Marrëveshja për emrin e Maqedonisë, Ivanov braktis takimin me Zaev

June 13, 2018 12:49

Marrëveshja për emrin e Maqedonisë, Ivanov braktis takimin me Zaev

 

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev dhe ministri i Jashtëm Dimitrov, mëngjesin e sotëm dorëzuan marrëveshjen në Presidencë për zgjidhjen e çështjes së emrit te presidenti i vendit Gjorgje Ivanov.

Takimi zgjati vetëm dy minuta, pasi Ivanov braktisi takimin duke mos pranuar as të njoftohet rreth përmbajtjes së marrëveshjes dhe paralajmëroi se gjatë ditës do te paraqitet ne konferencë për shtyp dhe të informojë opinionin publik rreth qëndrimit të tij.

Ndërkohë nga Qeveria u bën thirrje të gjitha forcave politike dhe faktorëve politikë që të bashkohen rreth interesave nacionale, dhe të japin mbështetje për prosperitetin e qytetareve për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE.

“Askush nuk ka të drejtë të pengojë të ardhmen e Maqedonisë”, thuhet në një reagim të qeverisë menjëherë pas refuzimit të Zaev nga presidenti.

Pas arritjes së marrëveshjes me Greqinë për emrin, nga dje Maqedonia do të quhet Republika e Maqedonisë së Veriut.

a.s/dita

June 13, 2018 12:49
Komento

9 Komente

  1. intelektuali June 13, 14:28

    MAQEDONINA SLLAVE ESHTE NJE TRILLIM BOLSHEVIK

    Kete emer antihistorik te ketij shteti artificial e sajoi Kominterni dhe Stalini si kundervenie e Bullgarise qe e konsideronte historikisht si pjese e saj qe nga Koha e Mbreterise bullgare te Car Simeonit,

    prandaj:

    PER CFARE MAQEDONIE E KA FJALEN SHKUPI ZYRTAR?

    sepse:

    Ky shtet i Josip Titos me Stalinin nuk ka asgje te perbashket me maqedonine e Aleksandrit te Madh qe e kishte nenen shqyptare te kulluar qe e vrau burrin e vet ne gjumin e nates.

    Reply to this comment
    • Juglindori nga Korça June 13, 16:45

      Intelektuali , ndoshta per here te pare bje dakord me ty , deri ne rreshtin e fundit , qe duhet t’a perfundonje …..(e Aleksandrit te madh ). pike dhe nuk ia vlente te tregonje erudicionin tend te madh , duke vazhduar….(qe e kishte nenen shqyptare , qe e vrau burrin e vet ne gjumin e nates) . Nuk hyn fare ky konstatim , kur behet fjale per tjeter gje , per emrin Maqedoni , gje qe e ke sqaruar shume mire me siper .

      Reply to this comment
      • intelektuali June 13, 17:28

        Kur e shkruajta kete konstatim per maqedonasit qe i duket vetja si pinjolle te Aleksandrit te Madh, qe pushtoi gjysmen e Botes dhe shkoi me ushtrine e tij deri ne Egjypt, m’u kujtua nje cilesim i Fan Nolit te Madh kur shkruante per Gjon Kastriotin ne Historine e Skenderbeut:

        “…Gjon Kastrioti e nderroi 7 here fene qe verteton tezen qe ka qene shqyptar i kulluar…”

        Reply to this comment
        • Ashtu kot ! June 13, 18:44

          O Inteloinjoranti , ke lexuar vetem faqet e para te historise se Aleksandrit te Madh , se ai nuk shkoi deri ne Egjipt , por deri ne portat e Indise ! Ja cfar “intelektuali” je zotrote !

          Reply to this comment
          • intelektuali June 14, 05:58

            Mengadale me cilesimet dallkauke dhe laje gojen e qelbur te dallkaukut me kolinoz perpara se te permendesh emerin e intelektualit, se fushata e Indise ishte e deshtuar, ja ku e ke ketu me poshte historine:

            “…Pasi pushtoi Egjiptin dhe nje pjese te Persise (Irani i sotem) Aleksadri i Madh iu afrua kufirit veriperëndimor të Indisë, dhe pasi dëgjoi për pasuritë e këtij rajoni, Aleksandri vendosi të pushtonte edhe Indinë. Në fillim të vitit 327 p.e.s ai përdori me dinakeri luftën e shteteve indiane dhe hyri në Indi, por kur ushtria e tij po afrohej lumin Hyfazis , dhe këtu trupat e Aleksandrit filluan te rebelohen dhe refuzuan të vazhdojnë me tej.

            Në vitin 326 p.e.s. Aleksandri i Madh u detyrua për t’i dhënë fund marshimit ne Lindje, i cili zgjati më shumë se tetë vjet. Në fillim të vitit 324 p.e.s ushtria tokësore dhe flota e Aleksandrit arrijnë në Mesopotami . Në gjysmën e parë të vitit 324 para Krishtit, shteti i gjerë maqedonas shtrihej nga bregu perëndimor i Gadishullit Ballkanik në Indi. Në veri kufizohej me Danubin dhe Detin e Zi , në jug Gadishullin Arabik dhe përfshinte Egjiptin , Libinë dhe shkonte deri në Afrikë . Nga përmasat e saj Maqedonia e Aleksandrit te Madh tejkalon shtetin persian.

            Në vitin 323 p.e.s , Aleksandri i Madh arrin në Babiloni, i vendosur përafërsisht në qendër të perandorisë së tij dhe qe e shpall si Kryeqytet te Perandorise se tij. Në verën e të njëjtit vit gjatë nje feste, Aleksandri u ndje keq dhe vdiq disa ditë më vonë në moshën 33 vjeçare.

            Besoj se kam qene i dobishem me keto shtesa historike, te maftueshme per te pastruar gjuhen e qelbur te dallkaukut dru me pre ne kete forum te nderuar te gazetes DITA.

    • eno June 13, 22:07

      Edhe sa vite i kane ngelur per Te qene president ketij Ivanov plehut.

      Reply to this comment
  2. Juglindori nga Korça June 13, 16:44

    Intelektuali , ndoshta per here te pare bje dakord me ty , deri ne rreshtin e fundit , qe duhet t’a perfundonje …..(e Aleksandrit te madh ). pike dhe nuk ia vlente te tregonje erudicionin tend te madh , duke vazhduar….(qe e kishte nenen shqyptare , qe e vrau burrin e vet ne gjumin e nates) . Nuk hyn fare ky konstatim , kur behet fjale per tjeter gje , per emrin Maqedoni , gje qe e ke sqaruar shume mire me siper .

    Reply to this comment
  3. Ashtu kot ! June 13, 18:36

    Ivanov ngjason shume me B.Nishanin , sepse jane aktore te se njejtes shfaqje teatrale te vene ne skene nga Moska . Kjo eshte puna qe dine te bejne me mire presidentet kukulla .

    Reply to this comment
  4. lexuesi June 13, 22:32

    Sa mire i paske pas studju historite e komunistave, kjp tregon qe dikur ke qene komunist 24 karatsh, ndersa pas 90 veshe petkun e demokratit si shoku Sali.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*