Martinez, jashtë fushave për disa muaj

August 15, 2014 14:04

Martinez, jashtë fushave për disa muaj

Pas humbjes në Superkupën e Gjermanisë përballë Dortmundit, Bajerni i Mynihut merr një tjetër goditje të rëndë. Kampionëve të Gjermanisë u duhet të bëjnë për pjesën më të madhe të këtij sezoni pa një prej lojtarëve të tyre më të mirë. Bëhet fjalë për mesfushorin spanjoll Havi Martinez, i cili nga kontakti që pati me Marsel Shmelcer ka këputur ligamentin e kryqëzuar të gjurit të djathtë dhe do të qëndrojë jashtë fushave të futbollit për disa muaj. Lajmin për dëmtimin e Martinez e komunikoi vetë klubi i Bajernit në faqen e tij në rrjetin social Tëitter. Në komunikatën e bavarezëve shkruhej, – “Diagonozë e hidhur. Havi Martinez ka këputur ligamentin e gjurit të majtë dhe do të operohet së shpejti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Do të qëndrojë për disa muaj jashtë”, vijonte më tej komunikata e Bajernit. Martinez la me barelë stadiumin “Signal Iduna Park” të Dortmundit në minutën e 31-të duke u zëvendësuar nga Dante. Sipas të gjitha gjasave, ish-lojtari i Bilbaos do të qëndrojë të paktën 6 muaj jashtë. Pas Toni Kros që u largua për te Reali i Madridit, trajneri i Bajernit Pep Guardiola humbet kështu një tjetër futbollist në repartin e mesfushës, edhe pse tekniku spanjoll e ka aktivizuar më së shumti në mbrojtje Martinezin. Duke parë që edhe Bastian Shvajnshtaiger dhe Tiago Alkantara po qëndrojnë në bokse, Bajernit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të hyjë sërish në merkato për të gjetur një tjetër mesfushor.

 

August 15, 2014 14:04
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim