Marrëveshja për raketat që po vdes dhe Europa që e ka të humbur luftën

January 20, 2019 18:12

Marrëveshja për raketat që po vdes dhe Europa që e ka të humbur luftën

Nga Christian F. Trippe

Heiko Maas nuk mund të kihet zili këto ditë. Ministri i Jashtëm gjerman kërkon të shpëtojë mes amerikanëve dhe rusëve atë që nuk mund të shpëtohet më. Marrëveshja e ashtuquajtur, INF për ndalimin e raketave me rreze të mesme veprimi ka vdekur.

Traktati i vitit 1987 ka rregulluar shkatërrimin dhe ndalimin e raketave bërthamore me rreze të mesme veprimi. Armë që u zhvilluan fillimisht nga Bashkimi Sovjetik, pastaj nga SHBA.

Nëse këto armë do të ishin vënë ndonjëherë në punë, atëherë ato do ta kishin kthyer Europën në një ferr të rrezatimit atomik, por jo SHBA, sepse për shkak të distancës ato nuk do të kishin arritur tokën amerikane.

Kështu ndalimi i raketave të tilla ka qenë gjithmonë një çështje ekzitenciale për europianët.

NATO i është përgjigjur kësaj gjendjeje me një “strategji të dyfishtë”, kërcënim strategjik kundrejt sundimtarëve të Kremlinit: Nëse ju nuk i shkatërroni raketat tuaja SS-20, atëherë edhe ne do të prodhojmë të njëjtat armë – nga ana tjetër negociatat për një çarmatim të përgjithshëm janë gjithmonë të hapura.

Kjo logjikë e forcës funksionoi. Bashkimi Sovjetik bëri kthesë dhe nënshkroi me SHBA marrëveshjen INF: Nga ana juridike vetëm dy palë janë pjesë e marrëveshjes. Kjo është e rëndësishme për të kuptuar, sepse ndërmjetësuesi, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas e ka në këtë kuptim luftën të humbur.

Marrëveshja INF i dha fund debatit shkatërrues të armatimit bërthamor dhe zierjes së emocioneve. Tani kjo marrëveshje është duke dhënë shpirt. As një defibrilator diplomatik nuk po mund ta kthejë atë në jetë. Sepse Rusia shkel prej vitesh marrëveshjen dhe zhvillon sisteme raketash, që si pasuese e Bashkimit Sovjetik nuk lejohet t’i prodhojë. SHBA nën Donald Trump nuk mendojnë gjatë, por bëjnë menjëherë të ditur, se do të dalin nga marrëveshja.

Me presionin e vendeve europiane të NATO-s është vendosur edhe një afat i fundit nga Uashingtoni: Rusia ka kohë deri më 2 Shkurt për t’i dhënë fund programeve të saj bërthamore të armatimit. Pas kësaj do të pasojë heqja dorë nga marrëveshja formalisht.

“Rusia mund ta shpëtojë marrëveshjen”, theksoi ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas në takim me homologun rus. Por Sergej Lavrov u kundërpërgjigj, se ai nuk ka përshtypjen se SHBA janë vërtet të interesuara për dialog. Thënë ndryshe – kjo nuk bëhet më.

Sepse edhe Rusia vetë do të shpëtojë nga prangat e INF, ashtu si SHBA. Të dyja e shohin veten të konfrontuara si nga ana strategjike ashtu edhe në politikën e armatimit me rritjen e Kinës si superfuqi. Kina nga e saj nuk i nënshtrohet asnjë regjimi kontrollues për sistemet e raketave me rreze të mesme veprimi. E europianët e dinë shumë mirë se si qëndron puna e interesave.

Nga ana tjetër Europa është lënë në baltë nga pikëpamja strategjike. Sepse SHBA ndryshe nga më parë nuk janë më hegjemoni shpirtmirë i perëndimit. Nën presidentin impulsiv Donald Trump, SHBA po e humbasin gjithnjë e më shumë besimin e europianëve. Aktualisht nuk ka më konsultime për të kërkuar pozicione të përbashkëta globale.

E sikur të gjitha këto të mos mjaftojnë, Europa ndodhet në një krizë të vazhdueshme. Brexit paralizon britanikët por edhe BE, Franca është e trazuar në politikën e brendshme, Gjermania në pikëpamje të politikës së sigurisë shihet nga shumë në aleancë si „e sëmura” e Europës. Qeveria gjermane kërkon tani të trajtojë fort temat e armatimit dhe kërcënimet që vijnë nga lufta kibernetike dhe kërkon ta ngrejë çështjen e sistemeve të armëve autonome në shkallë ndërkombëtare. Kjo mund të lëvdohet, por në plan afatshkurtër nuk të nxjerr nga qorrsokaku strategjik, në të cilin ndodhen sërish europianët një çerekshekulli pas Luftës së Ftohtë.

Ndërkohë që interesat strategjike të Europës nuk kanë ndryshuar aspak në këta dhjetëvjeçarët e fundit: Europa nuk do të jetë as fushëbetejë dhe as top loje.

Botuar në Deutsche Welle

 

January 20, 2019 18:12
Komento

6 Komente

  1. Europa per Europianet January 20, 18:37

    Nje rikthim i luftes se ftohte do ta gjeje Europen (ate qe quajne Unioni Europian), te shkallmuar. Edhe pa ate rikthim ketij pseudo-Unioni i ka ardhur fundi. Eshte ne ditet e fundit ashtu si dikur Perandoria Romake qe u shkallmua nga dyndjet e barbareve. Sot keta Barbare jane klandestinet qe kane pushtuar Europen pa lufte fare. Historia perseritet. Mbase nje rikthim i luftes se ftohte do ti shpetonte Europes identitetin e vet aq te neperkembur nga politikat djallezore te nje liberalizmi te fshehur pas nje globalizmi shterp.

    Reply to this comment
    • Perseri ne kohen e gurit dhe kockes - Fiton me i forti January 20, 18:50

      Pse kane frike keta shurrxhinjte? Jane 28 shtete me 500 milion banore. Kane te gjitha armatimet dhe teknologjine e duhur. Rusija i ka mundur kur ka bere lufte nje nga nje. Por te gjithe bashke keta mund te thyejne te gjithe superfuqite. Problemi eshte se jane te dobet ne mendjet e tyre dhe kane qene gjitmone nen tutele. Nuk dine se ceshte Pavaresia. Edhe Rusia ka frike nga sulmet e Europes, madje dhjet gjak. Ja perse po zhvillon armatime te reja vazhdimisht. Europianet duhet te kene nje strategji dhe te zhvillojne arme te sofistikuara. Jane mesuar te bejne qejf nen mbrojtjen e Amerikes. Ajo kohe ka ikur. Duhet te mendojne per veten. Kthehemi prape ne kohen e bishave te shpellave. Kush eshte me i forti dhe kush ka kocken me te forte fiton.

      Reply to this comment
      • Europa per Europianet January 20, 20:08

        Jam dakort. Pse kane frike keta shurrxhinjte? Pyetje me vend.
        Kane frike se jane nje stan me 28 lepuj. Jane vertet me shume se 500 milion njerez por nuk munden te luftojne! E kush do luftoje? Franca e negrizuar e paralizuar nga protestat? Gjermania me vetem gjysmen gjermane e gjysmen tjeter shumekombeshe? Italia e pushtuar nga kaiket pa fund te xaxeve afrikane? Ato jane mbushur me shtetas europiane me letra por qe kurre nuk luftojne per ato vende. Sepse nuk jane te tyret? Globalizmi i ka hequr identitetin kombetar.
        Perballe kane Rusine nacionaliste te kthyer ne Imperatori nga cari i ri Putin. Qe ka gjithe kapacitetet njerezore ne funksion te shtetit e kombit. Nuk ka brenda vehtes jabanxhinj qe ja pertojne luftes. Rusia e di mire se perball ka nje Europe vetem ne emer. Te kthyer ne multietni qe ka humbur identitetet kombetare. Pra nje lufte e ftohte a reale ka vetem nje perfundim. Rrenimin e ketyre shteteve multietnike. Gjithmone e kurdohere i fort eshte ai vend qe bazohet ne nacionalizmin e tij. Ai vend qe nuk ka nacionalizem eshte i humbur pa lufte.

        Reply to this comment
        • Koha per meditim - Bashkimi ben fuqine January 20, 21:07

          Plotesisht dakord me komentin. Ky pra eshte problemi. Europa pa komb dhe me ushtri gabelsh dmth xaxash. Por prape, po te duan mund ta krijojne nje ushtri te forte. Por jane te copetuar dhe hahen me njeri tjetrin se kush eshte me i zgjuari. Kur bashkohen bashke disa europiane fillojne te tregojne barcaleta. Italainet jane per dashuri, francezet per te puthur, gjermanet per ushtri, anglezet per alkohol e keshtu me radhe. Duhet te zgjohen nga gjumi qe i kane vene liberalet. Vetem kur ti braktise amerika do te zgjohen. Ka ardhur koha tja u hedhin Europen ‘qenve’ sllave, qe te vijne ne mendte e tyre dhe te kuptojne qe jane ne rrezik dhe qe duhet te shpenzojne para per ushtrite e tyre.

          Reply to this comment
  2. Taku January 20, 22:14

    Ne radhe te pare Europa nuk ka ushtri, se per 70 vitet e fundit rolin e ushtrise se Europes e ka bere NATO (Amerika). Ndonje vend si puna e Anglise apo Frances mund te kete potencial te hedhi nja dy bomba mbi ndonje vend pa ushtri, po as qe behet fjale te maten me Rusine.
    Se dyti, pjesa me e madhe e popullsise se Europes ka opinion me pozitiv mbi Rusine se sa per Ameriken. Gjithashtu ineresat ekonomike (si gazi p.sh.) e lidhin Europen me Rusine ndersa asnje vend Europian s’ka interesa ekonomike nga Amerika.
    Lere pastaj qe as Amerika nuk do hynte kurre ne lufte me Rusine. Amerika nuk i shpall dot lufte as Korese se Veriut, jo me Rusise qe edhe pse u shkaterrua ne vitet 90, sot eshte prape superfuqi ushtarake dhe eshte nje ngjitje.

    Reply to this comment
  3. KORÇARI January 21, 01:43

    Europa ka një problem të madh , ndoshta më të madhin . Nuk ka UDHËHEQËS të denjë, shtetet e saj udhëhiqen ng Disa [email protected] idiotë si Makron , disa të tjera nga të paaftë , në gjithë këtë gjullurdi vetëm Merkel ishte më e zonja , kusuri janë kot fare.
    Gabimi më i madh i Europës ishte RËNIMI I POPULLSISË KOMBËTARE TË SAJ dhe mbushja e kontinentit me ISLAMIKË FANATIKË që JO VETËM NUK DO LUFTOJNË PËR EUROPËN POR PO E RËNOJNË ATE DUKE VJELË SHPËRBLIMET FALAS,GJITHASHTU DO FUNKSIONOJNË SI KALI I TROJËS DUKE E SHKATËRRAUAR NGA BRENDA EUROPËN.
    Këta leshkot që ka Europa sot në krye nuk kishin largpamësinë e duhur për të parë politikën finoke të Putinit me Turqinë.
    Rusi e dinte që ISIS -in e krijoi USA dhe e mbante më këmbë Turku ( me kontrabandën e Naftës) dhe kështu e shfrytëzoi rastin për të shkatërruar Europën Ekonomikisht por dhe Ushtarakisht , nga njëra anë krijoi varësi energjie nga gazi i tij ,nga ana tjetër futi Turkun ti kërkojë Miliarda Europës që mos lejojë refugjatët që prianin në bregdetet Turke të hyjnë në Europë. Kështu Europa u gjet në kurth , pasi LESHKOT që kishte në krye e kishin mendjen tek zezakët dhe trapanët e zezakëve.
    Europa do një si Putini që të mund ti bëjë ballë Rusit, ose një si Hitleri, ose si ENVER HOXHA.
    Pra sinemaja për Europën ka marë fund, pasi Trampi është bashkëpuntor i Putinit dhe jo kundërahtar i tij.
    PËR GJITHË ATA GOMERËT QË FLEJNË ME ËNDËRRA SE SHQIPËRINË NË RAST LUFTE DO E MBROJË NATO-ja , PO JU THEM TË KTHEHEN NË REALITET. NDËRSA IDIOTËVE TË POLITIKËS JU BËJ THIRRJE TË ARMATOSIN SHQIPËRINË URGJENTISHT, SEPSE KËMBANAT E LUFTËS PO OSHËTIJNË GJITHNJË E MË FUQISHËM DHE SIDOMOS NHA SËRBIA POR DHE GREQIA, SEPSE SIÇ U PA DHE SOT NGA PROTESTA NË ATHINË ) MBI 1MILION NJERËZ) QEVERIA E CIPRAS NUK E KA TË GJATË DHE PO E MORI NDONJË AGIM I ARTË KA MBARUAR MESELEJA QË QUHET PAQE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*