Masakër në Rusi, 2 huliganë dhe një 19-vjeçare vrasin 10 homoseksualë

April 20, 2018 16:18

Masakër në Rusi, 2 huliganë dhe një 19-vjeçare vrasin 10 homoseksualë

Kur duhet afërsisht edhe 60 ditë nga fillimi i Botërorit, tifozët e futbollit janë tmerruar nga ajo që ka ndodhur së fundmi në Rusi. Mediat atje raportojnë se në bashkëpunim me njëri-tjetrin 2 huliganë dhe një 19-vjeçare kanë vrarë 10 persona të komunitetit gej.

Në fakt ky tmerr nuk është zbuluar që në fillim nga policia ruse. Si fillim ata kanë arrestuar 2 persona të cilët ishin mbështetës ultras të ekipeve të futbollit dhe 1 bashkëpunëtoren e tyre. Njëri prej huliganëve pas marrjes në pyetje ka treguar se deri më tani kishte vrarë 10 persona.

Mësohet se 3 personat në fjalë në fillim kontaktonin me viktimat nëpërmjet aplikacioneve, më pas linin takime dhe në fund i vrisnin. Arsyeja e gjithë kësaj masakre ishte t’i vrisnin dhe t’u merrnin paratë.

2 të arrestuarit i thanë policisë se ata ishin mbështetës të ekipeve të futbollit në Moskë, konkretisht Spartakut të Moskës dhe Lokomotivës së Moskës. Ata u dënuan respektivisht me 15 dhe 17 vite burg, ndërsa bashkëpunëtorja e tyre 19-vjeçare, nënë e një fëmije është dënuar me 5 vite burg.

Ajo do ta kryejë dënimin kur fëmija të arrijë moshën 14 vjeçare.

Autorët e krimit gjatë rrëfimit e pranuan se edhe ata ishin gej. Kjo ngjarje ka shokuar opinionin publik rus, ndërkohë që frika është rritur nga shtetet e tjera.

o.j/dita

April 20, 2018 16:18
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*