HISTORI / Marrëveshja Toptani-Pashiç dhe Shqipëria “në treg” pas shthurjes së Perandorisë Osmane

Bardhyl Hazizaj September 27, 2015 13:51

HISTORI / Marrëveshja Toptani-Pashiç dhe Shqipëria “në treg” pas shthurjes së Perandorisë Osmane

Në janar të vitit vitit 1919 u mbajt Konferenca e Paqes në Paris me pjesëmarrjen e krerëve të katër Fuqive të Mëdha, kryeministrit të Italisë Vitorio Emanuele Orlando, kryeministrit të Britanisë së Madhe Dejvid Llojd Xhorxh, kryeministrit francez Zhorzh Klemanso dhe Presidentit të Shteteve të Bashkauara të Amerikës Udrou Uillson.

Me gjithë përpjekjet e delegacioneve shqiptare – (që ishin katër, të autorizuar dhe të paautorizaur, me status dhe pa status, madje një pjesë nuk hynë dot fare në konferencë) – kur vinte fjala e Shqipërisë, përfaqësuesit e katër fuqive të mëdha flisnin me gjuhën e Traktatit të Fshehtë të Londrës që zbuloi Lenini.

Pas vitit 1908, pas shthurjes së Perandorisë Osmane Europa i trajtoi trojet shqiptare si territore të Turqisë.

Sipas Traktatit të Aleancës midis Bullgarisë e Serbisë të 29 shkurtit të vitit 1912, Serbisë iu njoh e drejta e marrjes së “territorit turk të deri atëhershëm në veri dhe në perëndim të malit të Sharrit”. Bazuar te kjo dispozitë, e duke u përpjekur që shtetit të vet t’i sigurojnë daljen në det, trupat serbe, më 15 nëntor të vitit 1912, hynë në Lezhë dhe, shkallë-shkallë, e pushtuan Shqipërinë e Veriut deri në Tiranë e Durrës.

Në “Tajmsin” e Londrës, më 25 nëntor, u botua deklarata e Pashiqit se Serbia e kërkon Durrësin. Mirëpo, Konferenca e Ambasadorëve në Londër, më 20 dhjetor të vitit 1912, mori vendim për formimin e Shqipërisë autonome, duke i dhënë Serbisë vetëm të drejtën e daljes tregtare në detin Adriatik. Po kjo konferencë, më 20 mars të vitit 1913, vendosi që Shkodra t’i jepet Shqipërisë.

Mali i Zi nuk e pranoi vendimin e fuqive të mëdha: Serbia e përkrahu qëndrimin e Malit të Zi dhe i dërgoi trupat e veta për ta forcuar rrethimin e Shkodrës. Esat Pasha ra në marrëveshje me serbet dhe e dorëzoi Shkodrën. Fuqitë e mëdha (më 21 mars) vendosën të bëjnë demonstrimin detar, nga i cili u rezervua vetëm Rusia. Kryqëzoret austro-hungareze, angleze, franceze, gjermane e italiane, të tubuara afër Barit, i detyruan trupat serbe që të tërhiqen nga pozitat rreth Shkodrës.

Por Serbia nuk e humbte shpresën.

Marrëveshja Toptani-Pashiç

Të dy u takuan në Nish dhe nenshkruan marrveshjen sekrete më 17 shtator 1914. Marrveshja përfshinte 15 pika, por dispozitat më të rëndësishme ishin bashkepunimi ushtarak dhe aleanca ushtarake, ndërtimi i hekurudhës nga Serbia në Adriatik në Durrës, dhe garantimi se Serbia do të mbështesi Esad Pashën në zgjedhjet për sundimtar të Shqipërisë.

Sapo te behej sundimtar i Shqipërisë konfirmonte marrveshjen dhe sipas marrëveshjes Serbia detyrohej qe ne rast se Esat Pasha do te kerkonte nderhyrje ushtarake per te mbrojtur regjimin e tij Serbia ishte e detyruar tja jepte kete mbeshtetje. Serbia angazhohej të financonte xhandarmerinë e Pashës me materiale ushtarake e te holla duke paguar 50.000 dinarë në muaj

Per t’i ruajtur ndonje pabesie të Esatit, Pashiq dergoi Ministrin e Puneve te Brendshme te Serbise Ljubomir Jovanović ne Tirane me 28 qershor 1915 (ku ne Vidovdan) ku nenshkroi një marrveshje të dytë me Esad Pashën per “bashkim te Serbise me Shqiperinë”.

Sipas marrveshjes Serbia do t’i merrte Shqiperise territore ne Pogradec, Mali i Thatë, Diber, Malësi e Madhe, Lumë etj.

Traktati i Fshehtë i Londrës dhe Shqipëria

Pakti i Londrës, lidhur më 16 prill të vitit 1915 midis Francës, Britanisë së Madhe, Rusisë dhe Italisë, kishte këto dispozita lidhur me Shqipërinë:

Në vërejtjen e nenit 5 thuhej:

Katër fuqitë aleate do t’u ndajnë tokat e Adriatikut të përmendura më poshtë Kroacisë, Serbisë e Malit të Zi (…..). Në Adriatikun e poshtëm (në viset që i interesojnë Serbisë e Malit të Zi) bregdetin prej kepit të Plamkës deri në lumin Drin me portet Splitin, Dubrovnikun, Kotorrin, Tivarin, Ulqinin e Shëngjinin… Porti i Durrësit do t’i dorëzohet shtetit të pavarur mysliman Shqipërisë.”

Në nenin 6 thuhej: “Italia do t’i marrë në pronësi të plotë Vlorën, ishullin Sazan dhe, përveç këtyre, një territor mjaft të gjerë për mbrojtjen e tyre, do të thotë pjesën midis lumit Vjosa në veri e në lindje dhe në jug deri në Himarë.”

Në nenin 7 thuhet: “Në qoftë se formohet një shtet i vogël autonom dhe neutral i Shqipërisë, Italia nuk do ta kundërshtojë dëshirën e Francës, të Britanisë së Madhe e të Rusisë, që viset veriore dhe jugore të Shqipërisë të ndahen midis Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë.” “Italia do ta fitojë të drejtën që t’i udhëheqë punët e jashtme të Shqipërisë.”

Që në vitin 1915, fuqitë e mëdha, pra,e pranuan parimin e ndarjes së Shqipërisë. Ndërsa dy shteteve ballkanike u jepej e drejta e korrigjimit të kufijve, Italisë i jepej Vlora dhe protektorati mbi Shqipërinë e cunguar.

Pas Konferencës së Paqes, Paris 1919

Në Konferencën e paqes, fuqitë aleate (Franca, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës), për Shqipërinë propozuan në veri dhe në lindje, ata kufij që i kanë caktuar në Konferencën e Londrës në vitin 1913; ia njohën Italisë sovranitetin e plotë mbi Vlorën dhe prapavijën e nevojshme dhe ia dhanë Italisë mandatin për administrimin e shtetit të lirë shqiptar nën kontrollin e Lidhjes së Kombeve. (Memorandumi i 9 dhjetorit të vitit 1919)

Në 8 janar të vitit 1920, përfaqësuesit shqiptarë e kundërshtuam propozimin që Italisë t’i jepej mandati mbi Shqipërinë.

Në  dokumenta thuhet:

Ne kemi kërkuar, për shkaqe ekonomike dhe strategjike, që të bëhet korrigjimi i kufijve ndaj nesh (në rrjedhën e mesme të Drinit, në Bunë dhe në lidhje me fiset e Kelmendëve dhe të Kastratëve), që i ka caktuar Konferenca e Londrës e vitit 1913. Përpos këtij korreksioni, delegaconi ynë ka deklaruar se zgjidhja më e mirë është që Shqipëria të bëhet shtet i pavarur në kufijtë e vitit 1913 dhe me administratë autonome.

Në rast se nuk do të pranohej kjo zgjidhje, ose në qoftë se pjesa jugore e Shqipërisë do t’u takonte shteteve të tjera, Delegacioni ynë do të kërkojë për ne pjesën veriore të Shqipërisë deri në Drin. “Shteti ynë ka të drejta të vjetra karshi këtyre viseve, – thuhet në memorandumin e palës shqiptare.

Pikëpamja italiane

(Sipas memorandumit të 10 janarit të vitit 1920)

Kurse Italia kërkoi nga Lidhja e Kombeve mandatin që ta administrojë shtetin e pavarur shqiptar.

Kufijtë shqiptarë në veri dhe në lindje do të jenë ata që kanë qenë caktuar në Konferencën e Londrës. Kufiri jugor do të jetë objekt shqyrtimi.

Qyteti i Vlorës do t’i jepet Italisë.

Aleatët pranojnë që Shkodra dhe Shqipëria Veriore t’i bashkohen Jugosllavisë.

Klemanso, në cilësinë e kryetarit të Konferencës së Paqes, më 13 janar të vitit 1920, u tha Pashiqit e Trumbiqit: “Pra, Shteti i Serbëve, i Kroatëve dhe i Sllovenëve do të ngritet në kulmin e fuqisë së vet, ani edhe kur ta ketë Shkodrën, Drinin dhe Shëngjinin e Medovanit.”

Në përgjigjjen tonë të fundit Konferencës së Paqes, më 14 janar të vitit 1920, ne kemi parashtruar përsëri qëndrimin se zgjidhja më e mirë do të ishte që administrata e Shqipërisë, në kufijtë e caktuar në vitin 1913, t’i besohet qeverisë lokale autonome, pa prezencen e asnjë fuqie të huaj.

 

********

Shkëputur nga suplementi Memo Enciklopedik që botohet çdo të diel në DITA

 

Bardhyl Hazizaj September 27, 2015 13:51
Komento

8 Komente

  1. mirel September 27, 13:59

    Ngrini nje permendore nderi per Esat Pashen, si e keni ngritur per Zogun e kurves

    Reply to this comment
  2. toni September 27, 14:30

    Mirel nuk ka nevoje,kemi pinjollin e gjalle Blendi Fevziun.

    Reply to this comment
  3. Po,Po September 27, 14:44

    Esat Toptani eshte akoma gjalle dhe shume aktiv.Ai jeton ne mes te Tiranes,i rrethuar nga taborri i hordhive te tij,qe perbejne llumin e ketij kombi,poooor,,,,me nje ndryshim te vogel.Ai tashme mban dokumenta fallco,me identitet tjeter, nen emrin Sali Ram (Sheqere) Berisha,te fabrikuara ne Beograd . Marreveshjet e firmosura midis tyre,do te mund te behen te njohura vetem pas 100 vjetesh,qe i lejon ligji serb per arkiven.

    Reply to this comment
  4. Agimi September 27, 16:05

    Sakte fare…Esat Toptani I dyte,,,Sali Ram Berisha,,,,ia ka kaluar dhe Zogollit,,,.. mbajeni shqipatr(per ato qe e duan) se vetem ai ju mban ne percarje dhe lufte me njeri-tjetrin, vetem ai ju ben sklever te Grekeve dhe Serbeve, vetem ai ju mban ne nje vend te botes se trete,,,,Hapni syte njerez,, duhet te dalin jashte politikes shqiptare Berisha dhe “djali ” I tij Basha.Vetm atehere mund te ecim me kebet tona.

    Reply to this comment
  5. kombi September 27, 17:34

    shum e drejt agim

    Reply to this comment
  6. shqiptar sharri. September 27, 17:53

    Po,si eshte e mundur bre nji populli teri injorant ndaj tradhtarve??!!!!
    Po,si eshte e mundur qe toptanet e amet zogollet ende kan perkrahje edhe pse nuk jetoin tedyt qe ngamoti!!!!???
    Nji,popull qe nuk e vret tradhtin eshte i denuar te shperbehet si popull dhe si shtet dhe teritore,pra ky popull qe i takoi dhe une akcedentialishte,nuk meriton shtet dhe teritore por kty populli i takon te jet,pjes e popujve te ballkanit dhe ta hypin e zdrypin si gomaricen sa here qe duan,greket,serbet,makedont,dhe malazest.se ky popull nuk eshte per kete bot,dhe per kta teritore te bukra qe jua ka fal zoti paraardhsve te kty populli PELLAZG ILIR,pra ky popull i tradhtoi PELLAZGOILIRET,dhe ma mir te mos egzistoi ki popull injorante.

    Reply to this comment
  7. SS September 27, 18:03

    Duet lajmerur AVNI RUSTEMI qe tja leroj Berishes Se burra tani nuk ka shqiperia

    Reply to this comment
  8. DRENICA E KUQE September 28, 07:58

    Po i shohim tradhtaret e popullit shqiptar dhe te Shqiperise, edhe sot! A do thote kjo se duhet ta leme “ne treg” Shqiperise edhe pas shkaterrimit te “Perandorise Jugosllave”? Nw … te gjithe ata qe e tradhtuan betimin e uçk!…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*