MAS: Lajmet për publikim paraprak të tezave jo të vërteta

June 7, 2019 15:09

MAS: Lajmet për publikim paraprak të tezave jo të vërteta

Pas publikimit se në Kukës janë shpërndarë paraprakisht tezat e provimit të anglishtes nga drejtresha e gjimnazit “Havzi Nela”, ka reaguar menjëherë Ministria a e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve.

MAS-ja me një reagim në faqen e saj zyrtare thekson se lajmet e publikuara sot nuk janë të vërteta, ndërsa shton se këto sulme bëhen për qëllime të ulëta politike.

Reagimi i plotë:

Periudha e maturës shtetërore përballet çdo vit me lajme të rreme për keqadministrim të testit nga ana e MASR. Këto dezinformime dalin kryesisht nga anëtarë të PD duke e përshirë edhe këtë proces plotësisht teknik, por të rëndësishëm për nxënësit, në betejën e ulët politike të opozitës. Kjo nuk është aspak një gjë e re! Sa më rigoroz është testi dhe administrimi nga ana e MASR, aq edhe më të shpeshta janë dezinformimet e tyre, të cilat i dënojmë fuqishëm!

MASR nënvizon se do të vazhdojë të përmirësojë testin dhe administrimin e procesit deri në digjitalizimin e plotë të tij. Ky vit ka ardhur me risi sepse një pjesë e testeve do të vlerësohen për herë të parë elektronikisht duke shmangur gabimet njerëzore që mund të jenë bërë në vitet e kaluara, ndërkohë që janë shtuar edhe penalitetet për ata që do të mundohen të kopjojnë.

Njëkohësisht, falënderojmë edhe Policinë e Shtetit për ndihmën e saj në ruajtjen dhe shpërndarjen e testeve dje dhe sot. Suksese të gjithë maturantëve në vijim për provimet e radhës!

l.h/ dita

June 7, 2019 15:09
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim