Marrëveshja, Vasili: Të hedhin hi syve, shpikën furtunë në gotë

May 19, 2017 20:00

Marrëveshja, Vasili: Të hedhin  hi syve, shpikën furtunë në gotë

Thumbimet nga LSI për paktin e arritur mes Ramës dhe Bashës vijojnë.

Kreu i LSI Petrit Vasili tha nga një takim me të rinjtë sot në kryeqytet se kriza e prodhuar muajt e fundit nga PD ishte artificiale dhe në fund u pa që ishte një fishekzjarre që dogji shumë të ardhura të ekonomisë së vendit tha ai.

“E kemi ngitur politikën mbi një themel moral, sinqeritet, fjala e mbajtur, modestia. Themeli ynë politik ka qenë dhe mbetet programe të vërteta… i hedhin hi syve elektoratit, i përdorin ata të marrin votën e radhës dhe pastaj të kthejnë shpinën e radhës.

Ne kemi bazuar themelin tonë edhe ne politikë, me parjen sy më sy, me uljen gju më gju. Synimi ynë për të qeverisur vendin vjen nga një bazë shumë e shëndetshme, politika të cilat shpikin furtuna në gotë, kriza artificiale për t’i shtuar vetes rëndësinë, por duke u treguar edhe më artificialë sec janë, për të prodhuar kriza që pastaj pa u kuptuar marrin disa përgjigje që askush s’i kupton por që s’kanë përgjigje për qytetarët, kjo nuk është politika jonë, as qasja jonë.

Edhe ato që ndodhën muajt e fundit, rrufetë e ndërsjelljta që u dukën më së fundi që në vend të rrufeve të vërteta ishin fishekzjarre që dogjën shumë para të ekonomisë shqiptare ishte provë e vetme edhe e bindjes që njerëzit krijuan, që LSI me sinqeritet u investua edhe në zgjidhjen e asaj krize për të zgjidhur halle të popullit, këtë e kemi bërë me bindje, do e bëjmë dhe në të ardhmen”, deklaroi Vasili.

Sakaq, deputetja Kejdi Mehmetaj e quajti pazar marrëveshjen mes Ramës dhe Bashës. Në një takim elektoral me të rinjtë në Tiranë , Mehmetaj tha se një në tre të rinj është i papunë.

“Sot është një ditë e mirë, është një ditë e bukur sepse sot jemi më të qetë që më në fund gjërat i pamë me sytë hapur dhe kuptuam se kush janë ata që mendojnë vërtetë për qytetarët, kush janë ata që mendojnë për të ardhmen e vendit dhe kush janë ata që me të vërtetë mendojnë për të rinjtë shqiptarë.

Sot jemi me sy të hapur sepse e pamë edhe nga këto tre ditë që kaluan që ndërkohë që klasa aktuale politike shqiptare, dikush aty nga stolat e çadrës dikush nga karriget e zyrave mendonin si të ruanin ato pozicionet që kanë edhe të bënin ato pazaret e vogla, por shumë të njohura shqiptare, ndërkohë që ju të rinjtë shqiptarë, një nga 3 të të rinj janë të papunë”.

May 19, 2017 20:00
Komento

6 Komente

  1. muco May 19, 21:02

    Sa te qelbur qe jane keta leshat ,ps ju lutej hajde regjistrohemi si kualicion jo keta dum pd tani qe u fut pd o sna pyeten thone per 3 muaj na cane trapin, zgjidhni krizen se ne nuk duam pushtetin thoshin tani u huri frika ne palce, se keta zagaret e mbajten me shpresa cadren tani dhe cadra dhe ps ua futi sa krahu le te dalin force e pare tani

    Reply to this comment
  2. MH May 19, 21:28

    Populli:
    Urtia mbas kuvendit dhe trimeria mbas luftet nuk i duhet askujt gje.Ty pallavrat te hyjne ne pune per te fituar dicka cfare mund te fitosh nga genjeshtrat e fushates qe nuk jeni as pak ma te ndershem se SHQUP-isat.
    Ti mumje duhesh te kishe kete kurrajo e sotme kur PD virrte nga cadra njimije nji te zezat kunder Rames,diplomacis prendimore e te thojshe qe ishte krize artificial,furtune ne gote.Ne ate kohe ti kritikove me nuanca hipokrite debatova me diplomatin Lu dhe Vlahutin ne favor e mbeshtetje te Furtunes ne gote qe ti e paskesh ditur qe asht krize artificiale. Tashti sot tregon urtin po je teper vone.Kuvendi ka marre ngjyra tjera qe ty dhe LSI nuk i bijne per shtat.
    Nese populli don vetveten.Voten duhet te ia japin PS dhe pike.Sepse ne te gjithe keto te pandershem.PS ka tregue se perpiqet per te ndertuar shtet ne interrese te jeteses se popullit.
    PD kerkon vote per xhepin e vet dhe kunder atdhetarise.Ndersa LSI punon me sterkamce ne koalicionin me te majtet dhe dashuri ortakellekut per korrupsion me te djathten.Corba qe ka gelltitur Like floriri ju ka imponue ti shkoni per vije SHQUPISAVE duke shitur parim e tolerime me shume hipokrizi.

    Reply to this comment
  3. aty May 19, 21:32

    Boll keni ngrene sa andej e ketej, majtas e djathtas, keni qene gjithmone me luge ne brez, te shikojme tani sa te zote qe jini, sa e doni e mendoni per popullin qe ju do kur i fusni ne pune.Tani e me vone do jini dhe vete pa pune o hajduter .Shpresoj qe Rama Basha te kenevrene dakort qe Sala e Like floriri te vene brenda, ne shtepi pa qira.

    Reply to this comment
  4. eee May 19, 22:31

    asdf asdf

    Reply to this comment
  5. demo May 19, 23:40

    Po ju mor maskarenj ishit gati te linit edhe postin e presidentit,vetem e vetem qe te plotesoheshin kerkesat e cadres.Kur ndryshuat kaq shpejt?

    Reply to this comment
  6. Atdhetari May 20, 06:05

    [email protected]
    Nderim per komentin e sakte lidhur me dredharaket, apo me mire politikanet “palaço cirku” te tipit vasili, like, “luan”rama e “ylli” mënjani me C°.
    Shpesh here i lexoj komentet tuaja dhe do te deshiroja te ndodhte ashtu, siç ju shkruani. Kjo fare palaço-politikani i shkon per shtat çadres se turpit, vrasesve, krimineleve, tradhetareve te Shqiperise. Koha e palacove duhet varrosur me vote. Deri dje palacot thoshin se vendi ka krize, duhet te zgjidhet kriza politike, tani marrezite e çadres i quajne:”… politika të cilat shpikin furtuna në gotë, kriza artificiale…”
    Le te shpresojme ne zgjedhjet “demokratike” te 25 qershorit, por nje gje nuk e sqaroj dot! Si ka mundesi qe nje qeveri e ligjeshme, e dale nga zgjedhje te lira, qe ka bere reforma te guximshme, nje muaj para zgjedhjeve te reja te behet cope e therrime per tekat e krimineleve fashiste?!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*