Shkarkohet shefi i Policisë së Burgjeve, paditen mjekët e Spitalit Amerikan
Nga Arkiva
Enrik Sulejmani, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Burgjeve është shkarkuar nga detyra.
Sipas mediave Policia e Burgjeve nuk ka zbatuar në kohë vendimin për transferimin e Ervis Martinajt nga spitali privat ku po kurohej, për në spitalin e burgut.
Martinaj është një prej të arrestuarve nga përplasja me armë në zonën e ish-Bllokut ku u vra një person dhe u plagosën dy të tjerë, mes tyre edhe vetë Martinaj.
Gjithashtu është kryer kallëzim penal dhe për punonjësit e Spitalit Amerikan që penguan transferimin e Martinajt në spitalin e burgut.
Pas refuzimit të tentativës së parë nga spitali privat, Ervis Martinaj është transferuar më pas në spitalin e burgut.
Mësohet se transferimi është bërë gjatë natës.
Forcat e rendit kërkuan transferimin në qeli pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për të lënë në fuqi kërkesën e prokurorisë për ta lënë në burg atë dhe të plagosurin tjetër, Eljon Hate i cili ndodhet në gjendje më të rëndë në spitalin e Traumës.
o.j/dita
…dhe pas kesaj,drejtori “zemermire” behet anetar me te drejta te plota i grupit te Martinajve!
Drejtori,kishte marre mesazhin qe, po te zbatonte urdherin,do te kishte pasoja te keqija,ne te kundert do te gradohej.
Zgjedhja ka qene ne dore te drejtorit…!
Nga kush do gradohej? Nga keta qe e shkarkuan? “Llogjike e ftohte kjo” bravo.
Vazhdon me keqeardhje mentaliteti komunist diktatorial ne Shqiperi .Ne rastin ne fjale , vendos vetem mjeku ,e kjo eshte ,shkelje flagrante ne te drejtat themelore te njeriut..,qofte ky i plagosur edhe mik me Osama Bin Laden .Nuk e njoh drejtorin e policise se burgjeve ,dhe ai ka vepruar shume mire , me te drejte , ka respektuar vendimin e mjekeve ,qe do te thote vulgarisht e ha pyken ,dhe ka zbatuar ligjin . Mjeku ne te tilla raste vendos ,dhe jo shteti .Shteti te ruaje me policine e tij te plagosurin ne spital. ..Kur do behemi ne nje here te mesojme ligjet ,ti zbatojme ato ,dhe mos te shkelim te drejtat e njeriut ,kushdo qoftshin ato.
PS::: i drejtohem Drejtorit te policise se burgjeve ,te kete nerva ,te hedhi shtetin ne gjygj ,dhe e garantoj me 1000% se e fiton gjygjin ne Strsbourg ,ku me keqeardhje do diskrititohet shteti Shqiptar .
Shoket e sites, ktheni komentet qe keni fshire, se do tju mbuloje muti ndryshe.
Po doktori mund te jete dhe i korruptum.Si puna e doktorit te Bashukut qe i dha raport per te mos dhene deshmine para prokurorit.
I haruat doktoret e ngjarjeve ne bulevard sa “doktora” ishin.