Ju lutem, lexojeni këtë farsë pa fund!

June 23, 2017 15:48

Ju lutem, lexojeni këtë farsë pa fund!

I nderuar z.Kryeredaktor

Përpara afërsisht një viti i jam drejtuar me anë të shtypit (pasi zyrtarisht është e pamundur, sepse autoritetet italiane duke kombinuar me ato shqiptare, kanë mbyllur të gjitha rrugët zyrtare) gjykatave ndërkombëtare të Hagës dhe asaj të të Drejtave të Njeriut në Strasburg për “Masakrën e Otrantos” të 28 marsit 1997, në të cilën u mbytën 120 shqiptarë në ujërat midis Shqipërisë dhe Italisë, një nga ngjarjet më të tmerrshme në historinë tonë të shekullit të kaluar.

Në këtë tmerr janë masakruar 120 shtetas shqiptarë, ku 50 deri 60 ishin  fëmijë të vegjël dhe shumë gra.

Mua më vranë gruan dhe tre fëmijët e vegjël, dy binjakë 4 vjeç dhe vajzën 10 vjeçe.

I drejtohem me anë të kësaj letre të gjitha studiove të avokatisë më të forta në botë, që një ta marrë përsipër këtë proces, pasi është i sigurtë i fituar. Ato do të shikojnë se si kane bashkëpunuar zyrtarë italianë dhe të ashtuquajtur shtetarë shqiptarë së bashku kundër viktimave, si për vrasjen, ashtu dhe më vone për falsifikimin e procesit.

Më 28 mars 1997 unë me familjen me gruan dhe tre fëmijë të vegjël së bashku me rreth 120 shqiptarë të tjerë, hipim dhe largohemi nga Shqipëria me një anije të quajtur; Kater i Radës; nga porti i Vlorës, për arsye se në Shqipëri kishte shpërthyer lufta civile.

Nisemi nga porti i Vlorës rreth orës tre mbasdite dhe mbas afërsisht një ore mbas ishullit të Sazanit shfaqet një fregate italiane e quajtur, Zefiro. Duke parë këtë fregatë që menjëherë erdhi mbas nesh, u ndjemë fillimisht të gëzuar, pasi menduam se kjo anije po na shoqëron dhe jemi të sigurte për çdo të pa pritur në udhëtim.

Por menjëherë shikojmë si startojnë tentativat për ta fundosur anijen me njerëzit qe ndodheshin mbi të,me ane te dallgëve të mëdha që  fregata i krijonte duke u afruar shumë afër dhe disa tentativa të tjera, pa prekjen e anijes. Manovrat e fregatës “Zefiro” si dhe manovra të tjera për mbytjen e shqiptareve pa prekjen e anijes shqiptare janë të filmuara nga kamerat e Zefiros.

Kjo situatë vazhdoi për rreth dy orë.

Ka patur një synim që anija shqiptare me rreth 120 personat që ndodhen mbi të, të fundoset, pasi në qofte se nuk do të ishte ky plan këto anije të fuqishme kanë rrjeta metalike që të bllokojnë elikën që të mos të lëvizë asnjë centimetër.

Mbas fregatës “Zefiro” vjen nga Brindizi i Italisë një fregatë tjetër po aq e madhe sa e para që quhej Sibila.

Edhe kjo vendoset mbrapa anijes tonë, ( për të qene e sigurtë që ne nuk ktheheshim dot mbrapa), fillon me manovra si e para për fundosje pa e prekur anijen shqiptare. Kjo tentativë vazhdoi për pak kohë pasi filloi të errësohej, pra në momentin qe errësohet , këtu fillon plani B: të fundosej me goditje sapo të errësohej.

Për ata që nuk e besojnë është dëshmia e një prej dëshmitareve kryesorë të kësaj masakre, Angelo Luka Fusko, botuar edhe në shtypin italian. Fusko ka folur për të gjithë urdhrat që kishte marrë dhe kishte transmetuar në drejtim të fregatave.

Aty rreth orës 19.00 mbasdite, ku ishte pothuajse errësuar, fregata Sibila vjen me shpejtësi të shtuar pas anijes shqiptare dhe e godet dy herë nga mbrapa dhe anash. Duke e marrë zvarrë përpara e rrotullon njëherë atë bashke me njerëzit qe ndodheshin në të.

Ata që ndodheshin në kuverte ranë në det, ndërsa gra dhe fëmijë që ndodheshin brenda neper dhoma, u fundosën bashkë me anijen në thellësinë 800 metra (merreni me mend çfarë ka ndodhur nga rrotullimi i anijes brenda neper dhoma ku ndodheshin fëmijët para se anija të fundosej.

Avokati që asistoi në filmimin që u bë në anije na rrëfeu dhe një moment të tmerrshëm: një grua shtatzënë ka lindur fëmijën nën atë presion, në filmime dukej qarte kordoni i nënës me fëmijën, të dy të mbytur.

Unë bashke me disa të mbijetuar të tjerë mbas goditjes e pame veten në det, pasi ndodheshim në kuvertë. Kemi notuar, pastaj hipëm në një anije dhe dolëm në breg në Brindizi.

Më pasavokati im që quhej Xhuzepe Baffa kërkoi që ky proces të zhvillohej nga gjykatat ndërkombëtare, pasi vrasja ka ndodhur në ujërat internacionale.  Por autoritetet italiane të ndihmuara nga ato shqiptare falsifikuan të gjitha letrat qe procesi te zhvillohej ne Itali (atëherë u botua në shtyp edhe një letër që kishte falsifikuar një i ashtuquajtur ministër shqiptar në ndihmë të autoriteteve italiane, që këta të justifikoheshin të ndërkombëtarët).

Pra procesi startoi në gjykatat italiane në Brindizi.  Janë zhvilluar përgjatë 20 viteve seancat me qesharake, që zor se janë parë dhe dëgjuar ndonjëherë në ndonjë cep të botës. Kjo nuk do të ndodhte në qoftë se të ashtuquajturit qeveritarë shqiptarë nuk do të bashkëpunonin me zyrtarët italianë kundër viktimave.

Kjo histori seancash false filloi qe me hapjen e procesit. Avokati im dhe i disa të afërmeve të tjerë të viktimave, duke parë këtë situatë, i drejtohet gjykatave ndërkombëtare, duke depozituar të gjithë materialin. Kjo ndodhi në janar të vitit 2000.

Menjëhere pasi avokati Baffa depozitoi në Gjykatën e Strasburgut dokumentacionin, autoritetet italiane e ndjen rrezikun  (pasi atje do të përballeshin më akuzën për krim të pastër kundër njerëzimit dhe pastaj do të dëmshpërblenin shqiptarët me shuma të mëdha sipas ligjeve ndërkombëtare).

Lajmëruan avokatin menjëherë, që në një seancë të afërt zhvillohej procesi civil, pra dëmshpërblimi.

Në një nga këto ditë të janarit, avokati im Xhuzeppe Bafa më lajmëron mua dhe të afërm të tjerë të viktimave, që të paraqitemi në gjykatën e Brindizit mbasi do të zhvillohet procesi dëmshpërblimit, por atë dite ne tronditemi pasi na lajmërojnë se avokati duke ardhur ne mëngjes për në proces ka pësuar aksident duke rënë në një humnerë dhe për pasojë ka humbur jetën (!!).

Menjëherë mbas kësaj situate ne na largojnë dhe na njoftojnë që nuk duhet të paraqitemi me në asnjë proces në vazhdim, pasi do të përfaqësohemi nga një avokat që do të vendosi gjykata italiane në bashkëpunim me shtetin shqiptar.

Këtu nis dhe pjesa më qesharak e këtij procesi, ku autoritete italiane të ndihmuar nga të ashtuquajtur zyrtare shqiptare zhvillojnë vite mbas viti seancat nga më të turpshmet, pa praninë e familjarëve.  Është grabitur edhe dëmshpërblimi nga autoritetet italiane të ndihmuar në falsifikimin e dokumentacionit nga mafia shqiptare. Mua m’u grabit dëmshpërblimi prej 5 milion dollarësh, shifër që avokati im kërkoi sipas ligjeve ndërkombëtare.

Pas vitit 2000 deri ne 9 Maj 2014 gjykatat italiane duke u ndihmuar nga të ashtuquajturit shtetarë shqiptarë zhvillojnë seanca, duke e mbajtur peng procesin deri ne përfundim te tij.

Me 9 Maj 2014 Gjykata e Kasacionit e cila është dhe e fundit jep ne mënyre te fshehte vendimin përfundimtar , duke lënë në fuqi vendimin e turpshëm të gjykatës së apelit se: “Shqiptaret u Mbyten Vete”.

Më e turpshmja është qe mbas 9 majit 2014 autoritetet italiane duhet te pajisnin menjëherë me dokumentacionin e përfundimit te  procesit, si certifikatat mortore dhe vendimin përfundimtar te procesit, por këtu autoritetet italiane e mbajnë peng këtë dokumentacion edhe sot, që unë ose të tjerë të afërm të viktimave mos të kenë mundësi tu drejtohemi gjykatave ndërkombëtare.

Pas kësaj situate (duke kuptuar që autoritet italiane tani kane zgjedhur mbajtjen e dokumentacionit te procesit me dhune),mendova t’i drejtohem kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama për zhbllokimin e kësaj situate të pa dëgjuar ndonjëherë, me disa email-e njeri mbas tjetrit, ne zyrën e tij ne kryeministri.

Duke ju lutur disa here pasi ishte shume e thjeshtë për një kryeministër dhe fundja e ka për detyrë të punoje  edhe për këtë rast, pasi është rast shqiptar dhe masakra ka ndodhur kundër shqiptarëve, ky bën te kundërtën duke me kthyer përgjigje fyese.

Këtë përgjigje ma përsëriti disa here edhe te fundit para disa muajsh (po ju rikujtoje se avokati i pjesës se dyte te procesit fals të zhvilluar në Itali, ku janë dhëne dhe vendimet përfundimtare,sot është  këshilltar i zotit Edi Rama).

Kuptova që Shqipëria dhe shqiptaret jane përsëri ne kurth edhe mbas 27 vjetësh, ku të ashtuquajturit shtetarë shqiptarë punojnë edhe sot kundër tyre.

I kërkova Edi Rames ndihmë për marrjen e dokumentacionit nga gjykata italiane,pasi atje ka përfunduar procesi, ky me kthen përgjigje si një person i zakonshëm. Del hapur që bashkëpunon me gjykatën italiane, e cila mban peng me dhune  dokumentacionin e procesit, që ne ta kemi të pa mundur zhvillimin e këtij procesi në gjykatat ndërkombëtare.

Na kanë shkaktuar një dem, që as barbarët më të tmershëm të historive botërore që kemi lexuar dhe kemi parë nëpër filma nuk e kane bërë.

I shkrova këta rreshta me sipër për ta bërë më të besueshëm që të ashtuquajturit shtetarë shqiptarë punojnë kundër shqiptareve, sepse Shqipëria ne qoftë se do të kishte shtet, masakra nuk do të kishte ndodhur, dhe më pas nuk do të zhvillohej një proces fals dhe qesharak.

Më e turpshmja është që shteti shqiptar del hapur në ndihmën që u jep autoriteteve italiane për mbajtjen me dhunë të dokumentacionit.

Një ngjarje që shteti shqiptar punon kundër shqiptarëve për  “Masakrën e Otrantos” ishte organizimi q më 26 mars 2017 me rastin e 20 vjetorit të krimit. Kryeministri shqiptar del hapur me zë dhe figurë, duke realizuar një mbledhje ku fillon dhe dekoron disa italianë duke e kthyer përkujtimoren në një teatër, e mes te falënderuarve është edhe Romano Prodi.

Kjo ishte me e tmerrshmja. Në përkujtimore  u shpërndan dekorata disa italianeve te thirrur në këtë ditë, dhe nuk dërgon një notë proteste shtetit italian. Si ka mundësi ky falënderon edhe Romano Prodin, kur ky  pranoi në TV TCH (shih emisionin Ekskluzive 15 nëntor 2015) në sytë e gjithë botës që ne e kryem vrasjen, por nuk ishte me qëllim?!

Si ka mundësi që kryeministri i Shqipërisë te paktën nuk e pyet Prodin, sepse Prodi tani është pensionist). Këtë do ta bënte edhe kryeministri i ndonjë vendi që mezi gjendet në hartat e botës sepse Prodi pranoi vrasjen dhe në dosjen hetimore janë të gjitha faktet të pastra me zë dhe figurë, që vrasja është bërë me qëllim!

Duke ju afruar fundit te këtij shkrimi u lutem të hjithëve që po lexojnë, të më nfihmojnë të kontaktojë studio avokatie të gatshme për ta marrë përsipër këtë çështje sepse na janë mbyllur te gjitha rrugët nga autoritetet italiane ne bashkëpunim me ato shqiptare.

Faleminderit, Viron Xhavara 

Philadelphia, PA USA (Klikoni edhe KËTU)

 

June 23, 2017 15:48
Komento

11 Komente

  1. Thanasi June 23, 21:32

    Zoti Viron ju mund te gjeni studio juridike ne USA me specialiste judenj (jewish) sa te dini, Ata nuk kerkojne te paguani gje vetem te pranoni qe pasi ata ta fitojne ceshtjen mbajne nja 40 % te shumes se fituar.
    Me respekt
    Thanas L. Gjika

    Reply to this comment
  2. Vlora June 24, 00:45

    O Viron, mbytja e Katerit te Rades eshte mbytja e Shqiperise nga Italia dhe nga ShBA-ja. Me keta burracake qe kemi ne krye keto tri dekada e qe u rendojne si gjyle ne kembe pasurite e vena me vjedhjen e popullit e me tradhetite, ne nuk jemi ne gjendje te veme para drejtesise te pakten tradhetarin Sali Berishe, e jo me te veme para drejtesise ato dy shtete per ate qe na kane bere. Megjithate, mbase te ndihmon ndonje avokat i ndershem aty ku jeton.Te uroj suksese ne kete perpjekje te veshtire per te vene drejtesine ne vend.

    Reply to this comment
    • ELIOT June 24, 16:51

      OR lab cka pune ka sh b a ;;amerika ketu more lab ;;; apo akoma me enverin ;;;; sa here qe ka nje problem shqiptari ;;;; fajin e ka xheorge bushi ;;; ose amerikanet ;;;;;; fajin e ka qeveria e shqiperise ;;; rama meta basha berisha nano ;;; qe jane te korruptuar ;;; dhe se cajne per popullin;;;; shikojn vetem xhepin e vet ;;;;; prandaj shoku VIRON ..ME VJEN KEQ PER JU … DHE SHPRESOJ TE GJENI NJE AVOKAT NE EUROPE JO ITALIAN AS SHQIPTAR …POR DUHEN EDHE PROVA TE MEDHA ….. SE BEHET FJALE PER QEVERINE ITALIANE ..QE DHANE URDHER …. ..BON COURAGE ….

      Reply to this comment
  3. Novruz Taip Vishanji June 24, 10:50

    VIRON !

    Edhe une kam te lenduar (per te mos thene te vdekur) ne kete krim te mimbashtruar te italianeve me Sali Mutqenef Shiqere Berishen, Shiko komentin ne artikullin qe rekomandon DITA ne fund te shkrimit tend.

    Nuk e dija qe poshtersine e italianeve e paska vulosur edhe Engjell Agaçi, fondamentalisti islamik i ISIS-it ne Shqiperi.

    Ato letrat qe kerkon ne Kasacionin italian, fare mire mund ti terheqesh vete, sepse ne te tjeret qe nuk jemi direkt te perfshire ne pasojat e ketij krimi, nuk kemi te drejte as ti konsultojme e aq me pak te kerkojme nje kopje te tyre.

    E di se te kushton nje udhetim nga Pensilvania per ne Rome, sepse Gjykata e Kasacionit ndodhet ne Rome, por vetem ti apo nje avokat i deleguar nga ti mund ti terheqe dokumentat ne fjale. Ashtu si edhe familjaret e tjere te kesaj tragjedie.

    Ne se je bere qytetar amerikan (pra me pasaporte amerikane) fare mire mund te paditesh shtetin italian ne çfaredo gjykate te Pensivanias, per abuzim dhe mos dhenje te dokumetacionit ne baze te ligjeve italiane, qe te japin (ne leter) te drejte.

    Nje kopje te ketyre letrave e ka edhe pushti Engjell Agaçi, qe paskerka perfaqesuar familjet tuaja apo shtetin shqiptar ne seancat gjyqesore te Kasacionit.

    Po keni edhe ju nje faj te pa tolerueshem, sepse duke vene ne krye te shoqates tuaj nje idiote, qe nuk ja di as emrin, ka firmosur gjithçka, edhe ne emrin tuaj, per tu demshperblyer me mizerjen qe ben te qeshe edhe sorrat e Myzeqese nga edhe rrjedh Engjell Agaçi.

    Por ka edhe nje rruge tjeter “alla shqiptarshe” per ti patur keto letra, quhej dikur Kanuni i Leke Dukagjinit……!

    Ti ke humbur shpirtin e syte e zemres tende, femijet dhe bashkeshorten, eshte mire qe edhe Engjell Agaçi te humbe djalin e tij, qe te barazohen krimet.

    Ju vlonjatet siur e keni humbur ate solidaritetin qe kishit dikur, dhe ashtu symbyllur i besoni akoma nje vllahu si Edi Rama, per t’ju zgjidhur problemin tuaj te rende,

    Fillimisht nuk e kisha kuptuar perse, Edi Rama, zgjodhi per Sekretar te pergjitheshem te Kryeministrise nje surrogat si Engjell Agaçi, qe me sa kuptova nga sa shkruan ti, paska qene perfaqesuesi ligjor i shtetit shqiptar ne kete çeshtje te rende. Ketu del edhe arsyeja perse italianet i kane njohur, ketij biçimi te drejten e ushtrimit te profesionit jashte rregullave e ligjeve italiane ne fuqi. Pikerisht per ta perdorur si dordolec ne shuarjen e zerit tuaj, ne kalimin ne harrese te se drejtes suaj legjitime per te ndeshkuar jo vetem kriminelet e Sibila-s por edhe Sali Mutqenef Shiqere Berishen qe aprovoi urdherin per te fundosur anijen ku ishit ju dhe ato qindra te tjrere, ne bashkepunim jo me Romano Prodin, edhe pse Kryeminister i kohes, apo ish ministrin e jashtem Fassino, por direkt me te ngordhurin Oscar Luigi Scalffaro, urdheruesi i vertete i katastrofes se Otrantos, ne ate kohe President i Republikes Italiane.

    Mos u terhiq e mos u dekurajo, ne radhe te pare mblidhuni e vendosni, pse jo edhe ty, ne krye te shoqates suaj nje njeri me kellqe e mend ne koke.

    Koha me siguri do t’ju jape te drejte…

    Ke te plote mbeshtetjen time dhe shume shqiptareve njerez te mire si une, sepse ate femren qe lindi femijen parakohe 800 metra ne thellesi te detit, e kam nusen e kushuririrt tim, andaj mos u ndal. fillo me denoncimin ne nje gjykate amerikane te shtetit italian, siç te thashe me lart.

    Reply to this comment
    • shpresa June 24, 23:49

      Novruz, e ke felliqur me ate shprehjen raciste vllahu. Kjo tregon se je njeri qe shoqeria e soteme nuk te pranon. Pse behesh kaq i lig kur ka menyra te tjera per tu shprehur? Zoteria qe shkruan ka te drejte, por ti po e quan veten “te mire si une”, thua. Po une si te te quaj? Prandaj qe je i mire apo i keq, duhet ta thone te tjeret dhe kur e thua vete do te thote se je dhe egoist.Megjithate sot te jep mend ai qe s’ka per vete, te mos si rriten femija ata qe s’kane femije e familje, te mesojne per te bere not ata qe s’kane pare as det e as lume mesy….

      Reply to this comment
      • Novruz Taip Vishanji June 27, 01:04

        SHPRESA, SHPRESE E HUMBUR !

        Eshte me mire te ndryshosh emrin ne Humbje apo me te stilizuar Humbesire, sepse aq me sa shoh ta pret radakja, kur perpelitesh te futesh hundet ne argumente qe as i njeh e as i ke degjuar me pare. Une me Vllahet nuk kam asnje ndjesi as per mire e as per keq. Por kur nje sharlatan qe mori perseri, madje me nje shumice ne Kuvend, drejtimin e ketij vendi, nuk duhet te me preokupoje vetem mua si “njeri iI mire” (hidhu zdrypthi po deshe) por gjithe shqiptaret, ata te vertetet ama, qe u mashtuan perseri nga nje halabag e arrogant i tille.

        Edhe Gjergji Bojaxhiu eshte vllah, ashtu siç ishte edhe Nene Tereza, nga origjina, por te pakten ata, i pari pretendoi te ndihmoje shqiptaret per nje te ardhme me te mire, e dyta, u sakrifikua jo vetem per shqiptaret… dhe ne fund te fundit ishin, siç mund te kem edhe une ndonje damar vllahe.

        Po kur nje surrogat rrugesh perpiqet me çdo menyre te fshehe prejardhjen e tij, njehere duke u bere shkodran (nga gjyshja), nje here mirditor (nga mbiemri) dhe se fundmi vlonjat apo nga Humbesira-t e Mallakastres a kudi une, dhe per me teper, siç tradhetoi kater te renet e 21 Janarit, edhe martiret e Krimit te Otrantos, “me pa tjeter” (Edi Rama Gjuha Shqipe vol. 2) duhet konsideruar si pjelle e keqe vllahe.

        Rracizmin fute mes tangave qe perdor se fundmi, sepse te ndihmojne mbase te jetosh “ne qetesi e dashuri”, e pa trazuar nga ide dhe peripeci trushkulore, sepse me sa duket te nxehtit afrikan i ketyre diteve, ta ka erresuar jo vetem shikimin, por edhe gojemutngrenjen qe e paske te domosdoshme per te mbijetuar.

        Ah sa per notin, moj bushter bulevardesh kuqendezur, jam ng ate paktet qe jo vetem ka notuar ne plazhet e Skeles e te Kalase ne Vlore, por edhe arratisjen nga ky vend dikur, e kam bere pikerisht duke notuar.

        Andej nga 90-ta e shekullit te kaluar, Ramiz Qelbesire Alia me pat shpallur “armik i popullit”, jam ne ate listen me 376 te tille, dhe e di psene? Sepse mora pjese ne demonstrimet para Perfaqesise shqiptare ne OKB, per te te lejuar ty moj Humbetire, te flasesh lirisht e te pellasesh ate qe do, pa te hyre ferre a trangull, ne mender me thene apo mes shaleve qe te jane skuqur nga ferkimet e shumta.

        Reply to this comment
        • Aleksander June 28, 11:12

          Ato kater gjera te drejta qe thua o njeri, i zbeh dhe i zhduk me vrerin qe nxjer me pas pa kursim e pa justifikim …gjynah !!!

          Reply to this comment
  4. Kris 1 June 24, 14:15

    Drejtoju sic te keshillojne nje kompanije avokatore amerikane qe te fitosh te drejten dhe tea marresh aguridhes se Rames dosjen.Neqoftese je qytetar Amerikan drejtoju dhe shoqatave qe mbrojne te drejtat e qytetareve amerikane.Do te kesh mbeshtetjen e komunitetit shqiptar ne Amerike duke filluar nga rrethi im

    Reply to this comment
  5. fshatari pafshat June 24, 16:46

    Vajtim i vajshem dhe vajtimthi nga nje vajtimor britmeqares – ne lotoren Adriatik !!!???

    Reply to this comment
  6. lleshi June 24, 16:59

    keni shume te drejte or mik por paske harruar deshmite e atyre grave vlonjate ne favor te kapitenit te fregates italiane,,shiko vidjon me gjyqin qe u be atehere dhe do e shikosh kush t ka fajin,,,,Shqiptaret e kane treguar qe e shesin nderin dhe lekuren per dy pare spec ,,,,

    Reply to this comment
  7. shaqo June 24, 19:43

    Pas 20 vjetesh, diten e zgjedhjeve, pse jo para ose me pas?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*