Marrëveshja me Shqipërinë, Katrugalos: Zgjerimi i vijës bregdetare, prioritet

March 14, 2019 11:02

Marrëveshja me Shqipërinë, Katrugalos: Zgjerimi i vijës bregdetare, prioritet

Ministri i Jashtëm grek Jorgos Katrugalos deklaron se kanë rifilluar diskutimet lidhur me marrëveshjen bilaterale me Shqipërinë, por se është ende herët për të parashikuar rezultatet.

Në një intervistë për radion Real FM  Katrugalos thotë se vonesat për negociata mbi Zonën Ekskluzive Ekonomike në detin Jon kanë lidhje me situatën politike në Shqipëri.

Është e drejtë vërejtja për vonesën në negociata, dhe ne padyshim që marrim parasysh trazirat politike në vendin fqinj. Ndërkohë që duhet të marrim dhe përgjigje për çështjet e parashtruara dhe madhore të minoritetit grek.

Konkretisht janë dy ligje që referohen në të drejtat përkatëse, ligji për mbrojtjen e pasurisë së palëvizshme në bregun e Himarës, si dhe ligji i përcaktimit të identitetit, që ofron mundësinë e deklarimit si minoritar në procesin e regjistrimit.

Janë dhënë disa përgjigje nga pala shqiptare, në një farë mënyre mund të them se kanë rifilluar diskutimet, por është akoma tepër herët të parashikojmë rezultatin.

Megjithatë, theksoj sërish se vullneti ynë është ecuria dhe përmirësimi i çështjeve bilaterale, e përmes këtij përmirësimi të lirohet dhe rruga europiane për Shqipërinë”.

Katrugalos nënvizon se zgjerimi i vijës bregdetare dhe përcaktimi i zonës ekskluzive ekonomike është ndër prioritetet e kryeministrit Tsipras.

Madje, zgjerimi i vijës bregdetare përfshihet në projektin e përcaktimit të Zonës Ekskluzive Ekonomike me Shqipërinë, Italinë dhe Egjiptin”.

Ministri nuk jep një afat kohor të negociatave për paketën e çështjeve me Shqipërinë, që sipas tij janë në varësi të plotë të vendimeve për shelfin detar, por ka theksuar se përbëjnë një prioritet për Greqinë dhe jo thjesht deklarata impresionuese kalimtare.

o.j/dita

March 14, 2019 11:02
Komento

7 Komente

  1. anticensurë25642654 March 14, 11:48

    “Konkretisht janë dy ligje që referohen në të drejtat përkatëse, ligji për mbrojtjen e pasurisë së palëvizshme në bregun e Himarës, si dhe ligji i përcaktimit të identitetit, që ofron mundësinë e deklarimit si minoritar në procesin e regjistrimit.”
    pra jo vetëm tradhëti në varreza,në det,por më e madhja do të jetë kjo e këtyre “ligjeve” të vockla që kërkon gërku!!
    pra e drjejta e tropojanit apo shkodranit që të deklarohen minoritar!
    tashti kemi at të qutin,dashnorin e gocës së grus së ramës që i reciton vjerrsha nga naimi,që do ta mbrojë shqipërinë me shpatë në bythë!!ai ka për tua bërë mëndjen pordhë gërkut me atë anglishten e tij alla katnarçe dhe ka për ti përzënë në anadoll tek erdagoni!!

    Reply to this comment
  2. Niku March 14, 11:55

    Cfare behet keshtu! Te shkruhet se eshte minoritar, pra ti vesh etikete ne balle! Po Greqia e ben kete per minoritaret e saj? Se ndryshe jemi kundra hyrjes se Shqiperise be BE! E kuptoni se cfare politike ofenduese bejne grekerit? Tregohuni dinjitoze dhe asnje leshim. Zbatoni reciprocitetin dhe mos u beni politikane lapanjoze duke demtuar Shqiperine, se historia do tju denoje si njerez tradhetare dhe plehra.

    Reply to this comment
  3. mirel March 14, 12:15

    Epo kjo pritej nga protesat e opozites. Ramutit iu hap rruga e iu be vaj te shesi gjysmen e Shqiperise .
    Ligji per minorirtetin nderkohe qe Cameria u varros nen kockat greke.
    Minoritet i identifikuar do te thote shtetesi greke brenda shtetesise shqiptare. U njihen dhe pronat.dhe hajt mireupafshim bashke me detin.
    Vetem shqiptaret me gjendjen mendore te dhise dhe te doses mund ta pranojne me kaq qetesi kete tradheti te zogistit me gjak “italian”
    Dhe mos te harrojme: Gezuar Diten e Veres..kjo ka rendesi, pa te tjerat vari leshte..shqipot me mire marrin rruget e degdisen si arixhinjte se te rregullojne punet ne vendin e tyre..

    Reply to this comment
  4. Buda March 14, 13:36

    Nese politikanet tane qe kane ne dore pushtetin actual merren me pallavrat greke dhe te kualifikohen me statisin e tradhtarit te popullit dhe atdheut, sepse kufijte e Greqise me Shqiperine jane konturuar me marreveshje nderkombetare perfundimtare, qysh ne vitin 1926.

    Reply to this comment
  5. Pisa tqelbet March 14, 14:35

    Cpisa tqelbet. Tju falim det te shesim identitetin se do na japin ok per europe?! Futeni nbyth europen se se du fare.

    Reply to this comment
  6. info analitike March 14, 17:43

    Mos u merzitni shoke se kemi marre enkas nga cerdhja kete ministrin e ri qe ti pergjigjet flake per flake grekeve.
    Cuni i Sules u kenaq buzuqeve me greket tani te shohim kete kollovarin e kriekaqolit se cfare do te bitise.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?