Martohet Suela Kalaja, ja kush është biznesmeni i fuqishëm që i ka rrëmbyer zemrën

July 26, 2017 13:35

Martohet Suela Kalaja, ja kush është biznesmeni i fuqishëm që i ka rrëmbyer zemrën

Historia e gjyqeve mes Suela Kalasë dhe Saimir Çilit shokoi mbarë opinionin publik.

Ish-bashkëshorti i saj kërkoi një urdhër mbrojtjeje nga Suela pasi pretendonte për dhunë në familje. Që nga ai moment dhe në vijim, mes ish-bashkëshortëve nisi një betejë ligjore që ka vite që vijon.

Saimir Çili dhe Suela Kalaja janë martuar shumë vite më parë dhe janë prindër të një vajze minorene, e cila aktualisht jeton me nënën e saj. Në kushte të vështira ekonomike dhe pa përkrahje, jeta e Suelës dukej shumë e zymtë, megjithatë gjërat kanë ndryshuar.

Siç bëjnë me dije burimet për “Summer Pages” të “Gazeta Shqiptare”, edhe për brunen simpatike dashuria ka trokitur në derë.

Vetëm pak ditë më parë Suela është martuar me një biznesmen shqiptar që jeton në Itali.

Arjon Abdyli është biznesmeni i fuqishëm shqiptar, i cili prej vitesh ka një rrjet biznesesh edhe në shtetin fqinj. Duket se çifti është njohur vetëm disa muaj më parë, por Arjoni është dashuruar çmendurisht pas Suelës, saqë është rikthyer në Shqipëri dhe ka shkuar direkt te shtëpia e prindërve të Suelës për t’i kërkuar dorën.

Që nga ai moment dashuria mes të dyve është rritur gjithnjë e më shumë, aq sa çifti ka vendosur ta kurorëzojë atë me martesë.

Tashmë Suela Kalaja është e martuar me Arjonin, e duket se fati i ka buzëqeshur bukuroshes së skenës.

Nga ana tjetër,  Suela Kalaja ka marrë dhe një ftesë nga Viviana Çipone për të punuar si psikologe në qendrën “Romana Mamma”  për gratë e dhunuara dhe për gratë me probleme në Itali, ku do të largohet së bashku me vajzën e saj për t’iu bashkuar bashkëshortit.

July 26, 2017 13:35
Komento

1 Koment

  1. Demi July 26, 15:19

    Ore Gazeta, po kush eshte kjo Suela Kalaja, dhe pse po na njoftoni per martesen e saj.. Cfare ka bere kjo, apo perse njihet?? Mos na lini ne erresire por na thoni ndonje fjale….Pa le ky bisnesmeni i fuqishem, qe i ka buzeqeshur Suela Kalase, Cfare djali??, Sa i mire..I buzeqeshi dhe pastaj e mori per grua….Hajde lajm hajde, po te pakten na njihni me personazhet…
    Hajde grupi qe merret me gazeten online tek Dita hajde…
    Hajde Adi hajde…
    Lat nom me kto lajme e shkrime te marra nga nuk e di se ku duke bere personazhe lloj trapash e trapesh….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*