VIDEO: Masakra në Francë, mes turmës dëgjohen zëra në shqip. Alma, hajde hajde…

July 15, 2016 09:33

VIDEO: Masakra në Francë, mes turmës dëgjohen zëra në shqip. Alma, hajde hajde…

Mes turmës së njerëzve në Nicë të Francës që u sulmuan mbrëmjen e së enjtes nga një kamion konfirmohet se ka pasur edhe shqiptarë.

Në një prej videove nga atentati i Nicës që po bën xhiron e mediave online dëgjohet një vajzë që thërret një tjetër me emrin Alma dhe më pas bërtet: hajde hajde.

Nga vijimi i videos duket se vajzat shqiptare nuk janë lënduar dhe kanë shpëtuar për mrekulli.

Videoja është xhiruar nga Nerajda Rama por nuk dihet nëse ka pasur shqiptarë të lënduar. Në orët në vijim priten informacione nga autoritetet zyrtare.

Shqiptaret përpiqen që të qëndrojnë bashkë me njëra-tjetrën dhe të përpiqen që mes kaosit të krijuar të gjëjnë një rrugëdalje. Në momentin e fundit dallohet që ato shkojnë në një shtëpi dhe i luten që i zoti të hapë derën.

Vajza 1: Alma, Alma, hajde hajde!

Vajza 2: Hajde me motrën, sikur të dija a do të bëjnë ndonjë gjë

Vajza 2: Nuk dilet andej, nuk dilet andej, hajde se është hapur ajo atje. Hajde o ma, hajde me motrën.

(Vrapojnë dhe më pas trokasin në një derë)

 Vajza 2: Ju lutem!

Vajza 1: Hapeni, ju lutem!

Vajza 2: O zot i madh!

July 15, 2016 09:33
Komento

1 Koment

  1. Akilis July 15, 11:44

    As Alma eshte emer Pellazg,apo Ilyre as hajde hajde turqisht.
    Shqip po mund ta quash ne shtet pa histori, nje gjuhe e ndertuar pas shkullit te 17te.

    Reply to this comment
  2. MH January 17, 17:26

    Alma asht identike me emrine nji qytetit andej nga Bakuja dhe asht kryeqytet e quhet Almaata.
    Ndersa vargu tjeter i fjalve hajde hajde jane puro turqisht dhe kete e perdorin te gjithe etniteti sllav i Ballkani si dhe Shqiptaret.Fal pushtimit anadollak shume shekullore.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*