Martalloz, Tepelenë…

September 4, 2018 16:10

Martalloz, Tepelenë…

Po thuaj se e kisha harruar verën e  vitit 1951-së kur kisha jetuar aty afër Tepelenës të “ shpërngulur” për arsye se ishim shpallur armiq të popullit. Papritur para disa ditëve dëgjova nga një emission televiziv shqiptar emrin e  fshatit të vogël Martalloz,aty afër Tepelenës dhe Vjosës..Kam përjetuar kaq ngjarje- shumë prej të cilave tragjike-saqë nuk e di në se dikur, diku kam shkrojtur diçka për atë verë të mundimëshme që kaluam në një bregore larg Vjosës dhe burimeve ujore.

Kjo se, si më kujtohet, grate tona ishin të detyruar të shkonin të mbartin ujë me bucela nga mjaft larg prandaj se ujin e kishim të pakët akoma dhe për të pirë. Ishte viti kur na i kishin sekuestruar të gjitha- na kishin lënë vetë me rrobat e trupit ndërkohë që babanë  na e kishin arrestuar dhe nuk kishte dalë akoma para gjyqit ndërsa dy pjestarë të familjes na i kishin internuar në një kamp afër Tiranës ku çonin dhe femra të tjera (po e them që tani: askush nuk guxoi ta përdhunojë nusen tone , askush nuk guxoi të terrorizojë nipin tim të vogël..).

Ne ishim detyruar pratë shkonim tek njerëzit tanë që akoma kishin bagëti dhe kishin marrë kullota në Tepelenë duke u a ndaluar edhe atyre-për shkakun e familjes sonë- të shkonin në kullotat e Konispolit. Kësisoj u kishin dhënë ato kullota në Tepelenë (aso kohe  çdo lëvizje akoma dhe të bagëtive vendosej nga ministria e p.brëndëshme.)

Kemi lexuar e dëgjuar shumë gjëra për kampin famëkeq të Tepelenës. Sinqerisht nuk do të doja të bëhesha pjesë të këtyre debateve që kanë arritur ta quajnë kampin e Tepelenës Ausviçin e Shqipërisë. SHumë here teprohet nga njerëz që e kanë përjetuar por më e keqja është se flasin e shkruajnë dhe ata që asqë e dine nga bie Tepelena pale Ausviçin që e kanë vetëm me të dëgjuar. Thashethemet- sjellin dëshmi njerëzish që i ka lënë kujtesa ose se kanë qënë kundër sistemit diktatorial dhe mund të thonë gjëra nga më të pabesueshme. Më duket se në këtë debat mori pjesë dhe një nga njerëzit që unë  e pata çmuar kaq shumë saqë, dikur, pas shëmbjes së  diktaturës, në një shkrim, e pata propozuar për president të Republikës.

Fjala është për Sami Repishtin të cilin e kam admiruar për shkrimet e tija të matura dhe të moderuara. (Ashtu si kisha propozuar at Liolin për Kryepeshkop të Shqipërisë) Nuk u dëgjova (dhe kur na kanë dëgjuar ata të Tiranës ne të mërguarve? Dhe pse të na dëgjojnë?!!)  Por fjalën e kishim për shkrimet e disa “antikomunistave” të vetshpallur që me ato që thonë e shkruajn na poshtërojnë dhe ne  dhe grate tona që i vuajtëm internimet dhe kampet e asaj kohe. Mua më kujtohet kampi famëkeqiTepelenës,ishte në një grope e rrethuar me tela dhe nuk e dinim se ç’bëhej brënda-ne nuk ishim brënda kishim njëfarë lirie të qarkullonim brënda rrethit-dhe nuk kam përvojë vetiake për kushtet e jetesës në këtë kamp por e di mirë se si trajtoheshin në kampet e tjera sidomos në atë të Mamurrasit.

Dikush ka shkruar dhe për kampin e Shtyllasit të Levanit(ku kam jetuar e do të flas here tjetër) që ne fakt nuk ishte kamp i rrethuar me tela si ishte ai i të burgosurve në fermen “Çlirimi” afer Fierit. Mjerisht gazetari ne fjale kishte qënë komunist dhe shkruante për gjëra qe nuk i njihte. Por kjo është një histori tjeter dhe ketu nuk do te mirremi me vertetesine e atyre qe shkruajne akoma dhe marrëzira për kampet e diktaturës.Për dike që e ka provuar vetë-unë i njoha të gjitha nga afër,në kurriz- nuk kanë asnjë vlerë e ç’thonë të tjerët me fantazinë e tyre të zymtë dhe tejet të zhvilluar.Atje pra në atë bregore të thatë-si kishim kaluar Tepelenën i ngjiteshim një malit ku xhadeja kishte kaq kthesa dhe makinat e pakta-kamjona dhe xhipsa- ngjiteshin me kaq vështirësi duke lëshuar shtëllunga tymi- dhe kalonin  poshtë kasolleve ku kishim familjet tona.Ishin disa të afërmit tanë që akoma kishin dhe bagëti dhe kafshë të trrasha,por askush nuk donte të na ndihmonte dhe Nëna ime “Zonja e Madhe” e së djeshme, nuk bënte kabull t’u kërkonte…

Me arrestimin  e babait nuk na kishin lënë kurrgjë veçse rrobat që kishim një trup në çastin e sekuestrimit të mallit. Na kishin prerë racionin-ishim armiq të popullit-Nëna me gjashtë fëmijë të mitur..Më kujtohet se si na ushqente Nëna. Çdo mëngjes mirrte të dy vajzat e mëdha dhe shkonte atje ku fshatarët korrnin grurin ose thekrin. Akoma dhe atje ku  vilej urrov. Ajo me vajzat mblidhnin kallinjtë që linin pas korrjes fshatarët, edhe tani çuditem se sa kallinj mund të linin bujqit e varfër kur korrnin grurin në ato toka jo pjellore? Ma merr mëndja se ata njerëz të mirë kishin pare Nënën dhe të dy vajzat dhe me qëllim linin mjaft kallinj gruri që t’i mblidhte ajo,sidomos kur kishin vënë re se ajo grua e fisnike nuk u kërkonte asgjë, nuk i bezdiste dhe hynte në arat e tyre kur ata ishin larguar.

Më kujtohet se sinë mbrëmje mblidheshim të gjithë dhe shkoqnim grurin ose thekrën.akoma dhe urrovin nga kashta, e pastronim dhe të nesërmen nëna e  nxirte në diell që të thahej mirë Pastaj-kur dikur u mbush nje thes Nëna më  ngarkoi mua detyrën ta çoj në mulli me një mushkë që na kishte dhënë Teto Cika (e vetmja që na ndihmoi sado pak se kishte dhe ajo frikë nga djemt e saj…). Mulliri pra ishte poshtë afër Vjosës dhe fashati aty afër quhej MARTALLOZ! Në mulli vajta mbasdite por atje gjeta mjaft burra që kishin sjellë barrat e tyre me grurë për ta bluar dhe aso kohe bloja e bereqetit bëhej me radhë…

Unë mbarova bluarjen afër mesnatës dhe rruga për në kasollet tona ishte e keqe dhe e rrezikëshme. Kisha shumë frikë…Nuk isha veçse njëmbëdhjetë vjeç,i rritur në një familje të kamur dhe nuk isha mësuar me jetën e ashpër të fshatarëve dhe të barinjve…Babai im më kishte caktuar të bëhesha “doktor në Vjenë”  dhe jo të shkoja natën në ato vende të egra me një mushkë kockë e lëkurë e ngarkuar me një thes me mjell.Mullixhiu po bëhej gati të mbyllte mullirin dhe kishim mbetur unë dhe një fshatar që sapo mbaronte blojën.

Papritur fshatari duke pare hutimin tim më pyeti: “Po ti ku do të shkosh tani natën?” I thashë se do të ngjitesha lart tek kasollet e blektorëve. “Vetëm je?” më pyeti. Megjithse e shikoja si me mosbesim i pohova se isha vetëm..Papritur ai më shikoi mirë dhe më pyetë përsëri: “Ore ti mos je  djali i asaj gruaje me të zeza dhe të dy çupat që mbledhin kallinjtë në ara?” “Po” i thashë gjene. Atëhere ai buzëqeshi dhe tha: “Mos u bëj merak. Të marr unë në shtëpi sonde n Martalloz të të njohë dhe Nëna..” Dhe duke i shkelur syrin mullixhiut i tha: “Nuk kishim pare here tjetër një gjë të tillë. Nëna e këtij vjen me të dy vajzat dhe sapo mbarojmë ne korrjen e grurit dhe largohemi ato mbledhin kallinjtë…Nuk na afrohet, nuk na flet nuk na ka kërkuar qoftë një pike ujë. E heshtur- as me vajzat nuk flet- mbledhin kallinjtë dhe largohen me thesin në kurriz.Edhe sikur të donim ta ndihmonim nuk na afrohet aspak.Dhe ja tani ky djali ka sjellë të bluajë grurin që Nëna e tij e mbledh me kaq mundime…!” Atëhere mullixhiu hapi thesin tim dhe hodhi mjellin që kishte mbajtue për punën që kishte bërë. Hakun…

E ndoqa fshatarin me frikë. Ishte koha kur i kishim frikë njerëzit. Nuk i besonim së mires. Atë mbrëmje kalova një natë të paharruar. E ëma e fshatari u bë cope të më presë sa më mirë. Më detyroi të ha  më shtroi të flë duke më thënë disa here “T’u bëftë Nëna!” Në mëngjes  më përcollën deri në dalje të fshatit duke më mbushur torbën me bukë e djathë. Ata njerëz të mirë nuk i takova here tjetër. Veçse emri Martalloz m’u ngulit në kokë dhe kur e dëgjova disa ditë më pare m’u ngjallën kujtimet e fëmijërisë…  Besoj se ndonjëherë tjetër do të flas dhe për “shëtitjjet “ e familjes sonë nëpër kampe: Patos,Shtylla dhe së fundi Gradishtin dhe Grabjanin e famshëm (pa mua…)

Kristo Zharkalli

September 4, 2018 16:10
Komento

9 Komente

  1. Tartufi September 4, 17:46

    Kristo ….levendi… do jeshe me fat te shpetoshe pa share nga karvani I morrit te kuq,qe nuk pranon se ka patur kampe internimesh,,,por kampe trajtimesh.!!!

    Reply to this comment
    • Alban September 5, 00:43

      O matuf e lexove gje? As Kristoja s’foli per kampin por per bujarin e tepelenasve.

      Reply to this comment
      • Tartufi September 5, 09:18

        Alban,,, hajvani,,,,, Kristua beri mire,qe nuk foli per terrorin
        e morrit te kuq,,, se do shahesh me prak te shtepise nga
        te c nderuarit e terrorit barbar te komunisteve,,, [ qe qene
        me te shumte brenda fathes se tyre ]
        Hajvani Alban te rezervova pak minuta nga koha time e vlevshme , se me nje idiotizem si tuajin eshte e kote.
        Kristua te shkruan ne fund te shkrimit,qe ju premtoj t ju
        tregoj per 5-a 6 kampe te internimit qe ka kaluar,,, Hajvan nuk kane lidhje kriminelet me Tepelenasit e zakonshem ,qe kane tradite fisnike.Kriminelet I lidh me
        barbaret qe rruajne kampet e ndeshkimit me te pafajshem.Shtazarak nuk shkuan tepelenasit per te grumbulluar miletin e pa fajshem per ta future neper tela por barbarija ose [ morri I kuq ] I inportuar nga stepat e Rusise.

        Reply to this comment
  2. MH September 4, 23:43

    Tartufi !

    Ti po e permend vertet morrin e kuq.Po ama a e din qe shume familje ne fillesat e sistemit monist profilaksoheshin nga epidemia e morrit te kuq.Nuk lejonin asnji komunikim me te tjeret.Kur shkonim ne shkollen fillore shikonim qe nji familje e katit te dyte nxirrte nji zymyl (punuar me kasht si te rrogazave,zhuge) te lidhur me litar drejt poshte per ta mbushur me ushqime qe porosiste vet kjo familje.Kjo vashdonte deri ne perfundimin e profilaktikes.
    Keto ishin sipermarrjet per te mbrojturt shendetin e popullit nga ai “morri i kuq” kunder morrit te kuq qe ti po don me ba humor dhe ironi.

    Reply to this comment
  3. Arben September 5, 05:43

    Po nuk kam degjuar njeri te flase keq per popullin e

    tepelenes I ciki eshte perpjekur me c’te mund to ndihmoje

    ata te shkrete. Kriminelat serbo-komunist qe drejtonin

    kampin Kane bere te zeza per te cilat duhet ende te

    paguajne.

    Reply to this comment
  4. Plaku September 5, 09:58

    nje pershkrim me realitet per kedo qe njeh ate kohe si dhee zonen ku behet fjale .Zonen e Tepelenes .Gjirokastres Sarandes dhe Vlores perfshi thuajze tere fshaterat me eshte dhene mundesia t’i njoh ,pa pretenduar per thellesi njohjeje ne kuptimin social apo politik edhe per arsye moshe por edhe per mos patje mundesie qendrimi afat gjate ,dmth te isha banor i tyre
    Zoteria ben nje pershkrim ne detaje te halleve dhe problemeve te familjes se tij ,por me mjaft realizem ,une do te shtoja se edhe ne qe nuk kishim njeri te shpallur armik apo kulak e te tjere tituj qe politika i perdorte si kurdo per qellimet e vete ,jetonim thuajse nje lloj ,Edhe ata qe korrnin e mbillnin grure ,theker apo edhe bime te tjera per te mbajtur familjet e tyre ishin ne te njejten gjendje ekonomike ,Ne pershkrimin qe behet zoterise i jane sekuestruar prona por fshatareve te Martallozit ,Kolonjes Leklit Krahsit ,Vergose Sasajt ,Kuçit apo tere Kurveleshit ,nuk kishe ç’t’u sekuestronte pushteti i asaj kohe perveç gjese se gjalle sepse ata edhe per te jetuar ishin kryesisht neper stane ,e SIDOMOS ne vitet e krizes se bukes u duhej te hanin rrepica (nje lloj bime qe edhe kafshet mezi e hane ) per te shtyre vaktet ,apo u duhej te udhetonin me nje tufe bageti te keputura nga kopeja e tyre per t’a kembyer me grure apo miser per te kaluar vitin ,e le me pastaj te behej fjale per veshje e komoditete te tjera Jam i bindur se shume pak prej atyre qe lexojne rrjueshtat e ketij komenti e besojne dhe e njohin dhe ndiejne kete gjendje qe ka ekzistuar ne keto vite . Prandaj une e mbeshtes shkrimin e Kristos pa asnje rezerve dhe e pergezoj ate per frymen realiste te vuajtjeve ,sakrificave te pershkruara per familjen dhe te afermit e tij .

    Reply to this comment
  5. info analitike September 5, 10:18

    Shoku Kristo deri me sot askush nuk e ka quajtur kampin e Tepelenes “Ausviç”, ju jeni i pari keshtuqe nese keni ndonje problem ate zgjidheni me veten.

    Reply to this comment
  6. Dash Pacja September 5, 16:04

    Dul perseri n’drit mencuria e info..anali..fike…..kake……fake……allabinbelaves, tike mor t’a mur dreqi kaptinen t’a mur!

    Reply to this comment
  7. Lili September 6, 18:38

    Shkrim i bukur ,qe vetem tregon nje realitet.
    Sicili le ta lexoje per ate qe eshte nje pershrim perfekt per nenen e tij fisnike nder fisnket ,qe edhe nga hiçi bene nje gje te bukur qe respektohet nga cdo njeri qe i thot veti njere

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*