Marrëveshja politike, Meta: Të mësojmë prej Maqedonisë, të respektojmë “5 qershorin”

August 19, 2020 09:31

Marrëveshja politike, Meta: Të mësojmë prej Maqedonisë, të respektojmë “5 qershorin”

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur marrëveshjen politike të arritur në Maqedoni mes Ali Mehmetit dhe Zoran Zaev.

Në një postim në Facebook, kreu i shtetit shqiptar shkruan se ky është një tjetër hap pozitiv për forcimin e institucioneve demokratike dhe përparimin e reformave.

“Rritja e përfaqësimit të faktorit shqiptar në qeverisje, përfshirë dhe mundësinë e Kryeministrit shqiptar në të ardhmen, është tregues europianizues dhe vitalizues për forcimin e bashkëjetesës,” shkruan Meta.

Statusi i plotë

Finalizimi i marrëveshjes për formimin e Qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut është një tjetër hap pozitiv për forcimin e institucioneve demokratike dhe përparimin e reformave.

Rritja e përfaqësimit të faktorit shqiptar në qeverisje, përfshirë dhe mundësinë e Kryeministrit shqiptar në të ardhmen, është tregues europianizues dhe vitalizues për forcimin e bashkëjetesës.

Pas zgjedhjeve demokratike dhe konkurruese, fqinji ynë ecën me siguri të merituar për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Duhet të mësojmë prej tyre dhe të kthehemi në shina sa më parë, duke nisur me respektimin e Marrëveshjes së 5 qershorit dhe plotësimin e gjithë kushteve të tjera.

Dy liderët e partive Ali Ahmeti dhe Zoran Zaev pasi një takimi për afro dy orë dolën para medieve për të konfirmuar bashkëqeverisjen katërvjeçare mes tyre. Kryeministër nuk do të jetë shqiptar, por Zoran Zaev, ndërsa zv.kryeministri, sipas formulës së përhershme, do të jetë shqiptar.

o.j/dita

August 19, 2020 09:31

Njoftim

Njoftim

Njoftim