Masa të rrepta në aeroportin e Gjenevës, bëhet shkak një vajzë 7 vjeçare
Nga Arkiva
Do të merren masa të rrepta për sistemin e sigurisë në aeroportin e Gjenevës.
Shkak për këtë është bërë një vajzë 7 vjeçare e cila ka bërë një veprim që ka shkaktuar polemika dhe pikëpyetje të mëdha.
Vajza 7 vjeçare ka shkuar në aeroportin e Gjenevës, ka kaluar të gjitha masat e sigurisë dhe pa biletë mundi të futej në avionin “Easy Jet” që fluturonte drejt Korsikës.
Vajza e vogël kishte ikur nga shtëpia e saj dhe me tren kishte shkruar në aeroport, njoftojnë mediat zvicerane. Më pas një stjuard kishte vënë re në avion që ajo ishte e vetme.
Ndërkohë prindërit e saj, që banojnë në rrethina të Gjenevës kishin alarmuar policinë. Një zëdhënës i Aeroportit të Gjenevës ka thënë për mediat se aventura e vajzës ishte sqaruar pasi ishin parë video kamerat vëzhguese.
Ndonëse rasti ka përfunduar pa ndonjë dëm, ai ka sjellë ashpërsim në sistemin e sigurisë në aeroport, dhe përgatitja e pasagjerëve për të hipur në avion do të kontrollohet në mënyrë më të rreptë.
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento