MAS mbyll edhe 12 shkolla të arsimit parauniversitar

September 4, 2014 16:39

MAS mbyll edhe 12 shkolla të arsimit parauniversitar

Listës së mbylljes së Universiteteve private u shtohen edhe 12 shkolla të mesme.

Vendimi më i fundit i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit u bë me dije pasditen e sotme nga numri dy i këtij institucioni, Nora Malaj.

Në një komunikim me mediat, Malaj teksa renditi njëra pas tjetrës emrat e institucioneve të arsimit parauniversitar privat që do të mbyllen përkohësisht, tha se shkeljet e këtyre shkollave janë shumë të mëdha.

Ja shkollat e mesme që do të mbyllen:

1.Shkolla “Talent” i hapur në 2009 Durrës
2. Shkolla “Migjeni” e hapur në 2011 Durrës
3. Shkolla “3 Janari” e hapur në 2012 Durrës
4. Shkolla “Iliria 1” e hapur në 2013 Elbasan
5. Shkolla “ Daka” e hapur në 2011 Lushnjë
6. Shkolla “Nëna Mbretëreshë Geraldinë” Mat
7. Shkolla “Vitrinat” i hapur në 2012 Tiranë
8. Shkolla “Eurovizion.is” i hapur 2012 në Tiranë
9. Shkolla “Inkus Network” i hapur në 2013 në Tiranë
10. Shkolla “ Vëllezërit Frashëri” Vlorë
11. Shkolla “ Sami Frashëri” Kuçovë
12. Shkolla “Arianiti” i hapur në 2012 Elbasan

Institucionet e arsimit parauniversitar privat do të kryejnë këto detyrime:

-Të mbyllen të gjitha detyrimet lidhur me veprimtarinë mësimore për vitin mësimor 2013-2014 brenda afateve të përcaktuara

– Të pajisin çdo nxënës me të gjithë dokumentacionin shkllor për transferimin e tyre në një institucion tjetër të arsimit parauniversitar publik me kohë të pjesshme brenda datës 10.90.2014

– Të vërë në dispozicion të njësisë arsimore vendore përkatëse çdo informacion të kërkuar dhe të vazhdojnë të mbajnë kontakte me ta deri në plotësimin dhe mbylljen e të gjitha kërkesave të parashikuara nga ky urdhër

– të kthejnë pagesat e kryera nga nxënësit për pjesën e papërfunduar të shkollimit si dhe çdo detyrim tjetër të papërmbushur që mund të kenë ndaj nxënësve

– të dorëzojnë në njësinë arsimore vendore përkatëse të gjithë dokumentacionin lidhur me veprimtarinë arsimore të tyre

-të gjitha shpenzimet për kryerjen e procedurave për transferimin e nxënësve të përballohen nga ana e institucioneve të arsimit parauniversitar privat, personi juridik që e përfaqëson atë.

September 4, 2014 16:39
Komento

6 Komente

  1. Albina September 4, 17:08

    Po shkollat islamike do ti mbyllni apo jo???

    Reply to this comment
  2. info analitike September 4, 17:34

    Pas fjales se Saakashvilit ne UET-in e Cilit dhe keshillave te tij per mikun Rama arsimi do te marre nje zhvillim te papare. Kjo kuptohet edhe nga klima euforike ne UET.

    Reply to this comment
  3. Goni September 4, 19:24

    O,Nora.I ke bere reklam ndonje nga shkollave qe mbylle se me Kristalin u shqyve/

    Reply to this comment
  4. SEKRETARJA ..me floke te palara September 4, 19:55

    Shoqja Norrrrra
    ktyre shkeljeve qe u riferohesh ,jane bere po gjate asaj periudhe qe po ti ishe zv/ministre ??

    pse nuk ju shpelan nje mortje juve me gjithe kta kokepalaret qe ju brohorasin dhe votojne !

    Reply to this comment
  5. altin September 5, 07:25

    Norrrrrrrrra mire ben, me Salen nuk i levizi karrikja 4 vjet zv/Ministre, vjan xhaxhi Edi edhe 4 vjet tjere.Njehere jua jep liqencen, nje here jua heq. S’ke turp moj qe del edhe ne t.v me brockullat e tua. A e kupton qe je bere e bezdisshme. E di nuk e keupton se te jane erresuar syte pas kolltukut.

    Reply to this comment
  6. Arjan September 5, 09:51

    Ku kupton Nora.Ajo i thote gjithe diten vetes sa e mencur eshte.Nora ta shet sapunin dhe jo dosido po te cilesise se larte.Ta jep dhe ta hash dhe pasi te kane dale flluckat nga goja te pyet nese te ka pelqyer djathi.Ka vite qe flet per suksesin e bordeve qe emerojne mesues,per maturen shteterore.Sivjet na i paraqiti si shpikje e saj te reja.Rama duhet te kuptoj dhe ti njoh keta individ pa integritet moral dhe profesional.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*