Marrëveshja për “Brexit”, e kryer!

October 14, 2018 11:26

Marrëveshja për “Brexit”, e kryer!

Britania raportohet të ketë arritur një marrëveshje sekrete “Brexit”-i me shefat e Bashkimit Europian. Lajmi raportohet nga “The Sun”, që shton gjithashtu se një memo e siguruar vjedhurazi zbulon se negociatorët europianë pritet të bien dakord me kushtet pikërisht këtë të dielë, përpara se kabineti qeveritar britanik të informohet mbi to.

Në memo theksohet me mburrje fakti se “marrëveshja është arritur, pa bërë asgjë publike (në teori)”. Në të theksohet gjithashtu se plani do të vuloset nga qeveria e “Downing Street”, përpara se të shpallet me zhurmë të madhe në Bruksel.

Por, memoja që po qarkullon mes ambasadorëve të BE-së ka shkaktuar irritim masiv mes atyre që e mbështesin “Brexit”-in, apo shkëputjen e Britanisë nga blloku europian.

Dokumentet thuhet të kenë rrjedhur nga ekipi i negociatorit te BE-se, Michel Barnier.

Mes diskutimeve për dorëheqje, ata akuzojnë ekipin e kryeministres May për “tradhti”, duke arritur një akord pas shpinës së tyre dhe në tradhti të plotë të rezultatit të referendumit.

Ish-ministri i kabinetit, Priti Patel tha mes tërbimit se “memoja vjen erë marrëveshjeje sekrete, të parapërgatitur nga dhoma e pasme. Nëse detajet janë të vërteta, atëherë ajo kutërbon dhe shumica e deputetëve do ta konsideronin totalisht të papranueshme”.

Një tjetër figurë e lartë politike e përshkroi marrëveshjen e propozuar si një “pirg të vjellash”, shkruan tch.

Theresa May do të kërkojë mbështetjen e kabinetit për propozimet e fundit mbi “Brexit” gjatë së martës, përpara bisedimeve me negociatorët e BE-së në Bruksel. Ndërsa këtë të dielë, nga “Downing Street” kanë këmbëngulur se “negociatat janë duke vijuar, kështu që nuk është korrekte të themi se një marrëveshje është arritur”.

Dokumenti, i cili u publikua nga gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”, hedh poshtë një kalendar të përkohshëm për largimin e Britanisë.

o.j/dita

October 14, 2018 11:26
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim