Marrëzia e radhës me Gjirin e Vlorës

Lavdosh Ferruni June 15, 2015 13:29

Marrëzia e radhës me Gjirin e  Vlorës

Nuk po mbarojnë marrëzitë me Gjirin e Vlorës. E fundit është e tanishmja, ndërtimi i një kantieri për shkatërrimin e aijeve të vjetra në Pashaliman. Ky do të ishte një vendim vrastar absolutisht i pa tolerueshëm. Vrasës i ambjentit dhe i njerëzve që mund të punonin aty. Një kompani e regjistruar në Amerikë po e tenton këtë gjë.

Historia për ta shkatëruar potencialin e gjirit turistik të Vlorës nuk ka rreshtur. Të parët kanë qënë disa grekë që donin të ndërtonin fabrikë çimentoje në Orikum në fillim të viteve 90. Por ata ikën shpejt se vendasit jo vetëm nuk u gënjyen me punësimin, por ka pasur dhe krisma armësh.

Në fillim të viteve 2000 u vërsulën hordhitë e naftës. U projektuan e u nënshkruan marrëveshje për naftësjellësin AMBO, që do kishte terminal me kapacitet 1 milion fuçi në mes të Gjirit të Vlorës. Lidhur me AMBO u projektua parku energjitik në plazhin e Nartës me 3 TEC-e e rafineri nafte. U projektuan depozita nafte. Ja doli lobi i naftës në bashkëpunim “me Fatos e me Sali” të ngulin në një nga plazhet ranorë më të bukur të Mesdheut TEC-in famëkeq dhe depozitat e naftës të Petroliferës, që shumëkush është i bindur që sot meritojnë të shkulen. Nuk harrohet se ç’bëri populli i Vlorës për të zhbërë planet ogurzeza të naftës.

Më pas vijnë ca italianë që tentojnë të pushtojnë e rrethojnë gjithë kreshtën e Karaburunit me një super-gardh me turbinë ere. Këta u njohën me kundërshtimin deri fizik prej djemve të Dukatit.

Dhe ja tani po vërtiten të shkatërrojnë përfundimisht Gjirin e Vlorës me projektin më pervers të ndërtimit të një kantieri për copëtimin e anijeve të vjetra. Duan të grumbullojnë plehrat më të ndotura të botës në gjirin më të bukur të Mesdheut. Madje me ligj pjesa nënujore Karaburun-Sazan është edhe zonë e mbrojtur, shpallur Park nënujor kombëtar. Anijet e vjetra janë vërtet plehra. Dhe si të tilla dhe z.Mediu në kohën e debatit të madh për importin e plehrave, importin e anijeve të vjetra e hoqi nga lista e shkurtuar (e gjelbër) e mbetjeve që mund të importoheshin. Anijet e vjetra janë të gjitha me asbest, veç aliazheve nga më të ndryshmet të kimikateve toksike, vajrave dhe metaleve të rënda. Dhe pa asnjë dyshim shkencor, asbesti është kancerogjen.

Vlonjatët e kanë të qartë perespektivën e tyre. Edhe këta “kapitenët” e anijeve të vjetra kanë vetëm një alternativë, zbythjen.

Lavdosh Ferruni June 15, 2015 13:29
Komento

11 Komente

  1. rush June 15, 15:50

    Per plehrat e Vlores, anijet plehra. Plehu e njhe plehun.

    Reply to this comment
    • Ayqyqe June 15, 21:09

      Hahahhaha ti ku lahesh? Kujton ti se po erdhi ndotja deri ne vl sdo vika te katundi jot? Popull derra! Kur skeni noi gje te mire per te thene, mos e hapni gojen fare!

      Reply to this comment
  2. plaku i mocem June 15, 19:25

    Bravo Lavdosh,kurajua jote do te zgjoje komunitetin e Vlores e te Dukatit,qe te negociojne me qeverine,qe ta terheqin kete vendim.Perse duhet te behet ai Gji aq i bukur magazine vjetersirash,e me ndotje te rrezikshme?E perse?Per 100 apo 200 vende pune?Edhe keto vende pune do te jene per specialiste,te cilet kompania mund ti siguroje edhe vete nga rajoni per rreth,italiane apo greke!etj.Lereni Gjirin e Vlores sic eshte, brezat e ardhshem me me shume mundesi ekonomike dhe intelektuale, do ta gjejne zgjidhjen me te mire ekologjike,turistike,apo ushtarako-industriale.Ne nuk duhet te nxitohemi me te tilla resurse dukei prishur,per nje grusht para qe do fitoje firma dhe per disa kacidhe qe do mbeten per shtetin.
    Erdhen Romaket e nuk e prishen Gjirin,erdhen Turqit qendruan 5 shekuj e nuk e prishen Gjirin,erdhen Austriaket,Italianet gjermanet,Ruset dhe diktatura dhe nuk e ndoten Gjirin,e lane sic eshte.Perse duhet ta prishin vete shqiptaret?

    Reply to this comment
  3. lato June 15, 19:38

    Moj Vlor e bukur ne grope
    Skel e pare ne Evrope

    Reply to this comment
  4. kris 1 June 16, 03:36

    populli shqiptar se bashku me popullin e Vlores do dije tu veje zjarrin plehrave qe mendojne te miratojne ardhjen e plehrave

    Reply to this comment
  5. tiku June 16, 15:06

    e gjith zona karaburun sazan llogora, dhermi, qeparo ,e me gjere eshte park kombetar dhe s duhet ta lejojme qe mbeturina nga bota me helme e toksike te shkaterohen aty kriminelet me te medhenj te ketij vendi jane politikanet shqiptare njerzit me antikombetare e anti shqiptare jane ata qe aprovuan ndertimin e tec ne vlore jane ata qe aprovuan ndertimin e depozitave te naftes dhe portit te naftes dhe spo mundet askush ta heqi me petroliferen ,kta plerat politikan t ndyre qe nuk mendojne kurre per njerzit . ne duhet te cohemi si popull dhe ti hedhim ne det t gjith kta antishqiptare dita revoliucionit po vjen dhe dikush duhet te paguaj per kto deme ne mjedis shendet dhe ujin e detet qe eshte i bekuar aty .

    Reply to this comment
  6. lis dushku June 16, 19:09

    Moj Vlor` e bukur ne grope
    Moj Vlor-o
    Skele e pare ne Evrope.
    Moj Vlor-o
    C`te kane shitur tyt` zote
    Pes` a gjashte Kaninjote
    Festekuq e rrobacohte !

    Reply to this comment
  7. Hans Klos June 16, 19:27

    Kam lexuar per mrekullite biblike,kam pare me sy edhe bukuri shqiptare apo me gjere.Vecanerisht nga Gjiri I Kakomes e deri ne Gjiun e Vlores e them me plot bindje eshte nje mrekulli biblike.Nuk besoj dhe nuk e imagjinoj,qe me aq sa I njoh vlonjatet te lejojne te cmendurit qe duan te djegin nje pikture per te marre hirin e saj.Respekte z.Ferruni !

    Reply to this comment
  8. altin hoxa June 16, 22:47

    karaburuni sazani jane perlra qe miliona vjet deri sot ato vende jane te virgjera uje det pyje dhe jod e klime mesdhetare fillon plazhi ne maj e perfundon ne nentor kemi nje fat te madh si popull qe zoti na ka pare por eshte kafsha njeri qe sdo tja dije dhe nuk ndalet para lekut babaezia njerzore eshte e pashpirt para natyres dhe kta kafshe qe duan te bejne prap nje krim ne ate gji te mrekullushem pas shume krimeve te tjera qe i kane ber atij gjiri nje dite t marrin pergjigjen e merituar nga ky popull i vuatur shqipetar, edhe kete kishim mangut aty ne themi te jetojme me turizem keta nafte ,anije me helme kafshe .

    Reply to this comment
  9. Arif Gjongjini June 17, 14:01

    Nëse nga Qeveria ka një iniciativë të vërtetë për këtë veprimtari, që quhet ekonomike, por që në të vërtetë është kriminale, duhet ndalur në mënyrë kategorike. Qytetarët shqiptarë, të Vlorës në radhë të parë duhet të ngrihen më këmbë e të mos lëshojnë pe para asnjë “argumenti” që mund t’u vihet përpara si dash i pjekur, për t’i dehur e vënë në gjumë, se kur të zgjohen, ata bashkë me tërë gjallesat e gjirit do duhet t’ua lënë Vlorën qveritarëve dhe pronarëve të ndryshkut!…

    Reply to this comment
  10. info-analitike June 17, 15:01

    Po pse cfare prisnit te bente nje psikopat me kartele! Ai vec per marrezi eshte dalluar gjithmone.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*