Marrëveshje bashkëpunimi midis Akademisë së Policisë Hungareze dhe asaj Shqiptare

October 17, 2017 11:03

Marrëveshje bashkëpunimi midis Akademisë së Policisë Hungareze dhe asaj Shqiptare

Drejtori i Akademisë së Sigurisë, Drejtues i Lartë Bilbil Memaj dhe Drejtori i Akademisë së Policisë Hungareze, Kolonel Csaba Bardocz nënshkruan në Hungari, marrëveshje bashkëpunimi mes Akademisë së Sigurisë dhe Akademisë së Policisë Hungareze.

Qëllimi i vizitës ishte bashkëpunimi i Akademisë së Sigurisë me Akademitë e Policive të vendeve të tjera të rajonit të Ballkanit, në kuadrin e një nisme të ndërmarrë nga OSBE-ja.

Për këtë qëllim afatgjatë dhe si nisje aktuale, duke synuar promovimin e bashkëpunimit dypalësh dhe duke afirmuar angazhimin në fushën e trajnimeve të përbashkëta, me qëllim përmirësimin e bashkëpunimit, u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi midis dy Akademive të Policisë.

Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtorët respektivë të Akademive, për atë Hungareze nga Kolonel Csaba BARDOCZ dhe për Akademinë e Sigurisë nga Drejtues i Lartë Bilbil Memaj.

Kjo marrëveshje mundëson:

Hartimin e një programi të përbashkët trajnimi

Shkëmbimin e eksperiencave të Akademive për kurrikulat

Metodologjinë e mësimdhënies

Shkëmbimin e leksioneve të përbashkëta me qëllim vendosjen standarteve të kurrikulave, metodologjisë së mësimdhënies, stafit pedagogjik etj., në të njëtën linjë me standartet e vendeve anëtare të BE-së.

Shkëmbimin e përvojës së mësimdhënies, ku pedagogët e Akademisë së Sigurisë të zhvillojnë leksione në Akademinë e Polcisë në Hungari, dhe ata të Hugarisë të zhvillojnë leksione në Akademinë e Sigurisë në Shqipëri.

 

October 17, 2017 11:03
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*