Marrëveshja me Ramën, ish-ministri i Berishës: Basha gaboi, s’informoi qytetarët se heq dorë…!

May 19, 2017 18:48

Marrëveshja me Ramën, ish-ministri i Berishës: Basha gaboi, s’informoi qytetarët se heq dorë…!

Ish- ministri i Jashtëm në qeverinë Berisha, Besnik Mustafaj është shprehur se Basha ka gabuar për sa i përket marrëveshjes që bëri më Ramën dy ditë më parë.

Sipas tij, Basha shkoi në tryezën e negociatave me një kusht të panegociueshëm, ndërsa hoqi dorë prej tij, duke mos e informuar më parë opinionin publik.

Për Mustafain, në demokraci opinioni publik duhet të përgatitet më parë e më pas të merret një vendim, i cili do ndikojë tek ai.

“Unë nuk e qortoj këtë gjë. Basha ka pasur një qasje, jo prej negociatori, sepse nuk shkohet në tryezën e negociatave me një kusht të panegociueshëm.

Nuk e qortoj pse hoqi dorë nga ky kusht. Ajo që nuk është bërë me inteligjencë nga Basha është fakti se nuk e përgatiti opinionin për marrëveshjen.

Ai nuk kishte dhënë asnjë informacion.

Edhe Rama dhe Basha treguan se janë të aftë të surprizojnë, por nuk janë për demokracinë këto surpriza.

Në demokraci duhet përgatitur opinioni publik për të punuar”, shkruan Besnik Mustafaj.

 

May 19, 2017 18:48
Komento

4 Komente

  1. anticensurë25642654 May 19, 18:55

    “Në demokraci duhet përgatitur opinioni publik për të punuar”
    akoma flet për demokraci ti mor debil??
    dhe unë mendoja se kishe nja dy fije truri!?
    shko mor pirdhu!!

    Reply to this comment
  2. Zgalem May 19, 19:44

    Pse harxhoni kohe dhe vend ne gazete , me kete njeri ordiner , qe nuk njef as veten . Zgalem

    Reply to this comment
  3. ZENI May 20, 05:24

    PO DESHE NA E RECITO EDHE NJE HERE ATE VJERSHEN PER VOTIMET OR TO POET I MADH NGA TROPOJA

    Reply to this comment
  4. Drakula Pan May 20, 08:36

    Si shumë aktiv kohët e fundit ky zotëria. Po i lëpihet lulushit që ta fusi deputet sepse i kanë munguar gjithë ato favore që kishte. Mirë të ka këshilluar Kadare dikur që shkrimtari nuk bëhet dot politikan por kjo tregon se ti nuk qenke as shkrimtar por vetëm një shkrues me syze që të na shitesh si i ditur. Pika aaa burrit. Drakula pan

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*