Masakra e Matit, Basha: Rama të çkyçë gojën dhe t’u ofrojë siguri qytetarëve
Nga Arkiva
Kreu i opozitës Lulzim Basha ka qenë këtë të premte në qytetin e Matit një ditë pas masakrës së ditës së enjte, ku 3 persona u vranë me kallashnikov, dy prej tyre punonjës të Bashkisë së Matit dhe një banor i fshatit Shëlli si dhe një tjetër mbeti i plagosur.
Basha nëpërmjet një video të postuar në rrjetin social Facebook, tregoi se ka vizituar të plagosurin Astrit Hani, i cili po merr mjekim në spitalin e Burrelit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu Basha tha se ka qenë edhe në familjet e të vrarëve dhe ku ka shprehur ngushëllimet për humbjen e tyre.
“Ngjarja e djeshme ka tronditur jo vetëm Burrelin por gjithë shqiptarët dhe tregon kapitullimin total të shtetit për ballë krimit dhe gjendjen e pasigurisë që mbretëron nga Shëllia në qendër të Tiranës, nga Shkodra në Vlorë. Modeli nga i cili frymëzohen ngjarje të tilla kriminale është ai që duhet të marrë fund dhe të zëvendësohet nga një model i një qeverisje të përkushtuar, një qeverisje që kujdeset për sigurinë e qytetarëve dhe është pranë tyre në ditë të vështira si kjo sot.
I bëj thirrje kryeministrit ta çkyçë gojën që e përdor vend e pavend me fjalor harbut për çdo gjë, t’i ofrojë ngushëllime tre familjeve, familjarëve të kësaj masakre, t’u ofrojë siguri qytetarëve të Matit dhe gjithë Shqipërisë. Ndonëse jam i bindur se çdo fjalë nga ana e tij nuk mund të zëvendësojë sot ndjenjën e pasigurisë që mbretëron dhe as të ofrojë ngushëllim për dhimbjen e thellë që ndiejnë qytetarët e Matit. Por dua t’i siguroj ata sikundër qytetarët e gjithë Shqipërisë se për mua, PD-në dhe opozitën rivendosja me dorë të hekurt e rendit publik, rikthimi i moralit nga forcat e rendit, kujdesi për jetën e qytetarëve që nga kryefamiljarët, të moshuarit e veçanërisht fëmijët”.
Nga ngjarja e rëndë gjeti vdekjen në vend Mentor Hoxha, ndërsa Erzen Aliaj dhe Hamit Buçi humbën jetën pak orë më vonë.
Policia arrestoi disa orë më vonë autorin e ngjarjes Kujtim Koxha.
o.j/dita
Zoti Basha ti ke eksperience ne punen tende si Minister i Puneve te Perbrendeshme dhe gjeja me e mire eshte t’ua afrosh Rilindasve pra Qeverise Rama.
Te lutem mos prit 18 Majin qe vjen per te perfituar ndonje llokme pushteti portofola Ministrash, por per hir te fukarase jepe sa me shpejt kete eksperience.
Eksperiaenca juaj eshte shume me e ndryshme nga kjo e sotmja, sot qytetaret vriten mes vedi, mes tyre, pasi kane pire raki dhe qellojne me shpulla njera tjetrin e me von del kallashi te dhuruara nga Qeveria e Sali Karaxhicit, ndersa ti i veshur me pushtet ne vend qe ti mbroje QYTETARET i ke pushkatuar ne mes te Bulevardit……. te lutem jepe te mos e humbasim nje eksperience te tille shfarosese.
Zoti Basha ti ke eksperience ne punen tende si Minister i Puneve te Perbrendeshme dhe gjeja me e mire eshte t’ua afrosh Rilindasve pra Qeverise Rama.
Te lutem mos prit 18 Majin qe vjen per te perfituar ndonje llokme pushteti portofola Ministrash, por per hir te fukarase jepe sa me shpejt kete eksperience.
Eksperiaenca juaj eshte shume me e ndryshme nga kjo e sotmja, sot qytetaret vriten mes vedi, mes tyre, pasi kane pire raki dhe qellojne me shpulla njera tjetrin e me von del kallashi i dhuruar nga Qeveria e Sali Karaxhicit, ndersa ti i veshur me pushtet ne vend qe ti mbroje QYTETARET i ke pushkatuar ne mes te Bulevardit……. te lutem jepe sa me shpejt
Besoj se Basha shkoi urgjent ne Mat te rekrutonte K. Koxhen, por… ia sekuestroi Policia!
SURRAT bythen e babales e paska kap bizga !
Ore Bash ta kam than se nuk vlen asnji grosh per politikan.Tashti po ta them qe nuk njeh as shqipen qe i sorollat fjalet e shqipes pa ia dite kuptimin.
Ti i drejtohesh Rames,si vijon qe me titullin e artikullit:
“Rama të çkyçë gojën dhe t’u ofrojë siguri qytetarëve”
Me kete gjevahire shprehje “çkyçë” ideon qe Rama te mbyll gojen.
Po me dashta per ta hapur gojen Rama si do i thoshe “kyçë”.
E kupton sa hajvan je o njeri i dal gabim nga vendi i sateme nga andej qe ka dal i gjithe njerezimi.