Perdja ra

May 18, 2020 09:38

Perdja ra

Aktivistët janë të bindur që pavarësisht fjalëve që tha dje Basha në publik, shembja e Teatrit do ishte e pamundur pa një marrëveshje të fshehtë mes tij dhe Ramës. Kreu i PD, kishte premtuar madje se po flinte në godinë për ta mbrojtur atë nga fadromat, por çuditërisht ai është larguar pikërisht natën e prishjes së godinës dhe është kthyer pas shembjes. Teatri i ri tani do të ngrihet. Po kush do të luajë aty? Ata, të mëdhenjtë e dikurshëm nuk ringjallen dot. Këto të tashmit nuk bëjnë shumica e tyre, bashkë me një politikane as sa brekët e Violeta Manushit. Ndoshta drama e parë do të marrë shkas nga marrëveshja e dytë e 17 majit, në të cilën, kur perdja ra, aktorët politikë ishin në gjumë jo rastësisht, – shkruan Dita në editorialin e saj të sotëm.

 

 

Teatri Kombëtar u shemb. Një odise e gjatë përplasjesh, debatesh, kërcënimesh, mallkimesh, vendimesh dhe përbetimesh po shkon drejt fundit. Godina që u bë kauza e opozitës dhe rreth së cilës aktorët u ndanë më dysh, tani është shndërruar në gërmadhë, duke lënë pas më shumë dërrasa e kompensatë, se sa mure tulle e guri.

E lehtë në peshë, por me probleme të mëdha, të cilat me shembjen nuk do të mbarojnë, vetëm se do të kenë rrjedhë tjetër.

Në lojë për teatrin dhe rreth tij u futën të gjithë, presidenti, që e kishte edhe ai gurin e tij dhe i mikloi aq fort artistët, sa që dy më të “nxehtët” i nxori edhe në mitingun e 2 marsit; shefi i qeverisë, që e ka patur në plan prishjen e asaj godine që kur u bë pjesë e pushtetit si ministër kulture, shefi i opozitës që tha se kjo kjo nuk kryhej pa shkelur mbi trupin e tij…

Në mëngjesin e 17 majit, ditës së djeshme, perdja ra! Muret u hodhën, fadromat lëvizën, trupa e aktorëve dhe politikanëve të ndodhur aty u përpoqën të reagonin, kishte edhe ndonjë përplasje të çastit, pastaj erdhën në ndihmë disa të tjerë, shumë lësëistë sidomos.

I vetmi që nuk ishte dhe që shkoi kur gjithçka mori fund, ishte Lulzim Basha, “shefi i opozitës”, njeriu që kishte bërë betimin e madh, se aty do të linte kokën. Ekzakt tri vite më parë, në maj edhe atëherë, ai përbetohej tek një çadër në mesin e bulevardit se këto ishin ditët e fundit të Edi Ramës, se ajo ishte vija e kuqe, se shefi i qeverisë duhej të dorëzonte çelsat dhe të shporrej, etj, etj.

Ekzakt më 17 maj 2017, u desh vetëm një takim disa orësh kokë më kokë me Ramën, pikërisht aty ku kishin menduar ta varnin shefin e qeverisë.    Pas kësaj saj, i qeshur për çka kishte nënshkruar dhe që askush ende nuk e dinte, Basha doli me 15 milionë euro shpërblim për pallatin e familjes, si dhe me kapjen e përkohëshme të ministrive kryesore dhe drejtoritë e rëndësishme ku janë thuaj se të gjitha paratë e shtetit.

Çadra e famshme u ngrit më shpejt se u vendos, dhe njerëzit u shpërndanë nga të katër anët, madje ndonjë thirri edhe “fitore”. Ashtu si edhe me protestat e zjarrta për një “bunker Enveri” aty afër Teatrit, edhe këtë herë thirrjet për Ramën që duhej hedhur në lumin e Lanës, i mori Lana.

Edhe aherë tehu i luftës shkoi drejt LSI-së. Kjo e detyroi shefin e saj që sapo ishte bërë presdent të harronte postin e ri dhe të vishte çizmet e fushatës, duke thirrur në ndihmë “trimat” e tij. Fundi dihet: Basha humbi politikisht, por fitimi financiar ishte tej e tej më shumë se ato 15 milionë euro, aq sa e detyroi një dhelpër të politikës pëdëiste të thirrte sa kishte fuqi,por nuk e dëgjoi kush, për flakjen jashtë PD-së të kunatit dhe nuses së Bashës, që kishin bërë listat dhe kishin shitur vendet në listat.

A ka pasur një marrëveshje të re per Teatrin si në 17 maj? Analiza e ftohtë të thotë se, po. Ka pasur. Njeriu i parë që e parandjeu se diçka po lëvizte jashtë kurrizit të tij do të ishte Berisha. Ai dërgoi si komisar të tij Sali Lushën, ish truproje, i njohur për rrëmujë e besnikëri, por nuk e mendoi as njëri e as tjetri se gjërat kishin ditë që ishin vënë në lëvizje. Basha, pikërisht në prag të shembjes së godinës së teatrit, bëri një deklaratë aspak në natyrën e tij se, unë jam shefi i partisë dhe se rruga e tij drejt pushtetit nuk ishte revolucioni.

Nëse Ilir Meta e parandjeu këtë dhe bëri dy deklarata të forta duke e dërguar i pari çështjen në Kushtetuese, bashkëshortja e tij, shefe e lësëistëve nuk e mendoi. Ajo mund ishte e gatshme të sakrifikohej, por nuk ia rroku se pazaret nuk janë vetëm pronë e saj apo e familjes, por edhe e një grupimi që e di se nuk i fiton dot zgjedhjet as në vitin 2021, por të paktën duhet të fitojë nga ajo që i afron pushteti, kësaj dite kur ende janë dikush.

E kështu LSI, e përbërë nga nevojatrë pa nuhatje politike, që sulen nga i çon e para e tyre, shkuan të përballen edhe dje, por Lulin nuk e gjetën. Disa orë më parë ai kishte shkuar të bëjë atë që bën më mirë, gjumin, por, ndërkohë dukej se i kishte kopsitur gjërat e tjera.

Godina u shemb, adoleshentët deputetë të lësëisë u çuan në një rajon policie, bashkë me disa aktorë e ndonjë gazetar, nga ata që Berisha i kishte quajtur si turpi i këshilltarëve dhe kaq. Luli nuk gjendej. Ai arriti kur nuk kishte më së çfarë të bënte e as të shikonte. A e dinte ai se çfarë do të ndodhte? Me siguri, po.

Njeriu që e di edhe kur digjen letra në një dikaster dhe çfarë letrash janë djegur, që mburret se ka njerëzit e tij “të ndershëm” në çdo dikaster, nuk e di se do të lëvizin fadromat e një institucioni e se do të marshojnë rreth 1 mijë policë dhe mjete? Ai ka ditur edhe orën kur do të lëvizin, edhe nga do të lëvizin, edhe çfarë do të bëjnë.

Me gjithë premtimin për të kaluar natën në godinë, gjeti kohën të shkonte në vilën e tij. Artistët le të shfrynin dufin e tyre, pastaj të riluanin rolet që kishin pasur dikur, të agjitonin, politikanët të vendosnin kapitale në politikën e ardhshme ku çmohet i dhunshmi dhe jo i mënçuri.

Po cilat do të jenë pasojat e një marrëveshje të para natës së 17 majit? Rëndesa e kësaj marrëveshje do të duket së shpejti në Ligjin e ri Zgjedhor, që kryetarët përkatës e duan ashtu si është, ku ata të jenë zot e shkop.

Pushteti i Ramës u qetësua edhe një herë. Ai e di se kërcënimet e Metës më shumë se ndaj tij janë ndaj njeriut që të gnjen edhe kur e pyet për orën, por edhe pasiguri se çfarë është vendosur mes kasnecëve të një trio-je që mund të jenë gjatë në politikë, jashtë dëshirës së tij, ose që vetëm njëri mund të shembet dhe duke u shembur, të marrë me vete edhe partinë që ai vetë krijoi dikur, për t’ia hedhur në erë bashkëshortja.

Teatri i ri tani do të ngrihet. Problemi është se kush do të luajë aty? Ata, të mëdhenjtë e dikurshëm nuk ringjallen dot. Këto të tashmit nuk bëjnë shumica e tyre, bashkë me një politikane , as sa brekët e Violeta Manushit. Ndoshta drama e parë do të marrë shkas nga marrëveshja e dytë e 17 majit , në të cilën, kur perdja ra, aktorët politikë ishin në gjumë jo rastësisht.

 

Dita

May 18, 2020 09:38
Komento

37 Komente

  1. Ujku Plak May 17, 09:50

    Nuk keni pare gje akoma .
    Thjesht Tirana po kthehet ne nje plasdarm Betoni te frikshem .
    Tani e kane radhen te shemben te gjitha Godinat e tjera qe ndertuan Italianet ne vitet 1927-1942 .
    Vendi nuk ka alternative tjeter qeverisje .
    Do te doja te dija opinionin e Nostalgjikut “”INTELEKTUAL “”.

    Reply to this comment
    • Rrena me bisht - Kosnpiracion my ass. May 17, 18:03

      Ec perpara Edi Rama dhe Erion Veliaj. Kermat do vazhdojne te bien ere qe prej 70 vjetesh. Ne shumica jemi me ju dhe aktoret e njohur. Keta sherraxhinjte le te shkojne ne hale te gomarit dhe te hane bajga gomari sa te shemben bashke me keta konspiracionistet e Basha-Rama lesht e bythes. Rrena me bisht!.

      Reply to this comment
      • mirel May 18, 17:15

        Para ecin kermat. Lulit ja kopsiten dhe ca miliona te tjera si puna e 15 milioneshit te 2017es. Populli paguan, pse te mos ecin para.

        Reply to this comment
  2. Troja May 17, 10:02

    Demakrate:Largoni Bashen. Eshte kolona e 5 ne parti. Ju ka tradhetuar nga viti 2013. Nuk fitoni dot me kete pari qe drejton PD.JENI TE DESTINUAR TE QENDRINI NE OPOZITE.ME KETE PUSH SHTET FASHIST E ME KETE UDHEHEQJE MUND TE FITONI ATY NGA VITI 2030.

    Reply to this comment
    • demokrati 90 May 17, 10:18

      Eshte e vertete ajo qe shkruan Troja lart .

      Eshte i vetmi shanc te shpetoje PD-ja e pse jo mbijetoje
      si force politike .
      Basha u vu nga saliu thjeshte me mbrojt ate nga krimet dhe vjedhjet e bera ,duke e pas si nji mashe ,
      por qe ne te vertet nuk kishte asnji aftesi drejtuse
      por ishte nji sharlatan madje i deshtuar ne gjithcka .
      sot vet berisha uk ka me interes politike sepse eshte
      ne ditet e fundit te jetes se tij semudja po e grryen e se shpejti do vdes.
      Ai s’eshte me aspak i interesuar per fatin e Pd-se ,
      por qe ta perdori ate si mburoje kunder shtetit ,
      ne kte kendeveshtrim PD-ja eshte e marre fund ,
      ajo s’mundet te mbijetoje dot .
      Basha duhet te zhduket sot ,
      neser eshte teper vone .
      Mirpo kush mundet ta largoje Dordolecin e Ares me kallamoq te berishes prej aty ?
      Kjo eshte pyetja .
      cdo minute e qendrimit te bashes ne krye te PD-se eshte nji hap drej varrit politike te saj .

      Reply to this comment
    • Aliu nga Selenic May 18, 16:31

      Ju demokratet dijeni mire se edhe sikure te ringalleni Sali Berishen.(Beshisha politikishte eshte i vdekur dhe i pa varrosur) ju pushtet nuk keni per te marre kurre. Bejeni nje llogari. Ju kishit elektorat te djathet 20 % realishte bashke me te burgosurit politik. Edi Rama me shume se gjysmen e te denuarve politik i ka per vete se eshte i vetemi kryeminister qe i ka demshperblyer me realishte dhe nuk ka mashtruar si Berisha.
      Keshtu qe juve sote jen te mbaruar politikishte.
      Kjo Parti duhet te dale jashte ligjit se ja ka bere borxhe te madhe shqiperise dhe shqiptarve.
      Vec kesaj duhet te ndiqen penalishte edhe drejtuesit e kesaj Partie qe nga lindja e saj e deri me sote per zullumet qe ua ka ber popullit.!
      Teatri ishte sebepi pore ua corri masken edhe kete radhe Ra teatri dhe juve humebt edhe dhjet shkall me poshte.!

      Reply to this comment
  3. fteri May 17, 10:54

    sot u hoq flama më e rrezikshme e kalbësirës në mes tiranës ,por mbeten kllount Ilir Meta ,AKTORËT SHARLATAN .që duhen shpartalluar. Basha dhe PD-ja duhet të tërhiqet nga kjo rrangall.

    Reply to this comment
  4. spata May 17, 12:05

    Basha ka mbi kurriz krime te tjera me skandaloze se sa nje marveshje me Ramen per te prishur ose jo nje godine qe u quajte Teatr Kombetar .
    Ajo qe me bene shume pershtypje, me kete shtrese te shoqerise, sic jane disa artistet protestues ,eshte koncepri qe kane per te ruajtur vlerat e tarshegimenise kulturore .Si ne kohen e Zogut e te Diktatures populli ka lene gjurmet e tije ne fushen e artit e kultures dhe ne rindertimin e vendit .Sot ka shume te tilla qe i ruajne vlerat e tyre.
    Nuk dua ti ze me radhe por Teatri Kombetar, si godine nuk ka vlerat me minimale te qendroje si trashegimeni kulturore. Ajo godine ne brendesin e saj mbart jeten dhe aktivitetin e artistve .Per vite me radhe nepermjet kesaj godine ,qe per kushtet e sotcme nuk ploteson vlerat e duhura per emrin qe ka,populli ka perjetuar sukseset e tij gjate komunizmit nepermjet cfaqeve teatrale te realizuara .Por cudija me e madhe ,qe ndodh sot ne politiken shqiptare dhe te shoqerise, eshte se nisen vetem nga ajo qe veprat e realizmit komunist duhen hequr nga qarkullimi si pa vlera .Godina ,qe i perket kohes se Zogut,duhet ruajtur pamvarsishte se cfare ka perfaqsuar .Aktoret e vjeter me vlera artistike, pamvarsishte ,se i sherbenin komunizmit, jane percmuar e percmohen si i do mushka politike drute.
    Le ti trajtojme te dyja keto vec e vec sipas konceptit te sotcem politike pas vendosjes se demokracise. Kush thoshte poshte komunizmi,te gjithe komunistet ne litar, lavdi Zogut, Ballit e Legalitetit,te burgosurtit, pamvarsishte motivit, lavdija e kombit qe kundershtuan diktaturen e gjithfare epitete kunder intelektualve te sistemit qe lame ,jane sot prioritetet e politikes konfuze ne vendin tone pas nderrimit te sistemeve .Me keto koncepte u diskredituan e u percmuan te gjthe ata qe kishin dhene nje kontribute me vlera ne sherbim te popullit por qe u klasifikuan politikishte si kripto-komunisto-enveriste .Protestat e sotcme per te mos prishur godinen e Teatrit Kombetar kane ne esence mohimin e vlerave te verteta artistike te kultures se trasheguar .Godina te qendroj plejada e artisteve ska rendesi .
    Basha eshte brenda parimit te Pd edhe pse ka deklaruar se do shkelet mbi trupin e tij, si mit Sokol qe eshte, cfaqet konfuze me veprimet pro ose kondra. Basha e di shume mire se ajo godine ska vlera per ate emer te madh qe ka .I bashkangjitet sa per sye e faqe protestave por eshte i vetdijshem qe kjo nuk perben sukses politike per te .
    Te marrim godinen si veper .Historikshte ajo kishte vlera per trupat italjane te vendosura ne Shqiperi .Me nje fjale nje qender argetimi e bordelo per ushtaraket e civilet italjane .Se me cfare mendje u kthye ne godinen e Teater Kombetare kjo i perket sistemit te kaluar .Po a e justifikon sot kjo godine ,pamvarsishte se kush e ka krijuar ,krenarine tone kombetare ku brenda saj prostitutat si tonat dhe italjane kenaqnin epshet e fashizmit .Kete nuk duhet ta mbante e ta mbaje ne kurriz populli yne si trashegimeni kulturaore .Po si vlere. Eshte turp i madh i politikes shqiptare e sidomos i Pd qe gjithe mundin e djersen e popullit ne diktature e shkaterroje dhe e shpuri per skrap.Ka kjo godine vlerat me te medhaja se shume vepra te komunizmit qe u lane pas dore e u degraduan deri ne shkaterrim .Vetem ato, cka u shkaterruan nga politika, te etikuara si komuniste, kapnin vlera kolosale per ekonomine e vendit tone .Disa dhe duheshin hequr nga funksjoni por jo nga vletar monetare qe kishin .Si mund te pranojne shqiptaret ,pamvarsishte se kush i frymezon, te protestojne e te ruhet nje bordelo e te mos protestohej per shkaterimet masiv te veprave te tjera shume here me vlera per ekonomine e popullit .
    Jam shprehur dhe here te tjera keto kundershti si politike e shoqerore kane lindur nga instalimi i anarkise ne vendin tone .Eshte produkt i gjithe politikes per ta mbajtur te nenshtruar deri ne palce kete popull. Falja o Zot ato cka po bene ky popull se nuk e kupton .

    Reply to this comment
    • Shefqet Cela May 17, 12:58

      Zotëri, mos e ngatërro popullin me politikanët e kënetës. Këta i kanë hipur mbi qafë dhe kalërojnë, duke hedhur vetë vickëla; ndërsa rrëmbejnë,(jo thjesht vjedhin). Politikanët që shpartalluan fabrikat e gjithëçka që i shërbente punës, për të jetuar ndershmërisht populli; sot janë në aksion kundër çdo ndërtimi të ri.
      Politikanët, që janë aktualisht në pushtet, karakterizohen nga pa vendosmëria e sidomos mefshtësija.
      MË NË FUND NJË LAJM I GËZUAR: U BËNË BURRA PËRSËMBARI DUKE SHËMBUR TEATRIN SHËMTIRË.
      Uroj që teatri i ri, TË JETË I DENJË PËR PLEJADËN E LAVDISHME TË ATYRE QË BËNË EPOKË.
      DO TË DËSHIROJA QË TI VIHET EMRI I NJËRIT NGA ATA AKTORË
      Emri “kombëtar”, nuk përfaqëson realitetin dhe nuk e ka përfaqësuar kurrë. Ai u vinte josh pushtuesve fashistë që e donin koloni Shqipërinë si KOMB ME GJITH TROJET PËRTEJ KUFIJVE.
      Sot ka teatër edhe Kosova, e Bashkësitë Shqiptare ku jetojnë.
      Ju uroj shëndet dhe penë të fortë!

      Reply to this comment
  5. Babale May 17, 12:36

    Basha nuk e kishte sot R.O.G.L-en.

    Reply to this comment
  6. dritan May 17, 17:42

    Me vjen keq per aktoret qe mbrojten teatrin dhe besuan tek politikanet dhe perfundimi, kauza deshtoi ,
    sic ka ndodhur edhe me studentet qe ne momentin kur opozita futi duart ata u percane dhe shkuan ne shtepite e tyre me bisht ne shale
    Rama perseri ja ariti qellimit duke bere koke turku Lalierin i cili u detyrua te pranonte se vendimi per prishjen e teatrit ishte i TIJ dhe i askujt tjetri , pra jo i Rames , pavaresisht se thesin e ka marre ky i fundit
    Per here te pare sot ne kohen e pandemise na u clodhen syte nga mosdalja ne ekranet e Tv te liderit tone te kudogjendur dhe ky ishte plani ,sot prozhektoret u fokusuan tek koketurku veliaj fajtori ne syte e publikut u stigmatizua eshte ai qe nje dite do te varet ne deget e pemeve qe ka mbjelle vete , kjo eshte profecia e Rames per te
    Me vjen keq per Budinen qe i beri thirje opozites te bashkohet me ta , perse ??? qe te vazhdoje te tallet akoma me naivet artiste te neperkembur dhe te mashtruar nga hyrje daljet e Monikes me buzeqeshje ne furgonet e policise a thua se shkonte ne teater , sot aktoret profesioniste ishin lideret e opozites ata meritojne cmimet OSKAR , e luajten shume bukur tragjikomedine me titull TE MBROJME TEATRIN ata thjesht morren pjesen e tyre nga torta e FUSHA Co

    Reply to this comment
  7. mirel May 17, 20:25

    Thashe une qe do i marri dhe ca miliona te tjera Basha?

    Reply to this comment
  8. NNP May 17, 22:41

    Me vjen neveri edhe vetem te mendoj se ne kete vend ka mbetur edhe vetem nje intelektual atdhetar e vetmohues…………….MJERIM !!!

    Reply to this comment
  9. Baca May 18, 08:07

    baca
    Shpejt me doli parashikimi qe une bera para 3 ditesh teksa komentoja per prishjen i teatrit, djallezirat i ketyre politikaneve qe kenmi ne nuk esht veshtir qe ti kuptosh, prishja ne kete moment nuk eshte fare e rastesishme kete e thash dhe para tre ditesh, keta ne bashkpunim me njeri-tjetin dhe e kam fjalen per tre ustallaret e ketij vendi donin qe te krijonin gjurm ne kete moment qe fokusimi esht te reforma zgjedhore qe vemendja e puplikut te shperqendrohet dhe ta mbyllin ket reform ashtu siq esht pa ndryshuar asgje sepse ky sistem qe kemi ketyre u intereson qe ta mbajn keshtu siq esht qe te jen pdronet e perhershem te ketij vendi. kurse puplikut i esht bere shplarje truri duke i thene se duhet nje teater i ri, kete se kundershtonte njeri une pyes veten se perse u donte shembur ai qe ishte ne nje koh qe Tirana ka mjaft vende te tjera per te ndertu.

    Reply to this comment
  10. Luli i vertete: May 18, 11:01

    Une nuk fle gjume…nuk shikoj endrra…
    Une bej pazare dhe pare!
    Militantet le te bejne disa xhiro ne bulevard dhe u iken inati.Pastaj xhirot ne bulevard u bejne mire edhe per shendetin…per kolesterolin..
    Po edhe Saliut do ti japim perqindjet..
    Per Moniken te shikojme…

    Reply to this comment
  11. Sander Prosi May 18, 11:02

    Pune ka per sot e per neser:

    Do te punesohen me dhjetra analiste neper studiot televizive.
    Shkurt do te kerceje qeni i kallajxhiut!

    Reply to this comment
  12. Ndrek Luca May 18, 11:03

    Po puna e teatrit ishte loja more, hahahahahaha!

    (Aktoret e medhenj te dikurshem nuk do te vijne me… kjo eshte tragjedia e madhe per te cilen nuk flet njeri, jo ajo ndertesa prej pupuliti qe u rrezua sapo e fshiku pak fadroma)

    Reply to this comment
  13. KOKEPALARI May 18, 11:35

    Bravo redaksia !perdja ra !
    Do behet teater i ri thuhet, dmth gjigandi ka kete me urgjente se ata qe flene ne çadra i sistemoi dhe ata qe shisnin beton te forte i denoi tani do beje teatrin.
    JUVE JENI RENDE PO FARE RENDE NGA SHENDETI MENDOR !!

    Reply to this comment
  14. Shqiptar May 18, 12:40

    Pèrpara se tè flisnim pèr pakte tè dy krahève, do ishte mirè tè dinim se kush dhe kur bèhet njè i tillè.
    Edi Rama, sot, nuk ka nevojè pèr njè marrèveshje me njè dordolec politik si Basha.
    Marrèveshje e fshehtè? JO
    Ajo godinè, ose do prishej dje ose kurrè. Kaq e thjeshtè puna. E gjithè situata, ishte e tillè, qè ti jepte Ramès avantazhin nè lèvizjen e rradhès. Parè nè kètè aspekt, ai punon me plan dhe di tè shfrytèzojè situatat e krijuara.
    A ishte diçka pozitive, prishja e godinès sè amortizuar?
    Èshtè fatkeqèsi kombètare, qè pyetje tè tilla, nè Shqipèrinè tonè tallava ku politikane quhet edhe Monika Kryemadhi, pèrfundojnè si mish pèr topin e qenefeve dhe gjirizive tè provincès.
    Èshtè njè ofendim pèr intelektin mesatar dhe njè shenjè degjenerimi dhe degradimi mendor, pajtimi me idenè se Basha dhe Kryemadhi na qènkèrkan pèrfaqèsues tè asaj qè duhet mbrojtur.
    Çdo temè dhe kauzè politike, sado e drejtè dhe e duhur tè jetè,,,,kur “gllabèrohet” dhe pèrfaqèsohet nga vulgariteti i njè Kryemadhi, nga fytyra tè urryera si Fatmir Mediu apo Lulzim Basha, janè pesè me hiç nè skenèn politike shqiptare.
    Shqiptarèt, dhanè votèn, pèr ti parè kèto surretèr diku tjetèr por jo tek godina e teatrit.
    Nèse mbyllja qè po pèrjetojmè nga masat e marra kundèr pandemisè,, paska efekt vendosmèrie tek kryeministri ynè pèr tè vepruar edhe nè kètè drejtim, do rrija me dèshirè edhe disa muaj i karantinuar.

    Reply to this comment
  15. Dhe mbi skene u cfaq Bytha e madhe e Ciftit me Kurve ne Bote May 18, 13:01

    Politike & Medie

    varrmiresit e Demokracise dhe shtetit Shqiptare .

    Reply to this comment
  16. Luftuam bllokmenet dhe na erdhen salimenet May 18, 14:05

    Kush do luaj te teatri ri?
    Aktorja me fame fshatarja ordinere duke i ngrene veshin palloshit edi…
    Aktori komunist po te jete gjalle saleh ne rolin origjinal te uriah hipit…
    Luli rolin e enverit qe nuk do asnje truk se ngjan si 2 pika uji.
    Vokshi ne rolin e lenkes por me injorante…
    Fahriu ne rolin hekuran isait si zagar qe i shkonte mbrapa…
    Muli si pali miska,por hajdut dhe pronar nga saranda ne velipon etj etj

    Reply to this comment
  17. Gzim Kulufi May 18, 14:13

    Qarje, ankesa, aludime, akuza, e te tjera si keto jane tashme kot! Realiteti eshte po i njejti ky qe po zhvillohet keto 20 vjetet e fundit. Tirana duhet te prishet per te marre para nga jashte Me hapsirat qe ka u inspiron njerezve akoma ideale lirie, mendimi te lire, aspirata zhvillimi. Keto duhet te zhduken e te zihen nga betoni dhe godinat e larta kuturu, qe njeriu te ndjehet i vogel, i pashprese, i kompleksikuar. Pas kesaj ky njeri vetem do angullije si qen i zgjebosur, sa per ta marre kamerat qe te transmentojne ne darke “demokracine” e patrazuar!

    Reply to this comment
  18. Teatri May 18, 14:18

    Une me zi po qendroja ne kembe. Trupi im ishte gatuar vetem me pllaka zdrukthi,tavane letre,e nje shtese te holle suvaje. Ne brendesi te trupit tim asnje kolone betoni, asnje kolone hekuri, asnje brez betoni. Nuk kisha vend per garderoben e aktoreve, edhe tualete nuk kisha per trupen e administraten. Une ,kur linda, nuk linda per ambjent teatri, por si nje objekt i perkoheshem,per zgjidhje provizore te asaj kohe. Me qenese, sistemi kaluar, nuk me vleresoj sa duhej ,ne vend qe te me rindertonte nga themelet, se as themele nuk kam, me arnonte me gozhde , llamarina e karton, e me lutej te strehoja aktivitetet teatrale te Atyre Aktoreve gjigande. Nje barre teper e rende per mua. Ata aktore te medhej qe ishin,e nje pjese jetojne akoma, nuk u ndjene, per kushtet mizerabel,qe une u siguroja(kaq fuqi kisha ), por me mund e talent,freskuan e qetesuan mendjen dhe shpirtin e shqiptareve. Me degjoni se po ju flas me zemer ne dore. Une nuk kam asnje vlere tashegimie kulturore as ambjentiviste. Jam ambjent prej letre,qe nuk e di pse me kane lene si ngrehine e shemtuar, ne qender te Tiranes, ku kalojne me qindra turiste te huaj ne dite, e une ul koken qe mos me shhin fytyren se me vjen turp. Une nuk jam dhe i bukur, per vlera si objekt identiteti.
    Qeverite e pas viteve 90 , me lodhen me shume, se duke me rindertuar mua ne vendin ku jam, duan qe , me shume te vjedhin se sa te rindertojne mua. Nga ana tjeter, Aktoret e medhej qe kane kalur nje jete me mua, se bashku me publikun i jane lutur qeverive ec e jak, qe te me rindertojne nga themelet, si nje objekt – teater koherent, por nuk i ka degjuar njeri. Une ju dua te gjitheve. Edhe pse, ata qe kane tre vjet qe po robtohen, duke me mbrojtur mua, une nuk i kam pare ndonjeher ne skenen time apo te simotrave te mija ne rrethe,e nuk i njoh per aktore e artiste por vetem si pseudo, ne sherbim te politikes. Por te me shesin mua tek partite politike, qe nuk me lidh asgje meta, eshte turp i madh edhe per keta pseudo aktor e pseudo artiste. Nerkohe qe une po jepja shpirt ne momentet e fundit te jetes, perseri ju psedo, une nuk u dhimsesha. Te shfrytezosh fatkeqesine time, qe mezi me mbanin kembet eshte jo njerezore. E perseri ju dua edhe juve, duke ju kerkuar ndihme qe te ringrihem nga germadhat, me i forte,i kompletuar me cdo aneks e aksesor,per ju artiste e publik i mrekullueshem, qe se bashku,ne ato skena aspak njerezore ,qe une kisha, nen dridhmat e te ftohtit e nen djersen e vapes perveluese,degjuam zerin e mrekullueshem te korifejve te skenes teatrale e me tej. Luftoni qe ndertuesit, te mos abuzojne me mua per te vjedhur. Luftoni qe te me bejne te bukur sic e meriton publiku yne ,shqiperia e kombi shqiptar. Kerkoni sic kerkuat per ti sherbyer qellimeve politike, e ju siguroj qe do te jeni shume here me teper te rrespektuar nga populli. Tani mir u takofshim ne ambjentet e reja, se shpejti ,po u be relitet.

    Reply to this comment
    • zhapiku May 19, 19:28

      Wow!!!
      Edhe Moliere do i ridhnin lotet nga leximi i ketij pershkrimi.
      Pamflet magjik.
      Kapelen Teatri.
      Po u be realitet…?

      P.S.
      Teatri ka qene sherbyesi i dy apollogjive,asaj zogiste dhe asaj enveriste.
      zogu e ndertoi per ti treguar qyteterimit qe edhe shqiperia ishte e kullturuar.
      Enveri e mbajti ne kembe per ti treguar botes se si kullturohej dhe farketohej njeriu i ri komunist.
      🙂 😉

      Reply to this comment
  19. respekt.. May 18, 15:01

    bravo gezim; ben komente elegante dhe te moralshme . po nese, s’e ke tendin ate mbiemer, hiqe se kam pershtypjen, del bumerang . kulufet e vertete nuk…kane ndjeshmeri ndaj ofendimeve te holla .

    Reply to this comment
    • Gzim Kulufi May 18, 16:05

      Duket nuk ke jetuar ne Tirane ne kohen e xhaxhit! S.d.q. nuk prish pune, duhet te pyesesh nje kushuri qe ka jetuar asaj kohe ne Tirane te te tregoje per gzimat etj. (Gzim Kulufi, me c’kam degjuar, nuk jeton me.)

      Reply to this comment
      • zhapiku May 19, 19:48

        Gezimi i vogel i vesh me rrobat qe i vareshin,Gezimi qe bote rrugen ne kom nga qendra deri tek vorri i bomit,Gezimi qe kish qejf restorantet ku çunat i jepshin me pi apo me honger.
        gezimi qe as mizen nuk ngacmonte.
        Shum pak te njofin or Gezim,sepse sa here merrnim (ti ralle here) ikarusin e fundit te porcalanit bojshim llogje dhe kur na lete ne balte (sepse kish kalu ora) ja rrasnim gazit duke bo rrugen bashk.
        Or Gezim gjith rinia e kohes te kish simbol humori pa djallezi apo per te poshteruar apo denigruar,sepse askush ste ngacmote apo te binte ne qaf,sepse bohej “lufta e trete boterore”.
        Prehu ne paqe KULUFO!!!

        Reply to this comment
  20. Shqipëria ka 3.900.000 banorë dhe jo 2.870.000 banorë si gënjen INSTATi May 18, 15:24

    Ne Shqiperi politikanet pas 1990 jane si ne te gjithe boten kukulla te Rothschildeve qe komandojne te gjitha vendet e botes nepermjet Amerikes, CIA, Bashkimit Europian dhe organizatave te tyre te fshehta. Nuk jane dhe as nuk kane qene kurre kundershtare mes tyre politilanet e Shqiperise. Vetem per te genjyer opinionin publik bejne sikur jane kundershtare ata. Prandaj Berisha nuk eshte denuar kurre per te gjitha vrasjet dhe krimet e tjera qe ka bere. Nano beri burg fallco dhe denimi i tij ishte qesharak dhe ai hynte dhe dilte nga burgu kur te donte. Edhe Nexhmija dhe Ramizi bene burg fallco. PS kishte Fondacionin Populli dhe Rrapush Xhaferin. Kurse PD kishte te gjitha firmat e tjera piramidale. Amerikanet i kane bere edhe ne vende te tjera firmat piramidale. Edhe 1997 ishte nje teater amerikan me kukulla politikanet e Shqiperise. Cfare cmedurie ishte hapja e depove te armeve dhe shperndarja e tyre ne popull. U vodhen popullit rreth 1.5 miliarde dollare dhe u shperndane edhe armet qe te vriteshin mes tyre. Cili shtet ka bere idiotesira te tilla si kryekrimineli Sali Berisha? Po gjithe ato vrasjet qe ka bere Saliu? Ne 1998 Saliu dogji kryeministrine dhe kriminelet e tij para disa muajsh godisnin deren e kryeministrise me sende te forta per ta thyer dhe nuk u ndodhi asgje. Kurse Saliu vrau me 21 Janar ne fund te protestes megjithese ata ishin paqesore dhe kryeministria kishte gardh. Ku ka idiotesi me te madhe se kaq dhe ka akoma qe jane me PD dhe Saliun ne Shqiperi. Edhe Gerdeci ishte vetem faji i tij por si gjithemone asgje nuk i ndodhi. Saliu eshte e keqja e madhe e Shqiperise. Ai dhe gjithe familja e tij nuk kane ndergjegje shqiptare por ndergjegje serbe dhe kete e ka treguar edhe mbesa e tij. Edhe te gjitha zgjedhjet dhe formimin e qeverive Rothschildet me nepermjet amerikaneve i kane vendosur ne kohen e demokracise. PS ka bashkepunuar gjithemone me PD dhe nuk kane qene fare kundershtare mes tyre. Prandaj edhe Rama beri koalicion me LSI ne 2013 megjithese ca nuk kishte thene per Meten e 21 Janarit dhe te floririt te vjedhur. Prandaj e beri hajdutin Meta qe doli hapur me ze dhe figure president pa pyetur as PS Rama. Per pallatin qe ia prishi i fali Bashes gati 17 milione euro duke mos derguar as avokat ne Strasburg Rama. Sheti e kishte te fituar ate ceshtje dhe ai pallat ishte edhe pa leje fare. Ku ka me hipokrizi se kaq? Ai pallat nuk do kushtonte as 4 milione euro nese do kishte perfunduar por ai as nuk ishte perfunduar. Kaq hapur dalin qe jane hajdute politikanet shqiptare. Edhe te gjitha krizat politike ne Shqiperi me protesta dhe cadra jane fallco ashtu si jane ne te gjithe boten fallco. Prandaj as nuk jane paditur kurre ata politikanet per krimet e tyre. Edhe vetingu eshte nje teater fallco dhe politikaneve nuk u ndodh asgje. Edhe anetarsimi ne BE eshte nje teater politik dhe nuk sjell asgje per vendet anetare. Ne BE sjellin aq shume aziatike dhe afrikane ata se kane si qellim perzierjen e rracave dhe BE eshte krijuar per te hequr pavaresine shteteve dhe perkatesine nacionale njerezve. Rothschildet jane me origjine nga Frankfurti ne Gjermani dhe me fe cifute. Kane 200 vjet qe e kane krijuar organizimin e tyre ata. Edhe shtetin e Izraelit ata e kane krijuar se e kane te tyrin. 11 shtatorin dhe te gjitha sulmet terroriste vet i kane bere. Ne 11 shtator nuk kishte as avione dhe ka filmime origjinale. Ishte rrezim me dinamit i kullave. Edhe te gjitha luftrat ata i komandojne. Edhe te gjitha bankat e botes ata i kane. Ata e komandojne parane dhe vendosin nivelin e rrogave dhe te cmimeve ne te gjitha vendet e botes. Edhe te gjitha firmat e medhaja dhe internacionale ata i kane. Eshte nje diktature e fshehte pushteti i tyre. Edhe vajtja ne hene nuk eshte fare e vertete se xhirimet jane bere ne Amerike. Eshte e pamundur qe astronautet te qendronin ne hapesire jashte tokes se rrezet gama te diellit do i vdisnim direkt. Edhe fotografite dhe xhirimet duken hapur qe jane fallco se hena nuk eshte e vogel sa nje skene xhirmi dhe jane edhe jashtezakonisht shume arsye te tjera. Ne nje film humori te 2001 me politikane amerikane ata i kane pranuar te gjitha genjeshtrat per vajtjen ne hene dhe tallen me gjithe boten qe u beson genjeshtrave te tyre.

    Edhe ngrohja globale nuk ekziston fare. Edhe rritja e nivelit te detit nuk eshte e vertete. Dioksidi i karbonit nuk eshte fare gaz sere. Jane te gjitha vetem genjeshtra te Rothschildeve per opinionin publik. Vertetohen lehtesisht te gjitha keto gjera per politiken dhe keto tema te tjera. Edhe lufta e pare boterore, lufta e dyte boterore dhe lufta e ftohte ishin teater politik i Rothschildeve. Ne te vertete vendet demokratike nuk jane aspak demokratike sepse te gjithe politikanet i komandojne ata dhe vetem sipas skenarit te tyre veprojne.

    Reply to this comment
  21. Aliu nga Selenic May 18, 16:31

    Ju demokratet dijeni mire se edhe sikure te ringalleni Sali Berishen.(Beshisha politikishte eshte i vdekur dhe i pa varrosur) ju pushtet nuk keni per te marre kurre. Bejeni nje llogari. Ju kishit elektorat te djathet 20 % realishte bashke me te burgosurit politik. Edi Rama me shume se gjysmen e te denuarve politik i ka per vete se eshte i vetemi kryeminister qe i ka demshperblyer me realishte dhe nuk ka mashtruar si Berisha.
    Keshtu qe juve sote jen te mbaruar politikishte.
    Kjo Parti duhet te dale jashte ligjit se ja ka bere borxhe te madhe shqiperise dhe shqiptarve.
    Vec kesaj duhet te ndiqen penalishte edhe drejtuesit e kesaj Partie qe nga lindja e saj e deri me sote per zullumet qe ua ka ber popullit.!
    Teatri ishte sebepi pore ua corri masken edhe kete radhe Ra teatri dhe juve humebt edhe dhjet shkall me poshte.!

    Reply to this comment
  22. Around 2.1 million Albanians were online by 2019 (InternetWorldStats.com). The state does not restrict online access. Facebook is the top social network. May 18, 16:44

    Cmenduri shqiptare ! Virus i tmershem ! Cfare beni o popull shqiptare ?!! Ju kane hedhur trute e gomarit 2.1 Milion shqiptare on line !!
    Kur do te sheroni zgjeben ne kurris ?!! Ju ka infektuar Politika !Ku po shkoni ?! Per lesh ?!!

    Reply to this comment
  23. mirel May 18, 17:18

    Nuk ka rene sot Perdja o DIta, vetem ju nuk merret vesh se per cilen perde flisni..

    Reply to this comment
  24. Lufta e tretë botërore antikoronavirus u kurorëzua me prishjen e teatrit, lavdi Edi Ramës! May 18, 17:30

    Operacioni i mirfilltë ushtarak për asgjësimin e armikut që kishte pushtuar teatrin kombëtar qe një provë e gadishmërsë së gardës kadafiane të kryekomandantit tonë të shquar të luftës së tretë botërore kundër korona virusit, EdiRamës së parë të Shqipërisë. Ky operacion i mirë planifikuar dhe i organizuar deri në detaje kundër bandës së rrezikshme të kriminelve të teatrit, tregoj që barkmdhenjtë që gjeti i nerumi gjeneral Sandër Lleshi kur u gradua me ngritje kapter policie në ministrinë e punëve të përbrëndshme nga Edi Rama i parë janë shëndrruar në trupa elitë që mposhtin edhe kriminelët më të rrezikshëm si banditi i shumë kërkuar i maskuar si gazetar, Alfred Lela e të tjerë me rrezikshmëri të lartë shoqërore të mbledhur rrotull teatrit. Policët s’ka pse të mos jenë të motivuar kur rrogat janë rritur, përfitojnë kur dalin për të asgjësuar kanabisin jo kur mbillet por kur bëhet për të korrur, për më tepër , për punën e vështirë që kanë, sikurse edhe deputetët, do të dalin në pension në moshën 35 vjeç. Dhe dje u dëshmua që policët e motivuar të Edi Ramës së parë, janë gati të bëjnë copa copa e të tërheqin zvarr me grushta e shqelma jo vetëm kriminelin Lela por , kur të urdhëroj bosi, edhe babanë dhe nënën e tyre. Lavdi policit tonë që kapteri Sandër Lleshi, nën orientimin e Ramës së parë, nga bark derr e ka shëndrruar në një gorillë të frikshme antropofage, në një roje besnike të familjes sunduese të Edi Ramës së Parë të shqipëtarëve. Nuk mund të mos veshë në dukje profesionalizmin e policeve femra që me dinamizëm tërhiqnin zvarrë kriminelët e teatrit, me siguri Kadafi po të ishte gjallë do ti tërhiqte në truprojën e tij personale duke shprehur haptazi zilinë ndaj Edi Ramas së parë për këto police elitë.
    Një lajm i pa verifikuar thotë që, nga ora tre e mëngjezit, para se të fillonte sulmi i fuqishëm ushtarak ndaj teatrit, në portën e ministrisëë së punëve të brëndshme ka ndaluar një Benz i zidhe nga ai kanë zbritur dy persona të maskuar, një mashalla zdap i gjatë dhe tjetri paksa shkurtabiq, që këmbadoras, për të mos u zbuluar nga kriminelët e instaluar në teatër, janë futur në ndërtesën e ministrisë. Thuhet që në katin e tretë të saj ka qënë vënd komanda kryesore e operacionit ushtarak për pushtimin e teatrit dhe aty Edi Rama dhe Erion Velia drejtuan personalisht 1000 policët trima që në afrimin me armikun, përleshjen dhe neutralizimin e tij dhe butoni i fadromës u telekomandua nga Edi Rama në goditjet e para kundër fasadës doke përhapur tym e tmerr mbi armikun brënda teatrit. Thonë që kur më 21 janar , kur plumbat e gardistëve kosisnin trupat e demostruesve, fytyra e Sali Berishës dhe Lul Bashës u mbuluan me jargë kënaqsie kur të shkretët binin pa jetë në bulevard. Nuk e di çfarë reagimi kanë patur Edi Rama dhe Erion Velia duke parë theatrin të shëmbej nën këmbët e tyre, mbas 7 vjet lufte titanike.Aferim u qoftë, po punojnë për popullin!

    Reply to this comment
  25. "gezim kulufit"; pa...nervozizem . May 18, 18:04

    pra gezim kulufi, qenka nje vuajtes i asaj kohe . faleminderit, por sot me keq se kulufave te djeshem, po ua punojne gaxhijve me dipllome dhe dekorata pune e shkencore te sotem, te cilet pikerisht “dje”, kane punuar me vetmohim, duke mbrojte dhe..”kulufet” e neperkembur te asaj kohe .

    Reply to this comment
  26. Limani May 18, 19:27

    Moderatorit !
    Derisa komentin tim e quani të papërshtatshëm për gazetën tuaj , mua s’më mbetet gjë tjetër veçse t’ju falënderoj për bashkpunimin deri sot dhe ju premtoj se s’do ju bezdis më , këtejë e tutje .
    Ju vaftë mbarë !

    Reply to this comment
  27. Keni gjithe dites qe Censuroni shqiptaret dhe shprehjen e lire pa thyer aspak Regulloren tuaj .Perse ? May 18, 20:10

    Kujt i sherbeni mor ju shkerdhefte Kina

    cfar ju permban pragu o bij kurvash

    o gjake muti Antishqiptaresh . Shkofshi ne djalle

    ne byth te Grekut do perfundoni te gjithe si muta qe jeni

    do ktheheni ne origjine

    Reply to this comment
  28. Adih May 18, 23:40

    KEND VESHTRIM TJETER
    Me kete shkrim e nderuar gazete e pa mvarur DITA ,nuk na thoni ndonje te re qe Luli i ka shkelur syrin Edi Rames .Eshte e vjeter kjo mesele ,por cfare dua une te shtoj ::

    1…. Remujrat e prishjes se ketij i thenshin teater , behet vetem e vetem per cperqendrimin dhe minimin e REFORMES ZGJEDHORE .

    2 …… Shtyrjen te pa fund te dhe minimin reformes ne drejtesi e anashkalimi ne te gjitha menyrat kondra SPAK e BKH nga frika per to ..

    3 ….Por pardesy bardheve mbare sidomos PD e PS i ka hyre frika ne palce ,per protestat masive te popullit qe mund te jene te pa kontrolluara ,pra qe nuk jane te drejtuara nga ndonje force politike ,ku te gjithe ketyreve i ka hyre frika dhe i rreshqet nga duart ,gjithe ky investim i madh nga “shoku ” i tyre Ramiz Alia ti iki dem ,koke turku ,e per kete i jap te drejte te mblidhen pa humbur kohe ne bodrumet e komitetit qendror te PPSH te qajne hallet me njera tjetren , cfare do bejme me protestantet qe nuk jane as te PS e as te PD .Tamam si levizjet e studenteve ne ditet e para ,por qe i futen me kalimin e kohes barin e miut dhe i ngateruan si te PD e LSI e dreqi me te birin .Popullit i ka ardhe ne maje te hundes ,dhe kur eshte i pa perkrahur nga as edhe nje force politike ,keta fluturojne ,ikin per lesh ,i kane te gjitha vrasjet ,perdhunimet e pronave pronareve ,vjedhjet me ze e me figure ,Prandaj une e shikoj me KEND VESHTRIM TJETER .

    PS:::Jam kurjoz se cfere do bej ,si do reagoje Ilir Meta ,sa serjoz do jete ,per shkelmimin ose mbrojtjen e kushtetutes shqiptare ..Iliri e di kete gje .Nuk ka as edhe nje burr nene e jo lali dhjeri e kryem Rama, se kur shkon nje dosje para prishjes ne Gjykate ,nuk guxon as edhe nje njeri me gjithe se po e perseris ,te dali para gjykates ,ta pshuri gjykaten e te veproje sic prishi kete teater ,rastin ne fjale .E per kete jam kurjoz per z President ,a do e zbatoje ai kushtetuten ,apo do beje pazare tamam si Lul Basha me Edi Ramen .Kjo duhet pare ??A po do e anashkaloje temem si vidio me ze e me figure ,qe keta bandite mbrojne njeri tjetrin , si deri me sot ???Se po te ndodhte ne perendim ,edi Rama me Lali dhjerin do ishin sot mbrapa hekurave ,qe shkelin ligjet dhe nuk i permbahen kushtetutes ,me sakte per ta kuptuar ato nuk jane ciper gjykatave ,bile edhe i jati i tyre shpirteror E Hoxha bente me nje farce gjygji ne ato kohera ,jemi me keq per sa i perket diktatures qe po instaloet shqiptareve ,mjere dhe eshte vetfajtor ai qe nuk e kupton .Shqiptare kujdes ,jo do kaloni por ,keni kaluar ne diktature !!!

    Reply to this comment
  29. Lili May 20, 22:40

    Adih,
    Mire e ke
    Dojne me ia ba kesaj levizje qytetare sikur ia bene studenteve me bashen e moniken kishe n’opozite vetem per te shuar protestat qe basha mona e edi te vazhdojne grabitjet e pazaret pa u prek! Vertete cdo here qe e shohim t’u ngrit bashen a moniken , duhet te kuptojne se duan me na fut prape e me na mashtruar!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim