Marrja e rërës nga Sardenja dënohet tanimë me €3,000

August 9, 2018 18:08

Marrja e rërës nga Sardenja dënohet tanimë me €3,000

Turistët që do të vjedhin tani e tutje rërë nga plazhet e ishullit të Sardenjës, do të ndëshkohen me gjoba që arrijnë vlerën e 3.000 eurove.

Autoritetet thonë se edhe pse duket krejt e padëmshme, vjedhja e rërës jo vetëm që është krim, por edhe dëmton rëndë mjedisin e ishullit.

Ky problem e ka cënuar Sardenjën prej vitesh.

Verën e kaluar, në valixhet e turistëve u gjetën më shumë se një ton rërë, ndërsa jo më larg se sa në fillim të javës, një 40-vjeçar italian që jeton në Mbretërinë e Bashkuar u kap nga policia me një shishe me rërë nga plazhi Gallura.

Sardenja ka mijëra kilometra vijë bregdetare mbresëlënëse dhe 28 prej plazheve të saj kanë fituar statusin Blue Flag, që është mjaft domethënës për pastërtinë e vendit.

s.a/dita

 

 

August 9, 2018 18:08
Komento

3 Komente

  1. Fat man August 9, 20:34

    Sa kane per te qesh maloket me kete lajm, te denohesh per nje shishe te mbushur me rere.
    Ne Albanistan kusherinjte e Sali Hales kane shkateruar vijen bregdetare duke derdhur beton ne tokat e xanuna me ndertime pa leje qe shkojne deri ne 25 kate e nuk jane denuar e jo me te denohen per nje shishe me rere edhe sikur te jete me tritol nuk i kap ligji.

    Reply to this comment
  2. h August 10, 08:37

    Edhe ne bathore dhe babrru do e tallin italinë.

    Reply to this comment
  3. info analitike August 10, 13:04

    Hahahahaha keta qitetaret me siper perfaqesohen nga qitetare si mozi, hulusiu, tao tao, sadriu etj. Hajdeni mer ne albanistan se ju le kripepsikoja te beni cfare ju do qejfi. Ketu shteti eshte ne sherbim te hajduteve te brendshem e te jashtem.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*