe ndërkombëtaret dakord patjetër?!!! Po populli?!!!!!! Apo çe deshe!!!!!

Edi Rama: Dmth kjo marrëveshja Aleksandër është qe ti te hapesh veshët e te dëgjosh cfare thuhet qe mos flasësh broçkulla! Sepse Vetingu mor zotëri qe i qan hallin popullit, ishte bllokuar pikërisht sepse Saliu dhe PD nuk kishin votuar pjesën e tyre te detyrimit kushtetues! Përndryshe për cfare u vonuam dhe sipas teje cfare duhet te bënim ne nese s’bënim këtë marrëveshje qe është fiks per te mirën e Shqipërisë e te popullit, jo per te shpëtuar ndokënd nga drejtësia… Dhe po te kujtoj Aleksandër, qe drejtësinë nuk e ben qeveria shyqyr Zotit se nuk jemi ne diktature, po e bëjnë gjykatat dhe prokuroria e pastruar nga Vetingu! Kuptove Aleksander?

Komentues 4: Tash s ju ka met ma kerkun ku me e zbatu ket reformen n drejtsi, veq te naj fshatar i shkret qe del shit naj shishe qumsht, a naj pul, a naj tuf majdanoz, se disa emna qe jan antar te ktyne komisioneve te famshme duhet me ken te akuzum jo akuzus. Ksaj i thojn pi raki skrapari, e shperlaje me lladh, ose laj M me Sh.

Edi Rama: Dardan, s’paske kuptue asgje miku im, sepse keto komisionet e famshme sic i quan ti, nuk jane gjykata qe do bejne akuza, po thjesht do perzgjedhin ekspertet nga lista e verifikuar prej Operacionit Nderkombetar te Monitorimit! Qe do te thote se rakine e Skraparit dhe ato lengjet e tjera nuk eshte mire t’i ngaterrosh me njera-tjetren e as ta kthesh ne muhabet rakie, nje moment historik per drejtesine si ky!

May 23, 2017 09:09
Komento

7 Komente

  1. Aliu nga Selenic May 23, 09:50

    Drejtesia po behet e pavarur.! Athere perse i kerkoni Edi Rames qe te futet Saliu dhe Luli ne Burg.?
    Investimi i perendimit po behet per nje drejtesi qe nuk i tregon gishtin askushe.
    Ne se pa filluar akoma e diktojme se c`frae te bej ajo atehere ne jemi te Gabuar.
    Drejtesia tashme nuk ka pune me qeverin. Organet kopetente i drejtohen asaje per gbjykim.

    Reply to this comment
  2. DibranBulqiza May 23, 11:14

    Pershendetje, “thone” qe ne Diber dhe Bulqiz ka mbi dy muaj qe po blihen vota! Ju nuk keni informacion? si mund te behet korigjimi?. Une uroj nje fushat te qet por te ndershme.

    Reply to this comment
  3. Bersant May 23, 12:32

    Aliu nga Selenica:Sigurisht qe drejtesia nuk drejtohet me gisht,por ajo duhet te zbatohet,por sic po duken bathet fatkeqesisht,do te zhgenjehet perseri populli shqiptar,i cili po pret me padurim drejtesi per te gjithe.

    Reply to this comment
  4. Mark uk May 23, 14:45

    O Rama behu bashk me kta militaruc e rruajni .ythen si keni vepruar qe ne 1990.

    Reply to this comment
  5. Adih May 23, 20:12

    Z Rama : mer e na sqaro po te jesh burre mbi ligjin Nr 449 qe me deshiren tende ne menyre ilegale te pabese ,e duke i vene te gjithe ne rresht gjithe militantet e tuaj ne PS dhe me Majkon ne krye .Si dhe cfare do beje me gjygjtaret jo ju por vetingu e reforma ne drejtesi ,ku ju jeni i pari duhet te ipni llogari mbi ligjin nr 181 te kushtetutes ,posacerisht mbi pronat .Pse poshte e me poshte do na shkoje ekonomia ,i theret mendjes qe pensioni mesatar eshte 10 mije leke ne muaj..Pastaj ,pse jo, te meren me gjygjtaret .Se deri tani ,nga papergjegjshmeria e te gjithe Kryem e ketij tranzicioni ,me ju ne krye z Rama ,kemi paguar me taksat tona ne populli ,ne miliona EURO ,te gjitha vendimet e Strasbourgut ,kunder shtetit shqiptar . Kush pergjigjet per ne te varferit, qe nuk kemi vjedhur e nuk kemi abuzuar me as edhe, nje milimetr toke .<<<<<pse te pagojme me taksat tona ne shekuj ,apo jeni me teorine ,mbas meje te behet qameti.. Pergjigju popullit z Rama ??!!.

    Reply to this comment
  6. 007 May 24, 21:42

    Edi Rama me marrveshjen qe bere me koken tende duke injoruar nenvlersuar socialiste duke rikthyer saliun ne drejtim te shqiptareve ju meritoni perçmimin plebishitar nga shqiptaret me 25 qershor

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*