Marrëveshja Shqipëri-Greqi/ Bushati takohet me Kotzias në Samitin e NATO-s

July 11, 2018 20:45

Marrëveshja Shqipëri-Greqi/ Bushati takohet me Kotzias në Samitin e NATO-s

 

Në Samitin e Natos në Bruksel, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati është takuar ditën e sotme me homologun grek Nikos Kotzias.

Të dy ministrat biseduan për ecurinë e dialogut mes Shqipërisë dhe Greqisë deri tani si dhe vijimin e diskutimeve për arritjen e një marrëveshje mes dy vendeve.

Takimi Bushati-Kotzias vjen një ditë pas atij mes dy kryeministrave, Edi Rama dhe Aleksis Tsipras.

Biseda mes Bushatit dhe Kotzias vijoi në vazhdën e këtij takimi ku u fol rreth negociatave mbi një numër të madh çështjesh dhe vlerësimi i arritjeve të deritanishme.

Mes dy vendeve ka ende çështje që vazhdojnë të diskutohen nga grupet e negociatave, por kryeministrat Rama dhe Tsipras shprehën besimin e një zgjidhjeje pozitive së shpejti.

l.h/ dita

July 11, 2018 20:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*