Kufiri detar, Meta: Marrëdhëniet me Greqinë, shumë të rëndesishme

January 31, 2018 19:29

Kufiri detar, Meta: Marrëdhëniet me Greqinë, shumë të rëndesishme

Presidenti i Republikës ka reaguar për herë të parë në lidhje me debatin mbi marrëveshjen që ka firmosur Shqipëria me Greqinë.

Meta shkruan se Marrëdhëniet me Greqinë janë shumë të rëndesishme.

Më tej presidenti deklaron se ai do të veproj konform Kushtetutës dhe kompetencave e përgjegjësive politike, ligjore e publike për këtë çështje.

Reagimi i plotë i Metës

Të dashur komentues, i jap të drejtë shqetësimit tuaj, të nxitur edhe nga lajmet dhe deklaratat e ndryshme lidhur me marrëveshjen e detit me Greqinë. Unë jam duke ndjekur me shumë vëmendje dhe kujdes, por jo me nxitim, këtë çështje të rëndësishme dhe si President i Republikës do të veproj konform Kushtetutës dhe kompetencave e përgjegjësive politike, ligjore e publike ndaj kësaj çështjeje. Marrëdhëniet me Greqinë janë shumë të rëndesishme dhe trajtimi i tyre me transparencë, gjithëpërfshirje dhe konform Kushtetutës, ligjeve ndërkombëtare dhe interesave reciproke të të dy vendeve do të kontribuonte pozitivisht për një progres të tyre, më të fortë, të qëndrueshëm dhe të dëshiruar nga të gjithëe.k./dita

ILIR META

January 31, 2018 19:29
Komento

9 Komente

  1. Epo kjo pune January 31, 19:42

    dmth as mish as peshk, kush e ka perdorur fjalen sharlatan per analistet dhe ata qe denoncuan marreveshjen e detit te kohes se sales… bej ndonje leter presidentit grek dhe thuaj qe nuk te thane gje per keto bisedimet e fundit.

    Reply to this comment
  2. demo January 31, 19:44

    Hidhe poshte ate marreveshje antikushtetuese,qe cenon intgritetitn e kufijve tokesore dhe detare te Shqiperise!

    Reply to this comment
  3. uahahah se shpejti TELENOVELA Thesari Nr -3 January 31, 19:49

    cere !
    kush i kerkoj ktina mendim se cfar o tu mendu ky mer
    trusti cimzeve te fabrikume !
    ah,
    pse dika edhe ligje e kushtetut ky hajni profesionist i firmes Ali Baba hajdut me Cizme ?!
    po sekur greku janullatos ,te vesh cizmet dhe filloj provokoj shqiptart e protestoj me partin e tij ,me e shty kufirin deri ne oSum ?
    pra ktu ,ka tradhti burra .
    hajni president nuk ka c’i thot ktij populli .

    Reply to this comment
  4. h January 31, 20:03

    A del gjo per ty ?

    Reply to this comment
  5. Izeti January 31, 20:29

    Ndiqe mire ceshtjen ,por.se besoj te te vije radha per te vendosur ti Se atje ku rri zotrote eshte projektuar z. MYSLIM PASHA. Ti je nje gabim historik ne ate Institucion te nderuar ,ndaj atje duhen figura te respektuara z Pasha,,,,

    Reply to this comment
  6. mirel January 31, 21:20

    Kam besim te plote te ju zoti President. Jam i sigurt qe do ta trajtoni njelloj si ceshtjen Janullatos.
    Kuptohet, konform Kushtetutes.

    Reply to this comment
  7. hë për hë January 31, 22:16

    Lereni tani e mos u shqetesoni shume pas kesaj delkarate te kreut te shtetit detin e paskemi vene ne duar te sigurta. Nuk ka kush na e marr dhe vjedh me. Flini gjume e mos e vrisni hiç me mendjen tani. Lum si ne…

    Reply to this comment
  8. gjermani i fundit January 31, 23:19

    ky po qe eshte si garancia e lavatriçeve, po u dogj motorri e ke fajin vete pse e vure ne pune.

    Reply to this comment
  9. Une,Lubonja January 31, 23:42

    Meta do te zbatoje kushtetuten! Meta ? Po Sala edhe ai zbaton kushtetuten e Serbise? Po Tritan preshi? Po Lulja e dimrit! Pyesni Manjanin ai ka qne ish ministri i Rames? Mos ka qene sherbetori i Metes?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*