Schulz rizgjidhet president i PE, Rama: Lajm i gëzuar

July 1, 2014 12:00

Schulz rizgjidhet president i PE, Rama: Lajm i gëzuar

Socialdemokrati gjerman, Martin Schulz u rizgjodh sot, që prej turit të parë, president i Parlamentit Evropian.

Schulz, i cili ishte president në ikje dhe njëkohësisht kandidat i socialistëve për presidencën e Komisionit gjatë zgjedhjeve evropiane, mori 409 vota nga 751 deputetë, në përfundim të një marrëveshjeje koalicioni mes PPE-së (qendra e djathtë) dhe liberalëve.

Schulz bëhet kështu presidenti i parë që merr dy mandate në krye të Parlamentit Europian, institucion i cili nisi sot nga puna me përbërjen e re të zgjedhur në votimet e mbajtura në muajin maj.

 

Rama: Zgjedhja e Schulz, lajm i gëzuar

Kryeministri Rama ka përshëndetur zgjedhjen e Martin Schulz në postin e presidentit të Parlamentit Europian. Në një mesazh në Tuiter, Rama e cilëson një lajm të gëzuar zgjedhjen e Schulz.

“Martin Schulz, mik i mirë i socialistëve e progresistëve shqiptarë e gjithashtu mik personal, u zgjodh president i Parlamentit EU. Lajm i gëzuar”, shkruan Rama.

rama postim

 

 

Meta: Zgjedhja e Schulz, mesazh pozitiv për të ardhmen e BE

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, përshëndet zgjedhjen e Martin Schulz në krye të Parlamentit Evropian. Kryeparlamentari Meta thotë se zgjedhja e Schulz është një mesazh pozitiv për të ardhmen e Bashkimit Europian dhe shpreh gatishmërinë për forcimin e bashkëpunimit të Kuvendi me Parlamentin Evropian .

“Zgjedhja e Martin Schulz është mesazh pozitiv për të ardhmen e BE. Martin Schulz është mik i Shqipërisë dhe avokat i integrimit evropian të rajonit. Vlerësoj zgjedhjen e një socialdemokrati në krye të PE. Mirëpresim forcimin e bashkëpunimit mes Kuvendit dhe Parlamentit  Evropian”, u shpreh Meta.

 

July 1, 2014 12:00
Komento

5 Komente

  1. info analitike July 1, 13:17

    Thuajini Rames qe ti shkruaje drejt emrin dhe jo si ia ke qejfi atij se pastaj na del edhe kryeministri analfabet funksional dhe jemi ne rregull.
    I shkreti Schulz, a thua e ka harruar se si ia ka nxjerre shpirtin per hundesh Rama!!!

    Reply to this comment
  2. Kukësi July 1, 14:28

    info analitike……do te ishte me mire ta kishe emri [email protected]….Banalitike…se po merresh me gjera koti….mos talle funin e barkut…se u lodhe edhe ty ….o i shkrete….

    Reply to this comment
    • info analitike July 1, 17:06

      Kakesi (meqe te pelqekan shtremberimet)
      Te shkruash keq emrin e nje personi te njohur e qe per me teper e konsideron mik mua nuk me duket gje koti. Pastaj nese ty te pelqen apo jo kjo eshte pune per ty.

      Reply to this comment
  3. Naci July 1, 15:04

    Rama…zgjedhja e ketij mikut tat ne P.E nuk do te thote qe tani ti te flesh pa breke….se si shpejt keta kodosha ta prishin virgjerine nese e ke….po mblidhu ne pune me Tahirin se vrasjet i keni me me costo se ne kohen e Sales…Europa kerkon rezultat dhe pune…se bordellot i kane me license..dhe nuke jane si puna e juaj qe prishi skutave koridoreve ose ne tavolinat e punes.

    Reply to this comment
  4. Astrit July 1, 15:36

    I “gezueshem” jo i “gezuar”.
    Dikur kryeministri perpiqej qe vartesit te mos bastardonin gjuhen shqipe… Kohera te arta…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*