Masakër në Pogradec, qytetarët thonë se po priten pemët e parkut për llogari të vëllait të kryetarit demokrat të bashkisë

June 17, 2016 11:36

Masakër në Pogradec, qytetarët thonë se po priten pemët e parkut për llogari të vëllait të kryetarit demokrat të bashkisë

Politika ka ironi të madhe në vetëvete. Këtë radhë, ironia e fatit ndjek PD-në. Bëhet fjalë për një ngjarje të shëmtuar që po ndodh në qytetin e Pogradecit, që drejtohet nga demokrati Eduart Kapri.

Sipas një denoncimi të ardhur në redaksinë e portalit tonë Lexo.al, një qytetar denoncon prerjen e pemëve dhe krasitjen e tyre tërësisht jashtë sezonit. Madje, sipas qytetarit që denoncon (mbetet për tu verifikuar), po priten pemët e parkut për qëllime fitimi të vëllait të kryebashkiakut demokrat, Eduart Kapri.

Ngjarja është trasmetuar edhe në mediat lokale, por nuk ka marrë jehonën që meriton mjedisi nga mediat kombëtare. Sa e vërtetë është, mbetet të sqarohet nga bashkia Pogradec, por pamjet janë shqetësuese. Burimet flasin për masakër mjedisore në shkelje të ligjit.

Sipas burimeve të Lexo.al, është bërë edhe një kallëzim penal për këtë rast, i cili ka nisur procedimin.

Ironia që thamë në krye të lajmit është pikërisht nga fakti se PD protestoi kundër këndit të lodrave për fëmijë te Liqeni, ku si përfundim këndi u bë dhe pemë nuk u prenë, siç ishte premtuar, ndërkohë që kryetari i PD në Pogradec sipas fotove dhe denoncimit, bën të kundërtën. /Lexo.al

13410916_10209845256798114_83236258_o 13446203_10209845256758113_1071133759_o 13446221_10209845256558108_841460808_o 13446309_10209845257078121_1359520795_o 13453294_10209845256518107_2107735266_o 13453530_10209845257438130_1849838846_o

June 17, 2016 11:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*