“Masakra” e Martaneshit

July 21, 2018 13:43

“Masakra” e Martaneshit

Nga Dilaver Goxhaj

Armatës së atyre që urrejnë LANÇ-in e veçanërisht Brigadën I Sulmuese, Heroinë e Popullit, iu shtua kohët e fundit edhe gazeta TemA. Dhe kjo luftë mediatike bëhet në kuadrin e 75 vjetorit të asaj Brigade.

“Hapi i parë në likudimin e një populli, –shkruan ishradio korrespondenti amerikan më i vrullshëm i Luftës II Botërore, Edward R.Marrow (1908 – 1965)-, është të fshini kujtesën e tij, të shkatërroni librat e tij, kulturën e tij, historinë e tij. Atëherë vini dikë të shkruajë libra të rinj, të krijojë një kulturë të re, të shpikë një histori të re. Para se të kalojë shumë kohë, kombi do të harrojë çfarë është dhe çfarë ishte.” Këtë gjë po përpiqen të bëjnë këto 30 vjet “demokraci”, “Gazetaxhinjtë tanë policorë,/ që veç të shpifin dinë,/ mbi varret tona me dëshmorë / të bardhën krejt e nxijnë.”, sikundër i anatemon këtë lloj kategorie poeti Euzhen Potje.

Unë jam bir partizani si dhe nipi i atij partizanit të vrarë nga ballisto-xhandarët, në fshatin Peshk të Martaneshit, për të cilin shkruan pa përgjegjegjësi gazeta TemA. Populli ynë thotë, se nipi për dajën qet pushkë. Por, besoj se më kupton, që pushka e nipit nuk është pushkë mercenari. Madej, TemA ndoshta mund ta marrësh me mend se çfarë kuptimi ka, për mua dhe sivëllezërit e mi, Lufta Nacional-Çlirimtare dhe Br1S. Të qenët pasardhës i tyre është një emocion. Por, me sa kuptoj, ti nuk i përket asaj kategorie që të kesh të tillë emocione. As unë dhe as mijëra pasardhës të 70 mijë partizanëve nuk do ta tradhtojmë idealin e tyre. Prandaj, është mirë të mos merresh me kërë histori lufte, jo për gjë, por ngaqë nuk e njeh. Unë e njoh atë histori, se më është vrarë dajua dhe plagosur tjetri, si dhe babai im në atë luftë çlirimtare. Por e njoha më shumë kur m’u dha rasti të luftoja edhe unë, në radhët e UÇK-së, dhe po të them, se edhe mua nëse ndonjë fshat do të më kishte bërë pritë të pabesë e rrethim të formacionit luftarak, sikundër i bëri fshati Peshk Brigadës I, ka gjasa se edhe unë ashtu do kisha vepruar, edhe pse isha në moshën 50 vjeçare; por edhe sot sikur të më ndodhte, ashtu do të bëja. Gjithashtu, do ta mbroj të vërtetën për Brigadën I sulmuese edhe për një fakt tjetër, se me atë inkursion të saj, që ju kërkoni ta shtrembëroni të vërtetën e atij misionini, ajo Brigadë shpëtoi Luftën Nacional-Çlirimtare, e cila i riktheu Shqipërisë pavarësinë.

Parimisht, lufta, pa marrë parasysh sa e nevojshme ose e justifikuar të jetë, përsëri është krim. Mirëpo nga krimi lind krimi. Kush e bëri krimin i pari, partizanët apo xhandaro-ballistët e fshatit Peshk? Të parët që bënë terror kundër Br1S dhe e vranë, ishin xhandaro-ballistët. Dhe, si rrjedhojë, pushkatimi i tyre ishte një ndëshkim. Ndëshkimi është bërë nga shoqëria njerëzore për të ndëshkuar atë që ka ndëshkuar më herët. Pra, patëm një lidhje domosdoshmërie të ngjarjeve, nga të cilat, mbajtja në rrethim të pabesë e Br1S, për nëntë orë, për ta asgjësuar atë, dhe vrasja e partizanit me tradhti, quhet shkaku, nga i cili lindi domosdoshmërisht pasoja, pushkatimi.

Dhe nuk është e vërtetë ajo që thuhet nga numri në gazetën “TemA”, dt. 18 korrik 2018, se partizani që u vra “ishte pjesë e praparojës së Brigadës”. Dhe këtë gënjeshtër kjo gazetë e thotë për t’u bërë sa më e besueshëme, se gjoja Br1S, kur ka mësuar se i është vrarë partizani i fundit i praparojës së asaj kolone luftëtarësh 3 km të gjatë, është kthyer prapa për të bërë masakër; e që me këtë kërkon të bindësh brezat e sotëm, se gjoja Br1S  kishte shkuar në Veri vetëm për të bërë masakra. Këtë shkruan edhe Uran Safet Butka, në librin e tij “Lufta civile në Shqipëri 1943-1945”, v.2, f.33-35, ku mbështetet TemA.

Këto që TemA shkruan, nuk janë fakte, janë vetëm interpretime. Nuk jam i mërzitur pse gënjen, jam i mërzitur se nga tani e tutje, nuk të besoj dot për gjithça as unë dhe as ata që e kanë lexuar gazetën deri sot. Ju e shtrembëroni të vërtetën e asaj lufte çlirimtare dhe të asaj ngjarjeje, sepse nuk doni që të humbisni iluzionet e krijuara prej urdhërdhënësve tuaj.

Mësojeni zotërinj, se partizani që u vra ishte komandanti i pararojës së Br1S, dhe jo partizani i fundit i praparojës, dhe është vrarë porsa pararoja mori me sulm kodrat para se të mbërrihej te ura e përroit të Çiçullit, i vetmi kalim nga mund t’i ngjitej Brigada Shkallës së Valit. Ato dy kodra mbaheshin prej gjithë natës nga xhandaro-ballistët e fshatit Peshk, që partizanët të mos dilnin dot nga rrethimi. Dhe, sikundër do ta shohim, kjo thuhet jo vetëm në Historikun e Br1S, f.272: “Kodrat u muarën me sulm. Nga ana jonë ra dëshmor skuadërkomandanti Kamber Sadiku.”, por edhe prej disa partizanëve të saj. Nëse nuk do të ishin marrë ato kodra, Brigada e parë do të ishte vrarë e gjithë në fshatin Peshk.

Që partizani u vra nga xhandaro-ballistët, porsa pararoja u hodh në sulm për të marrë ato dy kodra, duke u qëlluar pas shpine nga xhandarët e tjerë zogistë që qëllonin nga dritaret e shtëpive të fshatit Peshk, e thotë në ditarin e tij edhe Bedri Gjergji, zv.komisari i kompanisë ku bënte pjesë partizani që u vra: “Hidhemi në sulm. Në këtë kohë, nga penxheret e një shtëpie na vranë Kamberin, shokun tonë më trim e më komikun nga të gjithë. Lajmi i vrasjes së tij na bani që ne të qajshim të gjithë.”, (A.Q. i F.A. Fondi:Br1S, viti 1945,D.15, f.24).

Të njëjtën gjë tregon edhe partzani tjetër, Xhafer Peçi, në librin e tij “Monografi”, shkruar nga Skënder Hasko: “Vrasja e Kamber Sadikut tronditi gjithë Brigadën. Nuk ngeli partizan pa qarë”.

A e kuptoni ju të gazetës TemA, se çdo të thotë të qajë një ushtri e tërë, në momentin kur u vritet njeriu më i dashur i asaj ushtrie? A mund ta merrni me mend se çfarë urrejtje lind në zemrat e tyre, në ato momente? Ata ishin 450 luanë të egërsuar; më i moshuari i tyre ishte komandanti brigadës, dy muaj kishte që kish mbushur 31 vjeç, të gjithë të tjerët më të rinj! Përfytyro t’i dalësh përpara kësaj ushtrie me luanë të kësaj moshe e të egërsuar në të tilla pabesi. Ke qenë ndonjëherë djalë i kësaj moshe, ti Mero? Është e ndaluar vrasja, -thotë Volteri – prandaj dhe të gjithë vrasësit dënohen, përveç rastit nëse ata vrasin në numër të madh dhe pas zërit të trumbetës.” Dhe borizani brigadës i kishte rënë trumbetës për të kaluar në sulm ata luanë, Mero. S’ta paska thënë Urani këtë detaj të rëndësishëm?

Mos harroni edhe tjetrën që, në kushtet e një luftimi në rrethim të një ushtrie të tillë, është më e lehtë të veprosh sesa të mendosh. Ajo luftë çlirimtare ishte njëkohësisht edhe revolucion shoqëror, Mero, dhe jo thjesht mjet për lirinë; prandaj u egërsuan aq shumë ata djelmosha partizanë, që ishin gati të digjnin edhe gjithë fshatin, si pasojë e atij rrethimi dhe të asaj vrasjeje tradhtisht. Po vallë, a e dini ju, se ç’do të thotë revolucion shoqëror? Pyetni Uranin, se e ka lexuar në librat e babait të tij.

Se në ç’momente u vra ai partizani “i praparojës” tuaj, na tregon edhe një ish-partizan tjetër i asaj brigade, Sotir Andon Foto, në f.236 të librit të tij “Në gjurmët e inkursionit”: “Na grinte sidomos një mitraloz “Breda”, i cili qëllonte mbi ne prej një shkëmbi përpara shtëpive të reaksionarit Ram Dervishi, përtej përroit, në fshatin Gjon. U pa se nga të gjitha anët ndodheshim midis pritash e të rrethuar. Të shtënat me armë vinin edhe prej një grupi shtëpish afër nesh, të cilat bënë që partizanët, pa marrë parasysh të goditurat e gjithanshme të reaksionarëve, me inisiativën e tyre, të hidhen në sulm në të gjitha drejtimet… Pikërisht në këtë çast një plumb i një dore tradhëtari goditi për vdekje shokun tonë, partizanin e vjetër trim, komunistin Kamber Sadiku.”

Është edhe një dëshmitar tjetër okular, zv.komandanti i b2Br1S, Dilaver Radshi, i cili në kujtimet e tij “Inkursioni”, botuar menjëherë pas lufte, f.80-81, shkruan:“Brigada mbeti e rrethuar plotësisht. Sipas armikut, ajo kishte rënë në një thes që s’kishte për të dalë kurrë e gjallë. I vemi variant i mundshëm ishte çarja e rrethimi drejt Shkallës së Valës dhe kapja e Gurabardhit… Ishin xhandarët e Abas Kupit dhe tradhtarët e Martaneshit. Ata kanë për qëllim që, në mos na asgjësofshin, të na ngujojnë të paktën një ditë në Martanesh, për t’u dhënë kohë dhe mundësi forcave gjermane të mbërrinin aty, të nisura nga Dibra dhe Burreli apostafat për këtë qëllim. Lufta u ndes përpara, anash dhe prapa. Pikat mbizotëruese në të dy anët e kolonës sonë i kishte armiku, kurse për ne përtzanët terreni ishte krejtësisht i panjohur. Nata ishte shumë e errët. Agimi i ditës nuk duhej pritur, pasi situata luftarake do të keqësohej edhe më shumë. Duhej shfrytëzuar nata për të dalë nga rrethimi… Armiku në lagjen Peshk kishte zënë kodrat, të cilat përbënin një pozicion të fortë, sepse nga ana e poshtme mbyllte Shkallën e Valës, prandaj ajo duhej marrë me çdo kusht, natën. Të merrej Shkalla e Valës me sulm ditën, do të thoshte të jepnin jetën dhjetra partizanë… Pasi u muar kodrat e lagjes Peshk, ku na u vra komandanti i pararojës, trimi Kamber Sadiku, Batalioni i tretë zbriti poshtë në përruan e Çiçullit dhe filloi të ngjitej përpjetë Shkallës së Valës, që ka 72 të përdredhura… Brigada luftoi në rrethim për 9 orë rresht, pa pushim, kundër forcave armike që kishin zënë me kohë të gjitha pikat zotëruese të fshatit dhe në të dy anët e rrugës, në një gjatësi prej disa kilometra.”

Ja se si e tregon edhe Qerim Lila, autori i monografisë për historinë e Martaneshit (v.2000), në f.74: “Kur kanë arritur në fshatin Peshk, partizanët janë goditur përsëri nga mercenarët që i shërbenin pushtuesit; kanë qenë vendosur nëpër prita. Në këtë çast, në afërsi të përroit të Xhanit në përpjekje është vrarë skuadërkomandanti Kamber Sadiku”.

Por edhe në Historikun e Batalionit të parë të Br1S, hartuar në 3 mars 1945, kur Br1S ishte në Koplik për pastrimin e Malësisë së Madhe nga reaksioni, thuhet shprehimisht: “Në të dalë të Martaneshit, batalioni u përpoq me një grup ballistash-xhandarësh, që kishin dalë për pritë dhe i shpartalloi. Mbeti i vrarë, i qëlluar pas shpine nga tradhtarët, komunisti Kamber Sadik Golemi”. (A.Q. i F.A., Fondi Br1S,, viti 1945,  D.3, f.5)

Ja që gënjshtra i ka këmbët e shkurtëra. Bindja juaj, se Br1S dhe komandanti i saj ishin kriminelë, është më armiqësore ndaj së vërtetës për atë luftë çlirimtare, dhe më e rrezikshme se gënjeshtrat që keni botuar. Është kjo arsyeja që ju vijoni ta meroni veten për të shpifur sa më shumë, duke na thënë, se “Fjalët dolën se mund të kishte qenë ndonjë reagim nga fisi Biçaku, që njihej si antikomunist, por nuk u vërtetua kurrë.”, gjë që tash duhet ta keni të qartë, se ishin gjithë burrat e fshatit Peshk të veshur xhandarë e ballistë, që donin të bënin masakër mbi 450 partizanë, sikundër e theksuan gjithë këta dëshmitarë okularë të ngjarjes, që i cituam më lart.

Kjo luftë e armatës tuaj, e intensifikuar kundër Luftës Nacional-Çlirimtare dhe figurave të saj të shquara, bëhet ngaqë jetojmë në një kohë të turbullt, e cila është e përshtatshme për demagogët. “Demagogët, –thotë Aristofani,- janë si ata peshkatarët e ngjalave; në ujëra të qeta ata nuk zënë asgjë, por nëse e turbullojnë tërësisht kënetën, atëherë gjuetia iu ecën.” Me këto shpifje denigruese, tarafi juaj kërkon t’i shkëputni njerëzit nga natyra, komuniteti, tradita, vendi dhe nga koha.  Jo më kot Ajnshtajni pat thënë, se “Demokracia, është një sistem shoqëror, ku një budalla vlen më shumë se dy të mënçur.

Po të lexohet ajo çka shkruani ju, e të krahasohet me ato çka shkruan Uran Butka, kuptohet se ju e keni kopjuar gjithçka prej tij, pasi që të dy ju, ngjarjen e çoni në 5 mars 1944. Ai që kopjon nuk e vë mendjen në punë. Mos kopjoni herë tjetër. Mësojeni që të mos gaboni më, se ajo luftë në rrethim prej 9 orësh ka filluar pa zbardhur ende dita e datës 3 mars 1944. Ky fakt i “i vogël” tregon se e ke shkrim të porositur, ose u ka verbuar urrejtja kundër 70 mijë partizanëve shqiptarë. A jeni shqiptarë, ju?

Një tjetër kopjim që ka bërë TemA, nga libri i Uranit, është ku ai thotë: “Me urdhër të Mehmet Shehut, partizanët u futën në çdo shtëpi të fshatit dhe arrestuan burrat që gjetën”; ndërsa ju, si gazetarë me përvojë që jeni, shkruani: “Shehu urdhëron të ndalin dhe në shenjë hakmarrje të pushkatohen 25 burra dhe të rinj.” Nuk ma priste mendja që TemA të ishte kaq kopjace e rëndomtë. Apo me këtë kërkoni të na mbushësh mendjen, se Shehu e ktheu prapa brigadën, veç për të bërë masakër? Nuk jeni pa gjë, jo. Djalli qëndron në detaje.

Por Urani vijon të gënjejë edhe më shumë se ju të TemA, kur thotë se në atë “masakër” paska qenë edhe Dushan Mugosha, gjë që edhe ju nuk e keni besuar, prandaj dhe nuk e keni kopjuar. Madje Urani e thellon gënjeshtrën, kur thotë, se “lufta vazhdoi 6 orë”; dhe që ta bëjë të besueshme këtë rrenë, na thotë se kështu e shkruan vet Mehmeti, ndërkohë që M.Shehu në librin e tij “Kujtime nga jeta e Br1S”, Tiranë,1959,f.34, thotë: “Luftimet vazhdojnë nga të gjitha anët për nëntë orë  rresht”.

Por TemA, ngaqë nuk e di fare atë histori, dhe shkruan si të urdhërojnë, ia këput rromapërtoma e thotë: “Mehmet Shehu dhe Brigada I e drejtuar prej tij po udhëtonte drejt Dibrës.”! Ja që je fare profan në njohjen e historisë së asaj lufte shpëtimtare, ndryshe do ta dije pse shkoi Br1S në Veri, në prapavijat e thella armike, gjatë atij operacioni gjermano-ballist të dimrit të vitit 1943-1944. Mësoje mire ti TemA, se ato ditë Br1S po udhëtonte drejt Gurabardhit të Matit për të mbritur në Shëngjergj të Tiranës, që të shpëtonte udhëheqjen e Luftës Nacional-Çlirimtare.

Më kanë thënë se gazetarët e kalibrit tënd, TemA, nuk dinë të shpifin; atëherë si ka bërë vaki që ke rënë në këtë derexhe, duke shkuar edhe më tej, për të gjetur sa më shumë “fakte”, dhe arrin e thua: “Numri që kishte kërkuar Mehmet Shehu për t’u pushkatuar kishte qenë 25 vetë.”? Mos vallë, me këtë rrenë kërkon të na mbushësh mendjen se vrasësit e brigadës partizane janë pushkatuar pa gjyq? Apo edhe këtë e ke kopje jo të saktë të asaj që thotë Urani: “Nuk u bë asnjë gjyq, madje edhe vetë Mehmet Shehu në veprën e vet të parë, nuk pretendon se është bërë gjyq”.

Po mirë, xhanëm, nga e dini kaq “saktë” ti TemA dhe Urani, historinë e asaj “masakre”, duke mos na dhënë asnjë burim?! Lexoni vallë dokumenta, apo shkruani çfarë u urdhërojnë ata që u paguajnë si e si të gënjeni? Apo niseni nga ajo thënia e Napoleonit: “Sa më e madhe të jetë gënjeshtra, aq më e madhe është mundësia për t’u marrë si e vërtetë.”? Besoj se kjo duhet të jetë, se unë, vetëm pesë a gjashtë gënjeshtra nga tuajat përmenda, por ju gjithçka që keni shkruar e keni të gjithë gënjeshtër, në përmasat që plotëson kriterin e treguar nga Napoleoni.

Që ti TemA ke për qëllim ta shtrembërosh të vërtetën, këtë e kupton dhe bufi, që kur thua se gjithçka është bërë me urdhër të Mehmetit, por edhe kur thua që në titull, se janë pushkatuar pa gjyq. Dhe këtë e bën, sikundër të thashë, ngaqë ti nuk di se ka ekzistuar ndonjë brigadë e tillë partizane, e jo më të dish veprën e saj, por të kanë thënë: “lexo Uranin, se ai shkruan të vërtetën”. Mësoje ti, por ia thuaj edhe Uranit, se porsa partizanët e Batalionit të tretë të Brigadës filluan t’i ngjiteshin Shkallës së Valës, Mehmeti nuk ka qëndruar në fshatin Peshk, por i është ngjitur bashkë me Batalionin e tretë Shkallës, për ta kapur majën e saj para se ta kapte armiku, dhe faktikisht e kapën 2-3 minuta më shpejt se armiku që po vinte nga fshati Valë. Kapja e saj ishte shpëtimi i Brigadës. Po të mos qe kapur ajo “dritare” nga doli Brigada, atëhere do të kishim masakër të vërtetë në Martanesh, dhe ti e Urani sot do t’i ngrinit himn “heroizmit” të gjermano-ballistave. Nuk përjashtohet mundësia që të merrnit edhe çmimin Nobel. Fatkeqësi për ju, apo jo?

Mirëpo, këto dy gënjeshtrat tuaja i bën nul kryetari i atij gjyqi partizan, të cilin ju e mohoni se është kryer, zv.komisari kompanisë, Bedri Gjegji, në ditarin e tij, ku thotë: “Kështu në prita zumë 24 vetë. I shkrova një copë pusullë Mehmetit, ku i thoshnja se kemi zanë 24 veta me armë nër prita. Ai m’u përgjegj: “Mbani aty e kur të vini i lëshoni!”. Mirëpo ne donim t’i vrisnim, se na kishin vrarë Kamberin, dhe për këtë dojshim me e shfaru të gjithë fshatin. I shkruaj prap Mehmetit, ku i them: “Kamberi u vra nga penxheret. Jemi të mendimit me i pushkatu të gjithë, me djeg shtëpinë nga u qëllua Kamberi”. Mehmeti më shkruan: “Bëjuni gjyqin. Po qe se duhen vrarë, vrai e nisu!”. I marrim që të gjithë, i lidhëm me brezat e tyre që të gjithë. Pasi u bajmë gjyqin u them: “A doni të vini partizanë? “Ne ishim me Baba Fajën, më thanë ata, e tash jemi ballista e kështu kena me qëndru”. Atëhere u drejtohem partizanëve: Këtu nuk kemi gjykata klasike. Gjykata jemi ne. Çfarë u duhet bërë këtyre vrasësve? Na vranë Kamberin dhe po pengojnë Brigadën në zbatimin e detyrës luftarake. “Të pushkatohen!”, bërtitën që të gjithë, ”Të pushkatohen!” U vendos t’i pushkatonim. Atëherë që të gjithë të tmerruar bërtasin: “Amani se do vimë me ju.” Ne iu përgjigjëm se ne tash nuk jemi me ju, dhe urdhëroj të pushkatohen sipas vendimit të gjyqit.”, (Ditari,f.25)

Në fund të fundit Brigada I sulmuese do të nderohet nga historia, më shumë mbi ngjarjet, veprimet dhe luftimet gjatë gjithë asaj lufte sesi e arriti lavdinë e saj heroike, sesa mbi mënyrën si e krijoi atë lavdi. Por, a mund të më thoni ju, TemA, çfarë kanë bërë amerikanët për t’u çliruar nga tirania britanike, ngaqë takohesh shpesh me ta? Dhe me çfarë iu desh të përballej Linkolni, i adhuruar nga i gjithë kombi amerikan, për t’i dhënë fund skllavërisë? Pa gjak historia nuk shkon përpara.

Si rrjedhojë, mund të them se 22 burrat xhandaro-ballistë të atij fshati u ndëshkuan për ndëshkimin që ai fshat i bëri asaj Brigade, duke e goditur befasisht me të gjitha llojet e armëve, 9 orë rresht, në një rrethim të plotë e shumë të ngushtë, për të asgjësuar 450 çlirimtarë revolucionarë. Me atë rrethim dhe atë luftim vdekjeprurës kundër atyre 450 çlirimtarëve të Shqipërisë, luftë për pushtuesit, ata xhandarë të fshatit Peshk turpëruan jo vetëm veten dhe  fshatin e tyre,  por edhe atdheun e tyre, dhe  “Të turpërosh atdheun tënd, thotë Viktor Hygo, është njëlloj sikur ta tradhtosh atë.” Lufta nuk është festë. Ajo ka më shumë gjak dhe më shumë vdekje të pajustifikueshme. Ju nuk e dini që luftëtarët dhe revolucioni nuk i përzgjedhin viktimat. Është e lehtë të jesh pa kujtesë, zonja TemA. Dhe ti bie në këtë llum, ngaqë nuk e di, se rruga më e mirë për të përcjellë një të vërtetë është një lloj komunikimi që i kapërcen kufijtë e fjalës: është të kuptuarit intuitiv.

Megjithatë, po u bëj një pytje: Sikur ajo Brigadë të mos kish mundur ta çante atë rrethim, dhe forcat gjermane, të ardhura nga Dibra dhe Burreli, do t’i kishin pushkatuar të 450 partizanët, juve çfarë do të thoshnit sot? Jam i bindur që do të thoshnit, atë që thotë Uran Butka: Mirë ua bënë “sepse Nacionalçlirimtaria i ktheu pushkën Martaneshit.”,(v.II,f.35). Ja pra, kjo është ndërgjegjja juaj, e cila nuk është thjesht një frazë boshe.

Ndërsa ndërgjegjia e djelmoshave partizanë ishte krejt e pastër, ndaj dhe ata i mbështeti populli në luftë. Dhe këtë mbështetje popullore, ajo Brigadë e pati edhe në atë inkursion. Ja sesi shkruan në kujtimet e tij Mehmet Shehu: “Në Fushë Studën e humbasim orientimin. Fillon një shi i fortë me borë dhe fryn një erë si furtunë.”, (“Kujtime nga jeta e Br1S”,f.30). Dhe më tej ai ka thirrur zv.komisarin e k1b1Br1S, Bedri Gjergjin, i cili në ditarin e tij dëshmon:

“Ishim në periferi të fshatit Llëngë. Një fshatar që kishim për udhëheqës rruge, porsa kaloi një garth iku me vrap. Atëherë Mehmeti thirri mua, me që isha nga Elbasani, dhe më pyeti se ku ndodhemi e nga mund të dalim. Unë jam me të vërtetë nga Elbasani, i thashë, por në këto anë nuk kam qenë ndonjëherë që ta njihja vendin, por edhe sikur të kisha qenë, është natë dhe mbuluar krejt me borë. E, aty për aty u nisa të takoja ndonjë fshatar, kur atë çast del një grua nja 30 vjeçe dhe më ndalon të shkoja andej, tue më thanë: “Mos shkoni këndej se gryka është e zanë nga gjermanët e katundarët e shumë ballistë dhe s’keni me shpëtu asnjë.”, (A.Q. i F.A. Fondi:Br1S, viti 1945,D.15,f.23). Kategoria e asaj gruaje gollobordase e ka emrin POPULL, Mero.

Mero, nuk bëj gabim të të kujtoj, se kur njerëzit nuk e njohin saktësisht historinë, ata janë thjeshtë mendjerobëruar, sepse nuk janë të pavarur intelektualisht.

Tiranë, 18 korrik 2018

 

 

 

 

 

July 21, 2018 13:43
Komento

11 Komente

  1. albi July 21, 23:40

    Po me ke po luftonin trimat e brigades.Me shqiptare.Pse valle? Cfare eshte kjo lufte.Lufte civile.Ju thoni qe nuki eshte bere lufte civile.Ju keni ndjenjat tuaja se u eshte vrare nje i aferm i familjes..Normale.Po pse shkuan ata partizanucet ne Martanesh.Ke do te clironin.Nga kush.S keni turp genjeni ne mes te dites.Ju donit pushtetin vetem per vete pa vota ashtu si e ka pase gjithe bota demokratike.

    Reply to this comment
  2. albi July 21, 23:43

    Ju keshtu thoni edhe per luften ne Dukat.Ju gjithmone pushke me shqiptaret kini bere se gjermanit i hanit mutin.E mbani mend cfare ju beri gjermani kur vrate duke ngrene buke ushtaret gjermane ne Vranisht.Turp.Genjeshtare te felliqur,. Historia eshte e verteta qe ju e keni fshehur per 80 vjete.Bastarde komuniste.

    Reply to this comment
  3. albi July 21, 23:47

    Pom ne luften e Mushqetes, kur aviacioni aleat vrau ushtare gjermane nga ajri ju keni genjyer duke thene qe i kane vrare forcat partizane.Ti mor historian ushtarak.Sa te vrare partizane ka ne luften e Mushqetes.Po qe se e di na i thuaj.

    Reply to this comment
  4. albi July 22, 00:43

    Burracake nuk botoni komentet qe nuk ju pelqejne.

    Reply to this comment
  5. respekt ! July 22, 06:43

    Nderime zoti Goxhaj !

    Me sa ke shkruar dhe me sa ke vepruar ne Luften e Kosoves je nje nga atdhetaret me te shquar ne kohen e sotme te trazuar qofte i pendes qofte dhe i pushkes..Respekt maksimal per ju…

    Nuk mendoj se Mero Baze eshte kaq “ I rrezikshem” per te denigruar LNC dhe posacerisht legjenden e Brigades pare sulmuese.
    .
    Gazeta Tema beri histori ne vitet 2008-2013 kunder juntes se satrapit Berishe por ne vitet e pushtetit te Rames I harroi poshtrimet qe I beri Berisha deri ne egzekutim familjar me keq se ndodhi ne Martanesh ne 1944 sipas tij.
    .
    .Eshte per humor qe Meroja u emrua ne Martanesh ne vitet 1990-te dhe si duket ka ndegjuar “popullin” por me shume efekt I kane bere ca enverofagos kanibale qe I ka shoke “ideali” si psiqiku Sparak Ngjela koqevari Enver Robelli…teneqexhiu I lezhes Dashnor Kaloci etj etj.
    .
    Ne fakt Mero e ka gelltitur nje luge cobe te prishur kur punonte te Zani Amerikes ne fillimet e pseudorevolucjonit demonkratik.
    .
    .Gabimi qe bene elezbiberoamerikanet kur shkelen ne Shqiperi ishin se pervec makartizmit ata kishin dhe sindromin e semundjes “Xhaferr Deva”.
    .
    Ky sindrom ka te beje me ate qe Xhaferri ne vitet 1940-1945 ishte filo-nazist ekstrem dhe amerikanet ne vend ta dorzonin si kriminell lufte e aktivizuan kunder ish-aleatit te tyre pra kunder Enverit dhe Mehmetit.
    .
    Gafa..tragjedia qe vazhdon dhe sot eshte se keto elezbibero-amerikane qe shkelen ne Shqiperi ne 1990-1991 nuk erdhen me flamurin e pajtimit midis “fansave” te Enverit dhe atyre te Xhaferrit por reabilituan kete te fundit ku kulmi arriti te dekorimi I terroristeve te Mynihut dhe Maltes….qe nuk ka nevoje per koment

    Nese ne Shqiperi sot mund te mungoje nje analizim i mirefillte, ashtu sic e meritojne figurat e shquara te historise apo edhe ato te diskredituarat shume vite me pare, sic eshte ajo e Xhafer Deves, kjo nuk do te thote se shqiptareet e shkolluar, apo ata qe kane premisa te njohin te verteten e historise se tyre te terhiqen ne erresiren e mungeses se informacionit, per shkak te papergjegjshmerise se politikes, apo per shkak te konfuzionit te pergjithshem qe mund te krijoje nje tranzicion i sterzgjatur, sic po ndodh me te tashmen shqiptare.
    .

    Ne lihemi ne ‘konkluzionet’ e ca matufeve-servile qe hane ne cdo regjim e na japin mend., sic eshte historia e turpshme per ta shpallur LNCL lufte civile dhe e perpjekjeve per falsifikimin e dates se clirimit – 29 Nentorit, etj etj.
    Fenomeni i shume-perhapur tek ne prej viteve 90 e ketej, me perpjekjet per te erresuar cdo gje te lavdishme dhe per te revizionuar dhe pastruar, jashte te gjitha limiteve, figura te diskredituara te historise shqiptare, eshte e po behet me shume agresiv… Te rinjte e sotem dhe te rinjte e te nesermes historine duhet ta lexojne ashtu sic eshte, sepse ne te kunderten cmimi qe shqiptaret do t’i paguajne historise se te ardhmes do te jete shume i rende dhe do te kete emrin Harrim. Harrim i momenteve qe nuk duhen harruar, harrim i Heronjve te Vertete dhe hapje vend ne Panteonin e Lavdise per figurat, qe e kane vendin ne stolin e turpit ne perjetesi.
    .
    Sot figura si Abaz Kupi, Anton Harapi, Xhafer Deva, Lef Nosi, Hasan Dosti, Rexhep Mitrovica, Abaz Ermenji, Mit’hat Frasheri, Muharrem Bajraktari, Gjon Markagjoni e te tjere, po na paraqiten befas si patriote te medhenj, pershkruhen te zezat e komunizmit ndaj tyre dhe se ato burra te pamposhtur i paskan sherbyer Shqiperise me pergjerim. Per shume prej tyre permendet vetem kalimthi, se i paskan sherbyer nazisteve gjermanit vec per “pak kohe”, vec per “t’i sherbyer” atdheut e “shpetuar” ate nga komunizmi.
    .
    Si mund te merret guximi te revizionohen keto figuara te mbuluara me turp, sepse “me pare” paskan qene burra te mire e patriote apo se me pas, komunizmi i paska “persekutuar”?
    .
    Por e verteta mbetet e vertete dhe komunizmi nuk hyn fare ketu.

    .
    Perse valle njerez si keta Historia Boterore i ka quajtur Kolaboracioniste, apo Kuislinge?
    Ky epitet famekeq vjen nga emri i Vidkun Quisling, qe bashkepunoi me nazistet kunder kombit te tij, Norvergjise. Ne Shqiperi ato qe moren poste ne kohen e pushtimit italian apo gjerman, ishin thjesht tradhetare te atdheut. Te tille u konsideruan “koleget” e tyre ne bote qe bene te njejten gje.
    Perse u dashkan te rishikohen figurat e tyre ? Nese Xhafer Deva paska qene burre i mire, ka dashur Kosoven e Shqiperine pa mase, kjo mund te permendet deri ne kohen qe u be bashkepunetor i Nazisteve.
    Perse? Ne Luften e Dyte Boterore, figura, me pare te respektuara, qe do permendeshin per mire per gjenerata te tera, por vetem per ate hap te gabuar, qe ju bashkuan nazizmit, jane damkosur si tradhetare nga vendet e tyre. Burra shteti, mareshalle, admirale e gjenerale, diplomate e njerez me emer ne fusha te ndryshme, qe per nje arsye a tjeter (ajo tashme nuk ka rendesi) ju sherbyen Nazisteve, quhen e jane denuar si Kolaboracioniste.

    .
    Le te marrim shembullin me primar. Mareshallin Petain, qe sot historianet franceze e quajne thjeshte Philip Petain dhe te denuar si tradhetar te atdheut, e qe quajne Mareshal Hauteclocque, liderin e rezistances Philippe Leclerc de Hauteclocque.
    Petain, nje hero i Luftes se Pare Boterore, zgjodhi qe qe ne te Dyten te behet bashkepunetor i gjermaneve dhe udhehoqi Qeverine Kuislinge te Vishise. Fati i tij dihet ne mbare boten, pas lufte gjykohet e denohet me vdekje (me pas falet nga presidenti De Gol) e sot konsiderohet simboli i turpit per mbare Francen. Askush nuk i referohet atij si burre i mire. Apo si burre i persekutuar, apo se gjyqi pas lufte a denoi pa te drejte.

    E pra, Peten deri ne veren a 1940 respektohej ne mbare boten per emrin e mire, por sic De Gol (qe e kish njohur personalisht) tha nje here “ Peten ka qene nje njeri i madh, por ai Vdiq ne 1925), por reputacioni i meparshem ‘heroit te Verdunit nuk e shpetoi nga damkosja e perjetshme, ne France, ne Bote e ne Histori, u quajt dhe ashtu do mbetet, nje Tradhetar.
    Peten per nga fama, arritjet e reputacioni ka me shume peshe se Xhafer Deva apo kolaboracionistet nga Shqiperia, por ndajne bashke nje fat – te gjithe bashkepunuan me Okupatorin e ne proces tradhetuan atdheun.

    TANI, ne u dashka te shkruajme bemat e tyre dhe te flasim mire per ta? Por si? Cfare kane bere? Apo se persekutoi dhe vrau dhe derdhi gjak popullsie te pafajshme ne rruget e Tiranes me 4 Shkurt te vitit 1944…??

    Vepra e tij eshte fakti qe e denon, ashtu si ne shume vende bashkepunetoret me gjermanin e filluan kete ne vitet 40-41, ne Shqiperi dhe kur lufta shihej qarte se kish marre krahun e humbjen per Gjermanine Naziste, Kuislinget Shqiptare u lepinin cizmet e krijonin Regjenca e te tjera grupe, bile deri ne tetor te 1944.
    Per ata njerez eshte shkruar nje here e pergjithmone fati i tradhetise,
    njerez si Xhefer Deva e kane marre nje here e mire vulen e turpit nga Historia
    .
    A kane qene burra te mire Kolaboracionistet Shqiptare deri pak para Bashkepunimit me Hitlerianet e Fashiste te tjere eshte pa rendesi per shqiptaret. Akti i tyre “final” eshte i parevokueshem e askush nuk mund te ktheje dot kohen pas, nuk mund t’i rishikoje ne nje drite tjeter apo te perpiqet te na i paraqese ata ne nje version pozitiv.
    .
    Tradhetare ishin dhe te tille do te mbeten! Ashtu si gjithe kuislinget ne te gjithe Europen e okupuar nga Nazi-Fashizmi. Ky eshte nje fakt i palevizshem. Pavaresisht se historia ne Shqiperi u be rremuje ne keto 20 vjetet e fundit dhe historia a pa anshme e shkencore nuk mund te pretendohet ne keto vite. Per kete le t’i referohemi Historise Boterore
    te te njejtes periudhe – Luftes se Dyte Boterore dhe te bejme sic bene te gjithe, pra le t’i quajme Tradhetaret – Tradhetare dhe Heronjte e vertete – Heronj.
    Xhefer Deva ka qene nje Kuisling, si shume shoke te tij, qe bashkepunuan me okupatorin dhe i tille do ngelet perhere. Te njejte do ngelen dhe Kuislinget a tjere, Dosti, Harapi, Ermenji, Mustafa Kruja e soji i tyre. Nuk mund ta kthesh dot kurre nje kuisling ne Atdhetar…por ne Shqiperi c’fare nuk ndodh…!

    Eshte e trishtueshme qe vitet e fundit po behen perpjekje per rehabilitimin e tij nga kuislinget Berisha dh Basha. sic bene dhe me Zogun Nderrimi i tabeles se deshmoreve te 4 shkurtit 1944 pikerisht ne pervjetorin e Kosoves dhe venia e emrit te Rugoves ketij pinjolli te Deves eshte me teper se skandaloz.I neveritshem ishte dhe qendrimi i Ilir Metes i ketij mender “ antifashisti”qe kur ishte ne kualicjon me PD ne bashkine e Tiranes u be kuisling i Bash-Berishes.

    Por ajo qe ka nje rendesi te vecante eshte qendrimi i disa amerikaneve shqipfoles ne Amerike qe per te luftuar gjasme komunizmin po perdorin si arme zogizmin dhe kuislinget qe ne fakt con te nje percarje kombetare me efekte shkaterruese permanente
    Dihet qe Xhaferr Deva i perket atyre krimineleve te L2B qe duhej te dorzohej per gjykim nga shteti amerikan.Jo vetem kaq por Xhaferri u perdor nga CIA per veprime diversioni ne vitet 50’ por deri ketu nuk ka ndonje problem se ishte lufte e ftohte.
    .
    Por pas 1992 te na vine pinjollet e ketyre kuislingeve per te vendosur “demokracine”kjo nuk shkon.Aq me teper kur Ylli ne ngjitje Lulzim Basha ka parametra te njejta si nje VRASES I qytetareve te Tiranes ne 21 janar 2011 ku qeverite euroatllantike mbyllen syte dhe toleruan nje akt fashist.

    4 shkurti 1944 dhe 21 janari 2011 perbejne nje simetri perfekte,dhe eshte koha qe Amerika dhe Bashkimi Europjan duhet te kerkojne ndjes shqiptareve dhe menyra e vetme per ta shfaqur ate eshte denimi i nazi berishizmit dhe Lul Bashicit ketij Xhaferr Deve junior.

    Te pakten Xhaferr Deven e justifikoj ne nje fare menyre se gjermanet krijuan Shqiperine e Madhe eshte fakt..Kurse Serberisha u vu si dhender Serbie ne kohen fatkeqe kur ambasdori I pare amerikanme nje serbishtfoles si elezbiberaj nga mbrapa erdhi nga Beogradi kur jugoser
    bet kishin lidhje vellazerore dhe kjo e keqe do te na ndjeke dhe disa dhjetra vjecare..deri kur te hapen dokumentet e deklasifikuara..dhe do ta kuptojme se pse poshtrojne ato trima qe I dolen zot vendit kur paria u be kuislinge dhe I sherbeu pushtuesit

    Reply to this comment
  6. Mark .U.K July 22, 09:24

    Dilaver Goxhaj:Per 50 vjet u thuren levdata te pa merituara,tash nuk na duhet genjeshtrat e tyre.Vertet ata dhan jeten po komunistet nuk lan gja pa bere ne kete popull.Duruam per 50 vjet okupimin e tyre he Zoti i ndeshkoft ne jeten ku jan e kta shurrana si jan gjall do ju vije koha.

    Reply to this comment
  7. karin Anglez për -M-UK ! July 22, 17:23

    ti,ti,ti … shurran Marku po duron k…aaa e droguar të ango-sksonve sot në bythë ,si nuk duroni heroizmin legjendar deri vetmohues të Br I-sulmuese me kryetrimin M.Shehu në pararojë për çlirimin e shqipërisë dhe tërë Veriut nga pushtuesit e huaj ,bashibozukët e veriut që mbani popullin dru me pre të veriut në skëterrë injorance .

    Ishin këta tradhëtar që u zunë pritë Partizanve,koliboracionistët , tradhëtarët kapidan i mirditës ,dibrës,e hasit e shkodrës së bashku me mercenarët zogistë ,bajrektar e zuzar që mbajtën popullin e veriut për qindra vjet në hasmëri e vrasje ,në errësirë e varfëri Migjeniane dhe analfabet 99% të popullësis .

    Aty ku hyri Br.I-rë sulmuese dhe partizant e LANÇ,vendosën pushtetin e popullit ngritën kurset e shkollat e diturisë deri te akademia e shkencave të R.SH-së.për mbarë popullin pa përjashtim . Jo vrasje pas shpine e kurthe të kusarisë e pabesisë si masakra e Martanshit të organizuar nga ballistët e zogistët e A.Kupit e gjermano-ballistët .

    Po të ishte për mua A.Kupin do ta vaja në një lis në Qaf Shtamë,ishte turpi Shqipërisë,së bashku me falsifikatorët sotëm të historisë dhe mashtruesin e tradhëtarin S.Butka me këto tradhëtar e mashtruesa të kombit,dhe gazetat e tyre si letër hixhenike.

    Ata xhandarë të fshatit Peshk nga truri turpëruan jo vetëm veten dhe fshatin e tyre, por edhe atdheun e tyre e kombin xhqipëtar .

    Reply to this comment
  8. memoria kombetare July 22, 21:57

    Replike me komentuesin ”albi”

    Zoteri nuk te ka zene gjumi naten e djeshme se do ta fuste apo ja Thano komentin ( ne fakt paske bere qitje automatike e paske shkrepur 4 here)
    .
    Dhe ja moderatori i Dites ta ka futer kater here komentin dhe qetesohu tani dhe hapi veshet :
    .
    Ajo qe ka ndodhur ne Martanesh dhe ne zonat e veriut ishte thjesht nje zbatim i nje politike antishqiptare angleze qe ne ate kohe sipas dokumenteve te fundit kishin rene ne ujdi dhe me gjermanin qe partizanet te luftoheshin nga ballistat-zogistet-bajraktaret qofte dhe dukei i vrare pas shpine…
    .
    Pse duhet te denojme ndeshkimin qe ju dha me te drejte nga B1 aryre qe i vrane pas shpine..??
    .
    Cfare duhet te themi per Trumanin qe hodhi dy bomba atomike ku u vrane vetem foshnja dhe femije mbi 100 mije vete..
    ..

    Cfare duhet te themi per Churchillon qe bombardoi me urdher personal Dresdenin dhe disa qytete gjermane ne 1944-1945 ku u vrane mbi 200 mije rober ose civile te pa-armatosur qe quhet realisht krim kunder njerzimit..
    .

    Cfare duhet te themi per Krimineli Satrap & tradhetarin Ahmet Zogu qe beri GENOCID kunder katolikeve ne vitet 30 duke ja kaluar dhe serbit ..grekut dhe turkut.
    .
    Pra pse duhet te perdhoset legjendari Mehmet Shehu dhe Brigada e tij Heroine qe luftonte ne sinkron me shtabin e mesdheut dhe ne Aleance me USA-GB .BRSS ?
    dhe duhet ti ngrejme lapidarin nje kurvari dhe tradhetari si Zogu i Burgajetit ?
    .

    PRA A MERITON LAPIDAR SATRAPI ZOG
    .
    .
    KUR NGA ANA TJETER TENTOHET TE PERDHOSET
    .
    LNCL NJE NGA EPOPETE ME TE LAVDISHME PAS
    .
    ASAJ TE GJERGJ KASTRIOTIT ??

    ______________

    Masakrat e Zogut,
    te katoliket shqiptare
    nga varjet tek pjekja në hell e njeriut

    At’ Benardin Palaj në revistën “Hylli i Dritës” Nr. 13. shkruan se “Kur plasi lëvizja e Dukagjinit, atëherë Ahmet Zogolli ua muar jeniçerëve të Stambollës ato armë të ndryshkura me gjak të shqiptarëve për me shue vllaznit e vet të krështenë të Dukagjinit. E atë vjet Muharrem Bajraktari i Lumës, ngrehë shtabin e vet – dibranësh, matjanësh e lumjanësh, hi në Kishë të Shalës, ku si nder dhuni të tjera bani kjo ushtri laperash e zhelanash – toka me pasë randë – vrau edhe rrogëtarin e fratit krejt afër kishe…
    Burrat ma të mirë të Dukagjinit, bashkë me shumë meshtarë, u burgosën, vriten, futen në lak e arratisen. Burgjet mbushë me gra e fëmijë, gjaja mbarë plaçkitë… (“Hylli i Dritës, Nr. 13” viti 194125-253). Një dëshmitar tjetër i asaj kohe, Pal Dukagjini shkruan se “Ç’ka ndodhi aty e mbrapa në Dukagjin e dijnë vetëm ata që e provuen. U dogjën shtëpia, u grabitën pasuni, u pushkatuen burra, u burgosën robni, u varën, u rrahën deri u dhunuen në nderë e erz, çka për shqiptarin ashtë dekë ma e ranë se deka.
    .
    U dogjën dhjetëra e dhjetëra shtëpi, katunde të tëra u grabitën, u therën bagëtitë, u plaçkit çdo gjë që nuk mund të merrej me vete.“Sot janë dorëzue prej komandantit Operativ Kapiten Prengë Previzi 67 kokrra dele dhe 23 krenë lopë e qe” (Zef Harapi po aty.) Mercenarët ngado që i ranë, shkatërruan vathët e bagëtive, duke i detyruar pleqtë, që kishin mbetur pa arratisë dhe plakat t’ua piqnin në hell, t’ua zinin mishin e bagëtisë, me qumësht madje edhe në planc të bagëtisë së therur se kështu u shijonte shumë më tepër.
    .
    Hapnin qypat e gjalpit e pjek petulla, të cilat i shoqëronin me mjaltë, ndërsa bletëve u fusnin flakën e barutit në derë të zgjojës. Bashibozukët shpërthenin kotecat e drithit e u jepnin për të ngrënë kuajve të tyre. Imoraliteti i tyre ç’njerëzor arriti deri aty, sa në Shalë marrin e lidhin një plak pas hellit të fërlikut dhe fillojnë ta rrotullojnë pranë zjarrit sikur të ishte ferlik.
    Zogolli me hipokrizinë e tij dhelparake arriti të nxiste një krahinë kundër një tjetre, duke përdor me shumë sukses mercenarët e verbër si topxhi të dhunës e terrorit të shfrenuar ndaj kundërshtarëve, duke përdor reprezaljet masive ndaj një krahine të tërë, siç ishte Dukagjini në rastin konkret. Mercenarë të armatosur nga Kelmendi zunë Qafën e Pejës, duke i detyruar dukagjinasit të kthehen prapa në tokën e tyre të shkretuar, ku Hasan bek Bushati, Muharrem Bajraktari e kompani, vazhdonin operacionin e pamëshirshëm….

    Reply to this comment
  9. demo July 23, 05:36

    O i biri enverit,sa te dhimsen ata priftat katolike te veriut,ty ,qe ke 10 vjet qe e kopjoin copy paste kete koment?Se si vriten dhe burgosen priftat e malsoret katolike ky ka qene zanat i enver hoxhes,deri diten kur ngordhi.Me vjen keq per kete Dilaver Golemin qe justifikon krimet makabre te brigades terroriste te mehmet shehut ne malsine shqiptare.Kush e ftoi brigaden e pare ne Martanesh?Para se te justifikosh masakren mbi 25 malsore te pafajshem,pergjigju kesaj pyetje.Kush i ftoi terroristet e Mehmet Shehut ne Martanesh?Pastaj ngarko mullare me ballisto zogista xhandaro abas kupista,sic e keni zakon keto 80 vjet.

    Reply to this comment
  10. T. Voda July 23, 22:56

    — HSTORIJA eshte LAJMETARJA E LASHTESIS, – DRIITA E SE VERTETES,- MESUESJA E JETES… AJO DUHET TE STUDJOHET PER TE NXJER MESIME E PER TE HECUR ME MIRE PERPARA—
    — Nje nga drejtusit e larte e me i riu asaj lufe , dhe me jetgjate ne krye te atij sistemi ka then.; –KUSH SHIKON PRAPA, PRAPA DO MBETET. ATA QE SHIKOJNE PARA, PARA DO TE HECIN.
    LUFTA NACL.. , MBETET FAQJA ME E LAVDISHME e te gjitha kohrave . AJO I RRESHTOI SHQIPTARET NE KRAHUN E FITUSEVE TE KOALICIONIT ME TE MADH NDERKOMBETAR , U RIKTHEU PERSERI LIRINE DHE PAVARSINE . PA ATE LUFTE, NUK DO TE ISH SHQIPERIA QE KEMI SOT —NDERIM ..!!.. LAVDI LUFTETAREVE DHE DESHMOREVE PER SAKRIFICAT DHE GJAK E DERDHUR ..!!..
    — Personalisht , nuk kam patur pjestar te familjes te rreshtuar me arme ne dore ne ate luft. Por, as edhe kunder saj. Kjo, nuk me ben te ndjehem krenar . AQ ME KEQ ESHTE PER ATA NJEREZ E FAMILJE QE U RRESHTUAN NE KRAHUN E PUSHTUSIT. ASNJE LLOJE QENDRIMI POLITIK NUK JUSTIFIKON BASHKPUNIMIN ME OKUPATORIN DHE KTHIMIN E ARMES CLIRIMTAREVE TE VENDIT TEND.
    — Ne se atehere rreshtimet kunder kishin nje fare justifikimi kjo SIDOMOS PER BALLISTET E E NACIONALISTET E THJESHTE E TE GENJYER. NDERSA SOT , MBAS 75 VJETESH , TE vazhdosh te MARESH NE MBROJTJE BASHKEPUNTORET ME PUSHTUSIN ESHTE KREJT ANORMALE…Dikush mund te vazhdoi ta ndjeje veten akoma krenare per rreshtimin me pushtusin , POR KJO K ATEGORI DO TE VAZHDOJNE TE MBETEN TE DHJERET E HISTORIS.
    — Nuk e kam lexuar shkrimin per te cilin REPLIKON z. GOXHAJ, .. Rastesisht, URAN BUTKEN e njoh qe kur punonte para 1990 nen pallatin ku jetoja. Libri i pare jasht shkollor qe kam lexuar ne femini , ka qene per ‘’PLAKUN BUTKA’’, rekomanduar nga xhaxhai qe i njihte bemat dhe historit e tij. Ai kish ndegjuar edhe per leter-ankesen e NIPIT TE BUTKEVE [ djalit te Safetit- URANIT] drejtuar direct ENVER . I cili [sic flitej ], kish shenuar me doren e tij, .. ‘’.. ketij djali, i takon te shkollohet edhe me lart..pavarsisht kush ishte …I jati ’’ . URANIT I kam bler e lexuar dhe librin per te jatin [SAFETIN] . Me gjith kundershtit , Urani ka mendime qe duan ridiskutim [rivleresim]
    — Veprimet e nxituara , apo raste, element te luftes civile, sado te renda , nuk duhet te perdoren per te nxire e mohuar meritat vlerat e asaj lufte. Edhe ne se ka patur raste, elemente te shkeputur , SHKAKTARE JANE ATA QE U RRJESHTUAN NE KRAH ME PUSHTUSIN DHE KUNDER CLIRIMTAREVE DHE KOALICIONIT ANTIFASHIST NDERKOMBETAR. Emira e atdheut, edhe ne te ardhmen do te kerkoj, te paret qe duhet te vriten ne luften per mbrojtjen e vendit do te jene ata , me te rrezikshmit, ata qe tradhetojne , qe bashkpunojne apo udheheqin kollanat e armikut. Ne librat e e tekstet shkollore ne shtyp ne mjetet e informimit public , kudo kjo lloj fryme duhet te mbizotroi. Tradhetia , shitja e interesave te atdheut Do te kete tolerance zero.
    —- ESHTE NE NDERIN E ATYRE FIGURAVE TE LUFTES QE KANE MBETUR AKOMA GJALLE, duke filluar nga Nexhmija, Vitua, R. Parllaku, A.Mojsiu, Z.Mero e te tjere [nga te dy krahet e kundert qe jane akoma gjalle] si dhe historian e studjues me qendrime te kunderta TE KRYENIN NJE AKT HISTORIK , NJE MARVESHJE te perbashket , TE MBYLLNIN NJEHERE E MIRE DISKUTIMET PERCARESE E DENIGRUSE TE TE DY KRAHEVE. NE VECANTI , TRAJTIMI asaj LUFTE DUHET SHERBEJE SI SIMBOL FRYMZIMI E BASHKIMI per brezat e aerdhshem . PRA I TAKON KETIJ BREZI QE JEMI , TI MBYLLE NJEHERE E MIRE KETO PLAGE TE DHIMSHEME. Me te interesuarit duhe te jene ata qe historija deri tani u ka lene njollen e bashkepuntorit me fashizmin.
    — Jam nga jug i Shqiperis , por jam dhenderr ne ate krahine me tradita luftarake. Vjerri , nje luftetar I hershem I cetes [ bataljonit] te Martaneshit nuk ma ka treguar kete histori, deri sa vdiq , as ime shoqe e te aferm te saj , as ne shtypin e ketyre viteve sme ka rene rasti te njihem. Hera e pare qe e ndegjoj kete histori te rende , te dhimshme, apsurde duket sot , por,…por ne kushtet e rrethanat qe ka ndodhur, ata qe kane njohuri qofte dhe fillestare nga veprime luftarake ne kushte te tilla ai akt momental merr edhe doza te farta justifikimi. …
    —- Luftimi ne rrethim eshte akti, veprimi me I veshtire, me I rende e trondites per farcat qe detyrohen te bien ne rrethim. DHE,… kur ai ndodh ne kushtet e befasis, ne kushe te veshtira e te disfavorshme te terenit, ne kushte te renduara e teper te veshtira te motit , [ku temperaturat ne ate kohe e rajon zbresin deri minus 30 grade ], ishin forca pa pervojen e duhur luftarake e qe kishin disa dite ne marshim, te lodhur , te pa ushqyer e te veshur keq, ne ate dimer e teren te pa njohur . ku kontakti me forcat gjermane ishe evident dhe kur ndodhesh ne kushtet e nates , e te erresires nen zjarrin e befasishem te armeve, dhe kur shoket ne krah fillojne te vriten, ne keto kushte e rrethana duhen vendime ekstreme ne te kudert farcat i mbulon paniku , disiplina dhe veprimet dalin jasht kontrolli. EDHE Per panikieret Brenda ketyre forcave ne rrethim ka raste ekstreme. Deri ne pushkatim. Panikjeret , OSE NDREQEN NE VEND, OSE KTHEHEN TE PA DEMSHEM [pushkatohen].
    —- Kerkoj ndjes, por dua te sjell dy shembuj reale te luftes 2 botrore. :— Kur farcat gjermane ndodheshin 30 km larg MOSKES, Komandanti [Bauxhan Mamishuli ] mer ne ndorzim nje bataljon te porsa formuar, me detyre , te ndalonte me cdo kusht mesymjen gjermane ne drejtim te udhes Volokolamskut. Perparimi gjermaneve deri aty , kish krijuar frik e panic . Per te hequr kete ndjenje , komandanti krahas punes ne rajonin e mbrojtie, per tu ulur ushtareve ndjenjen e frikes e te panikut i kish organizuar ata , ne grupe te vogla , te shkoni afer vijes pare te frontit , ti shikonin nga afer farcat gjermane .
    Diten e fundit, kur rajoni i mbrojtjes ish vene ne gatishmeri, 2 ushtare te forcave te frontit kaluan me vrap mbi pozicionet e forcave te Bauxhanit duke thirrur…’’po vine gjermanet’’ . Ushtaret e tij u tronditen. Dy pre tyre braktisen pozicionin u larguan me vrap mbas atyre qe thirren . Njeri prej atyre ishte shok i tij ingush i feminis , rritur e shkolluar bashke …. Por per hire te disiplines , te interesave te atdheut vet , ne ato rrethana duhet ta denonte , sipas ligjit me pushkatim . Lufta shpirterore , moralo-psikologjike me vetveten per zbatimin e vendmit ish teper e rend ….mbas nje dileme te gjate me vetvehten ….. ai i perlotur e pushkatoi.
    —- RASTI I DYTE , ishte edhe me I rende se I pari. Ne luftimet e me vonshme e te pergjkshme per mbrojtjen e UDHES VOLOKOLAMSKUT Bataljoni bie ne rrethim . Situata teper kritike. Duheshin vendime e veprime te shpejta per te nxirte bataljonin nga rrethimi, pervec kesaj ,ne nje ndertese ne brendesi te pyllit te imrovizuar si spital kish mjaft te plagosur . Disa prej tyre ishin ne gjendje shum rende, trasportimi ishte I pa mundur , koha nuk priste. Mbas nje lufte e dileme teper te forte psikologjike , me shume dhimbje vendosen qe te vriteshin dhe varroseshin.
    —- Ndersa trajtimi roberve per kohe lufte eshte kompeks, I komplikuar dhe I veshtir. Per kushtet, rrethanat e Br. 1 S, ata njerez nuk mund te liheshin te lire. Marja me vete pa deshiren e tyre ka qene perseri i veshtire per shume arsye. Nder te tjera Br.1.S ishte ne kerkim e ne ndjekje nga farcat gjermane . Ballistet kane qene bashkpuntoret , udherrefysit e devotshem te tyre . Ne kushtet e Br1S tradhetija ndaj atdhet, bashkpunimui me okupatorin duhet te kete tolerance zero. ME SA DI , Br.1S, PARA SE TE MBRRINTE NE MARTANESH, forcat bashkpunuse me gjermanet , ne rajonin e QARRISHTES[ Skroske], mbasi kishin lejuar kalimin e Brigates [e cila kryente marshimin per te shpetuar shtabin e pergjithshem ]… I KISHIN VRARE PABESISHT PRAPAROJEN PREJ 15 PARTIZAN . THONE se … Ne mbarim te luftes MEHMETI I kerkoi komandes pergjitheshme te shkonte ne ate fshat te merte hak . por nuk u lejua. Mehmeti vertet ka patur ne ate lufte cfaqe ekstremiste, por ne te pergjitheshmen, AI MBETET NJE NDER BURRE-SHTETASIT ME TE AFTE, ME TRIMi E i VENDOSUR. QE KA PATUR SHQIPERIA.
    —– TE AFERMIT E ATYRE NJERZVE TE GENJYER , NE VECANTI TE AFERMIT E EKSPONENTEVE KOLABORACIONIST DUHET TE DENOJE RENDE DRETUSIT E TYRE KOLABORACUIONIST QE E FUTEN POPULLIN NE RRUGEN E TRADHETIS E TE VELLA VRASJES DHE JO TE KERKOJNE DEKORIMIN E TYRE.
    — ESHTE PARADOKSALE. NGA NJE ANE E QUAJNE VETEN NACIONALIST , DHE NE TE NJETEN KOHE BASHKPUNOJNE ME OKUPATORI, KUNDER ATYRE QE LUFTOJN PER CLIRIMIN E ATDHEUT. NDERSA SOT KERKOJNE TE DEKOROHEN , DHE TE DENIGROHEN ATA QE LUFTUAN E DERDHEN GJAK . Nacionalistet e shqiperis skane qen asnjehere as si ata te shtetenve te tjer [krahaso me Serbi, Greqi. Maqedoni ]
    O NJEREZ .. DETYRA E CLIRIMTAREVE ISHTE LUTA KUNDER OKUPATORIT , KUPTOHET PA DALLIM EDHE KUNDER BASHKPUNTOREVE .NGA Veprimet e vendimet e tyre ekstreme te nxerim mesime . Kush pranon okupatorin ndjell ate fat.
    —SHBA PREJ 50 SHTETESH, KA PATUR DISA LUFTRA CIVILE, SISTEMIN SKLLAVO PRONAR DERI NE SHEKULLIN E KALUAR, AKTUALISHT JETOJNE NJEREZ NGA TE GJITHA SHTETET E BOOTES POR KETU , ASKUSH NUK MERET ME TE KALUAREN DHE ASKUSH NUK FUT FRYMEN E PERCARJES DHE TE NDJEHET I DISKRIMINUAR..
    — ESHTE NE INTERES TE TE GJITHE SHQIPTAREVE,.. AJO LUFTE VLERESOHET SI KRENARI E KOMBIT . TE NDERTOHET NJE STRATEGJI QE KETEJ E TUTJE TE MBYLLET CDO AKT KRIMINAL EKSTREM, SI DHE CDO KAPITULL I TURPSHEM I KOLABORACIONISTEVE DHE TRADHETAREVE.
    T. Voda

    Reply to this comment
  11. ELIOT July 24, 11:54

    CJAN KETO SHURRAT TE DEMOKRACISE QE AKOMA DUAN TE NA RREJNE ….KUR BRIGADAT U MODHENNE MARTANESH NE FSHATRT E LARGETA QE HANTE PULA GURE …. NE TIRONE KIHTE NJA 5 GJERMANE QE E MBANI SHQIPERINE … PRANDAJ KETO COABEN QE NUK ISHINTE HANIN NE SHPELLAT E TYRE DOLEN PAIZANE PER TE HONGER NJE COPE BUKE ME DJATHE DHE JO TE LUFTONIN GJERMANIN…SE ASNJE FORCE NE BOTE . SE LUFTONTE DOT HITLERIN…. PERVEC… AMERIKES ….. CHURCHILI KUR SHKOI AMERIKE NE PARLAMENTIN AMERIKEN DHE JU LUT TE FUTESHIN NE LUFTE SE EUROP AU DOGJ…STALIN QAU SE AMERIKANET E FILLUAN SULMIN NGA LIBIA AFRIKA MALTA ITALIA DHE JO NGA …ANA E TIJE .. PRANAJ TAHIR VODA JE NJE ANALFABET I PASHKOLLE … KUR TE LEXOSH PER LFUTEN NE FRENGJISHTE ITALISHTE OSE ENGLISHTE ..PO DO TE BESOJME ..POR TANI PER TANI JE NJE COBAN QE SNA I MBUSH MENDJEN ME BARCALETAT E NASTRADINANE …MERCI …TETE DE BITE …

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*