Masakra në Kaliforni nga një ish-marins. Ian David Long vrau 12 persona në një lokal nate

November 8, 2018 21:37

Masakra në Kaliforni nga një ish-marins. Ian David Long vrau 12 persona në një lokal nate

Autori i masakrës në Kaliforni që u mori jetën 12 personave dhe plagosi rreth 15 të tjerë është një ish-marins i ushtrisë amerikane. Ai është 28-vjeçari Ian David Long personi që shihni në këtë foto. Trupi i Ian David Long u gjet i pajetë mes viktimave. Besohet se ai vrau veten përpara se të mbërrinte policia.

Sulmi ndodhi natës e së mërkurës, në barin ku rreth 200 studentë ishin mbledhur për të festuar me muzikë Country. Dëshmitarët thanë se sapo hyri në derë, agresori hodhi një bombë tymuese dhe më pas nisi të qëllonte me pistoletë në drejtim të të pranishmëve.

Presidenti Trump shprehu ngushëllime për familjet e viktimave ndërsa lavdëroi reagimin e efektivëve të policisë reaguan në kohë për të shmangur të tjera viktima.

Sipas autoriteteve amerikane, autori David Long ka shërbyer në ushtri deri në vitin 2013. Mësohet se në të fillim të këtij viti ai ka pasur probleme me policinë, por i ka shpëtuar arrestimit pasi rezultoi se gjendja e tij mendore ishte e rënduar.

v.l/ Dita

November 8, 2018 21:37
Komento

2 Komente

  1. Amerikano November 8, 23:05

    Krimi ne Amerike eshte ne shkallen me te larte sa nuk kemi siguri ne asgje ! Po vritet rinia ne vrasje masive kemi frike te cojme femijet ne shkolle apo kolegj!
    Ne Amerike tashme duhet te veshesh antiplumb dhe kaskete motori ne koke se edhe ne nje restorant nuk shkon dot nuk je i sigurte! Trampi as e can trapin fare lan bythen me nje I am sorry you are in our prayers!
    Mos u qani o shqiptare se jeten e keni te sogurte nuk ka krim ne shqiperi hesapet e vjetra dalin ne skene dhe lahen!! Me mire qerojne njeri tjetrin !!

    Reply to this comment
  2. Arben November 9, 16:02

    Cfare I ka.bere botes nje jete te tere, Po e provon ne kurriz amerika. Nuk kemi pare gje akoma.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*