Marrëveshje e imponuar apo fakt i kryer?

Genc Kondi November 14, 2012 11:55

Marrëveshje e imponuar apo fakt i kryer?

Pala greke ka nisur kërkimet gjeofizike në zonën detare pranë Shqipërisë, pavarësisht nga fakti se qeveria ‘Berisha’ aktualisht po kërkon rishikimin e marrëveshjes së mëparshme për përcaktimin e kufirit detar mbidis dy vendeve. Kjo nuk e ka penguar aspak qeverinë greke që të nisë kërkimet tremujore në një zonë që ende nuk është delimituar. Një qendrim i tillë ka hedhur sërish benzinë mbi zjarrin e politikës shqiptare, ku kreu i AK ka kërkuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare nga presidenti i Republikës Bujar Nishani dhe madje angazhimin e Forcave të Armatosura që të ndalin kompanitë naftëkërkuese. Edhe Partia, anëtare e koalicionit qeverisës, për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, kërkoi nga Shqipëria që t’i bëjë kërkesë zyrtare Athinë për zonat në të cilat po zhvillohen këto kërkime dhe nëse ato me përputhen me ndarjen sipas marrëveshjes së hedhur poshtë.

 

Kreu i opozitës Edi Rama duket se ka qëlluar në thelbin e problemit, duke deklaruar se “deti është një pasuri e përbashkët dhe të gjithë popujt tanë kanë të drejtë ta gëzojnë këtë pasuri”. Ky qendrim ka të bëjë me faktin se, ndërkohë që po bëhet zhurmë për kufijtë, grekët, pa u stepur nga mungesa e një marrëveshjeje, do të vijojnë punimet për kërkime e shfrytëzim, në një zonë që do të jetë jashtë rajonit të 300 kilometrave katrorë të kontestuar, por nafta dhe gazi do të “rrjedhin” drejt puseve greke edhe nga zona me sovranitet të deklaruar shqiptar. Problemi këtu nuk shtrohet thjesht tek kufijtë, por tek definimi i të drejtave të secilës palë mbi një pasuri të përbashkët natyrore, që nënkuptohet nga marrëveshja kufitare. Por, shfrytëzimi i naftës dhe gazit në Jon kërkon një marrëveshje tjetër, gjithëpërfshirëse, pa të cilën grekët mund të “thithin” sa të mundin, në dëm të Shqipërisë, pasurinë jashtëzakonisht të çmuar nëndetare. Duket se Greqia ka luajtur me dy opsione: i pari ishte imponimi i një marrëveshjeje, që aktualisht ka dështuar dhe, së dyti, me vijimin e shfrytëzimit të hidrokarbureve, si një fakt i kryer. Varjanti “B” duket se po merr formë, nën hundën e qeveritarëve tanë.

 

Genc Kondi

Genc Kondi November 14, 2012 11:55
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*