Masakër në Vlorë: 24-vjeçari vret 8 persona nga dy familje

August 10, 2018 18:38

Masakër në Vlorë: 24-vjeçari vret 8 persona nga dy familje

 

Një masakër ka ndodhur pasditen e së premtes në Vlorë.

Sipas policisë, 8 dyshohet të jenë viktimat e të shtënave me armë zjarri në fshatin Resulaj.

Autori dyshohet se është një 24-vjeçar, në ndjekje të të cilit janë vënë dhjetëra forca blu të policisë së qytetit bregdetar, të RENEA-s dhe FNSH-së.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 10.08.2018, në fshatin Resulaj, Selenicë, shtetasi Ridvan Zykaj, 24 vjeç, për motive ende të paqarta ka vrarë me armë zjarri  8 persona nga dy familje te fisit Zykaj.

Autori pas krimit është larguar ku forca të shumta të Policisë, Renea, Delta Forcë, Fnsh, dhe forcat e  Drejtorisë  Vendore të Policisë  Vlorë janë vënë në ndjekje  dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit  ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”.

RENEA dhe FNSH: Do hapim zjarr nëse autori nuk dorëzohet

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur RENEA, FNSH dhe DELTA FORCE.

Fshati Resulaj

Autori është ende në gjendje të lirë dhe i armatosur, ndërkohë që vijojnë kontrollet nga toka, ajri dhe deti.

RENEA-s dhe FNSH i është urdhër që t’i përgjigjen me zjarr 24-vjeçarit i cili është një rrezik edhe për jetën e efektivëve.

a.s/dita

August 10, 2018 18:38
Komento

2 Komente

Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*