Masakra në Mamurras, viktima doli nga burgu për të vrarë, por u vra vetë

September 24, 2015 09:14

Masakra në Mamurras, viktima doli nga burgu për të vrarë, por u vra vetë

Përplasja për paratë e prostitucionit në Itali shkaktoi dje një konflikt të përgjakshëm në qendër të Mamurrasit. Policia e Kurbinit tha dje se motivi i dyshuar i kësaj ngjarjeje të rëndë, dyshohet të jetë i mbartur nga jashtë vendit mes viktimës dhe autorit të ngjarjes, që disa vite më parë kanë punuar bashkë në Itali.

Sipas hetimeve, vrasja ka ndodhur për larje hesapesh mes viktimës, Naim Tafa, 35 vjeç, dhe autorit të dyshuar të ngjarjes, 28­-vjeçarit Enrik Mamli.

Tafa ishte dënuar nga një gjykatë italiane me burg dhe kishte vetëm 15 ditë që kishte mbaruar dënimin.

Sipas vendimit të gjykatës italiane, ai u dëbua nga shteti italian dhe ishte kthyer në Shqipëri. Naim Tafa shoqërohej me kushëririn e autorit të vrasjes, Dorian Mamlin.

Shoqërimin me Tafën, Enrik Mamli nuk e pranonte për shkak të konflikteve të vjetra me viktimën. Më herët, të përfshirët në masakrën që tronditi Mamurrasin kishin patur konflikte me njëri-tjetrin.

Po kështu,  Tafa kishte menduar të vriste Endrik Mamlin për pazaret e prishura në Itali. Ai madje kishte organizuar të gjithë skenarin. Në mëngjes, Tafa i zuri pritë Enrik Mamlit, duke i pëprlasur mjetin dhe më pas shpërtheu shkëmbimi i zjarrit.  Nga të shtënat, Tafa që shkoi për të vrarë Mamlin mbeti vetë i vdekur.

Ndërsa Dorian Mamli nuk ishte i pranishëm në këtë skenar, pasi ai ishte në spital për mjekim. Disa ditë më parë ai ishte rrahur nga Enrik Mamli.

 

September 24, 2015 09:14
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim