Marrëveshja me SHELL për naftën, Rama: Impakt të madh në ekonomi

February 20, 2018 11:12

Marrëveshja me SHELL për naftën, Rama: Impakt të madh në ekonomi

 

Pas kërkimeve të deri më tanishme në blloqet Shpirag 2 dhe 3, qeveria shqiptare ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë e mirënjohur SHELL për të nisur kërkimin e zbulimit të naftës edhe në Bllokun 4.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama e quajti këtë “një kontratë të re për një tjetër investim të madh të huaj në Shqipëri”, çka sipas tij ka potencialin të transformojë jo vetëm të ardhmen e zonës, por të të gjithë vendit.

“Ky investim do të ketë një impakt të madh në ekonominë shqiptare“, deklaroi kryeministri Rama në fjalën e tij.

Rama tha se nën rrënjët e malit të Shpiragut pretendohet se ndodhet një rezervë e jashtëzakonshme nafte.

“Një rezervë që mund të transformojë një herë e përgjithmonë të ardhmen jo vetëm të kësaj zone, por të krejt Shqipërisë. Prandaj edhe dita e sotme është një ditë e shënuar në rrugën drejt të ardhmes. Marrëveshja me kompaninë SHELL konkretizon një interes më shumë se 20-vjeçar që kur SHELL u shfaq për herë të parë në vendin tonë në vitin 1994 dhe për tu larguar pas trazirave të tre viteve me vonë”, tha Rama.

Rama tha se rikthimi i SHELL-it, “një kompani me 30 herë më shumë të ardhura vjetore se Prodhimi i Përgjithshëm Kombëtar i Republikës së Shqipërisë tregon se sot ne me të drejtë jemi të gëzuar dhe shpresëplotë për të ardhmen e sektorit të naftës dhe të gazit në vendin tonë.”


l.h/ dita

February 20, 2018 11:12
Komento

6 Komente

  1. anticensurë25642654 February 20, 11:16

    sa do jenë përfitimet e shqipërisë mor dallkauk??
    lëri fjalët se deri tashti vetëm se kanë vjedhur!me ato taksa që kanë paguar këta të huajt,as për rekuperimin e mjedisit nuk dalin!!
    tek taksat nuk fus paratë e tua dhe të sivëllezërve të tu!ato quhen ryshfet!
    korrupsion!!
    kështu që duhet të japësh të dhëna për marrveshjet të duhet të bësh dhe jo vetë m fjalë të bukura dhe shkatërrim shqipërie!

    Reply to this comment
    • spata February 20, 11:28

      O Sali . Ishje ti qe i bere kontratat per burimet e naftes me hajdutet e botes .Tani hidhesh perpjet se diferencat jane kolosale . Populli do ta marri vesh se cfare ke bere ti me burimet e cfare do bej qeveria Rama .

      Reply to this comment
      • anticensurë25642654 February 20, 12:34

        o ti i rafsh vetes në kokë!!
        po stë mjaftojnë koqet e saliut po do dhe të mijat??
        çmë lidh mua me saliun mor qën??
        mos vallë më lidh kërkesa e llogarisë??kërkesa e shifrave dhe jo e llafeve??
        llafe kemi pasur nga të gjithë që nga soli meksi e deri tek met rama,por në fund ne xhepat bosh dhe këta po pëllcasin!!
        a moj sëpatë,moj sëpatë,që nuk ja mëshon njëherë vetes tënde!!ndoshta do të të skuqej faqja një herë të vetme në jetën tënde!!
        hy zagarë të qelbur!!

        Reply to this comment
    • Une... ti... ne te gjithe... February 20, 14:39

      Pirdh te cfryesh!! Ku lini ju per gjenerimin e vendit!

      Ku lini ju njeri te investoj ne shqiperi pa u siguruar se do vidhni cdo qendarke qe del nga ato investime…

      Shell ka ardhur e mbase me planin e deshiren per te ndare fitimet por ju ua keni bere gati vendin atyre fitimeve…

      Reply to this comment
      • anticensurë25642654 February 20, 16:48

        o lala a ja ke idenë e kapitalizmit??
        “Shell ka ardhur e mbase me planin e deshiren per te ndare fitimet “-në kapitalizëm fitimet nuk ndahen me dëshirëëëë!!
        ndahen me marrveshje,me pazar dhe me kontratë!!
        deri më sot nuk kemi parë një kacidhe të jepet për atë naftë që ka dalë nga toka shiptare!!
        prandaj kërkohet që të bëhen të ditura kuotat e fitimit për shqipërinë!!
        në vëndet ish sovjetike,80% të nxjerrjes e merr shteti dhe 20 shelli!!
        kurse këtu duhet ti paguajmë ne,të paktën me prishjen e tokës,shellit a kujtdo tjetër!!
        këtë kërkoj unë!!
        këta nuk japin shifra për lidhjen e kontratave dhe mbushin xhepat e tyre!!
        ne,shoqëria civile,në të cilën ti nuk bën pjesë me s duket,duhet të kërkojmë llogari për ndarjen e pasurisë tonë,dhe jo vetëm të paguajmë si idiotë për të pasuruar ndyrësirat e politikës!!
        hapni sytë o milet!boll qëndruat në skllavëri!!

        Reply to this comment
  2. MH February 20, 16:17

    Ky SHELL i ban punimet per hesap te Shqiperise apo per ta cfrytezue per interresat e vet SHELL-it.
    Meqe Rama me shume popmpozitet premton te ardhemen e ekonomis.Sa do jete cmimi i naftes ne treg.Mbasi ne Venezuela nji galon(3.8 litrashe) kushton 0.5 dollar Amerikan.Pavarsisht se Venezuela asht nji vend fukara.Me veshtiresi jetese.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*