Martirët e 4 Shkurtit 1944 dhe borxhet e historisë

Zylyftar Hoxha February 4, 2016 16:40

Martirët e 4 Shkurtit 1944 dhe borxhet e historisë

72 vjet më parë, në natën e 4 shkurtit të vitit 1944, kuislingët nën urdhrat e pushtuesve nazistë vranë 84 persona brenda një nate dhe arrestuan 300 të tjerë në Tiranë. Masakra e 4 shkurtit 1944 në Tiranë është ndër masakrat më të përgjakshme, që kryen nazistët gjermanë dhe bashkëpunëtorët e tyre: si Xhafer Deva, Ministër i Brendshëm i nazistëve, Kadri Cakrani, komandant i forcave të Ballit Kombëtar, Qazim Mulleti, Prefekti i Tiranës, fashisti Osman Kazazi etj., nën drejtimin e Gestapos gjermane. Natën e 4 shkurtit drejtuesit e xhandarmërisë, me lista në duar e me grupe xhandarësh u futën nëpër shtëpitë e qytetarëve të Tiranës, rrëmbyen djem e burra dhe i pushkatuan nëpër rrugë. Për të futur frikë e tmerr, për të terrorizuar popullin, ata vepruan mbarë, pushkatuan edhe të tjerë që i gjenin në rrugë. I vrisnin dhe i masakronin barbarisht, duke i gjymtuar edhe për së vdekuri, pastaj i hidhnin nëpër kanale, apo dhe në mes të bulevardit. Rrugët e Tiranës u mbushën me gjak. Përmasat e kësaj masakre i pohon të nesërmen Komanda e Xhandarmërisë në raportin e saj ku thuhet: “Forcat e xhandarmërisë, së bashku me forcat e Regjimentit “Kosova” dhe me vullnetarët e Ballit Kombëtar, këtë natë kanë bastisur 230 shtëpi, ku kanë arrestuar 478 persona të dyshimtë dhe nga këta 84 më të rrezikshmit i kanë pushkatuar. Nga të 84 të pushkatuarit rezulton se 67 janë shqiptarë, 9 italianë, 4 malazezë, 2 maqedonas, 1 grek (minoritar) dhe 1 hebre. Viktimat kanë qenë nga Tirana 29 dhe 37 nga rrethet Fier, Korçë, Durrës, Shkodër, Vlorë e Dibër”.

Kjo masakër ka mbetur në kujtesën e popullit si një nga ngjarjet më të egra çnjerëzore, një krim monstruoz që i rëndoi popullit tepër. Të tilla akte terrorizmi masiv praktikoheshin shpesh nëpër qytetet e Evropës në ato vite. Masakra e Tiranës, me aq pak banorë në atë kohë për makabritetin dhe numrin e të vrarëve dhe të arrestuarve nuk kishte precedentë. Raprezalja u krye papritmas nëpër të gjithë qytetin. Nga pala shqiptare në krye të kësaj masakre ishin kuislingët Xhaferr Deva dhe Xhelal Staravecka.

A ishte politike, apo ishte personale, siç japin versionin disa bashkëkohës, kjo duhet parë. Duhet thënë gjithashtu se, megjithëse kanë kaluar vite, 4 Shkurti mbetet ende një ngjarje e pazbardhur, edhe për numrin e të vrarëve e të plagosurve, për emrat e viktimave që nuk janë evidentuar të gjithë, por edhe për vlerësimin e kësaj ngjarjeje. Çuditërisht, përveç emrit të një rruge në Tiranë, edhe ajo e ndërruar, pasi u zhvendos dhe u zëvendësua me një emër tjetër, nuk ka asnjë monument tjetër për të nderuar këto viktima dhe për të respektuar sakrificat e antifashistëve tiranas.

Zylyftar Hoxha February 4, 2016 16:40
Komento

8 Komente

  1. ilir February 4, 21:43

    Emri rruges “Deshmoret e 4 Shkurtit u zevendesua nga lule bashiqi me emrin e nipit te kriminel xhaferrit,ibrahim rugovicit

    Reply to this comment
    • Mollosi February 4, 22:41

      “Mos me pas qene Rugova dhe Amerika, Kosova sot e kesaj dite do te ishte nen Serbi, si Presheva!” Keshtu e tha ish shefi i Nato-s, lordi George Robertson gjate vizites qe i beri Kosoves ne janar te 2016.

      Reply to this comment
    • Brake February 5, 16:04

      Shteti shqiptar i vitit 1944 arrestoi te dyshuarit si terroriste dhe spiune te jugosllaveve. Edhe keto dite ne Elbasan, pas ngjarjeve terroriste banditeske, policia arrestoi dhjetra vete dhe bastisi qindar shtepi dhe garazhe. A e ka ky autor listen e “84 te pushkatuarve’?

      Reply to this comment
  2. .. February 5, 11:15

    Dalin ca lavire dhe ulurasin per bashkpuntor te Nazismit. Ne rregull qe aleanca nuk ishte ne rregull, por qellimin ekishin per Shqiptarine. Kurse ju qe ulurini kaq fort me mleff dhe uurrejtje duhet te shikoni Gjyshet tuaja qe u mbanin me ushqime te ngrohta Zerven qe ishte krye Bashkpunetori i Nazisteve dhe anti-Shqiptari me i madh.

    Reply to this comment
  3. artan vlora February 5, 20:00

    O pika o shoku Zylyftar! Po pirdhnin gjermanët për t’u marrë me 20 komunistë mor aman. I vrau Xhaferr Deva se deshën ta vrisnin këto më parë. As janë marrë gjermanët më ketë punë fare. 5 minuta të ishin marrë gjermanët në atë kohë me farën e keqe komuniste, as do kishte më komunistë sot në Shqipëri. Do ishte ndryshe Shqipëria. Fitoi fara e keqe dhe ndonji 50 vjet.

    Reply to this comment
  4. beni February 5, 21:32

    Ore Zylo shoku po ty dhe shokeve partzan e verteta ju pengon gjithemone.Po thuajen njehere te verteten ashtu si eshte me fakte jo sajesa te PPSH dhe historianeve te tyre.
    Nuk eshte e vertete se jane pushkatuar 84 persona. Jane dokumentet origjinale me emrat e te pushkatuarve, outopsia e bere si dhe detajet tjera qe ju nuk i perfillni fare. Kjo nuk e aresyton masakren dhe autoret por duhet te shkruhet ashtu si ishte jo ne stilin e 28.000 deshmoreve dhe qyfyreve te ngjajshme.

    Reply to this comment
  5. fejzo February 5, 21:42

    Zylo te paste Partia, akoma me zhgarravina te vjetra.
    Fakte, emra, dokumente origjinale, eshte viti 2016 o Zylo te paste nena.

    Reply to this comment
  6. demo February 6, 00:05

    Po te ishin marre gjermanet me 800 mije shqiptare,sikur vertet ta kishin pushtuar Shqiperine si thone partizanet e ferres,cfare do te ndodhte?.Do te ndodhte kjo: Sovjetiket ne lufte me gjermanin deklaruan 40 miljone te vrare,te zhdukur te humbur,Gjermanet vrane 25 miljone,15 miljone i vrane vete ruset,Polaket lane 8 miljone,;cifutet u zhduken 6 miljone.Franca 2.5 miljone,Jugosllavia 2,5 miljone;Italia,Greqia,Anglia,Rumania nga 1.5 miljone.Shqiperia me 800 mije,i bie qe per tre muaj ne Auzhvic te ishte shkrire per sapun.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*