Marrëveshja që lindi “e vdekur”

August 3, 2018 11:35

Marrëveshja që lindi “e vdekur”

Marenglen KASMI

Këtë fillim gushti u mbushën plot 75 vjet nga Mbledhja e Mukjes, e cila u mbajt  më 1-3 gusht 1943 ndërmjet Frontit Nacionalçlirimtar (FNÇ) dhe Ballit Kombëtar. Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi dhe marrja e një vendimi për një luftë të përbashkët kundër pushtuesve të huaj.

Në një gjykim historik, duke konsultuar edhe dokumentacion të ri arkivor, siç është ai i arkivave gjermane, mund të japim disa detaje e të arrijmë në disa përfundime, të cilat e plotësojnë tablonë e kësaj ngjarjeje shumë të diskutuar të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Mund të themi pa ngurrim se, trajtimi i Mbledhjes së Mukjes në këto 28 vitet e fundit është shndërruar në një debat politiko-historik, ku në varësi të qëndrimit që historianët mbajnë ndaj kësaj çështjeje, etiketohen ose komunistë ose ballistë. Pra, një rrugë të mesme nuk ka! Njësoj si dje në luftë: ose me ne, ose kundër nesh! Kësisoj, politizimi, por edhe amatorizimi i shkruarjes së historisë ka çuar në revizionizimin e historisë së shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, çka shpesh ushqehet nga pena e disa “historianëve ustallarë”. Sigurisht që, ka aspekte që në historiografinë e para viteve 1990 janë shkruar sipas diktatit të Partisë-Shtet. Po kaq e vërtetë është edhe nevoja për rishikimin apo ritrajtimin historik të së kaluarës. Madje, në historiografinë perëndimore një studim quhet i vjetëruar, nëse është mbi pesë vjet. Shkurt, ky është një ritëm normal studimor, sepse pretendohet se koha-kohës në arkiva zbulohen dokumente të reja. Por, ky proces duhet të udhëhiqet nga parimet shkencore të historiografisë, jo nga ato politike, e aq më keq të ndikohet nga prejardhja familjare apo fisnore, respektivisht sipas palës që u rreshtuan gjatë luftës paraadhësit e tyre. Parë në këtë këndvështrim, Mukja vazhdon sot ende të turbullojë e përçajë shqiptarët, duke rrezikuar që edhe shkruesin e këtyre radhëve ta etiketojnë si historian komunist, apo më keq me bindje komuniste.

***  

Marrëveshja e Mukjes lindi e “vdekur”. Në thelb ajo ishte një “ndërzim” mes dy gjinive, kryqëzimi i të cilave rezultoi i pasuksesshëm për të prodhuar një aleancë politiko-ushtarake.

Le t’i marrim arsyet me radhë.

Kalimi i forcave të Boshtit Qendror në mbrojtje në Stalingrad, zbarkimi aleat në Siçili në natën e 9 korrikut, rritja e mosbesimit të Commando Supremo-s ndaj elitës politike italiane si edhe shumë faktorë të tjerë të brendshëm e të jashtëm, çuan më 24 korrik 1943 në rënien e Mussolini-t dhe krijimin e qeverisë Badoglio. Kësisoj, ishte e lexueshme për të gjithë që, herët a vonë, Italia do të dilte nga lufta. Kështu që, gjithë forcave politike shqiptare u duhej të rishikonin qëndrimin e tyre. Po ashtu, vazhdimisht misioni britanik në Shqipëri, këmbëngulte në një luftë të përbashkët të shqiptarëve kundër pushtuesve. Ata e morën edhe nismën për këtë takim.

Letërthirrja zyrtare për takimin u bë nga Këshilli i Përgjithshëm Nacionalçlirimtar, i cili në mbledhjen e tij të datës 9 korrik 1943 vendosi krijimin e një aleance politiko-ushtarake me Ballin Kombëtar. Pra, sipas FNÇ-së, më saktë Partisë Komuniste, në takim duhej të diskutohej mënyra si Balli Kombëtar t’i bashkëngjitej FNÇ-së dhe rrjedhimisht edhe luftës së organizuar kundër pushtuesit italian. Ndërkohë, Balli Kombëtar shkoi në Mukje dhe, siç e treguan zhvillimet, duke dominuar mbledhjen, tentoi të realizojë një “Pezë” të dytë.  Këtë gjë e mundësoi tejkalimi i kompetencave të përfaqësuesve të FNÇ-së, ku ndër 12 delegatët e tij vetëm tre ishin komunistë, konkretisht Ymer Dishnica, Mustafa Gjinishi dhe Gogo Nushi, si edhe paaftësia e tyre negociuese përballë personaliteteve më përvojë si Mihat Frashëri dhe “juristit skolastik” Hasan Dosti. Balli Kombëtar kishte ardhur dukshëm më i përgatitur në takim.

Krijimi i Komitetit të Shpëtimit të Shqipërisë i dalë nga Mukja dominohej nga Balli Kombëtar dhe nacionalistët. Partia Komuniste përfaqësohej në këtë Komitet vetëm nga Mustafa Gjinishi. Në të vërtetë, ky Komitet ishte një strukturë paralele me Frontin Nacionalçlirimtar, i cili më 10 korrik 1943 kishte krijuar edhe Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare dhe që prej shtatorit 1942 kryente aksione të organizuara ndaj pushtuesve italianë. Logjikisht, qysh këtu për Partinë Komuniste çështja e bashkëpunimit me Ballin Kombëtar me këto kushte mund të quhej e mbyllur. “Komiteti Provizor për Shpëtimin e Shqipërisë mori përgjegjësinë që i ngarkonte Marrëveshja e Mukjes dhe vendosi qysh të nesërmen e arritjes së kësaj marrëveshjeje ta pagëzonte vetveten si komitet drejtues i luftës së përbashkët me një betejë kundër pushtuesve italianë. Komandën, deri sa të krijohej shtabi i përbashkët, ia ngarkoi Abaz Kupit”, shkruan Uran Butka. (U. Butka: Marrëveshja e Mukjes. Shans i Bashkimit, peng i tradhëtisë, Tiranë 2018, f. 87-88). Siç lexohet, marrëveshja zeronte çdo organizim politiko-ushtarak të deriatëhershëm dhe nxirrte një organizim të ri në ballë të luftës dhe hidhte kësisoj poshtë çdo organizim të arritur në Pezë.

Për të mos pranuar këtë marrëveshje në disfavor të Partisë Komuniste, Enver Hoxha nuk kishte nevojë të dëgjonte as jugosllavët e askënd tjetër! Është e pamendueshme për çdo parti politike, si atëherë e ngahera, që një marrëveshje e tillë e rëndësishme të nënshkruhet nga delegatët, pa u diskutuar më parë në strukturën e saj drejtuese. Parë në këtë këndvështrim, vendimet e Mukjes mund të konsiderohen në rastin më të mirë si një projekt-marrëveshje, e cila mbetej të miratohej nga PK-ja, drejtuesit e të cilit nuk morën pjesë në bisedime. Madje edhe U. Butka e pranon se Këshilli i Përgjithshëm Nacionalçlirimtar vetëm i porositi delegatët e tij çfarë duhej të kishin parasysh në hartimin e marrëveshjes. (U. Butka: Marrëveshja e Mukjes, f. 45). Por nuk thotë se delegatët ishin të autorizuar edhe të nënshkruanin marrëveshjen. Sepse kështu ishte.

Realizimi i një marrëveshje do të thotë që palët bien dakord kur kushtet e saj janë të pranueshme për të dy palët. Si mund të quhej e pranueshme kjo marrëveshje për Partinë Komuniste? Për çdo llogjikë të ftohtë këtu mbyllet diskutimi dhe analizohen shkaqet dhe pasojat e këtij dështimi. Të gjitha pretendimet e ngritura, si gjatë luftës nga Balli Kombëtar, ashtu edhe sot nga pasuesit e tyre për prishjen e kësaj “marrëveshje të prishur” janë demagogji për të jusitifikuar dështimin politik të Ballit Kombëtar gjatë konfliktit më të madh botëror në shekullin e 20-të! Viktimizimi i Ballit Kombëtar nga Partia Komuniste, si strategji për të jusitifikuar dështimin politik dhe qëndrimin e gabuar gjatë luftës, e kryesisht gjatë pushtimit gjerman, nuk e shpëton këtë organizatë nga marrja e përgjegjësive dhe kritika e sotme historike.

Prandaj, nëse duam të trajtojmë me objektivitet Mukjen, më tepër se të rrekemi t’u tregojmë shqiptarëve sa projugosllav, pushtetdashës e gjakatar ishte Enver Hoxha – çka shqiptarët e provuan deri në lëkurë për mëse 45 vjet -, duhet të bëjmë edhe një analizë kritike të qëndrimit politik dhe ushtarak të organizatës së Ballit Kombëtar në vitet 19431944.

Tezat që po hedh në këtë shkrim dhe që sigurisht do t’i argumentoj janë: 1) Balli Kombëtar ndiqte një politikë të opsioneve të hapura si ndaj aleatëve, ashtu edhe ndaj Gjermanisë hitleriane. 2) Balli Kombëtar shkoi në Mukje jo për të bashkëpunuar me FNÇ-në, por për të marrë në tavolinë drejtimin e luftës. 2)  Edhe nëse marrëveshja nuk do të funksiononte dhe me këto kushte për Ballin ishte e qartë që Partia Komuniste nuk do t’i pranonte , Balli shpresonte se, duke shfrytëzuar ndikimin nacionalist brenda FNÇsë, të dobësonte sadopak pozitat e Partisë Komuniste brenda qëndresës antifashiste dhe 4) ndonëse i vonuar, të shndërrohej në një faktor politiko-ushtarak.

Krerët e Ballit e lanë Hotel Dajtin dhe kaluan në ilegalitet më 27 korrik 1943. Ndërkohë kundërshtarët e tyre ideologjike kishin dalë në mal dhe luftonin kahershëm. I njëjti “ilegalitet dhe qëndrim luftarak ndaj pushtuesit” i vonuar ndodhi edhe gjatë pushtimit gjerman. Më 7 tetor 1944, një muaj para mbarimit të luftës, Mithat Frashëri njoftonte Misionin Britanik se, Balli Kombëtar kishte dalë në mal të luftonte gjermanët, kështu që mund t’i furnizonin tani me armë.

Zyrtarisht marrëveshja u prish nga Enver Hoxha. Kaq mjaftoi që Balli Kombëtar të ndiqte hapur një bashkëpunim ushtarak me pushtuesit e rinj gjermanë sepse politikisht e kishin filluar këtë bashkëpunim kahershëm. Bashkëpunimi me gjermanët i detyruar nga fillimi i luftës civile pas prishjes së Mukjes është një justifikim i pabazuar. Opsioni për të luftuar i vetëm dhe me ndihmë e Aleatëve ngeli gjithmonë i hapur. Po të kishte ndodhur, Enver Hoxha nuk do ta kishte patur të lehtë t’i godiste. Ka shumë shembuj të tjerë në Europë, ku kundërshtarë ideologjikë luftuan pushtuesin në mënyrë të pavarur.

Në mënyrë figurative, dështimi i Mukjes mund të quhet jehona apo vala goditëse e një ngarkese eksplozivi me plasje të programuar! Fitilin që minoi shtegun e bashkëpunimit mes shqiptarëve e ndezi Enver Hoxha, por ama, mbushja eksplozive ishte balliste! E thënë më qartë, Mukja është një dështim tipik shqiptar.

 

***

Siç e theksova qysh në krye të këtij shkrimi, Mukja nuk mund të shpjegohet me histori lokale, fate apo kujtime personale e aq më pak me revizionizim të historisë. Po ashtu, ajo nuk duhet mbivlerësuar për rëndësinë e saj historike. Sigurisht që aspirata e bashkimit në një front të vetëm kundër pushtuesit është madhore. Por, e parë në detaje, Mukja nuk ishte e tillë! Një formulim i tillë kundërshton shumë interpretime e botime për këtë ngjarje.

Por, si mund të besohet që Balli Kombëtar shkoi në Mukje me mendje të mbledhur për të luftuar, ndërkohë që kishte tentuar të lidhej me gjermanët qysh në vitin 1942 dhe po ashtu, si para ashtu edhe gjatë kohës që mbahej Mukja, konsulli gjerman Schliep i raportonte Berlinit se Balli Kombëtar ka premtuar se nuk do të luftojë kundër nesh?

Dokumentet gjermane hedhin dritë mbi një takim të fshehtë të Vehbi Frashërit me këshilltarin gjerman për çështjet etnike në shtabin e Komandantit të Përgjithshëm gjerman në Serbi, në datën 7 dhjetor 1942.(PA/AA, Akten der deutschen Gesandschaft Tirana).

Sipas Frashërit, nënshkrimi i një paqeje me kushte të veçanta ndërmjet Italisë dhe kundërshtarëve të Gjermanisë do të rriste ndikimin e Anglisë në Mesdhe. “Prandaj, ose ndoshta pikërisht për këtë arsye, qarqet nacionaliste shqiptare shpresonin ende që, me ndihmën e Gjermanisë, [ata] të hidhnin tej sundimin italian” shprehej V. Frashëri. Madje Vehbiu e ngacmoi më tej bisedën duke thënë se: “Në Shqipëri është krijuar një numër çetash të vogla e të armatosura – rreth 20 të tilla – që janë të shpërndara në gjithë Shqipërinë dhe zbatojnë pa hezitim urdhrat e komandës së organizatës së fshehtë nacionaliste shqiptare. Drejtuesit e kësaj organizate janë të gatshëm të kryejnë gjithçka që Gjermania kërkon prej tyre. Ata po qëndrojnë në gatishmëri për kohën kur rrugët e Gjermanisë dhe Italisë do të ndahen”. (PA/AA, Akten der deutschen Gesandschaft Tirana).

Kjo organizatë e fshehtë nacionaliste, nuk është tjetër veçse Organizata e Ballit Kombëtar. Me të drejtë mund të thuhet se Vehbiu nuk ishte anëtar i Ballit Kombëtar, por jo domosdoshmërisht negociatori duhet të ishte ballist, por më tepër i besuar i gjermanëve. Dhe Vehbiu ishte i tillë!

Përpjekjet dhe ofertat e nacionalistëve shqiptarë filluan të ngjallin interes në qarqet e larta politiko-ushtarke gjermane së pari në verën e vitit 1943, kur u pa qartë që kapitullimi i Italisë nga lufta ishte çështje kohe. Në këtë kuadër, diplomacia gjermane në Tiranë filloi të ishte shumë aktive në Shqipëri, sepse duhej të përgatiteshin kushtet për pushtimin e detyruar të Shqipërisë. Kapitullimi i Italisë hapte gjithë frontin e Europës Juglindore për Gjermaninë. Kështu që, para se të hidhej hapi ushtarak, duhej së pari të qartësohej politika pushtuese ose më së paku, të dihej se kush do të ishte armiku i ardhshëm dhe cili do të ishte qëndrimi i shqiptarëve ndaj tyre.

Kështu që, më 3 gusht 1943, kur po mbahej edhe Mbledhja në Mukje, bazuar në informacionet e ardhura nga konsullata gjermane në Tiranë, komanda e lartë gjermane vlerësonte se nacionalistët, siç ata quanin Ballin Kombëtar, e përshëndesnin një ndërhyrje të gjermanëve në Shqipëri dhe po ashtu pranonin parimisht çdo ndihmë që largonte italianët nga Shqipëria. Po ashtu, më 19 shtator 1943, një javë pas pushtimit, shtabi i div. 100 i këmbësorisë malore vlerësonte se “Partia më e fortë është Balli Kombëtar, e cila nuk mundi të organizohej mjaftueshëm gjatë pushtimit italian. Ajo përbëhet nga pjesa më e madhe e inteligjencës së vendit dhe para së gjithash nga aristokracia shqiptare. Sipas përvojës së deritanishme,  kjo parti është e prirë të bashkëpunojë me Gjermaninë”.  Siç lexohet, raporti bazohet në një sukses të mëparshëm bashkëpunimi.

 

Por si i ndiqnin gjermanët zhvillimet në Tapizë e Mukje dhe a kishin ata ndonjë ndikim në këto zhvillime?

Konsulli Schliep raportoi mbi këto bisedime për herë të parë në Berlin në datën 31 korrik. Pra, ai raporton për takimin e datës 26 korrik në Tapizë, sepse Mukja ende nuk kishte ndodhur. Ndërlidhja kryhej nëpërmjet ambasadës gjermane në Romë. Roma e transmetoi këtë raportim të Schliep-it në Berlin më 2 gusht. Ndër të tjera ai raportonte: “Situata e brendshme karakterizohet nga krijimi i një “Organizate për Çlirimin Kombëtar të Shqipërisë” e cila si edhe quhet në shpallje, ka një besim të patundur në sinqeritetin e aleancës anglo-sovjetiko-amerikane, që lufton ndaj Boshtit për një Shqipëri të pavarur dhe demokratike. Në krye të saj qëndron një Këshill i Përgjithshëm, në të cilin përveç drejtuesve të njohur të bandave, Abaz Kupi dhe Myslim Peza, janë edhe tre komunistë. Përveç tij, është krijuar dhe një “Shtab i Përgjithshëm i Ushtrisë së Çlirimit Kombëtar” me qëllim unifikimin e drejtimit dhe aktivizimin e luftës së bandave, mbi kuptimin e të cilit nuk dimë ende detaje […].”(Burimi: Telegram drejtuar Ministrisë së Jashtme Berlin nga Roma, 2 gusht 1943, Ora 18.00.Në PA/AA: Büro des Staatssekretärs, Akten betreffend Albanien vom 3. April 1939 bis 15. Juni 1944).

Këtu së pari lind pyetja, si është e mundur që konsulli gjerman ishte kaq shpejt i mirinformuar dhe prej kujt e kishte këtë informacion? Gjithë intensiteti i raportimit, por edhe saktësia e tij të çon në përfundimin se ky informacion vjen nga burim i dorës së parë dhe siç edhe vetë Schliep-i raporton disa ditë më vonë, në datën 23 gusht, ““Organizata për Çlirimin Kombëtar të Shqipërisë (siç gjermanët quanin Komitetin e Shpëtimit të Shqipërisë) nuk mund të merret në konsideratë [për bashkëpunim], sepse në të është i pranishëm fuqishëm elementi komunist, të cilët mbajnë lidhje me armikun. Fronti [Balli] Kombëtar, të cilët i janë bashkëngjitur organizatës, pavarësisht [se janë bashkuar në Komitet] më kanë dërguar lajm se, Fronti [Balli] Kombëtar do të luftojë vetëm italianët dhe jo kundër gjermanëve. Kryetari i bandës Abas Kupi (Bazi i Canës) pritet të mbajë të njëjtin qëndrim. Po ashtu mund të pritet që, shumica e ndjekësve të komunistëve të mbajnë fillimisht një qëndrim pritës ndaj nesh.”(Burimi: Telegram drejtuar Ministrsë së Jashtme Berlinnga Roma, 23 gusht 1943, nisur 0ra 0.10, mbërritur 1.30Në PA/AA: Büro des Staatssekretärs, Akten betreffend Albanien vom 3. April 1939 bis 15. Juni 1944).

Siç lexohet, nga gjithë pjesëmarrësit në Mukje, kushtet e bashkëpunimit nuk i plotësonin vetëm komunistët. Ndërsa për bashkëpunim i plotësonin ballistët, e disi më pak, zogistët.

Balli Kombëtar, për gjithë arsyet e sipërpërmendura, ndonëse fillimisht nuk u shpreh i gatshëm për bashkëpunim të hapur, deklaroi se të paktën nuk do të luftonte kundër tyre. Kësisoj, vendimi i Ballit Kombëtar në Mukje për një“luftë të përbashkët dhe të menjëhershme përbri aleatëve të mëdhenj Anglisë, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik, si edhe popujve të shtypur kundër pushtuesve barbarë”, bie ndesh me atë çka ata prapa kulisave i kishin premtuar konsullit gjerman Schliep. Për çfarë lufte kishte premtuar Balli Kombëtar në Mukje, kur prishja e Marrëveshjes së Mukjes u shpall nga E. Hoxha në Labinot, më 49 shtator 1943?

Përveç pyetjes se nga e kishin informacionin gjermanët, që besoj se del qartë nga citatet e mësipërme, konsulli Schliep, në raportimin e datës 23 gusht për Ribentropp-in, hedh hije të forta dyshimi se ka qenë i përfshirë në hartimin e pikave të marrëveshjes. Ndër të tjera ai raporton se: “[…] sipas thirrjes programatike të këshillit të organizatës së përmendur të dorëzuar nga unë, duhet që pas largimit të armikut [nënkupton italianët – M.K], t’i lihet vetë popullit zgjedhja e formës së qeverisë”.(Burimi: Telegramnr. 4193, datë 22.8 drejtuar Ministrsë së Jashtme Berlin nga Roma më 23 gusht 1943, nisur  0ra 0.10, mbërritur 1.30. Në PA/AA: Büro des Staatssekretärs, Akten betreffend Albanien vom 3. April 1939 bis 15. Juni 1944).

Çka më sipër, por duke vlerësuar edhe qëndrimin e Ballit Kombëtar ndaj gjermanëve më pas gjatë pushtimit, arrihet në përfundimin se, Balli Kombëtar shkoi në Mukje më opsione të hapura, duke flirtuar si me britanikët, ashtu edhe me gjermanët. Edhe gjermanëve u interesonte ky flirtim. Axhenda e bisedimeve u përgatit nga kryesia e Ballit Kombëtar, kështu që dokumneti i sipërcituar e implikon rëndë Ballin Kombëtar. Duke ndjekur më tej këtë logjikë argumentuese, nëse do të funksiononte marrëveshja dhe marrja e drejtimit të luftës në tavolinë nga Balli Kombëtar, cili do të kishte qenë qëndrim i Komitetit pas pushtimit gjerman? Jo më kot Schliep raportonte edhe për krijimin e një kundërqeverie që do të dilte nga Komiteti, sepse ky ishte synimi. Sigurisht që, sipas planit elementi komunist në këtë qeveri do të ishte i papërfillshëm. Me shumë gjasa, Balli përsëri do të kishte bashkëpunuar, jo si formacion luftarak joqeveritar, por qeveritar. Ky nuk është spekullim, sepse ndodhi më vonë! Po ashtu, nëse ndodhte zbarkimi aleat, ai e gjente Ballin Kombëtar në krye të luftës dhe gjithë flirtimet me gjermanët ishin të panjohura për ta. Edhe ky nuk është spekullim, sepse ndodhi! Kur Balli Kombëtar u bind se zbarkimi nuk do të ndodhte, atëherë kaloi në bashkëpunim të hapur me gjermanët. Dhe dështimi i Mukjes ishte dhe vazhdon të jetë justifikimi për këtë hap të ndërmarrë.

Proklamatën e Mukjes të përkthyer, Schliep-i ia dërgoi Ribbentrop-it në Berlin. Mukja skicoi politikën gjermane të pushtimit. Në telegramin e datës 21 gusht që ai i dërgon nga Berlini Schliep-it, lexohet qartë kjo gjë. Sipas konceptit të paqësimit politik të Ribbentrop-it të gushtit 1943, pra ende pa kapitulluar Italia, konsulli Schliep duhej të kujdesej që të kontaktonte sa më shpejt me personalitete të përzgjedhur politikë shqiptarë, të cilët ishin të gatshëm që “me ndihmën tonë [gjermane] politike dhe ushtarake të merrnin drejtimin e vendit sa më shpejt në dorë dhe të viheshin në krye të një qeverie të tillë kombëtare”, e cila sigurisht që në plan të parë, duhej t’u shërbente interesave gjermane. Ribbentrop-i shpresoi fillimisht në një bashkëpunim me Komitetin e Shpëtimit të Shqipërisë, të dalë nga Mukja. Por, ky opsion nuk rezultoi i suksesshëm, sepse sipas Schliep-it “Organizata për Çlirimin Kombëtar të Shqipërisë (siç gjermanët quanin Komitetin e Shpëtimit të Shqipërisë) nuk mund të merret në konsideratë [për bashkëpunim], sepse në të është i pranishëm fuqishëm elementi komunist, të cilët mbajnë lidhje me armikun […]”.(PA/AA R27772) Për hir së vërtetës, elementi komunist nuk ishte i tillë.

Siç lexohet, nga gjithë pjesëmarrësit në Mukje, kushtet e bashkëpunimit nuk i plotësonin vetëm komunistët. Balli Kombëtar, për gjithë arsyet e sipërpërmendura, deklaroi fillimisht se të paktën nuk do të luftonte kundër tyre. Kësisoj, vendimi i Ballit Kombëtar në Mukje për një“luftë të përbashkët dhe të menjëhershme përbri aleatëve të mëdhenj Anglisë, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik, si edhe popujve të shtypur kundër pushtuesve barbarë”, bie ndesh me atë çka ata prapa kulisave i kishin premtuar konsullit gjerman Schliep. E thënë shkoqur: Për çfarë lufte premtoi Balli Kombëtar në Mukje? E ndërkohë që, prishja e Marrëveshjes së Mukjes u shpall nga E. Hoxha në Labinot, më 49 shtator 1943.

Me shumë gjasa, nga tentativa e dështuar e shqiptarëve  në Mukje për t’u bashkuar, përfituan vetëm gjermanët. Mukja hodhi bazat e politikës gjermane ndaj Shqipërisë. Ribbentrop-i e skicoi këtë politikë bazuar pikërisht në Proklamatën e Mukjes. Për të siguruar bashkëpunimin e shqiptarëve, Ribbentrop-i mendoi t’u premtonte atyre atë që ata dëshironin më shumë. Fakti që në vija të përgjithshme dhe për interesa ushtarake, politika gjermane ndaj Shqipërisë, konsistonte formalisht në krijimin e Shqipërisë së Madhe, shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë dhe qeverisjen e vendit nga një qeveri bashkëpunëtore progjermane, e shoqëruar me propagandën që ushtarët gjermanë nuk janë pushtues, por kalimtarë, të shpie natyrshëm në këtë përfundim. Për fat të mirë, jo të gjithë shqiptarët u gënjyen nga kjo lojë.

 

***

Disa interpretime të sotme, ku në qendër të tyre vendoset viktimizimi i Ballit Kombëtar nga komunistët, duke mos kryer analiza gjithëpërfshirëse historike, por duke u bazuar kryesisht në emocione dhe kujtime personale të protagonistëve ballistë, të shkruara kohë më vonë dhe siç ndodh shpesh në këtë gjini shkrimi, me ngjyrime narciziste, nuk e lan përgjegjësinë politike të Ballit Kombëtar për “lehtësirat” që i krijoi Enver Hoxhës për të ardhur në pushtet! Dokumentet gjermane të sipërcituara vërtetojnë se, Balli Kombëtar u orientua gabim, qysh në fillimet e tij. Duke besuar në fuqinë gjermane, kërkoi ta shfrytëzonte atë për të ardhur që gjatë luftës në pushtet, ose të paktën të dilte si faktor i fortë politik nga lufta, duke asgjesuar kundërshtarin politik me ndihmën e gjermanëve.

Për fatin e keq, mbështetja kërkohej te kampi i gabuar dhe jo te Aleatët. Drejtuesit e Ballit nuk e kuptuan mesazhin e kohës, por zgjodhën rrugën e rehatisë dhe jo të luftës. Në këtë këndvështrim, edhe Mukja ishte e destinuar të dështonte qysh në fillimet e saj. Nuk ishte Çështja Etnike dhe ndikimi jugosllav ajo që prishi marrëveshjen. Madje të pretendosh se nacionalistët shqiptarë u sakrifikuan për çështjen e Kosovës është naivitet! Të argumentosh se, një nga shkaqet e prishjes së Marrëveshjes së Mukjes ishte edhe hapja plotësisht e rrugës për vendosjen e regjimit komunist në Shqipëri dhe përfshirjes së saj, si vend strategjik, në kampin e vendeve komuniste të Lindjes është injorancë historike. Se nga mund të dinte Balli Kombëtar se çfarë vendimesh do të merrnin aleatët në Konferencën e Jaltës dhe atë të Potsdamit në vitin 1945, një zot e merr vesh!

Edhe sikur Çështja Etnike të mos ishte trajtuar në Mukje, ose e thënë ndryshe emisarët jugosllavë të mos kishin pasur asnjë kundërshti, ky bashkëpunim nuk do të kishte funksionuar. Nëse FNÇ-ja ishte nën dominimin komunist, organet e dala nga Mukja dominoheshin nga ballistët. Po ashtu, të dyja palët nuk ishin të gatshme të pranonin rolin drejtues të palës tjetër! Është absurde të mendohet se, Partia Komuniste mund të pranonte një strukturë drejtuese të luftës që nuk dominohej prej saj, ndërkohë që kishte afro dy vjet që luftonte në qytet e në mal. Kështu që, tentativa e Ballit Kombëtar për të realizuar në Mukje një “Pezë të dytë” ishte një veprim i dështuar. Përse shumë nacionalistë ata që më vonë e drejtuan Ballin Kombëtar nuk e përkrahën platformën e Pezës dhe refuzuan bashkëpunimin me komunistët? Madje, mospjesëmarrja e elitës nacionaliste në Konferencën e Pezës më 16 shtator 1942, mund të quhet pa hezitim dështimi i parë i tyre për t’u bashkuar në një front të vetëm kundër pushtuesit. Sigurisht që, Balli Kombëtar nuk mund të fajësohet për këtë gjë, sepse ende nuk ishte krijuar si organizatë. Një prezencë më e madhe nacionaliste në Pezë nuk do të kishte lejuar, ose të paktën do ia kishte vështirësuar punën PKSH-së, që ajo gradualisht të mbyste ndikimin nacionalist në FNÇ, ta dominonte atë, e nëpërmjet luftës të siguronte ardhjen e saj në pushtet. Flegmatizmi nacionalist lejoi që në Pezë të hidheshin rrënjët e komunizmit në Shqipëri.

Për të prishur këtë marrëveshje të pafavorshme për të, Enver Hoxha nuk kishte nevojë të merrte ndonjë urdhër nga jugosllavët. Edhe pa jugosllavët, kjo marrëveshje në këtë formë e përmbajtje nuk i interesonte atij dhe Partisë Komuniste. Prishja e njëanshme e Mukjes nga komunistët, nuk e justifikon Ballin Kombëtar nga përgjegjësia e dështimit politik dhe ushtarak si edhe të bashkëpunimit të kahershëm me pushtuesit. Ata nuk e kuptuan se ishin tejkaluar nga koha dhe ngjarjet. Pikërisht kjo është arsyeja, që ende sot Mukja vazhdon të përçajë shqiptarët, duke e bërë të pamundur trajtimin e saj me objektivitet.

Sot flitet për një ndjesë të munguar nga komunistët për krimet e bëra ndaj shqiptarëve gjatë sundimit 45-vjeçar të tyre. Me të drejtë! Kanë ndodhur! Ndjesa sigurisht që nuk rregullon gjithçka, por më së paku është fillimi i një reflektimi dhe paqëtimi. Por, mos ndoshta ka ardhur koha që edhe pala tjetër të bëjë të njëjtën gjë dhe të shikojë në mënyrë kritike qëndrimin e saj gjatë luftës? Antikomunizmi nuk ështe vlerë universale që zeron çdo veprim, dështim, bashkëpunim me pushtuesin apo krim ndaj bashkëkombësve. Edhe kjo palë ka plot kusure të tilla që duhet të kërkojë falje. Moskryerja e këtij veprimi nga të dyja palët nuk është gjë tjetër veçse një tregues i tranzicionit të gjatë politik, ekonomik, social, kulturor por edhe historik të Shqipërisë.

 

August 3, 2018 11:35
Komento

32 Komente

  1. Bureto August 3, 12:19

    Si konkluzion i shkrimit, paragrafi i fundit i saktë! Historia të bëjë detyrën e vet jashtë ndjesive politike, ndërsa politika dhe shoqëria të kthehet me këmbë në tokë dhe të shohë nga e ardhmja, që jo pak herë ka qenë peng i së shkuarës. Historia njeh shumë shembuj të paimagjinueshëm të një realpolitike. Më sinjifikativ është ‘pajtimi’ franko-gjerman, pra i dy vëndeve, popujve dhe kulturave mjaft të ndryshme, edhe pse fqinj shekullorë. Por ja që politika bën të mundur atë që e përkufizon si “art i të mundshmes”. Kur ndodhi kjo, si ka mundësi që shqiptarët kanë 100 e kusur vjet që të vetmin qëllim që kanë patur e kanë, është t’i “hanë” kokën njëri-tjetrit. Kaq shumë e kaq keq është ngjizur në ADN e tyre, dëshira për pushtet e pasuri?!

    Reply to this comment
  2. demo August 3, 13:27

    Oooo Mar-Eng-Len !E di ti qe pushtues te tokave shqiptare jane Slavo-greket?
    E di ti qe marreveshjen e Mukjes e grisi ne surrat enver hoxhes,malaziasi Miladin Popovic?
    E di ti qe per ate Kosove serbo-malazezet formuan Partine Komuniste ne Tirane dhe katapultuan ne krye te saj te vetmin person qe jepte garanci per rikthimin e Kosoves ne Serbi?Ky ishte Enver Hoxha.
    Ajo qe ju quani lufte nac-clirimtare eshte nje TURP KOMBETAR.Eshte lufte kunder trojeve,banoreve dhe pasurise se popullit shqiptar.Une nuk e di nga c`familje antishqiptare ke dale ti?Sot nuk ka mbetur kalama pa e marre vesh se marreveshja e Mukjes u sabotua nga serbo-malazezet dhe kukulla e tyre enver hoxha,poor nje familje qe quan femine me emrin Marx-engels-lenin,jo tradhtine e Mukjes,por edhe Masakren e Tivarit,edhe Masakren e Camerise do te gjeje sebepe t`i justifikoje.

    Reply to this comment
    • Xxx August 4, 00:16

      Pirdh pirdh. Ky te spjegon cdo moment ti prap te urra qe keni 27 vjet qe ndertoni me genjeshtra.
      Do lejonte Enveri qe Komitetin e shpetimit ta dominonin ballistet qe kishin fjetur gjume te Dajti si Luli ne Bashki.
      Boll abuzuat me ceshtjen e Kosoves se Karta e Atlantikut e kishte bere te qarte qe nuk do kishte rivendikim te kudijeve gjate luftes. Si do e mernin Kosoven oportunistet e Ballit gjate luftes pa na i thuaj ti o koke e mencur?
      Jugosllavet ishin alete te fitimtareve.
      Dhe tjetra po nqs komunistet nuk do kishin rezuar qeverine kuislinge ne Jugosllavi do e jepte Kosoven per Shqiperine Hitleri edhe gjate luftes ?
      Mire thote Marigleni dhe mos e akuzoni per komunist se 40 vjec djale eshte qe pranoni gabimet e paraardhesve dhe pastaj te reflektoje dhe pala tjeter.
      Ju te miret e ata te ligjte nuk ka.
      Antikomunizmi nuk justifikon bashkepunimin me fash-nazizmin dhe krimet qe ballistet kane bere ne popull. Fshatrat qe kane djegur bashke me gjermanin.

      Reply to this comment
  3. Virusi August 3, 13:46

    Mendoj se eshte nje shikim parcial dhe me paragjykime I ceshtjes. Pushteti nuk ishte qellim vetem I ballit, sic thote shkruesi, po dhe I komunisteve. Argumenti se prishja e marreveshjes u be sepse ajo nuk ishte miratuar nga udheheqja komuniste nuk eshte argument. Marreveshjet korrektohen dhe ridiskutohen disa here derisa marin formen perfundimtare, nqse ka vullnet. Nderkohe nuk kuptohet perse shkruesi quan tradheti cdo bisede me gjermanet? Ata erdhen ne fund te 1943 dhe nuk thuhet nese erdhen per te zevendesuar italianet apo per te shkuar ne shtepi. Mos valle ne ate kohe shqiptaret duhet te mendonin me shume per te ardhmen e vendit sesa per momentin? Ka rrethana qe percaktojne sjelljen e politikaneve te cilat jane lene jashte e prej te cilave duhet te reflektojme per ta bere politiken tone ne te ardhmen me produktive per veten tone.

    Reply to this comment
  4. Profesori. August 3, 14:12

    Ky eshte nje historian patriot dhe djali i pergatitur shume! I uroj gjithe te mirat Kasmit ne karrieren e tij akademike. Ka potencial per tu bere nje historian i madh.

    Reply to this comment
  5. Arben August 3, 14:27

    Marreveshja.qe e linden Shqipetaret dhe e vdiqen

    Serbo-komunistat shqipfoles.

    Reply to this comment
    • Babalja August 4, 00:19

      Mos e prishen serbo erdoganistet.
      Ku mer vesh ti nga keto pune. Ik futi nje pilaf

      Reply to this comment
      • Arben August 5, 09:47

        E ke lexuar ndonjehere cfare shkruan teksti??!!

        Reply to this comment
        • mirel November 19, 14:50

          Cili text..haha..koqe. Nuk.ke ca thua
          Te Yugoslavia i patet kokat te gjithe. Por jua tregoi mire Enveri da here ju kapte kur vinit si zagare per te vrare nga Jugosllavia, kendo pak kengen e Tepelenes tani..hajt..1..2..3.

          Reply to this comment
  6. intelektuali August 3, 14:44

    O MARENGLEN BOLSHEVIKU:

    Ik o spiun i Sigurimit dhe bej shurren me dokumentat fallco qe tregon si propagande bolshevike, kujt ja tregon ti more PIZEVENG enverist dokumentat e Mukjes?

    sepse:

    Familja e intelektualit ishte ajo qe strehoi oficeret e larte angleze ne shtepine e vet qe kishin hyre fshehurazi ne Shqypni me nje oferte per bashkimin e trojeve tona, por me kushtin e shkeputjes nga kthetrat e Beogradit dhe Moskes dhe bashke me mberritjen e tyre erdhi lajmi qe ishin spiunuar nga Bahri Omari tek gjermanet dhe vete Ribbentropi si Minister i Jashtem kishte urdheruar te dergonin nje snaiper gjerman te Reich-ut te Trete per t’i vrare ne Mukje, ishte po familja e intelektualit qe i percolli ne Mal te Zi te veshur tebtil si fshatare vendas. He thuaj o pacavure komuniste:

    KUSH E NJOFTOI BAHRI OMARIN PER MBERRITJEN E OFICEREVE ANGLEZE NE SHQYPNI?

    Apo nuk te vjen zeri fare, po te shkruajta edhe me pare kur pashe debatin tek dallkauku Ralond Qafoku o kokelope fanatike, fol tani dhe nese nuk e di shko dhe pyet ata qe e dine fare mire dhe jane historiane te vertete dhe jo fallco si puna jote, pyet Donaika Omarin se ta tregon ajo kush i spiunoi oficeret angleze qe kishte derguar Churchilli ne Shqypni per ta bere Vatanin nje shtet Demokratik Antikomunist sa nuk ishte vone, por pabesia makaber e Enverit beri qe MURTAJA bolshevike te implementohej ne vendin tone me dhune dhe forcen e armeve te banditeve qe komandoheshin nga Beogradi dhe Moska.

    Me thuaj ku banon ne gjermani qe te vij te tregoj xhaketen prej lekure qe nje nga oficeret angleze ja dhuroi babait tone, por edhe dokumenta te tjera autentike qe te mbyllesh HALEN e spiunit te Enverit dhe te kallezoj tek autoritetet gjermane si nje VEMJE e demshme per keshte shtet demokratik qe te marin prej bythe dhe te cojne te Rusia e Putinit apo tek Kimi i Korese se Veriut ku e ke edhe vendin,

    sepse:

    Shqypnia sot nuk ka vend per ty o maskara fallsifikator, Shqypnia eshte ne NATO qe Enveri e urrente kaqe shume dhe po i lutet Perendimit per antarsim ne BE-ne Demokratike dhe Antikomuniste ku dokumentat e tua si “Letra Bythe” nuk pine uje.

    Na trego ku banon qe te vijme te beshtyjme ne fytyre ashtu sic ja beme edhe kalemxhiut te Enverit, Pellumb Xhufi.

    Reply to this comment
    • Babalja August 4, 00:22

      Cspiun i thua mo r.k?
      Kur ka spiunuar ai kur ishte 10 vjec?
      Ti ka thene te gjitha aty i ke. Hani mut tani.
      Sa te shpifur jeni ju pasardhesit qe spranoni te verteta.
      Pranoni ore fajin qe dhe pala tjeter te pranoje te vetat.
      Ata pis e ju qelibar nuk ka.
      Se e verteta eshte e vertete.
      Po sprnuat fajin si sharlatan do dukeni duke share njerzit e mohuar te vertetat.

      Reply to this comment
  7. Toni August 3, 15:16

    Marlinglen kam njohur nga afer 1 Kasem tjeter, qe ka gjasa te jete kushuri i yti. Sa her ishte mes komunistave behej me komunisti. Tregonte se si gjyshi i tij ishte postjer i shtabit te pergjithshem. Kur ulej mes anti komunistave tregonte se si te paret e tij i luftonin komunistat…… Me te vertet ne familjen e tij kishte te burgosur Politik por i jati ishte Professor (spiun) i regjimit. Ti Mund te jeshe ndryshe, por shkrimi jot ma shpif.

    Reply to this comment
    • Taku August 4, 00:26

      Pse mo shoku ta shpif?
      Te prishi renditjen e kardheqeve qe kishe ne mendje?
      Po he. Si tja bejme tani me ato telegramet qe i venin Ribentrop?

      Reply to this comment
  8. Nikolla August 3, 15:22

    Argumenta bindese dhe me fakte (dokumente) te panjohura deri me sot.
    Me vjen mire qe kemi shkencetar te historise ne moshe kaq te re si Zoti Kasmi.
    Te tille historiane me integritet i duhen Shqiperise.
    Boll me pseudo-historiane si puna e atij Butkes qe eshte bere qesharak duke u perpjekur te na mbushe mendjen se edhe Balli ka luftuar pushtuesit.
    Jo Balli ka qene nje organizate qe u be pjese perberese e nazifashizmit ne Shqiperi e qe ka derdhur gjak te pafajshem per llogari te pushtuesve.
    Kemi 30 vjet demokraci. Si eshte e mundur qe keta balliste e legaliste nuk arrijne te nxjerrin te pakten nga nje deputet?
    Kjo eshte domethenese.
    Populli i njeh, nuk i beson, i urren.

    Reply to this comment
  9. Ai qe di ti August 3, 15:50

    O “trimi i madh” I haleve “inntelektuale”kush je ti mer mut qe nxin dhe qe arrin te kercenosh cdo autor shkrimesh dhe mendimesh ne Dita?Ti je nje vemje parazite e pjedhur ne te gjitha drejtimet dhe nje pastruesi rendomte i haleve te Taivanit dhe si shperblim te japin nje kafe pa sheqer qe vjell vetem helm dhe ofendime horrash mediatike…Turp, do dhe adresa bytha jote ..Beji hyzmet prostates gojore dhe shurrorre..dhe merr mjekim neuropsikiatrik se te ben mire….

    Reply to this comment
    • intelektuali August 3, 18:33

      Kush te tha qe intelektuali KERCENON cdo autor ne gazeten DITA?

      KJO GJE PER KERCENIMN E INTELEKTUALIT ESHTE TEJET E EKZAGJERUAR

      sepse:

      Ka qene intelektuali ai qe ka pergezuar studentet trima per rezimin dhe shurrimin e Enver Hoxhes ne sheshin Skenderbej kur qenat e Sigurimit i ndiqnin nga pas per t’i burgosur dhe vrare,

      dhe:

      Qe ka pergezuar te rinjte shqyptare qe dolen tek sheshi para Kryeministrise dhe nuk lejuan Edi Ramen me ambasadorin Avri-Ziu te disllokonin dhe depozitonin Armet Kimike te Llahtarshme te Asadit qe propaganda servile shteterore i paraqiste si “Karamele Bamiresie” nga dallkauku Obama qe i futi zjarrin Lindjes se Mesme dhe vales se emigranteve ne Evrope bashke me Sorosin e Edvinit,

      por:

      Por a mund te heshte intelektuali kur Maranglen Enveristi genjen dhe mashtron me dokumenta fallco qe i qit ne DITA per katunare dru me pre, njashtu sic genjente dhe mashtronte Enver Hoxha edhe per Mukjen 1943 edhe per spiunimin te fashistet dhe vrasjen ne kurth e te Qemal Stafes, genjeshtra qe i sajonte nga vila e Bahri Omarit ku ishte strehuar gjate gjithe Luftes dhe qe Marengleni i Stalinit dhe i Leninit nuk ja permend asnjehere emerin ne dokumentat e tij.

      PSE NUK THOTE MARENGLENI I MARKSIZEM-LENINIZMIT TE ENVERIT KU KA JETUAR GJATE GJITHE LUFTES ENVERI ME NEXHMIJEN?

      Si t’i besosh ketij mashtruesi diabolik qe qit dokumenta historike per te shtremberuar historine tone?

      Kujt i tregon ky fanatik i Partise se Punes per Mukjen kur familja e intelektualit eshte deshmitare okulare e te gjitha ngjarjeve dhe njeh fare mire pabesine e Enver Hoxhes qe spiunoi tek gjermanet, sic kishte spiunuar me pare edhe Qemal Stafen, dy oficeret angleze qe kishin ardhur me nje oferte te paperseritshme per bashkimin e trojeve tona.

      Intelektuali i kerkoi adresen qe t’i coje dokumentat e tij autentike dhe ta demaskoje si nje mashtrues ordner, fanatik i Enverit dhe i Partise se Punes, ne nje kohe kur Shqypnia ka zgjedhur nje rruge fare tjeter.

      CILI ESHTE QELLIMI I KETIJ GENJESHTARI?

      dhe:

      Ku eshte kercenimi ketu?

      Reply to this comment
      • Balli Kombetar August 3, 22:48

        Mos ia vini re “Intelektualit”. Po t’i beni analizen psikologjike komentit te tij, del qe 62% e fjalorit te tij eshte fjalor skizofrenik. Por historia nuk behet, as nuk mbrohet me skizofreni. “Intelektuali” nuk besoj se e kupton fjalen “skizofreni”, por do kemi rast t’ia spiegojme.

        Reply to this comment
        • intelektuali August 4, 21:44

          Beji te fala fashistes Nexhmije Hoxha dhe

          pastaj:

          Laje gojen me kolinoz perpara se te zesh emerin e intelektualit o:

          BALLI KOMBETAR I BAHRI OMARIT

          Reply to this comment
  10. mirel August 3, 16:18

    lapidaret duhen ringritur per Enver Hoxhen perseri!
    LAVDI LANCL

    Reply to this comment
  11. MH August 3, 17:32

    Na falni menderen.
    More keto bashkpunetoret me pushtuesit na cane bithen qe nuk u ngopen ti’a imponoje fituesit ti kerkojne te falur.
    Ku gjindet ne ndonji coshe te historis qofte dhe e krimbur nga harresa qe fituesi,triumfatori ti perluet humbesit.
    Hajdeni nji cike e tunduni ti kerkoni te falur popullit dhe clirimtarve qe u bate njeshk me pushtuesin te cilin e dinit te pathyeshem qe me fitoren do bishit ne rehati e selamet per te ndare trofet e fituesit pushtues po jo tuajen.Sepse keni lindur humbes,e keni ne gen e nuk ju shqitet perjete e mote deri ne perjetesi qe te shuhet fara e jauja me sense tradhetarit.Vreni seriozisht.kush jane te djathtet sot ne Shqiperi.Pa perjashtim jane trashigimtaret e te humburve qe nuk kane sensin e organizimit e te drejtimit per cdogjasend,ndaj ne krye per t’iu komandue keni harbutet e kuq qe iken nga kopeja per tu strukur nen hijen tuaj aspak intiligjentesh qe rreheni,hani sapunin per djathe.
    Amerika e trembur nga hieja komunizmit.Mbeshteti nji hjava nga Vucidoli si armik numer nji i monizmit dhe perfundoj vendi ketu ku asht.Tue nxjerre dizinfektuesin Vetting per te normalizue gjendjen kaotike qe nuk e merr veshte qeni t’zone.Dhe Amerika me shume mend dhe eksperience u tregue ne nji nivel me humbesit si puna e juej per 28 vite rresht.Tashti e kuptoi qe intelektualet e majte jane vertet serioz per vatanin dhe mbeshtesin me shume pasterti idete Amerikane me shume dashuri e perkushtim.
    Mukja,mukja e juaja ishte pro pushtuesit kundra katershes + nji koalicionit per paqe BS,USA,France,Angli dhe bashke me to Shqiperia.

    Reply to this comment
  12. katarakti August 3, 17:52

    Jane disa fakte historike qe nuk mund te hidhen poshte. E para eshte qe Balli nuk luftoi kunder pushtuesve italo – gjermane. Apo ne rastin me te mire beri sikur luftoi ! Dhe kete nuk e ka thene vetem Enveri, por e kane pohuar te gjithe ata qe e kane jetuar ate kohe. Sidomos deshmitaret e paanshem. Keta kane qene emisaret ushtarake amerikane dhe britanike qe ishin atashuar prane shtabeve te Frontit, Ballit dhe Legalitetit. Si psh Rexhinald Hibert (Fitorja e hidhur) et etj. Te gjithe emisaret angleze dhe amerikane gjate Luftes se Dyte Boterore ne Shqiperi jane ankuar nga mefshtesia e Ballit dhe mungesa e deshires se tij per tu perfshire ne lufte. Dhe une i besoj anglezeve dhe amerikaneve qe ishin te paanshem dhe nuk kishin asnje simpati per komunistet. Eshte e njohur dhe e pranuar boterisht se Balli ndoqi politiken prit e te shohim. Mit’hat Frasheri theksonte se djelmeria shqiptare nuk ka pse vritet per interesat e Fuqive te Medha. Sidomos ne kohen e Gjermanit. Dhe ai kishte llogjikisht te drejte. Nuk kishim pse te ishim me ato vende qe e copetuan Shqiperine gjate konferences se Londres. Por politika e tij e pritjes rezultoi fatale per Ballin dhe Shqiperine. Fronti i udhehequr nga komunistet, qe do ndertonin “Boten e Re nga germadhat” beri per vete masen me te madhe te popullsise, sidomos rinine. Dhe kur Luften e fituan aleatet, per perfaqesuesit e Ballit te shpallur kolaboracioniste nuk kishte me vend dhe te ardhme. Shqiperia, gjate L2B per mendimin tim ndahej ne tre kampe: Ne ata qe mirepriten hapur pushtimin nga Italia fashiste dhe u vune plotesisht ne sherbim te saj. Dukeu bere kryeministra dhe ministra te qeverive kukulla te Italise dhe Gjermanise,gjenerale,prefekte etj etj. Ishte po ajo skote qe i dhuroi mbretit te Italise kuroren e Skenderbeut. Te dytet ishin ballistet, qe mbanin nje qendrim prites duke pare nga do anonte peshorja. Dhe i treti i verteti ishte Fronti. Qe fitoi luften dhe mori pushtetin. Pyetja eshte: çfare ishin ballistet, nacionaliste apo kolaboracioniste?! Per mendimin tim ata ishin nacionaliste qe bene zgjedhjen e gabuar dhe shkane ne tradhti.
    Per sa i takon Kosoves jane budallenj ose maskarenj ata qe thone se Enver Hoxha ua shiti ate serbeve! Eshte llogjikisht e kuptueshme se Enver Hoxha as e bleu as e shiti Kosoven.. Fuqite e Medha, sidomos Britania e Madhe, kishin vendosur qe ajo te bente pjese ne Jugosllavine e Karagjeorgjeviçeve, qe ne vitin 1913. Ne kohen e L2B britaniket dhe amerikanet as qe donin te degjohej te flitej per ndryshime kufijsh qe ata vete i kishin miratuar. Aq me shume qe bashkimin e trojeve shqiptare, pra Shqiperine etnike e shpallen me buje italianet dhe gjermanet, armiqte e betuar te anglo/amerikaneve ! Me rendesi per Londren, Uashingtonin dhe Mosken ne ate kohe ishte mposhtja e kundershtarit nazist. Asgje tjeter nuk merrej parasysh. Por çfare do te ngjante nese marreveshja e Mukjes do te vihej ne jete ?! E para do te formohej nje komitet i shpetimit publik, ku me shume gjasa, shumicen do ta kishin ballisto – zogistet. Por Balli nuk ishte per lufte kunder okupatorit. Kjo besoj eshte e qarte dhe e faktuar. Dhe kur te perfundonte lufta, ballistet dhe zogistet, sipas marreveshjes se Mukjes do te merrnin pushtetin ! Po a do ta merrnin dot ata Kosoven dhe si ?! Kush do te luftonte per bashkimin e Shqiperise me Kosoven ?! Ata qe nuk kishin luftuar asnje moment kunder gjermanit dhe italianit ?! Dhe kryesorja: a mund te mendohej per nje moment se fuqite fitimtare do te lejonin qe bashkepunetoret e fashizmit dhe nazizmit, ata qe kishin ndenjur ne pozita pritese gjate luftes, t’ia perlanin Kosoven Jugollavise?! Aq me shume qe Londra, Uashingtoni dhe Moska kishin pasur aq shume lidhje dhe bashkepunim me ushtrine partizane te Titos?! Nje fakt tjeter I pamohueshem ishte se pjesa me e madhe e popullsise se Kosoves u rreshtua ne krah te Gjermanise naziste, si mundesia e vetme qe te shpetonin nga zgjedha serbe. Kur te beheshin hesapet, Shqiperia do te vihej ne bangon e te akuzuarve, te atyre qe nuk kishin luftuar nazizmin. Dhe kishte shume mundesi qe jo vetem Kosova, por edhe vete ekzistenca e Shqiperise te vihej ne pikepyetje dhe te ndahej midis Serbise, Malit te Zi dhe Greqise. Dokumentat per kete ndarje ishin ne tavoliant e fuqive perendimore prej vitesh. Dhe nuk do te kishte burre nene qe ne Konferencen e Parisit te pasluftes te deklaronte: « Se nuk kam ardhur ketu per te dhene llogari, por per te kerkuar llogari”! Keshtuqe venia ne jete e marreveshjes se Mukjes jo vetem qe nuk do e shpetonte Kosoven nga sundimi serb, por do vinte ne rrezik edhe ekzistencen vete te Shqiperise londoniane. Faktet dhe llogjika jane kokeforta.

    Reply to this comment
    • Toni August 4, 08:40

      Shume ne rregull me te gjithe me se llogjike, por nuk do te kishte vlla vrasje te pakten. Do te kishte qetesi socjale, urte e bute me te gjithe. Se dhe keta qe brohorasin pet komunizmin kane vuajtur nga anemia , se popull ishin doemoes

      Reply to this comment
  13. lexuesi August 3, 18:40

    Qe te diskutosh akoma per Ballin e Bythes apo per Komunistet e plebejve, akoma ne kohen e sotme, duhet te jesh mangut nga trute e kokes!
    Mos e humbni kohen kot me keto marrezira, po shkoni e paguani taksen e shtepise.

    Reply to this comment
  14. Xxx August 4, 00:30

    Ore ballistat e leshit po ato kamjonet qe kane dale ne foto hipur ballistet me qeleshe me shkabe ku i gjetet ju?
    Skam pare ndonke partizan maje kamjonot.

    Reply to this comment
    • Korcari August 4, 13:17

      Po me flori besoj, se keq me leka nuk duhet te kishin qene de. Po ata Kushicat e njesitit Guerril nga Vrraka, kamjonat me parat e Mugoshes dhe te Popovicit, apo direkt nga Beogradi.?

      Reply to this comment
  15. gjermani i fundit August 4, 01:15

    apappapaaaa,sa te thella paskan qene keto pune o nastradin. Riben-trapi dora vete dergoi snajper nga Gjermania me Lufthansen, po kur erdhi ne Rinas grupi juaj i kafenese ia pa fundin e filxhanit dhe i shpetuat anglezet nga snajperi me xhaketen antiplumb prej lekure. Jo ne Stalingrad o nastro, ne Lajthize ku ti lozje me cingla – mingla u permbys fati i Luftes se Dyte boterore, dhe deshmitare eshte xhaketa e lekures. Aman ore nastro, ç’a bari merr o shoku,qe te leshoka si rakete ne qiellin e shtate?Churchilli do bashkonte viset shqiptare dhe do demokratizonte Shqiperine? Mos more, xhaketa jote e lekures ia paska shtirur fallin? Sipas fakteve Churchilli e kishte fshire Shqiperine nga harta, duke bere pazare me Greqine dhe jugosllavet. Me fal pak o kumandar nastradini, po sipas rradakes tende te njejtat pozicione force kishin si partizanet edhe ballistet ne fushen e shahut per pushtet? Me thuaj sa brigada kishte Balli? Kush ishin komanduesit dhe sa beteja bene me italianet? Sa deshmore balliste rane ne fushen e betejes? A i njohu si te tille, dmth antifashiste boshti i Aleateve? Si u ndaka pushteti barabar o efendi nastradini kur ti ke llafe dhe une kam vepra? Po qysh o nastro efendiu do ti vesh vulen historise me qyfyre xhaketash lekure dhe muhabete kafehanesh se dora vete Ribentrapi dhe Hitleri vete derguan snajperin me te mire te Bavarise qe te shpetonin fatet e luftes boterore qe po vendoseshin ne Lajthize, po u prish plani se ti nxorre nga senduku sixhaden e Aladinit, me fal, ate xhupin e lekures fluturues. Me fal per shprehjen, po ik ore trim e bej shurren ne halene e Tajvanit sa eshte falas akoma, se do behet me pagese per te rrjedhurit. Dil ore nga frengjia dhe shiko Shallvaret qe gumezhijne, policet qe i vene gjoba makinave apo edhe finoket qe protestojne per te drejtat e tyre. Akoma zotrote me “avazin e Mukjes”.

    Reply to this comment
  16. demo August 6, 00:46

    Na e bere me hile kete radhe Nexhmie!,.Bere propagande enveriste pa marre pergjigjen.Po e shkruaj ketu tek Marengleni jot ,sepse redaksia i ka mbyllur komentet per intervisten e Nexhmies..
    Ti po e pershtat Enverin sipas trendit te kohes moj Nexhmie,njehere e ben marx-len i prere ndaj armiqve ideologjike,njehere e ben tolerant,te dhembshur ndaj armiqve te klases,Dje thoje i shkuam ne plumb ballistet,sot thua kemi pritur balliste ne shtepi.Po ajo Bije Vokshi paska qene tmerruar me foshnjet e kosoves ne bark te nenes per borxhet qe merrte Tito ne Perendim?Ke marre gje informacion i paguan Jugosllavet ato borxhe?Apo paguan shqiptaret e parajses enveriste pa borxhe,qe morren arratine neper det e neper humnera lane koken u bene ushqim per peshqit se nuk jetonin dot ne parajsen qe krijuat ju te dy cifti Makbeth.Ke filluar te flasesh mire per Titon,por kur te thoja une qe kroati Tito i trajtoi kosovaret me mire se enveri yt,me thoje,armik tradhetar,agjent dhe mroklla te ketij lloji.Mos me kopjo mua tani .Enveri mbeti deri ne fund antishqiptar antikosovar i terbuar,permanent,qofte kur dergonte brigadat terroriste partizane,qofte kur priste ne shtepi Bije Vokshin dhe Teuta Gervallen,,edhe kur dergonte kabllograme;:Qini motren kosovareve,qofte kur leshonte lot krokodili per vuajtjet e lirite e mohuara te popullit te Kosoves.Deri ne fund te jetes kosovaret ishin gjahu i preferuar i gjuetareve te sigurimit.Sic kane rrefyer shefat e Sigurimit dhe rrefejne sot drejtoret e sigurimit te mbetur gjalle,,KAPOBANDA E SIGURIMIT ISHTE VETE ENVER HOXHA.FUSHATA E ARRESTIMIT TE KOSOVAREVE NE VITET 1974-1985 U PROJEKTUA DHE ZBATUA NGA VETE ENVER HOXHA.VETEM VDEKJA E ENVER HOXHES I DHA FUND KESAJ FUSHATE.
    Varri i Enver Hoxhes e ka vendin ne Beograd,atje ku jane edhe xhelatet e popullit shqiptar te Kosoves,probatinat e idealit te Enver Hoxhes,Miladini,dushani,rankovici,zvetozari,velimiri.Edhe ti moj Nexhmije atje e ke vendin.Atyre u sherbyet ju cifti Makbeth!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*