Masakra në Selenicë, Gjykata lë në burg Ritvan Zykajn

August 13, 2018 12:45

Masakra në Selenicë, Gjykata lë në burg Ritvan Zykajn

Autori i masakrës së 10 gushtit, Ridvan Zykaj doli paraditen e sotme me duart e lidhura përpara gjyqtares Esmeralda Habilaj, për vlerësimin e masës së sigurisë.

Pas vlerësimit të provave nga prokuroria, gjykata dha masën e sigurisë “arrest me burg”.

Seanca ishte parashikuar të niste në orën 11:00 në gjykatën e Vlorës, por avokati Gentian Lekaj nuk u paraqit.

U kërkua një avokat tjetër për ta mbrojtur në seancën e sotme dhe në sallën e gjyqit u paraqit Dritan Mehmeti.

Mbi 24-vjeçarin rëndon akuza ‘‘Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave”.

Dinamika e krimit

Pasditen e 10 gushtit, Ridvan Zykaj ka shkuar me automatik fillimisht në banesën e Demir Zykës, vëllait të gjyshit të tij. Aty ka vrarë Demir Zykajn, 75 vjeç dhe gruan e tij, Perie Zykajn, 72 vjeçe.

Më pas ka shkuar në banesën e djalit të Demirit, Besimit. Aty ka vrarë Besimin, bashkëshorten e tij Vasilika dhe dy fëmijët, Sarën 16 vjeçe dhe Ledionin 8 vjeç.

Kur kanë dëgjuar britma e të shtëna, djali tjetër i Demirit, Azemi dhe bashkëshortja e tij Afërdita kanë shkuar në banesën e Besimit për të parë se çfarë kishte ndodhur. Aty janë ekzekutuar dhe ata të dy.

Tre viktima janë gjetur të vrarë në oborr, ndërsa të tjerët janë gjetur brenda në banesa.

s.a/dita

 

August 13, 2018 12:45
Komento

1 Koment

  1. i pa meshirshmi August 13, 18:39

    ky moster psikopat pulamadh ka deklaruar sote se armen e ka patur qe nga 1997
    ky moster ne vitin 1997 ka qene 3 vjec
    do te thote se mostra i mostrave eshte babai i tij se ai e ka patur armen
    prandaj shteti shqiptare duhet te arrestoj menjeher mostren e math jo ta marre ne mbrojtje
    ky mostra i math qe paska patur arme ja ca i beri arma

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*