Martin Schulzi duhet të dridhet

January 20, 2018 10:54

Martin Schulzi duhet të dridhet

Martin Schulzi duhet të dridhet. Nëse këtë të dielë në kongresin e partisë socialdemokrate votohet kundër rezultatit të bisedimeve paraprake për qeverinë e koalicionit, atëherë ka marrë fund jo vetëm koalicioni, por edhe Schulzi si kryetar partie.

Më shpejt dhe më thellë nuk do të ishte rrëzuar asnjë kryetar tjetër i SPD-së. Nuk ka kaluar asnjë vit që socialdemokratët e zgjodhën Schulzin si kryetar njëzëri në post.

Po, SPD është tradicionalisht një parti ku diskutohet me afsh, për të mos thënë një grumbull njerëzish që grinden.

Kancelarët e mëparshëm që kanë dalë nga radhët e kësaj partie mund të flasin gjatë për këtë: Helmut Schmidti shpiku 40 vjet më parë vendimin e dyfishtë të NATO-s dhe për shkak të rezistencës në partinë e tij nuk arriti t’ua imponojë atë të tjerëve.

Gerhard Schröderi vuri në rrugë me Agjendën 2010 reformën më të madhe sociale në historinë e pasluftës në Gjermani, së cilës Gjermania i dedikon gjendjen e shkëlqyer të mirë aktuale ekonomike.

Por kush vuan deri sot nga kjo vepër e mrekullueshme dhe e kritikon atë? SPD-ja.

Por Martin Schulzi nuk e meriton keqardhjen. Sepse në gjendjen e sotme, të cilën ai nuk e ka më nën kontroll, ai e futi vetë veten.

Kjo nisi me fushatën krejt të bllokuar elektorale në zgjedhjet parlamentare, në të cilën Schulzi nuk gjeti ndonjë temë të nxehtë.

Vazhdojmë me duelin televiziv me kancelaren, e cila të linte përshtypjen e një bisede prezantuese për zëvendëskancelarin, pastaj kthesa e beftë në mbrëmjen e zgjedhjeve: “Bashkëpunimi me partitë unioniste që prej këtij momenti ka marrë fund”.

Ky kurs me zigzake i humbi atij kredibilitetin jo vetëm te elektorati – por e copëtoi partinë e tij dhe e përçau thellësisht atë.

Në këtë situatë, plani i veprimit të kryesisë së SPD-së për një koalicion të ri të madh i ngjan një valleje në tehun e thikës: bisedime koalicioni vetëm kur për ato të kenë dhënë miratimin rreth 600 delegatët e kongresit të partisë.

Dhe nëse arrihet deri në një marrëveshje koalicioni, për të duhet të votojnë pozitivisht edhe më shumë se 400.000 anëtarët e SPD-së.

As statuti i SPD dhe aq më pak kushtetuta nuk imponojnë një procedurë të tillë të gjatë dhe të vështirë dhe të komplikuar, e cila me shumë fat do t’u dhuronte gjermanëve deri për Pashkë një qeveri të re federale.

Pse nuk merret vendimi për të nisur zyrtarisht bisedimet për koalicionin thjesht në një mbledhje të Grupit Parlamentar të SPD-së ose në kryesinë e partisë? Shpjegimi është banal: delegimi i vendimit te kongresi i partisë ose te anëtarët është një mjet presioni përballë partisë së Angela Merkelit.

“Për fat të keq nuk mund të afrohemi me ju më tej në këtë pikë, sepse përndryshe atë nuk e aprovojnë njerëzit tanë.” Ajo që ishte një ndihmë në negociata, ajo të dielën mund t’i kushtojë shtrenjtë Martin Schulzit.

Një kryetar i fortë nuk do t’i ishte ekspozuar kurrë një rreziku të tillë.

Të gjitha këto mund t’i paraqesësh të zbukuruara si një kulturë debati brendapartiak. Por edhe mund ta marrësh thjesht në konsideratë: SPD në gjendjen e tanishme mjerisht nuk është as një partner i besueshëm, as e aftë për të qeverisur.

Por as zgjedhje të reja nuk mund të preferojë SPD – sipas të gjitha sondazheve ajo do të dilte në to më keq se në shtator. Pra shumë gjëra flasin për një premierë në historinë federale të Gjermanisë: për një kabinet minoriteti të CDU dhe CSU.

Për Angela Merkelin ky është lajmi më i keq i mundshëm.

Felix Steiner – DW

 

January 20, 2018 10:54
Komento

3 Komente

  1. bote surrogato January 20, 12:55

    ah mortja kur ngelet ju ,
    qe po ju pjerdh greku mbu kaptin me bo politiken e
    gjermanit .

    Reply to this comment
    • dhori January 20, 18:46

      Ore mik, ky Felix Stenier-i nuk eshte vellai i Thanos, por i biri i DW. Eshte e pakuptimt te pyes a e lexove shkrimin.
      Shendet te mire qe te largohesh sa me shpejt nga surrogato-ja

      Reply to this comment
      • bote surrogato January 20, 23:16

        dhori ,

        ku e lexon ti ne komentin ate qe,
        bazon komentin tend !
        Un s’jam duke permben diku Thanon ktu ok .Prandaj mesohuni ti qendroni si duhet fjlaleve qe shkruani ,duke ju referuar llogjikes ,perndryshe (….)
        Nqs un ushtroj nji kritike te tille ktu ,mendoj se ka vend per nji te tille ktu ,pamvaresishte se si kuptohet aty ne ate boten tuaj kritika .
        Ju mundet te hidhni ktu tema te botes se huaj ,te cilat s’mundet te ken asnji interes per Boten shqiptare ,sepse nuk ju ndalon askush ,por kritikat s’duhet ti kuptoni si nji diversion ne zone te ndaluar ,por thjeshte si kririke . Un mendoj se ka aq shume tema e probleme ai popull per tu bere te dukeshme ktu ne media ,per t’u diskutuar ,per te sensibilizuar opinionin politiken ne ate vend ,ktu konsiston kritika ime, duke menduar se keshtu i sherbehet me mir asaj shoqerie ,se sa me shkrime qe kane zerro impakt dhe nuk ndezin asnji qiri ne erresiren e kokave shqiptare . Kaq e veshtire eshte te lejoni ktu kritika !

        Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*